Debat

Vijon sherri mes Tanit dhe Ilir Shaqirit, koreografi publikon bisedat: ‘O dështak, unë të…’

Së fundmi, Dritan Brama ka postuar në Instagramin e tij një screenshot nga një bisedë private me Ilir Shaqirin, ku bie në sy fjalori i përdorur nga balerini.

“Po ka*i po,”- ka shkruar Iliri, ndërsa Tani krahas kësaj fotoje i drejtohet Top Channel: “Ky është fituesi i @bigbrotheralb_vip dhe çfarë gjuhe përdor.”

Por, Tan Bramës nuk i del e keqja me kaq. Ai ka postuar një tjetër Instastory ku ndër të tjera i drejtohet Ilirit duke i thënë që në Big Brother e ka shpëtuar Donaldi jo ai.

Vijon sherri mes Tanit dhe Ilir Shaqirit, koreografi publikon bisedat: ‘O dështak, unë të…’ Read More »

Motrat përleshen live në emision: ‘Ti je intrigante! Ti je sht rigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë’

Në përfundim të seancës së ndërmjetësimit, dy motrat, Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Përkundrazi, fjalët ndaj njëra-tjetrës gjatë “Shihemi në Gj yq” kanë qenë mjaft të ashpra e të r ënda. Rubrika nga “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk ka një zgjidhje paqësore mes të dyjave, por Eni Çobani fton motrat dhe vëllezërit e tyre të tjerë të sjellin çfarëdo dokumenti që disponojnë për pronën 2400 metra katrorë në Durrës.
Secili anëtar i familjes do të marrë drejtësisht pjesën e tij dhe do këqyret çfarëdo tjetërsimi që mund të jetë kryer. Kristina dhe Vasilika nuk pranojnë as t’i japin dorën njëra-tjetrës, por vendosin edhe një hendek tjetër mes tyre.

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

Kristina: Ti mos thuaj ke ngrënë e ke pirë me ato se unë kam iku që në ‘93-in. Mirë?

Vasilika: Ti ke ikur… ti i bën të gjitha. S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.
Kristina: Ne pa folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

Vasilika: Ajo u tr emb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tr emb.

Motrat përleshen live në emision: ‘Ti je intrigante! Ti je sht rigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë’ Read More »

Nënë e bijë përpl asen keq në studio: ‘Merr leckat dhe ik! Po gjyshen mua do ma ngecësh’

“Shihemi në Gj yq” ka mbërritur në pikën e parashtrimit të kërkesave të palëve. Kristina kërkon një zgjidhje për gjyshen e saj të sëmurë që po e mban në shtëpi teksa nuk ka mundësi financiare. Esmeralda i thotë vajzës së saj se nuk mundet ta hedhë në rrugë nënën, ndërkohë ajo vetë jeton në Francë. Gjyshja kishte në pronësi një shtëpi, por djali i saj, siç u zbulua gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan e ka shitur dhe e shtyn hyrjen e saj në të. Ndërkohë, nënë e bijë ndodhen në pozita të vështira përballë njëra-tjetrës dhe situatës.

Eni Çobani: Sot, ju e përballoni dot me gjendjen tuaj financiare mbajtjen edhe të gjyshes?

Kristina: Jo, unë nuk e përballoj dot. Nëse më thotë njeri që do ta mbash, të më japë ç’më duhen, le të rrinte gjyshja ime me mua. Ajo do një njeri që ta paguaj 24 në 24. Unë nuk ia dal dot.

Esmeralda: Po ç’ti bëj ta lë rrugëve? Ata të tjerët ia kthyen kurrizin, ta bëjmë edhe ne? Nuk e marrin njëherë në telefon ta pyesin.

Kristina: Unë e di shumë mirë që nuk do t’ia dijë njeri.

Ardit Gjebrea: Cila është zgjidhja që jep ti, Kristina?

Kristina: Nona do shtëpinë e vet.

Ardit Gjebrea: E di, po zgjidhja, cila është sipas teje?

Kristina: Dua një zgjidhje sa më të shpejtë se nuk mundem më, nuk di ç’të bëj, nuk di ç’drejtim të marr.

Ti vjen këtu pa asnjë kërkesë, sepse ka një gjë, ti kërkon që nëna të dalë nga shtëpia, por ku mendon të shkojë?

Kristina: Ajo po iku nga ne nuk ka jeri kush ta mbajë, me të gjitha gjërat si u bë tani nuk ka njeri. Atë nuk e vë në diskutim. Jam 27 vjeç, kam djalin 5 vjeç.

Ardit Gjebrea: Të kuptova shumë mirë, por cila do ishte një zgjidhje? Fillimisht do doja mendimin e Kristinës, pastaj të Esmeraldës që publiku të dëgjonte të dyja mendimet dhe pastaj të vlerësonte se dhe unë nuk do dija për kë të votoja.

Eni Çobani: Sepse të dyja në thelb kanë të drejtë.

Kristina: Para se daja të merrte lekët, e vetmja kërkesë e jona ishte hiqi nënën 5-10 mijë Euro, nesër-pasnesër, asaj do i bjerë këmba e dora dhe ajo ka paratë e veta, merr një njeri dhe jo gjithë ditën, por i bën gjithë ditën fresk. Unë po të kisha lekë nuk i kërkoja fare lekë nënës sime dhe me pensionin e saj nuk bëj dot asgjë. Unë kaq dua, që gjërat e saj t’i marrë por dhe unë të paktën mos t’i zgjas dorën kujt.

Nga ana tjetër, Esmeralda jep mendimin e saj, ndonëse nuk ka një zgjidhje konkrete për situatën.

Esmeralda: Unë po të isha këtu, po të jetoja në Shqipëri nuk e lija gjallë në botë nënën time sepse më ka bërë kokën, ajo më ka bërë sot që jam këtu, ka sakrifikuar që na ka rritur, ka hequr bukën e saj nga goja, na e ka dhënë neve dhe sot nuk është e drejtë që ajo të torturohet në atë mënyrë. Kam shkuar e kam gjetur në një gjendje çfarë të them, që nuk futeshe dot se qelbte në atë kasolle ku ishte ajo, një gjendje nuk bëhej. Jam zënë me nusen e vëllait, e kam hedhur në kurriz si fëmijë, e kam çuar në shtëpi. Ta them me shpirt, po të isha këtu nuk ia zgjasja dorën askujt, do hiqesha vetë, siç kanë bërë ata për mua që më kanë rritur mua, do ta bëja unë.

Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj. Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina: Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina: Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua, nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull? Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani: Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani: Pse nuk shpreson?

Kristina: As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina: Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty. Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani: Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina: Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë shtëpi.

Eni Çobani: Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina: Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është e imja.

Kristina: Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina: Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina: Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam unë që po jetoj në atë shtëpi?

Esmeralda: Po, ti po jeton.

Kristina: Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?/tvklan.al

Nënë e bijë përpl asen keq në studio: ‘Merr leckat dhe ik! Po gjyshen mua do ma ngecësh’ Read More »

Spiropali shp ërthen ashpër ndaj Sali Berishës: ‘O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i…’

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha pas ak uzave të tij për gjendjen e mediave në Shqipëri.

Duke folur në Kuvend ajo tha se Berisha është i fundit që mund të flasë për mediat, pasi ka provuar që për veten dhe familjen e tij është i gatshëm ti vërë zj arrin vendit.

“Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së? Në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado që ti biesh në fund të nxjerr askund. Ke marrë me vete dhe ata të gjorë që të ndjekin, i ke mbyllur çdo rrugë PD-së.

Ti për veten dhe familjen je i gatshëm të djegësh jo partinë, por edhe Shqipërinë. Kur flet pi për lirinë e medias dhe përmend ti Ramën si në krye të regjimit, Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka shkuar me ikjen e Berishës si kryeministër.
Koha kur televizioneve u bllokoheshin llogaritë, ka kaluar me perëndimin tënd Sali”, tha Spiropali.

Sipas saj “Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias, janë pjesë e damkës që të është vënë ty mbi minimin e demokracisë. Nënkryetarja e AMA-s u zgjodh nga këta deputetët që ishin këtu. Ju keni bëma shumë të rënda në raport me median. Në katër vitet e shkuara Krasniqi ka qenë drejtuese të ATSH-së, por s’na ka ne avokat mbrojtës këtu. Por që ngrihet një njeri i damkosur këtu…o Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i Flamurit. Rri aty ku je. Mirë që ti që na ke lënë Sali po këta të gjallët pse të ndjekin ty. Thua vazhdimisht që kanë frikë prej meje, por ku për ne kundërshtar më të mirë se ti. Ne ku ta gjejmë por nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë. Kur jeni në pushtet me kërbaç mbi median e keni dëshmuar vit pas viti. Kur jeni në opozitë jeni kontribuesit më të madh të probleme që ka sot media, fake news”.

Spiropali ka qenë e ashpër ndaj Berishës dhe opozitës, duke thënë se jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë

“Keni 31 vite që bërtisni liri demokraci, jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë. E shihni lirinë si mundësi kundër kundërshtarit, jo për të ndërtuar. Këtu buron dhe mungesa e besueshmërisë së lirisë së mediave tuaja.

Ju nuk mund të prodhoni gjë as në televizione, as në portale, as në politikë. Frymëzuesi i kësaj kulture është ai që ngriti kupën dje.Nuk jeni ju gati t’i afroheni asnjë lloj pushteti, ndjesë pastë pushteti juaj”, tha Spiropali.

Spiropali shp ërthen ashpër ndaj Sali Berishës: ‘O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i…’ Read More »

Robert Aliaj sulmon ashpër Ronela Hajatin për Eurovizionin: ‘Performancë mediokre, vetëm ulëritje kishte’

Artisti Robert Aliaj ka komentuar perfomancën e Shqipërisë në “Eurovision”, ku u përfaqësuam nga këngëtarja Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.
Sipas Aliajt, kënga dhe performanca ishte mediokre, ndërsa shtoi se gjithë gjëja ka qenë e deleguar.

“Mediokër sigurisht që ishte, por edhe i pa menduar. Ishte diçka kot. Nuk ishte këngë njëherë. Kishte ulëritje, nuk kishte ide që do të sundonte të gjithë spektaklin. Veshjen duhet ta kuronte dikush. Televizioni duhet të ishte më i pranishëm aty.

Unë dje mora vesh që të gjithë këto gjëra janë të orkestruara nga diçka tjetër. Ka qenë e deleguar e gjithë gjëja ndaj ndodhën këto. Ishte si një teneqe që bie nga shkallët”, tha Aliaj.

Robert Aliaj sulmon ashpër Ronela Hajatin për Eurovizionin: ‘Performancë mediokre, vetëm ulëritje kishte’ Read More »

De gradon situata, sh err për Ronela Hajatin në emision, Ardit Çuni nuk përmbahet: Mbyll TV kur del ti! Aliaj lëshon gojën: ‘Ajo më ordinere…’

Artisti Robert Aliaj dhe këngëtari Ardit Çuni janë “përpl asur” sërish në emisionin “Open”, ku po diskutonin për performancën e Shqipërisë në “Eurovision”.
Në një moment, teksa Aliaj tha se është nivel i ulët të dëgjosh zhanerin “tallava”, ndërhyn Çuni, që thotë se niveli i tij përcaktohet deri në atë pikë që kur artisti del në televizion, ai ndryshon ka nal.

Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.
Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.

De gradon situata, sh err për Ronela Hajatin në emision, Ardit Çuni nuk përmbahet: Mbyll TV kur del ti! Aliaj lëshon gojën: ‘Ajo më ordinere…’ Read More »

Baton Haxhiu shp ërthen keq ndaj Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur: ‘Nëse ka dikush krenari takimi që është burrë me b*le, jam unë’

“Miq, zhvillimet e fundit në tërësi dhe Kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramën, i cili ka mobilizuar të gjithë lëpirësit e tij të përhapë trillime dizinformime mas htrime etj. Në krye të këtij kortezhi mjeran qëndron binomi i ndërklonuar Stanishiq – Zogaj të cilët kalojnë të diskretituar me tezat bajate nga studio në studio si zhurmues të ndryshkur.

Me këtë rast ju bëj thirrje studiove t’ju kërkojnë ndjesë shikuesve për ndjesitë që ju krijojnë”, ky reagim i Berishës në ndjekje të diskutimeve në “Opinion” ku ka sulmuar analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj, ka nxitur reagime në studio.

Baton Haxhiu është kundërpërgjigjur duke thënë se është një nga njerëzit që ka krenari në takim, gjë për të cilën nuk e ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Duke marrë shkas nga reagimet e analistit, deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka thënë se është një lajm i mirë për shqiptarët dhe opozitarët që Kuvendi i 30 Prillit e ka shqetësuar Kryeministrin Rama dhe sipas tij këtë e tregon siç e quan ai barometri Baton Haxhiu.

Artan Hoxha: E shoh që revoltohesh vetëm për Sali Berishën, po ti nuk i sheh se sa shajnë dhe sa shpifin…

Baton Haxhiu: A më ke dëgjuar ndonjëherë se kam sharë në një studio apo se kam etiketuar dikë por megjithatë i ka ardhur fundi që një njeri të ndalet nga gënjeshtrat dhe diçka: I them këtij…

Blendi Fevziu: Kujt?

Baton Haxhiu: Këtij këtu që dha deklaratën se nëse ka dikush krenari takimi që është burrë me b*le nga ai takim, jam unë se ai nuk ka për ta përjetuar atë kurrë.

Belind Këlliçi: Ju paska shqet ësuar Kuvendi i 30 Prillit…

Haxhiu: Unë nuk kam asnjë shqe tësim se ju jeni të humbur. Unë vetëm analizoj mbi faktet dhe realitetin.

Belind Këlliçi: Lajm i mirë për shqiptarët dhe opozitarët është që 30 Prilli i ka prishur terezinë Ramës dhe këtë ia shfaq më së miri barometri, Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu shp ërthen keq ndaj Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur: ‘Nëse ka dikush krenari takimi që është burrë me b*le, jam unë’ Read More »

Klodiana Lala lëshon deklaratën e fortë për ministrin: ‘He të keqen, nuk fshihet dielli me shoshë’

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ku kërkon heqjen e aktit normativ që

pengon gazetarët të ndjekin seancat gjy qësore. “He te keqen, nuk fshihet dielli me shoshe…”, shkruan Lala.

Postimi i Klodiana Lalës

Maskat u hoqen, kufizimet po, po ate aktin normativ qe na pengon te ndjekim seancat gjy qesore do ta shohe njeri apo Ulsi Manja po ben ushtrime pergatitore per necogiatat?

He te keqen, nuk fshihet dielli me shoshe…

Klodiana Lala lëshon deklaratën e fortë për ministrin: ‘He të keqen, nuk fshihet dielli me shoshë’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com