Debat

Adoleshentja i dërgon babait mesazh se nuk dëshiron më të bartë mbulesën, përgjigja e tij ka habitur 300 mijë njerëz

Një vajzë nga Pensilvania për vite me radhë ishte ofenduar në internet (online) për shkak se mbante mbulesë. “Kur je arabe dhe myslimane në Amerikë”, janë disa nga komentet të cilat Lamija 17-vjeçe i kishte ndjerë thellë nën lëkurë.

Ajo kishte postuar një mesazh të tmerrshëm në profilin e saj në Twitter, të cilin ia kishte dërguar një person i panjohur, transmeton Telegrafi.

“Mjaft e mbrojte Islamin, boll më. Nuk guxon ta heqësh shaminë nga koka, sepse babai do të vriste”, thuhej në mesazhin e dërguar në profilin e saj.

E lodhur nga ideja dhe paragjykimet se nëse e heq mbulesën babai do ta rrah keq, Lamija kishte vendosur t’ua dëshmojë të kundërtën.

Ajo i kishte dërguar babait të saj një mesazh, ku e paralajmëronte se do ta heq mbulesën nga koka, dhe më pas këtë paralajmërim e ka postuar në internet.

“Babi, dëshiroj të tregoj diçka”, fillonte mesazhi dërguar babait.

“Më trego a është gjithçka në rregull”, i është përgjigjur shkurtimisht babai, të cilit ajo ia kishte kthyer duke i thënë se gjithçka është në rregull dhe se ka menduar seriozisht ta heq mbulesën nga koka.

“Zemër ky nuk është një vendim që më takon mua ta marrë. Këtë vendim nuk do të duhej ta merrte asnjë mashkull. Nëse dëshiron ta bësh, atëherë bëje lirisht. Pavarësisht të gjithave, unë do të përkrahi”, ia kishte kthyer i ati.

Kjo bisedë mes babai dhe të bijës ka marrë mbi 300 mijë pëlqime në Twitter  dhe mbi 140 mijë shpërndarje.

Ndërkaq, Lamija ka bërë të ditur se nuk do ta heq mbulesën, por se thjesht këtë e ka bërë që t’ia dëshmojë të kundërtën atyre që po i paragjykojnë myslimanët.

Adoleshentja i dërgon babait mesazh se nuk dëshiron më të bartë mbulesën, përgjigja e tij ka habitur 300 mijë njerëz Read More »

AKUZOHET SE KA MARRË 900 MIJË FRANGA, DUKE U PARAQITUR SI INVALID

Ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të voziste por detektivët e kishin filmuar duke vozitur dhe duke kryer pa problem punë tjera të përditshme.

Gjatë 20 viteve, sa është konsideruar invalid, kosovari ka marrë mbi 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit. Por, detektivët privatë socialë, të cilët i kishte angazhuar sigurimi, kanë ardhur në përfundimin se ai nuk është fare invalid, shkruan aargauerzeitung. Por vëzhgimi që bëjnë këta detektivë ka një problem ligjor dhe është i kontestueshëm.

Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch. Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.

Por, pasi që sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të voziste, ata e kishin filmuar duke vozitur. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.

Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bën më mirë dhe vozitja e automobilit për të, si një ish shofer kamioni, është njëlloj terapie.

Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij. Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu”, thotë ai.

Nga ana tjetër, rasti është i ndjeshëm sepse vëzhgimi nga ana e detektivëve është metodë e kontestuar. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kishte konstatuar për një rast të ngjashëm në Zvicër se dëshmitë e nxjerra në këtë mënyrë janë ilegale. Kështu, xhirimet e realizuara në rastin e kosovarit mund të mos njihen nga gjykata.

Çifti kosovar do të paraqitet para Gjykatës së Qarkut në Baden javën tjetër, transmeton albinfo.ch. Prokurori ka kërkuar deri në gjashtë vjet burg për të akuzuarin.

AKUZOHET SE KA MARRË 900 MIJË FRANGA, DUKE U PARAQITUR SI INVALID Read More »

I nderuar zoti Rama…Keshtu nis letra e LKBD drejtuar kryeministrit!

Letra e LGBT drejtuar Kryeministrit:

I nderuar zoti Rama,

Në datën 13 maj, në orën 11.00, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy organizatat kryesore për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, do të organizojnë Paradën e 6-të me biçikleta të quajtur Tirana Gay (P)Ride.

Përmes kësaj letre ne ju ftojmë, që si kryetar i një partie të majtë dhe si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, të merrnit pjesë në këtë event, që për komunitetin LGBTI është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u ndjerë të lirë dhe për të jetuar me dinjitet.

Ne besojmë se ka ardhur koha që Ju personalisht dhe partia që ju drejtoni, anëtare e partive progresiste të majta në Europë, të mos ngurroni të keni një qëndrim publik në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTI.

Siç besojmë se jeni në dijeni, në Europën perëndimore edhe më tej përtej Atlantikut, nuk ka më asnjë forcë politike, e majtë ose e djathtë apo e qëndrës qoftë, që të ngurrojë të mbështesë publikisht të drejtën e qytetarëve LGBTI për të jetuar të padiskriminuar dhe të papërjashtuar.

Në pritje të një përgjigje, ju falenderojmë paraprakisht.

Me respekt,

Xheni Karaj, Drejtore e Aleanca LGBT
Kristi Pinderi, Drejtor i ProLGBT

Image

I nderuar zoti Rama…Keshtu nis letra e LKBD drejtuar kryeministrit! Read More »

Ja dhe pasuria e kryeministrit Rama!

Është zbuluar deklarimi i pasurisë së kryeministrit Edi Rama ku për vitin 2016 mësohet se ka deklaruar 1.2 milion lekë të ardhura nga shitja e pikturave.

Kreu i Qeverisë ka pasur rrogë vjetore për 2016 në shumën 2 milion lekë, ndërkohë që të ardhurat nga honorarët ishin 204 mijë lekë.

Për një vit Rama ka shlyer 35 mijë euro të një kredie të marrë në vitin 2013 në shumën 80 mijë euro. Atij i kanë ngelur pa shlyer edhe 30 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja, Lindita Rama ka deklaruar pakësimin e një llogarie bankare me 600 mijë lekë, ndërsa të ardhurat nga paga dhe puna si eksperte i ka pasur 3.1 milion lekë, shkruan Panorama.

Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga qiraja e një apartamenti në shumën 2 milion lekë si dhe të ardhura nga honorarë në shumën 814 mijë lekë.

Djali i kryeministrit Gregor Rama ka deklaruar shtesë llogarie 14 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit për vitin 2016 kanë qenë 25 mijë euro.

Gregor Rama ka deklaruar te kategoria e detyrimeve dhe një kontratë qeraje 2 vjeçare, për të cilën duhet të paguajë 432 mijë lekë.

Ja dhe pasuria e kryeministrit Rama! Read More »

Marramendese pasuria e Shkelzenit dhe e Argites!

Pasuria e ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë shumë herë objekt akuzash mes kaheve politike.

Fëmijët e ish-kryeministrit Berisha kanë deklaruar shumat përkatëse nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike.

Ish kryeministri Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë.

Ndërsa të ardhurat nga ish pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë.

Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë, shkruan Panorama.

Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme.

Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qiraja 47.956 euro.

Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine. /albeu.com/

Postim i Armines ne Facebook, nga vila e tyre ne Farke

Marramendese pasuria e Shkelzenit dhe e Argites! Read More »

Shoqata Dukati dikur shkelqente , po sot ku jane rrezet e saj Kulturore e Atdhetare ?

[sgmb id=”1″]

Shoqata Dukati dikur shkelqente , po sot ku jane rrezet e saj Kulturore e Atdhetare ? Ky eshte komenti i njerit prej banoreve te zones S.B  i cili ka postuar  ne profilin e tij ne facebook nje leter te firmosur dhe te vulosur nga kryetari i Shoqates Dukati. Sipas tij nenkuptohet qe Shoqata Kulturore atdhetare Dukati dikur ka qene shume e organizuar nderkohe qe aktualisht nuk eshte ne formen e saj me te mire !

Ne letren e vitit 2015  theksohet se jane verejtur parregullsi ne zbatimin e statutit dhe se ne daten 15 Gusht 2015 ne oren 10:00 ne fshatin Dukat do te zhvillohet mbledhja e kryesise se shoqates dhe keshillit drejtues.

Shoqata Dukati dikur shkelqente , po sot ku jane rrezet e saj Kulturore e Atdhetare ? Read More »

Flet Bektash Petoshati! Ja mendimi i tij per postobllokun e Pashalimanit ! Fton ne debat profesional ambjentalistin Lavdosh Ferrunaj.

Ish ushtaraku i larte Bektash Petoshati eshte bere pjese e diskutimeve ne lidhje me ndalimin e studenteve qe donin te vizitonin Parkun Arkeologjik sot ne Pashaliman. Ai mendon se postoblloku nuk eshte pengese per turizmin dhe ai e ka ruajtur zonen deri tani.

Bektash Petoshati eshte totalisht kunder heqjes se postobllokut pashaliman dhe kundershton mendimin e ambjentalistit Lavdosh Ferrunaj i cili eshte i mendimit se postoblloku duhet te zhvendoset me ne brendesi te bazes ushtarake.Ai fton Ambjentalistin Lavdosh Ferrunaj ne nje debat te hapur profesional ne lidhje me kete ceshtje shume te rendesishme.

Ja komenti i tij i plote :

Lavdosh, nuk eshte pengese posteblloku, eshte koncepti i drejtusve te MM-se. Ka nje studim te 2007 i cili ju le hapsire te gjitheve ne kete zone. Ju si ambjentalist aq me shume nuk duhet ta kerkoni heqjen e postebllokut, ai postebllok e ruajti deri tani zonen. Pa mendo sikur te mos ishte ai cfare do te behej?! Behu iniciator per nje panel te gjere per kete teme shume te rendesishme. Nese hiqet posteblloku nuk ka baze dhe kjo eshte baza kryesore e RSH. Jam i hapur per debat profesjonal. Gjithe te mirat

Flet Bektash Petoshati! Ja mendimi i tij per postobllokun e Pashalimanit ! Fton ne debat profesional ambjentalistin Lavdosh Ferrunaj. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com