Debat

“Sherr” mes Mamaqit dhe Currit per Sander Frangaj

Aktori i njohur dhe prezantuesi Ermal Mamaqi, ka bërë batuta me blogerin e opinionistin Olti Curri.

Kësaj radhe “mollë sherri” ka qenë një foto e postuar nga Ermali ku kanë dalë Aleksandër Frangaj, Vera Grabocka, Valbona Selimllari dhe Ermal Mamaqi. Por ajo që bie në sy është shkrimi poshtë fotos ku Ermali nuk harron të bëjë batuta: Aleksandër Frangaj 20 vjeç. Por kjo batutë nuk është lënë me kaq nga Olti i cili e thumbon duke i thënë se mos i bëj qejfin Aleksandrit se ia hedh për nga pamja Pirro Çako, duke komplimentuar edhe Verën e Valbonën për pamjen e tyre.

Ermali nuk ka ngurruar duke ia kthyer batutën duke i thënë : Xheloz i dreqit! S’kishin si të mungonin batuta e shakatë me një humorist si Ermali.

“Sherr” mes Mamaqit dhe Currit per Sander Frangaj Read More »

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh

Avokati Spartak Ngjela dhe Monika Kryemadhi janë përplasur mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin.
Të ftuar në studion e “Top Story”, të dy kanë folur lidhur me tensionin për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Kryemadhi i ka thënë Ngjelës të mos bëj konspiracione, ndërsa avokati ia ka numëruar disa gjëra.

Debati:

Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk është në shkelje me Kushtetutën. Ku e gjen të drejtën ti të prekësh sovranitetin e Kuvendit. Nuk ceket ajo, apo keni parë Albin Kurtin. Ajo nuk preket. Maxhoranca sa herë të dojë e shkel ligjin, ti mund ta çosh në Gjykatën Kushtetuese, çoje në Strasburg. Nuk e çojnë dot në gjykatën Kushtetuese se nuk fitojnë.

Ka një ligj organik që thotë se në rast kur nuk funksionon KLP, me votim të thjeshtë del një Prokuror i përkohshëm.

Kryemadhi: Nëse e mban mend debatin, ne kemi shkruar edhe afate. Kjo u bë që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ngjela: Po mos shko me…Po të duan të shkojnë, unë them që s’ka shkelje kushtetuese. Unë jam profesionist, mos më di Ramën mua. Sjam Rama unë. Ja u kanë marrë Prokurorin e Përkohshëm me lojë të madhe amerikanët.

Kryemadhi: Avokat të mos bëjmë konspiracion tani. Oo avokat ti votove për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ti, ti, ti, ke votuar

Ngjela: Çmë duhet mua të votoj

Kryemadhi: Epo mbylle gojën atëhere mos na bëj si avokat i madh. LSI është e vendosur që reforma në drejtësi të bëhet çdo ditë e më shpejt.

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh Read More »

Zbulohen mesazhet, ja si ish- ministrja e Ramës shan Blendi Fevziun live në emision

Në “Opinion” dje debatuan për kryeprokuroren e re.
Të ftuar ishin Enkelejd Alibeaj, Shkëlqim Gjata, Ermonela Felaj dhe Mustafa Nano. Gazeta Shqiptare ka siguruar dy foto kur ish-ministrja komunikon me bashkëshortin e saj në WhatsApp.

Nga ajo që duket në foto Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore)
Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-presidentin Bujar Nishani.

Ky i fundit në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.

Zbulohen mesazhet, ja si ish- ministrja e Ramës shan Blendi Fevziun live në emision Read More »

Përplasja në Fb, Sonila Meço ‘kryqëzon’ gruan e Çuçit dhe ish-gruan e Ramës, ja debati

Gazetarja Sonila Meço në një status në facebook kritikoi dje zgjedhjen e njëanshme të Krypeorkurorit të Përgjithshëm. Ajo shkruante se “një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd”. Sakaq Meço mbështeti idenë e Berishës për djegien e mandateve nga opozita.

Por aktivistja e shoqërisë cilive, Delina Fico ka shpërndarë në profilin e Meços deklaratën e ambasadës amerikane, si kundërpërgjigje për gazetaren. Kjo ka ngjallur një debat të gjatë mes tyre, pro dhe kundër zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohoshme. Meço nuk lë pa e thumbuar Ficon se edhe shoqëria civile është fajtore për situatën që u krijuar pasi vonoi procesin e ngritjes së KLP-së.

Më poshtë debati Sonila Meço-Delina Fico në Facebook-un e Meços

Sonila Meço: Po Delina, ky eshte qendrimi i ambasades amerikane ne Tirane, presdentin e se ciles pak me pare e kategorizove keshtu: ‘Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton.’ Une nuk merrem me opinionet ne argumente Delina, por faktet.

Delina Fico: Ti thua Trump e shkroi kete deklaraten e ambasades?:-) Une them se po bisedojme, nuk po bejme lojra fjalesh.

Sonila Meço: Lojra fjalesh po ben derisa une te them se kushtetuta eshte shkelur. Ky eshte argumenti im i vetem. Dhe dicka, kam degjuar me shume se nje here KM e vendit, te ofroje edhe Rusine edhe Turqine si alternative. Besoj je dakord se deshira jote qe e ardhmja jone te jete BE, nuk eshte domosdoshmerisht e politikaneve

Delina Fico: Nuk bie dakord me kete te fundit. Une kam sy dhe lexoj: lexoj deklaratat e BE dhe SHBA qe jane shprehur haptas per cdo hap qe eshte hedhur ne kuader te reformes ne drejtesi; lexoj qe BE thote haptas se kjo reforme eshte kusht per te hyre ne BE; lexoj edhe qe qeveria, deri me tani, ka ndjekur pike per pike kursin qe kane aprovuar BE dhe SHBA per reformen ne drejtesi.

Sonila Meço: Delina Fico ne kundershtim me kushtetuten, ndihmuar edhe nga mosndertimi ne kohe i KLP-se. Sepse shoqeria civile nuk iu pergjigj afatit kushtetues.

Delina Fico: Ke kapur kauzen e gabuar kesaj rradhe. Ke 1000 raste te tjera per t’i rene me sepate sa te te haje krahu kesaj qeverie. Mendo pertej qeverise, mendo Shqiperine, njerezit qe do te perfitojne kur te jemi me prane BE-se: tregtine, punet, mundesine per shkembime, me shume presion nga BE-ja edhe per keta politikanet tane. Reforma ne drejtesi duhet te ece perpara ashtu sic e kerkon BE. Dhe, per sa kohe une si qytetare shqiptare, shoh miratim te hapur nga BE per hapat qe ndermerren ne kuader te reformes ne drejtesi, sic eshte rasti i zgjedhjes se prokurores se perkoshme, une jam dakord me ate hap.

Delina Fico: Sonila Meco Ndaj edhe ka dipozita tranzitore per prokurorin e perkohshem te pergjithshem, sepse mund te kete situata si kjo kur nuk gjenden ne kohe kandidatet e mundshem.

Sonila Meço: Delina Fico une nuk zgjedh kauza. C’dmth te zgjedhesh kauza per nje njeri qe shkruan duke respektuar profesionin dhe te drejtat e veta? Pse e ke kete tendence te me ngjisesh me kauza, njerez, grupe, sekte? Eja dhe debatojme, se po nise me shenjestrime konspirative, une nuk e vijoj debatin. Eshte mungese e theksuar logjike dhe etike.

Delina Fico: Jo, asnje teori konspirative s’kam per ty, e dashur. Thjesht po te shpreh mendimin tim modest se kete rradhe ke kapur kauzen e gabuar: kundershtimin tend per zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkoshem dhe perkrahjen e idese per diegien e manda…

Sonila Meço: Delina Fico dakord jam, madje shtoj se ky debat qe me i mire se zhurmat e kazanit. Respektin ta deshmoj cdo here kur me vjen edhe ketu, duke sajdisur me deshire nje debat te shendetshem. Te perqafoj dhe ti e di qe te du fort.

Përplasja në Fb, Sonila Meço ‘kryqëzon’ gruan e Çuçit dhe ish-gruan e Ramës, ja debati Read More »

Debati shkoi dhe më tej: “Më nxore nga shtrati më keq se…”

Debati mes Niko Peleshit, ministër i Bujqësisë dhe Myslym Murrizit, deputet i PD-së, ka shkuar edhe më tej dje ne Studio e Hapur te Eni Vasilit, pasi kane shkëmbyer batuta mes tyre ndërsa kanë debatuar për përmbytjet dhe dëmshpërblimet. Ne nje moment Murrizi iu drejtua Peleshit se e kishte acaruar keq edhe ate qe njihet si tip i urte dhe i duruar, duke e bere te dale nga “shtrati” me keq se Vjosa.

Murrizi: Asnjë lek nuk keni për të dhënë nëse nuk shpallët gjendjen e emergjencës. Sa lekë do të marrin shqiptarët e përmbytur? 

Peleshi: Po të bësh një pyetje me 1 mijë variabla çfarë të them. Nuk është e vërtetë që po nuk u shpall gjendja e emergjencës nuk merr asnjë lek. Gjendja e emergjencës do të shpallej nëse ne nuk do ta përballonim dot situatën, të evakuonim njerëzit, bagëtitë etj. Pra çfarë ishte në dorën e njeriut ne e përballuam me sukses. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim asnjë gjë. Ne brenda mundësive tona do ta bashkojmë buxhetin me bashkëpunëtorët e tjerë të huaj.

Murrizi: Ku do ti merrni paratë. Me 1.3 milionë buxhetin që ke do ti paguash dëmshpërblimet. Kush do tju gjendet pranë?Peleshi: Do të marrim mbështetje nga partnerët tanë.
Murrizi: Ore po ku do ti gjesh lekët, kujt do tja marrësh. Po të bëj pyetje të drejtëpërdrejtë.
Peleshi: Ke një meritë të jashtëzakonshme se edhe unë që nuk kam atë fare temperament më nxore dhe mua nga shtrati, si Vjosa.

Debati shkoi dhe më tej: “Më nxore nga shtrati më keq se…” Read More »

Ja çfarë i tha pa mikrofon Berisha sot deputetes socialiste…

Pasi deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali pyeti sot nga foltorja e seancës plenare se ku i gjeti selia blu  milion dollarë për lobim, ish-kryeministri Berisha ka ndërhyrë nga vendi.

Në fjalën e saj Spiropali i kërkoi Bashës të përgjigjej për hir të faktit që kur ishte e re, ka ngritur lart dy gishtat.

“Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj i fute në konteiner. Kjo është tragjedia. Në konteiner të Kinës, (hahaha) se i doni shqip ju. Fol forumse!”, iu drejtua Berisha Spiropalit.

Ja çfarë i tha pa mikrofon Berisha sot deputetes socialiste… Read More »

Gruaja australiane porositi raki në lokal, burri i saj shqiptar e bën të pendohet keq por…

Një bashkëshort i dhunshëm i ka shpëtuar burgut, edhe pse ka dhunuar të shoqen e tij australiane. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa vendimi i Gjykatës është dhënë me 10 nëntor të këtij viti.

Bëhet fjalë për shtetasin V.Gj., i cili punon si banakier në një nga baret e Tiranës. Ai është kallëzuar nga e shoqja, një shtetase australiane, se e ka dhunuar ashpër, pasi ajo kishte dalë një natë për t’u dëfryer.

Edhe pse Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 4 muaj burgim, ia konvertoi dënimin në shërbim prove, pasi i pandehuri shfaqi pendesë të thellë në Gjykatë. Ngjarja e dhunës ka ndodhur më 28 maj të këtij viti, rreth orës 4:00 të mëngjesit, ku V.Gj. ka goditur me grushte në fytyrë bashkëshorten e tij australiane, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë.

Një natë para dhunës, ajo kishte dalë me disa miq të saj dhe kishte shkuar te lokali ku punonte bashkëshorti si banakier. Sipas dëshmisë së australianes, ajo është afruar te banaku dhe ka porositur një gotë raki rrushi.

Mirëpo, bashkëshortit të saj nuk i ka pëlqyer aspak kjo sjellje dhe i është afruar të shoqes duke i kërkuar që të largohet nga lokali ku ai punon. E ndodhur në këto kushte, shtetasja australiane është larguar bashkë me miqtë e saj dhe ka vijuar jetën e natës në lokale të tjera.

Ajo është kthyer në banesë rreth orës 4:00 në gjendje të dehur. V.Gj. e ka pritur zgjuar dhe ka nisur t’i kërkojë llogari se përse ishte vonuar dhe se përse kishte konsumuar alkool. Në debat e sipër, ai e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka kapur prej fyti bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, nr. 492 të datës 31.05.2017, paraqitur edhe në Gjykatë si provë kundër V.Gj., dëmtimet konsiderohen të llojit që shkaktojnë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë deri në 9 ditë. Pasi i ka shpëtuar dhunës, shtetasja australiane ka bërë kallëzim në Polici ndaj të shoqit, përkatësisht në Komisariatin e Policisë nr. 2. Ndaj saj është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje.

Megjithatë, shtetasja australiane ka biseduar edhe gjatë kohës që ishte në mbrojtje me bashkëshortin dhunues, dhe nga SMS-të, sipas vendimit të Gjykatës, shprehet pendesa e thellë e të pandehurit, e cila është marrë edhe si rrethanë lehtësuese. Edhe vetë i pandehuri, në sallën e gjyqit ka shprehur pendesë të thellë për aktin dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë, duke qenë se është i padënuar më parë.

VENDIMI

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi që të deklarojë fajtor të pandehurin V.Gj., për veprën penale “dhuna në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burgim. Mirëpo, për shkak të gjykimit të shkurtuar, V.Gj. iu ul 1/3 e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 4 muaj burgim. Duke qenë se i pandehuri ka qëndruar katër muaj në paraburgim, ai vendoset nga Gjykata e Tiranës në shërbim prove, ku i kanë mbetur edhe katër muaj. Gjatë kohës së provës, sipas Gjykatës, V.Gj. nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Gruaja australiane porositi raki në lokal, burri i saj shqiptar e bën të pendohet keq por… Read More »

Shoqata ‘Shqiperia’ i pervishet ‘Orikumi News’ – Deklarata e plote

Orikuminews ka percjelle per lexuesit e tij nje informacion ne lidhje me nje aktivitet ku kane marre pjese disa shkolla te rrethit te Vlores. Per mungese nformacioni ne artikullin e pergatitur nuk eshte permendur organizatori i ketij aktiviteti. Sipas Shoqates ”Shqiperia” ky aktivitet eshte realizuar nga Shoqata ”Shqiperia”. Ne lidhje me artikullin e publikuar nga orikuminews vjen reagimi i kryesise se shoqates te cilin e gjeni me poshte :

Pershendetje! Te nderuar qytetar, prinder , nxenes Shoqata”Shqiperia” do te jete gjithmone e me teper ne realizimin e projekteve te medha. Projekte qe nxjerrin e promovojne vlerat dhe talentet e se ardhmes! Ju lutemi, ne respekt te punes se gjithesecilit, cfaredo informacioni dhe lajmi qe mund te publikoni ne lidhje me aktivitetet e zhvilluara nga Shoqata”Shqiperia”, mos tjetersoni informacionet ose ti jepni ato te cunguara!

Ne respekt te fjales se lire por dhe te punes se gjithesecilit tek Orikum News eshte dhene informacion per marrjen e Cmimit te pare ne nje konkurs…Ky konkurs ka nje tematike “Nen rrenjet e te vertetave historike dhe vlerave te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut” dhe eshte realizuar nga Shoqata “Shqiperia” me rastin e 105 vjetorit te Pavaresise dhe Vitit te Skenderbeut! Shkolla e Orikumit fitoi vendin e pare me pjesen e aktrimit “Kush e solli Doruntinen”fal interpretimit te mrekullueshem qe organizuan nxenesit e kesaj shkolle.

Pas perfundimit te projekteve ka vend per diskutime dhe interpretime te shumta por jo deformime te informacioneve! Ju lutemi kini respekt per punen e gjithesecilit !

Me respekt Kryesia e Shoqata Shqiperia Vlore!

Shoqata ‘Shqiperia’ i pervishet ‘Orikumi News’ – Deklarata e plote Read More »