Debat

“I paska lëshuar pëllumbat kjo”, Xhisiela nis sherrin në rrjete sociale: Vrapo t’i marrësh, te mami ose motra…

Pas gjithëcka ndodhi pas publikimit të historisë së saj, Xhisiela Maloku ka nisur një luftë verbale me komentuesit nëpër rrjete sociale. Ka qënë mbrojtësi i Teutës, Ditman Bicaj, ai që pati një koment ditën e sotme, për Xhisiela Malokun, personazhin që bëri lëmsh të gjithë politikën shqiptare. Ditë më parë pati një shpërthim në shtëpinë e gjyshit të saj dhe Xhisiela akuzoi opozitën për aktin. Këtë vorbull ngjarjesh e komenton edhe futbollisti i Teutës, Ditmar Bicaj. “I paska lëshuar pëllumbat kjo” ka qenë komenti i qendërmbrojtësit në rrjetet sociale.


Por, këtë koment të Bicajt që bëri bujë në rrjetet sociale, vetë Xhisiela nuk e ka lënë pa kaluar. Në një foto të postuar në Instagram, ajo i kthehet Bicajt: “I kam lëshuar te mami ose motra jote! Vrapo t’i marrësh shpejt.”

“I paska lëshuar pëllumbat kjo”, Xhisiela nis sherrin në rrjete sociale: Vrapo t’i marrësh, te mami ose motra… Read More »

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të …

Kryetari i PD Lulzim Basha ka munguar në seancat gjyqësore ku ai është i akuzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ka qene ky i fundit që i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, datën e gjyqit, pas kallëzimit penal që Balla ka depozituar për kreun e PD-së.

“Lulzim ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në orën 9:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë dhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, – shkruan Balla.

Më herët, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu. Balla akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, akuzë e cila rëndon edhe për ish-oficerin Emiliano Nuhu.

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të … Read More »

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Të dhënat e faktet janë e vërteta, lufta kundër krimit është…

Ka ardhur edhe përgjigja e Fatmir Xhafajt për kryetarin e PD, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguan në Twitter: Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Të dhënat e faktet janë e vërteta, lufta kundër krimit është… Read More »

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar

Akuza e reagime, petët e lakrorit po hapen për të gjithë. Nga kush udhëhiqet Shqipëria.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese, Balla publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂.”

  

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar Read More »

“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet”, Rama-Bashës: Apo po fle tani?

Palët vazhdojnë me akuza e kundër akuza ndaj tyre.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe i qan dhe hallin kreut të PD-së Lulzim Basha për situatën ku ndodhet.

Në një postim në Twitter, Rama i drejtohet kreut të PD-së të cilit i thotë se një aktor i papaguar e nxori cullak duke iu referuar audio-përgjimit për Agron Xhafaj.

Ndërsa për sa i përket denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, Rama shkruan se as ai e as Taulant Balla nuk janë fare në komisariatin e Fushë-Krujës ku pretendohet se kanë rrjedhur ngjarjet pas denoncimit të Xhisiela Malokut për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama në Twitter.

“Po me kamerat e komisariatit si i bëhet”, Rama-Bashës: Apo po fle tani? Read More »

Kjo është tronditëse/ Berisha përgjoi Blendi Fevziun dhe Olldashin duke sharë Shkëlzenin, ja si u hakmor ndaj tyre

Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Përgjithshme, policia, SHKB e Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ Ushtarak, Njësia e Inteligjencës Financiare, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Departamenti Hetimor Operativ i Ministrisë së Financave dhe drejtoria e Hetimit Tatimor kanë përgjuar të gjithë bashkëpunëtorët e dyshuar dhe kundërshtarët e Sali Berishës për llogari të këtij të fundit.

Rolin kryesor në përgjime e ka luajtur SHISH, gjatë kohës që drejtohej nga Visho Ajazi Lika. Përgjimet e SHISH për llogari të Berishës u zbuluan pas rrëzimit të Berishës nga pushteti, kur një grup i Komisionit për Sigurinë Kombëtare hynë në skutat e errëta të SHISH. Meqenëse edhe vetë Rama ishte përgjuar duke folur për kokat e krimit dhe drogës, jo vetëm nuk mori masa ndaj Visho Likës, por e bëri ambasador. Grupi i kontrollit bëri një raport sekret për përgjimet nga SHISH, por Rama urdhëroi që raporti të mos shqyrtohej dhe të zhdukej.

Në bazë të këtij raporti, përgjimeve të Berishës nuk u ka shpëtuar as gazetari Blendi Fevziu, dikur shumë pranë familjes Berisha. Berisha ka përgjuar sistematikisht Blendi Fevziun, por zbardhja e një komunikimi mes Fevziut dhe një deputeti socialist e ka tërbuar Berishën.

Pjesë e bisedës kanë qenë Argita dhe Shkëlzeni, ndaj të cilëve Fevziu ka mbajtur një qëndrim injorues, madje edhe fyes.

Fevziu kishte ftuar një figurë të PS në emision. Deputeti i PS e paralajmëroi Fevziun se po të vinte në emision do të hidhte akuza ndaj Shkëlzenit dhe Argitës. Fevziu ka shprehur neveri për dy fëmijët e Berishës, ndërsa biseda e tij ka shkuar e transkriptuar në zyren e Saliut.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse Berisha dhe Fevziu u divorcuan. Para zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, Sali Berisha ishte në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit në TV Klan, shkoi në emision me natyrë argëtuese si “Apartamenti 2XL” në Vizion Plus, shkoi tek Sokol Balla, por jo në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Në bazë të raportit sekret, Berisha ka përgjuar Olldashin deri ditën e vdekjes misterioze. Berisha është shqetësuar shumë kur Olldashi ka nisur të flasë me miqtë e tij për aferat e tmerrshme të Shkëlzen Berishës.

Berisha e ka përgjuar Olldashin edhe për të mësuar planet e tij kundër Lulzim Bashës. Gjatë përgjimit të Sokol Olldashit, Berisha ka arritur të zbulojë edhe kundërshtarët e tjerë të Bashës. Kështu, në listën të përgjuarve, rezultonin Astrit Patozi, Ilir Rusmali, Mesila Doda dhe i gjithë grupi anti-familje në Partinë Demokratike. Janë përgjuar gjithashtu shumë deputetë të Partisë Demokratike, sidomos para zgjedhjeve të 23 Qershorit. Kush ka folur kundër Shkëlzenit është ndëshkuar më pas duke u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë apo në forma të tjera më të rënda./Pamfleti

Kjo është tronditëse/ Berisha përgjoi Blendi Fevziun dhe Olldashin duke sharë Shkëlzenin, ja si u hakmor ndaj tyre Read More »

Komentuesit e sulmojnë për stilin e jetës, Xhisiela: Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë

Xhisela Maloku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë në rrjetet sociale ku merr çdo ditë mesazhe të ndryshme. Shumë prej tyre e kritikojnë për stilin e shtrenjtë të jetesës duke i kërkuar “llogari” se ku i gjen paratë. Në një rrëfim për psikologen Ervisa Lula, 24-vjeçarja thotë se nuk është dhunuar apo përdhunuar, ndryshe nga ajo që deklaroi ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili në një intervistë për mediat tregoi gjithë ngjarjen që zanafillën e ka në muajin korrik të këtij viti.

Në radhë të parë i bëj thirrje të gjitha mediave mos të merren më me mua, kjo çështje tashmë i takon prokurorisë! Gjithashtu i lutem dhe politikes të na mbaje jashtë kësaj çështje si mua dhe Rexhepin sepse policia ka bërë detyrën e saj kur unë e bëra kallëzimin. E bëra sepse ndodhi një zënkë mes nesh nga inati dhe xhelozia arrita deri aty, por kjo s’ka të bejë me politikë. Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua.

Ju lutem mjafttt! Gjendja ime psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e Rexhepit duke e ditur si është e vërteta dhe që unë nuk jam dhunuar apo përdhunuar siç është shprehur Emiljano Nuhu kjo gjë më bën të ndihem keq! Uroj që çdo gjë të shkoj në vend dhe unë jam e gatshme të përballem me prokurorinë për dëshmitë e mia! Sepse herën e fundit kur jam thirrur në prokurori kam pasur një keqkuptim kur më është bërë pyetja po për dhunën a e pranon? Kam thënë s’jam gati të flas për këtë por ato e kanë marrë që unë e pranoj. Pikërisht aty ka qenë momenti që unë të tregoja të vërteten por kam qenë e paqartë!

Xhisiela Maloku hedh poshtë dhe pretendimet për kërcënime, pas dy intervistave që ajo dha në Top Channel dhe Tv Klan. “Ju lutem mos më gjykoni për jetën time se dëgjoj pafund që thonë: Ku e ke marrë këtë, ku e ke marrë atë? Duke filluar nga atletet, rrobat, gjërat më personale të mijat. Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë!

Gjykata e Krujës dha gjatë javës masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj Xhesiela Maloku. Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja, sipas organit të akuzës, ka kërcënuar vajzën.

Komentuesit e sulmojnë për stilin e jetës, Xhisiela: Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë Read More »

“Është si balenë, si fuçi uthulle”, aktorja shqiptare sulmon Fifin

Aktorja Ana Lika ka sulmuar dhe ofenduar publikisht këngëtaren Fifi. Ana Lika ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Pop Sugar” në Radio Travel dhe moderatorët i kanë kërkuar asaj të jap nga një koment për një listë këngëtarësh emrat e të cilëve nuk do zbuloheshin për dëgjuesit. Një nga emrat në listë ka qenë edhe Fifi të cilën Ana e zbuloi që në fillim. Komentet e saj ndaj Fifit nuk ishin dhe aq miqësore madje ka kaluar edhe në fyerje.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër : më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë. Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh. Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që t’i humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu“,- është shprehur Ana.

“Është si balenë, si fuçi uthulle”, aktorja shqiptare sulmon Fifin Read More »