Ka marre nota “roze” debati i zhvilluar ne komisionin parlamentar te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise te drejtuar nga nenkryetari i LSI Petrit Vasili.
Debate të nxehta akuza dhe kundër akuza në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.
Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e LSI-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër iu është drejtuar deputetëve socialistë me fjalën ju “s’jeni burra”.
Debati i plote ne komision:
Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.
Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Vasili drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.
Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.
Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.
Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.
Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.
Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë.
Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.
Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.
Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.
Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët
Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë!
Kryeministri Edi Rama duket se është lodhet nga komentet negative të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai i ka kthyer përgjigje komentuesve që e kritikojnë në lidhje me naftëtarët apo edhe çështje të tjera të mprehta që janë në diskutim ditët e fundit.
Një prej tyre e kritikon për vendimin që ka marrë qeveria për lejimin e varreve greke. Komentuesi thotë se ky është turp dhe tregon çfarë ka ky komb. Por nuk ka munguar përgjigjja dhëmbë për dhëmbë e Ramës, me të njëjtën gjuhë.
Komentuesi: Edi Rama do u japësh leje grekëve e në territoret e tjera të ngrihen varre për ata që u futën si pushtues anadollako jot Bushati. Le të japë e leje për varrezat e serbeve e malazezëve në fushën e Shkodrës. Turp-Turp çfarë halesh ka ky komb.
Kryeministri Rama: Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet që s’duan të shohin, shurdhët që s’duan të dëgjojnë dhe dembelët që s’duan të mendojnë, po një gjë më thuaj ti mua: Mirë s’do të shohësh të vërtetën, as ta dëgjosh kur ta tregojnë, po pse përton edhe të mendosh kur flet për këtë temë dhe e lëshon komentin këtu sikur po lëshon qurrat në trotuar jo fjalët në mexhelis?🤧
‘Nuk ka fuqi jashtëtokësore që të më trembë me drejtësi dhe as pa drejtësi’. Kjo ishte deklarata e Presidentit të vendit Ilir Meta dhënë për televizionin Report TV para pak ditëve.
Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, tha se Rama e di mirë që ai nuk trembet nga asgjë. Por duket se kryeministri Edi Rama, ka gjetur pikërisht 7 vjetorin e ngjarjes së 21 janarit për tju përgjigjur ish-aleatit të tij.
Gjatë fjalimit të tij në përkujtim të 4 viktimave të 21 janarit, Rama tha se ka nga ato që thotë që nuk tremben as nga Zuesi, por që tani nuk kanë asgjë në dorë. Duket se Rama, i është përgjigjur indirect Metës, duke e ‘kërcënuar’ për ngjarjen e 21 janarit.
Analisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja i është përgjigjur ofendimeve të historianit Pëllumb Xhufi mbi debatin për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Snalisti Fatos Lubonja thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit.
“Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.
Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhe i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t’i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thënë Xhufi.
Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monopolin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.
Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse, shkruan BW.
“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.
Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse.
“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.
Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse, ashtu siç ju pëlqen shpesh shqiptarëve.
“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.
Lubonja shtoi ndër të tjera se vlera e vetme e mitit të Skënderbeut në kohën e sotme është t’i bëjë shqiptarët të presin ende që Skënderbeu të vijë e t’ju sjellë lirinë.
“Figura e Skënderbeut kështu siç e trajtojmë ne si mit për mendimin tim është fenomen kulturor, ky lloj miti është miti që i bën shqiptarët të vazhdojnë ende të presin Skëndërbeun t’ju sjellë lirinë. Ne na duhet të ndërtojmë shtetin por nuk mjafton një figurë, nuk mjafton as Edi Rama dhe as Enver Hoxha se edhe ai shihej si Skënderbe. Edhe tani del ajo Spiropali dhe e quan Ramën Skënderbe. Ne kohën e sotme ai që bëhet Skënderbeu i radhës që e përdor Skënderbeun bëhet dhunuesi ynë”, shtoi Lubonja.
Gazetari Vladimir Muçaj me eksperiencë 19 vjeçare, thotë se është kërcënuar nga deputetja e PS-së në Fier, Adelina Rista, lidhur me një artikull që ai ka publikuar në portalin ku punon.
I kontaktuar nga Hashtag.al, Muçaj sqaron debatin me deputeten Rista dhe 3 telefonatat kërcënuese që sipas tij janë bërë pikërisht nga deputetja e Fierit.
“Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: ‘Adelina Rista jam…’ dhe filloi më tej. Tha se ‘unë nuk e kam lexuar kronikën’ dhe vijoi me ‘kush të lexon ty? Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër nesër në gjykatë 11 njerezit që unë kam punësuar”, e nis tregimin Muçaj i cili aktualisht punon për një portal online.
Sipas gazetarit Muçaj, deputetja Rista e ka kërcënuar me tone të ashpra ndërsa i thoshte se do e çojë në gjykatë, sepse sipas saj i kishte prishur imazhin.
‘Në telefonatën e fundit, Rista kapërcen në fjalor.. ‘Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj.
Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë. Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe. Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj…’, tregon gazetari.
Po ashtu, gazetari sqaron se artikullin për të cilin është bërë debati e kishte publikuar jo për të akuzuar Ristën, por të denoncuar fenomenin e deputetëve që punësojnë njerëzit e vet, apo lobojnë tek ministrat e qeverisë për t’i punësuar.
‘Normale që ndikon tek ministrat apo duke lobuar dhe me deputetë të tjerë. Qëllimi im nuk ka qenë t’i numëroj njerëzit e punësuar aspak. Unë doja të bëja publik fenomenin. Ky ka qenë thelbi i qëllimit tim ndaj e bëra publike’, shprehet Muçaj për Hashtag.al.
Nga hulumtimi rezulton se me Ristën kanë të bëjnë një sërë të emëruarish së fundmi.
– Nevila Doko, Drejtoreshë e Spitalit Fier, kushërirë e parë me Adelina Ristën
– Aliosha Doko, shef kuadri në Albpetrol Fier, vëllai i Adelina Ristes
– Themie Doko, kryetare e Njësisë Administrative Libofshë
– Naun Doko, specialist në Policinë e Tiranës, burri i Themie Doko, ish-kryetar i komunës Libofshë, kushëri i parë i Adelina Ristës
– Ladi Doko, përgjegjës i mjedisit në Albpetrol kushëri me Adelina Ristën
– Enigert Doko, specialist në Ujësjellës Kanalizime Fier, kushëri i parë me Adelina Ristën, vëllai i drejtoreshës së spitalit Fier
– Sandër Doko, Drejtoria e Transportit Rrugor Fier, kushëri i Adelina Ristës
– Mirela Ndreko, shefe finance në policinë e qarkut Fierit kushëri me Adelian Ristën
– Juxhino Laska, Laborant pranë DSHP Fier, kushëri i dytë i Adelina Ristës
– Rovena Doko, drejtoreshë shkolle në Mbrostar, kushërirë e Adelina Ristës
INTERVISTA
Thoni se jeni kërcënuar nga deputetja e Fierit në telefon. Çfarë të tha tekstualisht deputete Rista? Në ç’orë të erdhi telefonata?
Mucaj: Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: ‘Adelina Rista jam…’ dhe filloi më tej. Tha se ‘unë nuk e kam lexuar kronikën’ dhe vijoi me ‘kush të lexon ty? Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër, nesër në gjykatë 11 njerëzit që unë kam punësuar.’ Ajo fliste dhe nuk linte hapësirë që dhe unë t’i jepja argumentat e mi për kronikën. Toni i komunikimit ishte shumë ashpër dhe fliste me një zë të çjerrë e të lartë.
Pas një pauze, një e afërt e saj, drejtoreshë spitali mori në telefon. Mu prezantua si Nevila Shuke. Edhe ajo ishte e shqetësuar nga kronika ime. Kjo me tone të lartë nuk fyeu, por kujtoi gjykatën të nesërmen në orën 8 dhe bëri leksion gazetarie se si unë të bëj kronikën.
Për çudi dhe kjo telefonuese nuk me la të flisja….
Më thoshte më ke përmend emrin, ke prish imazhin tim etj… Ndërkohë që zonja në fjalë ishte ekspozuar në një foto te kronika ime së bashku me deputeten në një takim elektoral. Drejtoresha e spitalit është kushërirë e deputetes.
I keni të regjistruara telefonatat?
Muçaj: Telefonatat janë të regjistruara. Pas telefonatës së Drejtoreshës së spitalit përsëri merr deputetja. Ora 22 44.
Çfarë ju tha deputetja për herë të dytë?
Muçaj: Në telefonatën e fundit, Rista kapërcen në fjalor.. ‘Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj.
Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë. Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe. Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj…
Të kthehemi te shkrimi dhe kronika për të cilën thoni se Rista ju ka kërcënuar. Cilët pozicione po vendos Rista, thua në Albpetrol, spital, njësi vendore…
Muçaj: Nga socialistë të thjeshtë kam mësuar, në Albpetrol ka vëllanë, në bashkinë Fier, në ish-komunën Libofshë, ku ka xhepa punësimi ajo ka çuar ka ndikuar për të vetët.
Në spitalin e Fierit drejtoreshë është kushërira që “fitoi”konkursin.
Sipas informacionit që ke, cila është skema që mendon se përdor Rista? Ndikon te drejtuesit në Tiranë? Ku?
Muçaj: Normale që ndikon tek ministrat apo duke lobuar dhe me deputetë të tjerë. Qëllimi im nuk ka qenë t’i numëroj njerëzit e punësuar aspak. Unë doja të bëja publik fenomenin. Ky ka qenë thelbi i qëllimit tim ndaj e bëra publike.
A dini të ketë deputetë të tjerë që ndikojnë në Fier?
Muçaj: Në informacionet e mia këta, dmth deputetët këtë punë bëjnë. Unë them që vuajnë nga i njëjti infeksion. Shikojnë se si të punësojnë rreth oborrit të tyre. Po le të presim këtu jemi, ndoshta unë do të merrem gjatë, jo me deputetët por me fenomenin.
Gazetarja Iva Tiço, e ftuar në Top Show, ka treguar se në kohën kur ishte gazetare kulture dhe në ministri ishte drejtues Edi Rama, sot kryeministër, ajo ka parë që ai mbante poshtë xhinseve pizhama ngjyrë gri.
“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”.
Ndiqni në këtë video se çfarë tha Iva Tiço, e cila ka kritikuar deputetin e PD Ervin Salianji se kishte veshur nje triko poshte xhaketes si “çun mami”.
Analisti i njohur Fatos Lubonja e ka quajtur prokuroren e përkohëshme Arta Marku si një kamakize që po i shërben interesave të çiftit Edi Rama Donald Lu.
Madje sipas Lubonjës, Marku po bën gati të hedhë në det rrjetën që do të kapë “Peshqit e mëdhenj” që do të justifikojnë objektivat e shpalluar nga kryeministri dhe ambasadori amerikan.
E sipas shkrimit të Lubonjës në Panorama (lexoje poshte shkrimin te plote), Rama interesohet për “suksesin” e reformës në drejtësi për ta përdorur atë si justifikim se gjërat që nuk kanë ecur deri më tani i kanë penguar të liqtë e infiltruar në sistemin e drejtësisë.
Kurse për ambasadorin amerikan që analisti e shikon si një diplomat të lidhur me lobet pro Ramës në amerikë dhe me ndonjë hall me drejtësinë shqiptare si në rastin e “Bankers Petrolium”, ai mendon se bën pjesë në aradhën e madhe të një grupi ndërkombëtarësh të cilët duan të justifikojnë fondet e shpenzuara në një vend si Shqipëria duke thënë: ja më në fund e kryem reformën në drejtësi në këtë vend të vështirë.
E me një figurë imagjinare Lubonja e ka përshkruar tepër ironikisht fundin e kësaj fabule. Rrjeta e hedhur nga Arta Marku do të kapë më në fund dy peshq të mëdhenj, ata do të fotografohen dhe në fund e gjithë bota perendimore do të thërrasë: “bravo Shqipëria, bravo Rama, Bravo Lu”. Dhe pastaj të gjithë do të harrojnë çështë diskutuar deri më tani: “Do të thoni ju, po dosja Rama – Tahiri e kthimit të vendit në narkoshtet, po drejtorët e Policisë trafikantë droge të arratisur, po koncesionet kriminale të Ramës, po kullat si pastrim i parave të drogës, po votat e blera me para të pista, po shqiptarët që ikin me vrap nga vendi. Harrojini sa më shpejt këto, historinë e bëjnë fitimtarët. Tani s’na ka mbetur, veçse të themi: e gëzofshim reformën “ramalu”!
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me lëvizjet e shumta në prokurori por edhe me daljet në publik të prokurorëve që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebbok, Hoxha shkruan se prokurorët duhet të flasin dhe mirë bëjnë por jo vetëm kur u rrezikohet karrigia ku janë ulur.
Sipas Hoxhës, prokurorët duhet të flasin për dosjet e peshkaqenëve si dhe ato për ato hetime të “nxehta” që kanë preferuar të heshtin prej kohësh.
Statusi i Artan Hoxhës:
Kisha degjuar qe prokuroret flasin me vendim ne emer te Republikes…
Kisha degjuar qe prokuroret kur u intereson flasin me “burime”, pa u identifikuar me emer ne media…
Kisha degjuar qe prokuroret heshtin sepse nuk i lejon etika, edhe kur duhet te flasin…
Nuk i kisha degjuar prokuroret te flasin publikisht, nuk e dija cfare dreq zeri kishin…
Por ia mberritem dites,
prokuroret i lane menjane vendimet,
vendosen ti thajne “burimet”,
prokuroret me ne fund po flasin,
po e degjojme zerin e tyre edhe pse te dridhur…
Mire beni djema qe flisni, duhet te kishit folur me kohe, pa u bere kosi llalle madje.
Por pasha zotin flisni per dosjet e “nxehta” qe keni hetuar(nese ka patur te tilla, se nuk kemi pare gje),
ose flisni per dosjet e peshkaqeneve qe nuk u kane lene te hetoni,
me mire flisni tani sesa te mos flisni kurre,
por mos u kujtoni te flisni vetem per karrigen qe po u leviz poshte menderes tuaj…