Debat

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti

Në studiot e emisioneve televizive dje, debati u përqendrua te tema e ditës. Shkarkimi i drejtorit te Policise Haki Cako! Ne emisionin “Opinion” në Tv Klan pati edhe debate mes gazetarit të kronikës Spartak Koka dhe analistit Lorenc Vangjelin.

Debati nisi për çështjen e kanabizimit të vendit në vitin 2016. Lorenc Vangjeli u shpreh se ka qenë pikërisht kanabisi arsyeja që Haki Çako u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Menjëherë ka reaguar gazetari Koka duke i thënë se në periudhën 2015-2016 kur ai dhe gazetarë të tjerë denonconin përhapjen masive të kanabisit, Lorenc Vangjeli e mohonte ekzistencën e këtij fenomeni.

Gazetari Spartak Koka: Ishim këtu kur ne nxirrnim hartat, Lorenci na thoshte ne ju po ja fusni kot. Të paktën keni një reflektim, se ai rasti i 2016, ka qenë dhe Artani ( i referohet Artan Hoxhës) këtu kur ne bënim diskutim për hartën e kanabisit dhe thoshte, shiko situata është më e mirë se e 2013. Kur statistikat sot tregojnë që situata e 2016 ka qenë e paprecedentë në 27 vite. Faleminderit që e pranon.

Analisti Lorenc Vangjeli: Ka dy gjëra të ndryshme të cilat ti i vendos në kohë të tjera. Spartaku ka qenë një skllav shumë i famshëm. Ishte dhe skllav, u bë dhe një hero.Gazetari Spartak Koka: Lorenci përdoret nga të dyja krahët, sipas interesave. Më vjen mirë që të paktën përdoresh për interesa të caktuara dhe njëherë shikon me syze optike, njëherë pa syze.

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti Read More »

Qytetari i përvishet: Në 100 ditët e para, bëtë goxha vrimë në ujë.Ja si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama pavarësisht se ka pasur një axhendë të ngjeshur, ka shkëmbyer edhe një sërë komentesh me qytetarët në rrjetet sociale.

Teksa mbahej Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, mjaft ndjekës i kanë adresuar komente të shumta.

Shefi i qeverisë ka zgjedhur t’i përgjigjet disa prej tyre:

Qytetari: Ne 100 ditet e para, bete goxha vrime ne uje. Qeverisja ne disa ministri, thuajse e munguar..!
Reforma ne drejtesi e ajo ne administrate, me hapat e breshkes.

Rama: Mvaret si e sheh dhe mbi cfare baze e ben vleresimin Avni, por ne te vertete qe te dyja reformat qe permend kane ecur sipas parashikimit dhe kete nuk e them une, po e thote Komisioni Europian!

Qytetari 2: vetem gremin po shofim dhe akoma me keq ka per tu bo me kto taxat qe vetem i rrit,tpakten do maesh mend si kryeministrri qe varferove shqiptaret

Rama: Cfare taxe te eshte rritur ty Koli apo e ke me te degjuar?

Qytetari 3: Lerini ystifikimet ne duam Pune duame Legalizim ngritjn e rrogave dhe te vini te gjith at qe Kane vjedhur korruptuar ju kemi dhen voten dhe duam drejtesi.

Rama: Gezim, nuk e di per cfare justifikimesh e ke fjalen, ndersa sa per punen kush e do e gjen; legalizimin kush e meriton e ka marre dhe do ta marre; rrogat jane rritur e do rriten perseri; drejtesine do ta beje drejtesia jo qeveria!

 

Qytetari i përvishet: Në 100 ditët e para, bëtë goxha vrimë në ujë.Ja si i përgjigjet Rama Read More »

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin

Shume dyshime jane hedhur e po hidhen mbi figuren e kryeprokurores se re te pergjithshme te perkohshme, Arta Marku, e cila per shkak te menyres se zgjedhjes se saj ne ate detyre, shihet si nje person politik.

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ishte e përzgjedhura e Donald Lu, teksa shton se teori konspirative e lidhin këtë çështje edhe me vizitën e Gramoz Ruçi në SHBA.

Çani: Më në fund Donald Lu ka kryeprokuroren e vet në Shqipëri. Zheji: Është më mirë që të jetë kryeprokurorja e kryeministrit siç tha Berisha

Çani: Ka edhe një teori konspiracioni që thotë se Gramoz Ruçin një nga arsyet që e ftuan në Amerikë ishte kjo. Gramozi kishte 20 vjet që nuk kishte shkuar asnjëherë në Amerikë. I thanë zt.Ruçi se nuk duhet të krijosh asnjë problem që kjo na duhet kryeprokurore. Unë besoj që Rama e do këtë kryeprokurore dhe meqë e donte Rama e do edhe Lu-ja.

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin Read More »

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi

Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes.

Kryeministri Edi Rama i cili poston një video dhe shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Reagimi i tij nuk ka revoltuar vetëm qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi, por edhe Ylli Manjanin.

Në një status në Twitter, ish-ministri i Drejtësisë shkruan se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”. “Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor.

Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani.

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi Read More »

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët

Deklarata e sotme të Edi Ramës, që Monika Kryemadhi i ngjan me Eleonorën, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e LSI-së.

E para ishte vetë kryetarja Monika Kryemadhi, që me një deklaratë të shkurtër, i dha përgjigje flakë për flakë Ramës. Pas tij kanë ardhur edhe reagime të tjera.

Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri.

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:

Me Botox e Detox.

Me Leonorat në shtëpi e në Qeveri…

Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai!

“Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male…

Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle!

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët Read More »

I bie telefoni në emision, Ngjela shan LIVE: Të q**** motrën

Një incident i ka ndodhur avokat Spartak Ngjelës gjatë intervistës në ReportTV.

Pasi përfundoi së foluri për mundësinë që Sali Berisha të jetë më i rrezikuari nga Reforma në Drejtësi, Ngjelës i ka rënë telefoni “live” në studio.

I nevrikosur, pasi pa se kush e telefonoi, Ngjela ka lëshuar edhe një të sharë: “Të q**fsha motrën”, është dëgjuar të thotë nëpër dhëmbë avokati.

I bie telefoni në emision, Ngjela shan LIVE: Të q**** motrën Read More »

Këshilltarja e LSI që votoi pro buxhetit sulmon Kryemadhin: Ti s’më inspiron dot, unë nuk jam ‘ajo goca’

Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak një tjetër anëtare e LSI-së iu shkëput kësaj partie dhe bashkoi votat me PS-në për të votuar buxhetin për Tiranën. Bora Panajoti është një nga katër këshilltarët që Veliaj i ka marrë LSI-së në pak muaj. Pse votova Pro buxhetit të Tiranës?

Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike. Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.

Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.

Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.

Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli “Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.

Këshilltarja e LSI që votoi pro buxhetit sulmon Kryemadhin: Ti s’më inspiron dot, unë nuk jam ‘ajo goca’ Read More »

Monika pas çizmes lëshon një tjetër akuzë për Ramën dhe vëllain e tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë akuza të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”. Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama udhëton në vende të çuditshme për të pastruar paratë. Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.

Kryemadhi: “Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi”.

Monika pas çizmes lëshon një tjetër akuzë për Ramën dhe vëllain e tij Read More »