Debat

Rama: 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke theksuar se “7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës.
Kreu i qeverisë shprehet se pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi.
“7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi, ndërkohë që po u bëhet konkurrencë e pandershme nga 7×7=42”, – tha Rama./atsh

Rama: 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave Read More »

Manastirliu-Bashës: Mos e prishni gjakun e shqiptarëve duke përhapur panik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me maskat e shpërndara për personelin mjekësor.

“Zoti Basha, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrumpallë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën. Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike”, thekson Manastirliu.

“Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë”, shton ajo.

“Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje. Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim Ata janë burimi i sigurisë që kam, se ne do t’ia dalim kësaj lufte! me ose pa ju zoti basha, ne do t’ia dalim!”, thotë Manastirliu

“Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”. Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha? Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja! Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bombë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit. Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detektivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!”, shton ajo.

Ne, thekson Manastirliu, “Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm. Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që sot jemi një, bashkë me çdo shqiptar dhe për çdo shqiptar?! Unë jam mësuar të mos habitem nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme”.

“Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës. Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit. Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspect”, thotë Manastirliu./atsh

Manastirliu-Bashës: Mos e prishni gjakun e shqiptarëve duke përhapur panik Read More »

Spiropali: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi

“BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Lidhur me tubimin e thirru sot nga Presidenti, Spiropali tha se “BesëLikja nuk është as e re as pranverore”.

“BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Është frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin shtet të së drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane”, tha Spiropali./atsh

Spiropali: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi Read More »

Vuçiç ka qenë nja 15 herë në tryezë me mua, me Hashimin, me Isën, me Ramushin”, Rama debaton me komentuesit: Zoti të ndriçoftë arsyen e të zbustë gjuhën e vrazhdë

Kryeministri Rama ka reaguar sot lidhur me akuzat e të gjithë atyre që në emër të Kosovës shprehen kundër Shengenit Ballkanik, ku në takimin e pak ditëve më parë mbajtur në Tiranë, Prishtina zyrtare refuzoi ftesën që të merrte pjesë.

Rama deklaroi ndër të tjera se herët apo vonë Kosova do të ulet në tryezën e Shengenit Ballkanit se nuk ka nga shkon përveç se nga e ardhmja.

Përvecse reagimit të plotë lidhur me këtë çështje, Kreu i Ekzekutivit, ka replikuar edhe në rrjetin social facebok me qytetarët, duke iu përgjigjur atyre.

Qëndrimit të njërit prej komentuesve i cili shprehet se “juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbinë, lojën e pistë që ajo luan, dhimbjen që popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) në veçanti e kanë përjetuar nga ky shtet. Ktu nuk bëhet fjalë vetëm për një Vuçiç|, Rama I përgjigjet duke theksuar se “mbase nuk e kupton ti i dashur atë që kuptoj dhe po bëj unë, prandaj i’a lëmë kohës të na provojë se kush ka të drejtë dhe ndërkohë të respektojmë njëri-tjetrin, që nesër kush shan e mallkon sot, të mos ndjehet fajtor dhe qesharak. Gëzuar Krishtlindjet”.

Gjithashtu, Rama i është përgjigjur edhe komentit të një tjetër qytetari I cili shkruan se “Tradhëtarë nuk je por as politikan nuk je….pak je ngut në raport me Vuçiqin por e kuptojmë që ke qëllime të mira , por kështu gëzohet vetëm Vuçiç e Serbia . Prapë ta kuptojmë se Institucionet e Kosovës e kanë pas për detyrë të jenë në at tryezë , pasi që kanë marrë pjesë edhe nepër tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin nepër shumë vende të botës e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeministër kërkuam që të prisni pak sa Kosova të ketë përfaqësues të denjë si Albin Kurti e Vjosa Osmani”.

“Jo politikan s’jam të them të drejtën e s’dua hiç të jem, me mjafton të jem ky që jam, nje qytetar i vënë në shërbim të politikës së vendit të tij dhe “s’bëj për burrë” kur i thonë asnjë politikan, ndërsa për ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pesë vjet ky proces e Vuçiçi ka qënë nja pesëmbëdhjetë herë në tryezë me mua, me Hashimin, me Isën, me Ramushin dhe me të gjithë liderët e vendeve të tjera të rajonit bashkë, po këtë herë u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgjë e re nuk ndodhi”.

Ndërsa një tjetër komentuesi i cili shkruan se “do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???, Kryeministri Rama shprehet se “mua shoqëria shqiptare më ka dhëne mandatin për të folur në emër të saj dhe ka pesë vjet që ka nisur ky proces e janë dakordësuar gjërat mes të gjithëve, sa në Berlin e sa në Bruksel, po ty faleminderit për fyerjet dhe të uroj gëzuar Krishtlindjet, bashkë me dëshirën që Zoti të të ndriçojë arsyen e zbusë gjuhën e vrazhdë, për veten tënde jo për mua, se unë jam mësuar me të gjitha dhe fjalët e këqia me kanë bërë më të fortë”.

Pyetjes së një qytetarje e cila shkruan se “po si të ulemi me të në një tavolinë kur ai ishte në një krah me Sloboden Millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e Reçakut? Kur të gjitha viktimat që u bën në Kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?, Kryeministri Rama përgjigjet: Dikur Kosovën nuk e pranonin ata në asnjë tavolinë, ndërsa Kosova përpiqej të ishte në çdo tavolinë dhe e arriti! Sot ikën Kosova nga tavolina (përkohësisht uroj), ndërkohë që paqja bëhet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe bëhet në tavolina nuk bëhet në barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimenë dhe Presidenti i Ukrahinës ulet në tavolinë me Presidentin e Rusisë, se s’po të jap më shumë raste se arrita në Vlorë e duhet të zbres nga makina tani. Gëzuar Krishtlindjet”.

“I Nderuar Zot Kryeminister Rama, une jam i mendimit qe per minishengenin duhet te pyetet populli Shqiptar edhe ate ne Referendum, ae duam minishengenin me Srbin apo jo, mendoj qe kohe e monizmit ka kaluar kur vendoste nje person dhe partia, Nese jemi pjes e demokracionit atehere hedhe pyetjen ne Referendum Shqiptaret te vendosin a duan minishengen me Serbin e cila ka bar Genocid ne Kosov, por per fat te keq na prandaj jemi ku jemi qe gjith evropa dhe bota tallet me ne, Zoti e bekoft Shqiprin dhe gjithe Shqiptaret ane mban botes ku jane”, shprehet një tjetër qytetar.

Kryeministri Rama iu përgjigj duke theksuar se: “i dashur kjo është e dakordësuar me kohë e me vakt nga populli shqiptar, që kur doli nga bunkeri komunist, po mbase duhet ta pyesesh ti veten a e ke idenë çfarë është Shengeni Rajonal a jo? Sepse jam i bindur që po ta dish tamam, do jesh shumë i qetë, ndërkohë që të siguroj që Europa dhe bota nuk tallen aspak me ne, ndërkohë që këtë proces e mbështesin fuqimisht! Zoti e ka bekuar Shqipërinë po u ka lëne shqiptarëve detyrë ta duan duke dashur njeri-tjetrin”./atsh

Vuçiç ka qenë nja 15 herë në tryezë me mua, me Hashimin, me Isën, me Ramushin”, Rama debaton me komentuesit: Zoti të ndriçoftë arsyen e të zbustë gjuhën e vrazhdë Read More »

Gjergj Luca përplaset me Lefter Maliqin: Je polic, apo politikan?

Në emisionin “Top Talk” të kësaj të shtune tonet kanë qenë të larta mes biznesmenit Gjergj Luca dhe deputetit Lefter Maliqi.

Teksa të dy ishin të ftuar për të biseduar për katastrofën natyrore që goditi vendin në 26 nëntor, tonet mes tyre kanë filluar pasi deputeti Maliqi po kërkonte me ngulm që autoritetet duhet të veprojnë dhe të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Pjesë nga debati
Luca: Ka ardhur për politikan apo për polic këtu?!

Maliqi: Fol si të duash, kam qenë edhe kryetar komune, politikan jam unë. Drejtues policie si të duket ty. A do flasim për ata të dëmtuarit?!

Luca: Unë debat nuk krijoi me njeri, sidomos me politikanë, po të ishte polic edhe
mundet. Ky zotëria ta ndajë, ose të flas si politikan ose si polic. Si polic po flet saktë.

Maliqi: Duhet të vihen në pranga firma ndërtimesh, kryetarë bashkish…

Luca: Nëse ke ardhur si politikan unë nuk flas me ty. Mos bëj politikë me fukarallikun.
Maliqi: Bëj politik për drejtësi.

Gjergj Luca përplaset me Lefter Maliqin: Je polic, apo politikan? Read More »

“Shpërthen” Kujtim Gjuzi ndaj biznesmenit gay: “Ishalla e va.rin kuksianët”

Prej disa ditësh në rrjetet sociale biznesmeni Elton Ilirjani ka nga.cmuar deputetin konvervator Kujtim Gjuzi, ndërsa ky i fundit nuk e ka fshehur diskri.minimin në drejtim të komunitetit LGBT. Por duket se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit, pasi palët janë përfshirë në ak.uza të forta.
Në një postim të pak minutave më parë në Instagram, Ilirjani ka shpërndarë një screenshot (fotografi ekrani) ku bie në sy komenti i deputetit Kujtim Gjuzi ndaj vetë Ilirjanit.

Ekzaktësisht, Gjuzi shkruan:
“Ishalla e va.rin kuksianët.”

Ilirjani e shoqëron fotografinë në fjalë me përshkrimin:
“Ky është deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë! Thirrje për vr.asje dhe thirrje urr.ejtje! Ku është policia, prokuroria, shteti, shefi i opozitës, organizatat LGBT, aktivistët? Turp dhe mjerë!”

Nuk dihet nëse ndaj deputetit Gjuzi do të ndërmerret një iniciativë shkarkimi, por Ilirjani duket se nuk do ta lërë me kaq çështjen.

“Shpërthen” Kujtim Gjuzi ndaj biznesmenit gay: “Ishalla e va.rin kuksianët” Read More »

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët”

Rubrika “Përputhen” në emisionin e “E diell” po krijon javë pas jave dinamika dhe batuta nga më të ndryshmet me takimet e disa të rinjve shqiptarë. Bëhet fjalë për një konkurim të meshkujve për t’u fituar zemrat dy bukurosheve, Antoneta dhe Ina.

Kjo e diel nuk la një shije të mirë në publikun shqiptar, sepse Olti Curri ofe ndoi njërin nga djemtë e zgjedhur nga Top Channel në emisionin e frymëzuar nga një format i ngjashëm italian.

Siç bën zakonisht, Olti luajti rolin e ngacmuesit, por kësaj here duke e tepruar me komentet e tij. Njëri nga djemtë, Denardo Neziri, ishte shënjestra e tij e radhës. “Ti bën aktrim 5-lekësh”, ishte njëra nga fjalitë me të cilat Olti iu drejtua Denardos, i cili është aktor profesionist në TKSE.

Nuk ka vonuar reagimi i Denardo Nezirit, i cili me një Insta Story në profilin e tij në Instagram i ka dedikuar disa fjalë. “Jam i lumtur që bëj ‘teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët, që të jem në qendër të vëmendjes. Jam shumë i zënë duke u marrë me projektet e mia profesionale”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë që Olti Curri përfshihet në konflikte të tilla, sepse e kemi parë shpesh duke u përplasur me personazhe të ndryshme në TV. Synimi dihet: të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët” Read More »

Mamaja “fanatike” nuk lejon vajzën të dalë nga shtëpia: “Më ka shoqe vetëm mua,goca ime kafe nëpër lokale”

Adoleshenca është një moshë delikate. Dhimbjet e gëzimet përjetohen me intesitet të madh dhe shpeshherë prindërit e kanë të vështirë të menaxhojnë fëmijët e tyre.

Kjo bëhet shkak për mosmarrëveshje dhe konflikte mes tyre. Një temë e tillë delikate është trajtuar edhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Griselda ka një problem me nënën. Ajo gjithë kohës e kontrollon dhe monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Për këtë arsye, Griselda e ka ftuar në studio dhe ka një kërkesë të veçantë për të.

Griselda: Para pak kohësh, unë kam pasur probleme me shëndetin, me oreksin.

Ardit Gjebrea: Nuk kishe oreks?

Griselda: Jo!

Ardit Gjebrea: Pse?

Griselda: Nga problemet në familje. Jam tip shumë i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Sa kile ke qenë?

Griselda: Kam qenë 28 kile.

Ardit Gjebrea: Sa….

Griselda: 28!

Ardit Gjebrea: Wow!

Griselda: Tani jam 56!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk haje?

Griselda: Unë jam tip që gjendjen që kemi ne në familje, jam shumë tip i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?

Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.

Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?

Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..

Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…

Griselda: Ose në ndonjë vend…

Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?

Griselda: Po dilnin.

Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.

Griselda: Po!

Ardit Gjebrea: Ndoshta jo për kafe por në shtëpitë e tyre të shkoje të linte?

Griselda: Kam shkuar vetëm një herë tek shtëpia e shoqes time dhe atë ditë që kam shkuar më ka marrë shumë herë në telefon.

Ardit Gjebrea: Mirë! Është normale.

Griselda: E vuaja këtë pjesë. Kur shkoja në shtëpi, e mbyllja derën me çelës dhe qaja. Edhe gati ditë për ditë kemi me mamin këtë lloj konflikti, që i them pse nuk më le të dal..

Ardit Gjebrea: Kjo ka ndodhur vetëm kur ke qenë në klasë të 9 apo vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite?

Griselda: Jo, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ardit Gjebrea: Pra dhe tani që ti je bërë 17 vjeç, ti nuk del me shoqet?

Griselda: Jo, nuk dal.

Ardit Gjebrea: Fare, fare?

Griselda: Fare, fare. I takoj vetëm në klasë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thotë mami kur ti ankohesh?

Griselda: Thotë që ka ardhur kohë e keqe. Nuk e njeh shoqërinë..

Ardit Gjebrea: Më trego pak një ditë tënde të zakonshme, cila është?

Griselda: Ngrihem në mëngjes për në shkollë.

Ardit Gjebrea: Shkon vetë?

Griselda: Jo, me mamin. Më përcjell mami në shkollë. Mbaron mësimi, kur dal nga mësimi prapë e gjej mamin aty. Dhe nisemi të dyja domethënë për në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pastaj mbasditen mbyllur në shtëpi?

Griselda: Po, gjithë ditën mbyllur, nuk dal.

Ardit Gjebrea fton në studio mamin e Griseldës ku i kanë përgatitur një “surprizë”. Zonja Dallëndyshe shikon vajzën e saj teksa pi kafe me dy vajza të tjera.

Ardit Gjebrea: Po pinë kafe. Janë në qejfin e tyre..

Dallëndyshe: Jooo!

Ardit Gjebrea: Si jo ? Po është me shoqet.

Dallëndyshe: Do jetë këtu brenda, se nuk pi goca ime kafe nëpër lokale.

Ardit Gjebrea: Duke parë ti këtë pamje, çfarë mendon, nuk të pëlqen? Që është me dy shoqe po pi kafe.

Dallëndyshe: Këtu në studion tuaj më pëlqen, por në lokalet e tjera jo.

Ardit Gjebrea: Tani t’ja ndërpresim kafen apo ta lëmë të pijë kafe?

Dallëndyshe: (Qesh) Ajo s’pi kafe, s’ka pirë asnjëherë kafe.

Griselda: Të kam thirrur se dua të të falenderoj për gjithë sakrificat dhe mundimet që ke bërë për mua. Kur kam pasur probleme me oreksin, që jam shtruar dhe në spital dhe je kujdesur shumë. Të kam thirrur dhe për disa kërkesa që dua t’i plotësosh. Siç e shikon jam ulur në kafe me shoqe dhe dua që tani të më lësh dhe me shoqërinë të dal. Dua të m’i plotësosh..

Ardit Gjebrea: Një kërkesë ka, se thotë kam kërkesat e mia. Në fakt një ka… të më lësh të dal me shoqet. Se duket sa shumë kërkesa ka.

Dallëndyshe: Unë kërkesat me thënë të drejtën, nuk është se nuk ia plotësoj. Kam gjithë problemin se dua të mbarojë shkollën. Edhe një vit ta bëj pak.. sa të mbarojë shkollën.. Gocën e madhe e kam të urtë, më ka shoqe vetëm mua.

Ardit Gjebrea: Do ja japim atë lejen Griseldës?

Dallëndyshe: Ama edhe ajo të më japi..

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Griselda?

Dallëndyshe: Unë dua të hajë çfarëdo gjelle, nuk më ha Ardit.

Griselda: Po! /tvklan.al

Mamaja “fanatike” nuk lejon vajzën të dalë nga shtëpia: “Më ka shoqe vetëm mua,goca ime kafe nëpër lokale” Read More »