Ka shkuar deri në Bruksel përplasja mes PD dhe PS. Sherri mes tyre është zhvendosur në Parlamentin Europian ku opozita ka braktisur takimin. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës. ‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam ”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”. Sipas Pollos, eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.
Por teksa ai fliste ndërhyri Monika Macovei, nënkryetarja komisionit të Stabilizim Asociimit, duke i thënë që të mos vazhdonte më. “Të gjithë këto akuza që ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk janë të vërteta”– tha ajo. Edhe para nisjes së kësaj seance në parlamentin europian ka pasur një përplasje përmes statuseve në Facebook mes Pollos dhe Ballës, ku ku i fundit shkruante: Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin👎.
Ka replikuar sërisht me ish mikun e tij nga qelia e burgut, Izet Haxhia. Ish trupëroja i Sali Berishës, që tashmë ndodhet në burg në pritje të apelimit për dënimin që i është ngarkuar për vrasjen e Azem Hajdari, akuzon ish-mikun e tij Romeo Karaj për shpifje. “Harrove qe me kontaktove vete dhe me luteshe si pusht per te te dhene ndonje informacion per Berishen, ndaj erdhe ne Turqi te me takoje, per dosjen ku ishe perfshire ti!”, i shkruan Haxhia ish-mikut të tij. “Tani, per ate burrerine tende qe po te dola para, te te rruaj trapin, problemi qendron ketu: se ti je trap nga koka tek kembet dhe s kam ku gjej gjithe ato brisqe..!!!! Duhen shume se je dhe si komardare, per marshalla! (Ishala te eshte kthyer gruaja ne shtepi!) Do takohem me Berishen gjalle a vdek! Njesoj edhe me ty!! Njesoj edhe me Ismet e Iljaz Haxhiaj!”, shton ndër të tjera ish-trupëroja i Berishës.
POSTIMI I PLOTË/ -Pergjigje Romeo Kara, vellezerve te tij Ismet dhe Iljaz Hazhiaj dhe Krye kriminelit qe i mbushi me para mire keta te paret,Sali Ram Berisha! More brumbull i peshtire, Romeo Kara, qe me je bere si Berisha ne nivelin e shpifjeve te pafytyra e te pander!! Po me ke me ngatrron ti mua , more rrugaç lagjeje? Harrove qe me kontaktove vete dhe me luteshe si pusht per te te dhene ndonje informacion per Berishen, ndaj erdhe ne Turqi te me takoje, per dosjen ku ishe perfshire ti! Per t u publikuar me mua…Harron ti se si me luteshe si zagar per pak reklame dhe mbrojtje? Po ti je nje shpifes i neveritshem, nje hajdut ordiner! Qe i vodhe shtetit( Ministrise Energjitike) 300 € fakture gjasme taksie per te ardhur nga aeroporti ne hotel, nderkohe qe more servisin publik te transportit, qe te kushtoi vetem 5 €. I ka ministria keto fatura..
Sa per ish-vellezerit e mi, ne 2001, duhet te t a kete treguar Ismet flokelyeri qe beri marreveshje me Shikun, dhe me kerkuan edhe mua te beja marreveshje, dhe si shperblim , ishte lirimi i vellezerve dhe sistemimi im ne Amerike! Por, une nuk jam njeri i marreveshjeve me askend, more horr, per asnje cmim ne bote! Vetem me te verteten! Sheflie Demiri, te thote gje? Eshte ajo gjyqtarja qe m u lute t i kundervihesha( eshe pse s me takonte) dhe une bera status, te cilin ti e prezantove ne gjyq ku ishe i akuzuar, per t u mbrojtur!
Ai gjakhelmuari Ismeti qe te del krahe e tradheton gjakun e tij, nga i gjeti ato 60 milione qe kishte ne shtepi kur e arrestuan(qe ja mori gruaja kur i iku dhe e la si te menderosur) Nga i gjeti, nga puna si polic trafiku? Keshtu jane edhe ato ” kursimet e tua 3 vjecare” more vjadhacak hardhuce! Hajdute me çizme! Po Kastriot Ismailaj te mbajti me buke se zhgrryheshe rrugeve si zagar, dhe ti i vodhe dokumente kompromentuese dhe i kerkove 500 mije euro gjobe, qe mos e denoncoje! Ai s ti dha, dhe ti e denoncove! Vemje obez i peshtire! Ti je bere vella gjaku me Ismet e Iljaz Haxhine, qe mallkuar j u qofte gjaku qe na lidhte!
Sepse tani, jane armiq! Ju i keni marre me dhune avokatit tim kopjen e dosjes time te mbrojtjes,per te kompromentuar mbrojtjen time! Por une j u dal per Zot te gjithave!Ato fotokopjet e dosjes time, i ke bere ne zyrat e shtetit, pa asnje lek, more kerme! Dmth, prape ke vjedhur shtetin e ke shkelur ligjin! E megjithate, meqe po i permend, do te t i kthej se kam hall se me mbetesh ne dore, dhe s kam ndermend te ndyj ndergjegjen time me ty! As frike, mos ki, se kam plane te bukura per jeten time, s kam ndermend te futem ne ujera te zeza duke u marre me ty, more diarré njeri!Dhe pervec atyre qe jane ne dosje, kam supriza llahtarisht te pakendshme, thuaju vellezerve te tu te qelbsillikut! Ju j a kaluat edhe Berishes, qe s kishte njeri ne bote qe j a kalonte per shpifjet dhe tradhetite e tij! Po aq sa ai qen, do j u kursej edhe juve, legena! Une s heq dore sa te kem fryme nga lufta me Berishen, per jete a vdekje!!
Ama, dije mire, qe po kaq kam per te hequr dore edhe nga ty Romke, edhe nga ty Ismet flokelyeri, edhe nga ty Iljaz tradhetar i qelbosur qe e paske falenderuar Romken per keto qe shpif si prostitute, ndaj ish- vellait tend te nje gjaku! Harram qumeshti i nenes time qe j u ka mekuar edhe juve, more te pabese, te shitur te Berisha per te me kalbur mua ne burg! Gjyqi do behet! Sepse jam me te verteten dhe Zotîn! Njehere, ka per te ardhur nje Prokuror, per te me degjuar! Edhe per ato gjera te pazbuluara! Berisha- pa asnje meshire! Ju- pa asnje meshire!
Dhe tani, me degjo mire more zagar: meqe prape permend te dashuren time, qe eshte gruaja ime dhe gjithcka, dmth prape me permend familjen dhe sulmon femra, po te them vetem dicka: Nuk e kam per detyre te te jap shpjegime ty, por t a kesh te sigurte si vdekja qe marredhenia ime me Erjonen, eshte po aq virtuale, sa ishte marredhenia jote me gruan e pare, ne dt 16 a 17 mars, ne hotelin Ilajda Avant- garde, kati i trete, dhoma 302. Ne qytetin ku ndodheshim, nuk ekziston asnje sherbim specialist per kancer, qe ti pretendon se ishte arsyeja qe ishe me te. Mashtrues ordiner! Me perdore si mburoje mua, kur te telefonoi gruaja e dyte, qe rastesisht j a kishte thene nje shoqja e saj qe te kishte pare ne aeroport me gruan e pare! Por kur genjen edhe gruan, imagjino cfare i degjeneruari je ti!! Une as e kisha idene qe ti kishe grua te dyte, sepse ate tjetren m a prezantove si gruan tende! ME DETYROVE TE FLAS, SEPSE PRAPE U MORE ME DASHURINE DHE GRUAN TIME TE JETES!!! Pis burre!
Tani, per ate burrerine tende qe po te dola para, te te rruaj trapin, problemi qendron ketu: se ti je trap nga koka tek kembet dhe s kam ku gjej gjithe ato brisqe..!!!! Duhen shume se je dhe si komardare, per marshalla! ( Ishala te eshte kthyer gruaja ne shtepi!) Do takohem me Berishen gjalle a vdek! Njesoj edhe me ty!! Njesoj edhe me Ismet e Iljaz Haxhiaj!
Izet Haxhia. Burgu 302, Tirane! Ps: ky ishte shkrimi i Izetit, tani po them 2 fjale te vockla une, Erjona, meqe prape me permende mua dhe familjen time. Kam msg e tua kercenuese per padi, kam msg kercenuese te shume prej jush, kam shpifje me tonelata ndaj meje.. Me emer dhe mbiemer per secilin! dhe komentet… Apo c po del dhe ky ligji per shpifjet🌚🌚🌚 Sa per vetedorezimin e Izetit, une kam ne telefonin tim biseda te panderprera me te, qe kur u paraqit ne komisariat pardite, kur une ulerija qe te kthehej, kur policet i thonin , ik se na hap pune.. Dhe Izet Haxhia, nuk iku! J u kembenguli policeve telefononi Ankarane, dhe ka pritur i lire ne komisariat 3-4 ore, deri sa ata u njoftuàn kush ishte Izeti! Deri ne momentin e burgimit ka patur telefonin, ne oren 8 e gjysem ne darke! Kam gjithe msg dhe bisedat! Edhe Iljazi, i vellai i ka… se edhe me ate ka folur deri vone…por ai paste faqen e zeze…! Dhe mos harro: kur dikush eshte kaq i shemtuar sa ti, s mund te kete luksin te jete edhe i lig e idiot.. Se s ja perballojme dot te gjitha.. 😂😂 C’thot’ ky popull per majmune: ” T a kesh mik te prish pune, t a kesh hasem, te ha mune”. Izet Haxhia, ylli im, i bukuri im, kur t i ka fal Zoti te gjitha, s ke c te thuash vec” Faleminderit Zot!” Drite, drite, drite E di qe me do, po aq pakthyeshmerisht, sa edhe une❤️
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video përgjim.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.
“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.
Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin.“Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.
Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici.
Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi. Lidhur me video-përgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.
Bashkim Fino ka shfaqur zemërim kundër dy ministrave të qeverisë “Rama” gjatë seancës së sotme parlamentare. Fino në një moment reagoi keq ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Shkak është bërë reagimi i Bushatit, i cili është parë duke qeshur, ndërkohë që Fino ishte në këmbë nga vendi duke duartrokitur pas replikës së socialistit Erjon Brace, që i kërkoi ministrit Ahmetaj llogari për tatimet që duhet të paguajë FSHF-ja.
Deputeti i PS iu drejtua Minsitrit me fjalët: Mos qesh ti se të kanë akuzuar Luli dhe Saliu që ke vjedhur vota, por ti këtë se ke bërë, prandaj përgjigju këtyre akuzave.
Ndërsa më tej ish-kandidati i FSHF replikoi dhe me Ametajn duke i thënë: Bëre detyrën ti. Kujtojmë që Fino humbi garën në FSHF përballë Armando Dukës, por që këtë humbje e ka kontestuar dhe po vijon betejën e tij ligjore.
Pas gjithëcka ndodhi pas publikimit të historisë së saj, Xhisiela Maloku ka nisur një luftë verbale me komentuesit nëpër rrjete sociale. Ka qënë mbrojtësi i Teutës, Ditman Bicaj, ai që pati një koment ditën e sotme, për Xhisiela Malokun, personazhin që bëri lëmsh të gjithë politikën shqiptare. Ditë më parë pati një shpërthim në shtëpinë e gjyshit të saj dhe Xhisiela akuzoi opozitën për aktin. Këtë vorbull ngjarjesh e komenton edhe futbollisti i Teutës, Ditmar Bicaj. “I paska lëshuar pëllumbat kjo” ka qenë komenti i qendërmbrojtësit në rrjetet sociale.
Por, këtë koment të Bicajt që bëri bujë në rrjetet sociale, vetë Xhisiela nuk e ka lënë pa kaluar. Në një foto të postuar në Instagram, ajo i kthehet Bicajt: “I kam lëshuar te mami ose motra jote! Vrapo t’i marrësh shpejt.”
Kryetari i PD Lulzim Basha ka munguar në seancat gjyqësore ku ai është i akuzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ka qene ky i fundit që i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, datën e gjyqit, pas kallëzimit penal që Balla ka depozituar për kreun e PD-së.
“Lulzim ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në orën 9:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë dhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, – shkruan Balla.
Më herët, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu. Balla akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, akuzë e cila rëndon edhe për ish-oficerin Emiliano Nuhu.
Ka ardhur edhe përgjigja e Fatmir Xhafajt për kryetarin e PD, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguan në Twitter: Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite
Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!
Akuza e reagime, petët e lakrorit po hapen për të gjithë. Nga kush udhëhiqet Shqipëria.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese, Balla publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD.
“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂.”