Debat

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë për ndryshimet statutore, e cila i paraprin Kuvendit Kombëtar të Demokratëve.

Mbledhja e kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.

Një ndër zërat kritik të Bashës, anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati është shprehur në takim se “nuk është statuti problemi, e thamë edhe më parë.

Problemi është si ta shndërrojmë partinë në fitimtare. Ta bëjmë një parti vlerash.

Nuk është puna të seksionet dhe grup seksionet.

Të dalim mbi veten e të gjejmë moton për publikun. Jemi qesharakë me kryetarët e degëve e grup seksionet dhe si vlerësojmë anëtarët”.

Por kreu i PD, Basha, sipas CNA.al, ka treguar se nuk i pranon zërat kundër dhe i ka ndërprerë fjalën, me arsyetimin se është jashtë teme.

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë Read More »

“O Flamur, o pylli i Saliut”/ Jo vetëm miell e ujë, debati pa mikrofon mes deputetëve gjatë sherrit

Parlamenti është shndërruar dje në një arenë të vërtetë, teksa deputetët e opozitës kanë goditur me miell, shishe uji dhe me vezë në drejtim të Kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar. Lulzim Basha kërkoi nga Kryeministri Rama që të lirojë 11 kuksianët e arrestuar nga Policia për protestën e Rrugës së Kombit.

Ndërkohë që, gjatë seancës janë përdorur një sërë fjalësh fyese nga deputetët e Kuvendit. Sali Berisha e ka quajtur Ramën disa herë si “trap”, ndërsa Rama Flamur Nokën si “pyllin e Saliut”. Kjo acaroi tonet dhe çoi në konflikte të mëtejshme për rreth një orë. “Panorama” zbardh debatin kryesor dhe veçanërisht sharjet pa mikrofon.

SHERRI NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. Ky Parlament, që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahirin, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Prandaj, le të bëhet gjithsecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri. Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun, që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij. Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht! Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.

Taulant Balla:Ti s’ke popull..

Lulzim Basha: Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.

(Deputetët e PD-së rrethojnë foltoren e Kuvendit, Garda bëhet kordon për t’i ndaluar të afrohen)

Gramoz Ruçi- Gardistëve: Shërbimet e Kuvendit të largohen nga aty.. Largohuni.. Shërbimet e Kuvendit, largohen nga podi.. Të largohen…

Paulin Sterkaj: Unë them t’i lejna lirshëm se këta s’të bajnë gja…

Gramoz Ruçi: Zoti Basha, nuk mund të bllokoni foltoren, por t’i lejoni deputetët të marrin pjesë në diskutim.

Monika Kryemadhi: Të përjashtohet Rama.

Taulant Balla: E mër Lul s’të erdhi LSI-ja nga mbrapa..

Monika Kryemadhi: Do t’i vijë do ti vijë, mos ki merak. Ju kemi futur në mes…Mos ki merak.

Edmond Spaho: Zbato rregulloren…

Monika Kryemadhi: Të largohet Edi Rama që shau shqiptarët..

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.

Monika Kryemadhi: Pse iku ky trimi (Ramën)…

(Rama futet në seancë)

Ja erdhi, të dalë përjashta, të dalë përjashta..

(Rifillon seanca. Opozita mban të bllokuar foltoren. Brohorasin në grup, “Rama ik”. “Liro kuksianët”)

Erjon Braçe: Ne na duhet ky njeri (Lulzim Basha) sepse është njeriu që mundet më kollaj nga shqiptarët në këtë vend. Nuk dua të shikoj protestues në burg, por..

Flamur Noka: Çohu në këmbë, çohu në këmbë kur flet.(qeshin)

Erjon Braçe: Mos rrini te mesi.. Pash zotin mos rrini te mesi se nuk shikoni gjë. Ngrihuni një çikë më lart. Ka të tjerë që i duan të pamundurit thjesht dhe vetëm për të mbrojtur b*thën e tyre.

(Opozita në kor. “Liro kuksianët”. Sali Berisha vjen në sallën e Kuvendit. Flamur Noka nxjerr qesen me miell nga xhepi i brendshëm i xhaketës, ia hedh Kryeministrit dhe ministrit Bushati. Deputeti Klevis Balliu hedh një qese me miell në ajër dhe godet Gramoz Ruçin)

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.

Deputetët e opozitës: Liro kuksianët, liro kuksianët….

(Rinis seanca, Rama vjen pa xhaketë, e cila iu bë pis me miell)

Gramoz Ruçi: Përjashtohet nga seanca deputeti Flamur Noka dhe Ervin Salianji për përdorimin mjeteve të forta.

(Klevis Balliu godet ministrin Bushati me vezë, që e preku në krahë. Bushati i lag deputetët e opozitës me ujë. Acarohet situata. Edi Paloka u sul drejtë gardës. Flamur Noka goditi me shishe plastike drejtë ministrit. Klevis Balliu goditi sërish me vezë. Edi Paloka shkuli monitorin për ta hedhur në drejtim të qeverisë.)

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca plenare.

(Gjatë pjesës pa media)

Edi Rama- Flamur Nokës: Ti je pylli i Saliut..

(Flamur Noka shkul mikrofonin nga podiumi dhe ia hedh Kryeministrit. Shoqëruesi i Ramës e pret. Noka shkul dhe pjesën tjetër të mikrofonit dhe ia hedh. Sërish e pret garda).

Arben Ahmetaj: O Flamur, çfarë je duke bërë.

Edi Paloka: Mendohu mirë çfarë bën o budall.

Edi Rama: Pylli, o pylli..

Flamur Noka: O hajdut, ke vjedh gjithë Shqipërinë në të sëmës do shkosh. S’do ketë qeli që do të bëjë ty.

Sali Berisha: O rrugaç, o rrugaç..Dil jashtë. Trap

Flamur Noka: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh, qelbësirë..

Sali Berisha(Ruçi hyn në seancë): E përjashtove Bushatin Gramoz?

Kejdi Mehmetaj: Jo, se Bushati ishte për vetëmbrojtje..

Sali Berisha: Sa të jenë ata në burg (kuksianët), kështu do e keni çdo seancë.. Për urrejtjen e Havzi Nelës..

Edi Rama: Pylli, pylli.

Gramoz Ruçi: Deputeti Klevis Balliu përjashtohet për përdorim të sendeve të forta ndaj kabinetit qeveritar.

Monika Kryemadhi: Hajde gjuajmë të gjithë të na përjashtojë të gjithëve. O Gramoz përjashto Bushatin, çunin e Sulës dhe Letës do e përjashtosh o Gramoz…

(Deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, kanë hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës dhe qeverisë)

Sali Berisha: Nxirre jashtë njeriun që shndërroi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë në traditën e etërve të tij xhelatë. Nxirre jashtë njeriun, që urrente Kukësin siç e njihte i ati i tij Havzi Nelën, nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama…

“O Flamur, o pylli i Saliut”/ Jo vetëm miell e ujë, debati pa mikrofon mes deputetëve gjatë sherrit Read More »

“Je më zi se Berisha”, Rama “kapet” me komentuesin: Taksirati im, jo i yti

Replika të forta mes Ramës dhe ndjekësve të tij në Facebook, fill pas lajmit të mirë që dha kryeministri, lidhur me 13 shërbimet e reja që mund të paguhen nga shtëpia, apo celulari, pa mbajtur radhe të Tatimet.

Qytetaret i janë lëshuar me akuza për taksat, kurse Rama i ka sqaruar me radhe se pse duhen paguar taksat dhe se pse nje qyetari ne cdo vend te botes nuk i shkon ne mend e kunderta.

Një qytetar i ka shkuar se “ai eshte me i zi se Berisha per popullin”. Dhe përgjigjia e ti është e menjëhershme.

13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tatim i Mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim Fitimi
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Renta minerare
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Detyrime globale/Penalitetet

“Je më zi se Berisha”, Rama “kapet” me komentuesin: Taksirati im, jo i yti Read More »

Përplasje e ashpër në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Gënjen

Gazetari Blendi Fevziu u perplas në një debat të ashpër me deputetin Taulant  Balla sot kur ne emisionin e tij flitej për rrugën e Kombit.

Balla kundërshtonte Feviun, i cili u kthyer ashpër dhe i tha se po gënjente.

Debati

Fevziu: Për të futur tollin në rrugë

Balla: E ka gabim, hapi i parë që ka hedhuri  ndjeri Oldashi, nuk është tenderi, por studimi

Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e para thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!

Balla: Është rekomandimi i IFC-së

Fevziu: Është gjë në dokument, rekomandimi është gjë tjetër.

Balla: Është vendimi i qeverisë.

Fevziu: E para çfarë thotë IFC-ja çfarë thotë? Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dulbikimi i rrugës dhe hapja e tunelit.

Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që të shikosh se e ke gabim.

Fevziu: Jo se kam gabim, më dëgjo të lutem.

Përplasje e ashpër në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Gënjen Read More »

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha, është live në facebook nga salla e kuvendit, ku kërkon përjashtimin e ish-kryeministrit Edi Rama.

Kur në kuvend kreu Gramoz Ruçi ndërpret seancën herë pas here, ish-kryeministri Berisha tregon live në facebook se çfarë po ndodh në kuvend.

”Nxirre jashtë njeriun që meriton të thirret sot nga çdo shqiptar, Trap, trap dhe vetëm trap. Njeriun që urren Kukësin si urrente i ati i ti Havzi Nelën, se Kuvendi do ta nxjerrë atë me lecka, jashtë Edi Rama, kjo është fjala ime”,ka thënë Berisha.

https://streamable.com/nhv4d

https://streamable.com/ynfpf

Ruçi mbyll kamerat e TV, Berisha video Live nga kuvendi Read More »

Tensionet në Kuvend/ Pas përjashtimit të Nokës, Berisha-Ruçit: Nxirre Ramën jashtë (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione, ndërsa deputeti Flamur Noka dhe Klevis Balliu hodhën miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Pas këtij momenti Berisha ka publikuar live një video në faqen e tij në Facebook nga Kuvendi ku i bën thirrje Rucit që të përjashtoje.

“Përjashto Ramën nga parlamenti. Zoti Ruci përjashto Ramën nga parlamenti se nuk ka diskutim në Parlament. Ta nxjerrë Ramën jashtë… Kjo është rezistencë në parlament. Të nxjerrim jashtë Edi Ramën. Ja çfarë thotë një qytetar: Revolucioni u s’postua në parlament. Hapni “Facebook”-et të tërë të komunikojmë me popullin se i ka nxjerrë mediat jashtë”- thotë Berisha në video.

https://streamable.com/nhv4d

 

https://streamable.com/ynfpf

Tensionet në Kuvend/ Pas përjashtimit të Nokës, Berisha-Ruçit: Nxirre Ramën jashtë (Video) Read More »

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak!

Shkrimtari Agron Tufa është irrituar keqaz me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve që nisi pas deklaratës së Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës kur tha se “kushtet s’ishin dhe aq të këqija”.

Në një reagim të fortë nga rrjeti social, Tufa thotë se është betuar se nuk do i shkelë kurrë më Fevziut në studio dhe këtë premtim e ka mbajtur.

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.

Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!

Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!”, shkruan i revoltuar shkrimtari.

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak! Read More »

Bloshmi përplaset me Mero Bazen: E ke gabim, ai kryeministër ka nivel intelektual sa Mhill Fufi dhe Eduart Ndocaj

Tek gazeta Tema, dje Mero Baze kishte bërë nje shkrim për Viktor Orban, fitojra e tij në Hungari ka krijuar një klimë imgjinare se dhe Lulzim Basha do jetë një “Orban” shqiptar.

Baze shkruan: “Ai është i qartë si anti-europian dhe si armik i lirive njerëzore dhe lirisë së shtypit. Është modeli autokrat i liderëve të rinj antikomunistë të Europës Lindore dhe më i sinqerti, si izolacionist dhe nacionalist, prej tyre. E ka realisht që do ta mbajë Hungarinë të izoluar nga bota e jashtme dhe nga politikat e hapura për emigrantët, që përdor Europa”. Gazeta TemA.

*Mero! Orban është nje lider qe eshte formuar ne nje periudhe kur ne Europen Lindore kishte konflikte te hapura, e ku te qenit i forte, shtypes te jepte mundesi mbijetese. Kjo lloj klime e beri Orban nje lider dominues ne partine e tij dhe me pas ne qeveri. Orban nuk eshte nje ati-europian ai gjate gjithe kohes qe ka qene ne pushtet ka mbrojtur Hungarine nga ideolgjia neoliberaliste-globaliste, gje per te cilen sot e sulmojme te gjithe mediat Europiane.

*Se dyti Mero! Orban ka bere nje transformim rrenjesor te Hungarise, e cila sot per sot eshte vendi me rritjen me te larte ekonomike ne Europe. Nen drejtimin e Orban ne Hungari, norma e interesit rane brenda vitit (nga 7 në 1.5%) duke krijuar nje boom investimesh. Bankat e nivelit te dyte te huaja u zevendesuan me banka publike dhe private hungareze duke mbajtur keshtu lart likujditetin ne vend. Hungaria lau dhe borxhin prej 15 mld dollare me FMN per te pasur duart e lira e mos te shantazhohej si ndodhi me Greqine.

Aktulaisht ekonomia e Hungarisë eshte e para per rritje te GDP (7.7%), punesimit dhe drejtesise sociale. Si pasojë rating i ekonomisë se saj u rrit ndjeshem nga BB në BB+, duke lejuar dhe ardhjen e investimeve të huaja. Orban kuptoi se ekonomia eshte paresore e nuk u mjaftua me investimet evropiane apo amerikane, por i hapi rruge dhe atyre kineze, ruse, japoneze etj.

Pra Orban beri qe, Hungaria te heqi dore nga politikat deflative dhe austerity duke furnizuar ekonomine me para e kreditime të buta. Berja e ketyre politikave beri qe Orban te kete perplasje me njerzit e fuqishem te Brukselit, me pas mediat filluan ta quajne nje ati-europian, autokrat etj etj. Perplasje e pare hapur qe Orban pati me BE-ne dhe FMN ishte rivendosja e Bankes Kombetare ne kontroll te shtetit dhe ne funksion te ekonomise kombetare. Mos pranimi i Euros ne Hungari, por forcimi i monedhes hungareze, beri shume buje.

Përplasje e dyte hapur mes Orban dhe BE-se dhe forcat neoliberiste ishte reforma per transparencen e OJF-ve qe financohen nga jashte. Orban largoi Soros, shoqerine e hapur të tij dhe qindra ojf qe perdoreshin per te alteruar proçeset demokratike, rekrutuar e pilotuar intelektualet, devijuar studentet. Pika me kritike e perplasjeve te Orban me BE-ne kane qene emigrantet. Pra Mero, Orban nuk eshte ati-europian ate nuk e duan disa zyrtar ne Bruksel, nuk e duan dhe mediat Europiane qe kane intersa te lidhura ngushte me keta zyrtare.

E fundit Mero! Orban nuk është kampion i demokracisë, pasi niveli i tij intelektual ështe njësoj si i Mehillit Fufit ose i Eduart Ndocaj. Eshte po aq qesharak sa Ervin Salijani dhe Klevis Balliu, por Orban ka vetem nje te mire ai degjon keshilltaret e tij. E ne saj te bashkepunimit qe ai ka me keshilltaret e tij ai ka arritur te frenoje shkatrimin e familjes nga gayt, ka arritur te mbaroje popullin Hungarez nga ideolgjite e sheqerosura te globalizimit etj etj. Nese nje lider ne Shqiperi do te bente keto politka. Shqiptaret do ishin sot me te pasur, do kishte me shume punesime, nuk do kishte kaq shume Shqiptare qe do largoheshin nga syte-kembet nga vendi. Te qenit pro Europian nuk e ndihmon popullin.

Bloshmi përplaset me Mero Bazen: E ke gabim, ai kryeministër ka nivel intelektual sa Mhill Fufi dhe Eduart Ndocaj Read More »