Debat

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë?

Deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi edhe sot, se do ta lërë punën si deputet. Ai thotë se nuk po e lënë të bëjë punën e tij, për shkak të interesave klienteliste. Braçe përmendi pa emër deputetë që e bllokojnë, ndërsa dy javë më parë akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla se kishte bllokuar një amendament të propozuar prej tij për uljen e TVSH-së për bujqësinë. Braçe, që mbante postin e zv/kryeministrit deri në shtator 2021, ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë në fushën e bujqësisë, duke akuzuar ministren Frida Krifca se bën politika klienteliste me një grusht oligarkësh, duke mos përkrahur fermerët.

Reagimi i Braçes

“Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament. Na e thane sot, ndaj ketu s’ka kembe njeriu.

Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.

Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve.

6 muaj asnje pergjigje!

Nga njera ane nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimarrjes në Kuvend-më troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Padrejtësi e pabarazi e turpshme.

Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.

Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;

E doja si punë, e kam bërë si punë.

Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?

Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;

Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;

Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shkruan deputeti socialist.

Erion Braçe pasi filmon sallën e Kuvendit pa këmbë njeriu: Ç’janë këta skuthë që më bllokojnë? Read More »

Depueti bën thirrjen e fortë: ‘Të shkrihet menjëherë Bordi, çmimi në bursa ka rënë’

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim në “Facebook”, ka reaguar me kritika ndaj Bordit të Transparencës, duke u shprehur se ka 20 ditë që nuk mblidhet edhe pse çmimi në bursa ka rënë.

Statusi:

Bordi i naftes e leshon pa duar vjedhjen e shqiptareve, ka 20 dite qe s’mblidhet!

Bordi i hajduteve, qe cakton cmimin e naftes nuk mblidhet, qe ne 12 tetor pasi gozhdoi cmimin ne 240 lek per liter.

Cmimi i naftes ne bursa ka rene deri ne 15% ndersa bordi i hajduteve nuk e leviz cmimin ne menyre qe vjedhja te vazhdoje.

Maqedonia e ul dy here cmimin brenda vetem pese diteve dhe aktualisht eshte 189 lek litri.

Ndersa ne Kosove sot cmimi i naftes eshte 202 lek litri.

Bordi ka 20 dite qe duke mos u mbledhur e ka leshuar pa duar vjedhjen.

TE SHKRIHET MENJEHERE BORDI I HAJDUTERISE!

TE MIRATOHET PROJEKTLIGJI I PARTISE SE LIRISE PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE TE KARBONIT

Depueti bën thirrjen e fortë: ‘Të shkrihet menjëherë Bordi, çmimi në bursa ka rënë’ Read More »

‘Janë kriminelë’/ Gazetari fyen shqiptarët, reagon ashpër deputeti britanik: Ajo që thatë është gë rryese!

Deputeti konservator i Britanisë së Madhe, Roger Gale i ka quajtur fy ese komentet e prezantuesit britanik Jeremy Kyle për emigrantët shqiptarë.

Gjatë një bisede në radio, teksa Kyle quajti emigrantët shqiptarë si kr iminel, Gale e kundërshtoi atë duke thënë se ata nuk janë të tillë dhe se përshkrimi i prezantuesit ishte në mënyrë irracionale

Jeremy Kyle tha për TalkTV: Unë po flas konkretisht me Roger për 10,000 kriminelë meshkuj shqiptarë që hyjnë me varka të vogla që infektojnë vendin tonë dhe kryejnë kr ime. A nuk mendoni si deputet në atë lloj zone, sepse po dëgjoj nga qindra njerëz se kjo është një gjë absolutisht e tme rrshme që do të ndodhë në 2022 në Mbretërinë e Bashkuar?”

Sir Roger u përgjigj: Jeremy, ti po flet mjaft i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë dhe ti e di se po ashtu jam dhe unë dhe në fakt ajo që sapo thatë është gë rryese, fy ese. Nuk janë 10,000 kri minelë shqiptarë që vijnë… ose do të bëjmë një bisedë të arsyeshme për këtë ose nuk do të bëjmë.
Kyle u përgjigj: Pra ju po më thoni se nuk ka 10,000 emigrantë nga Shqipëria, kr iminelë që kanë ardhur në këtë vend? 10,000 burra emigrantë shqiptarë midis 20 dhe 40 vjeç, dy për qind e popullsisë së tyre.

Sir Roger kundërshtoi: Pra, ne tani e kemi ulur argumentin në një nivel. Tani po flasim për 10,000 burra shqiptarë që është e saktë. Por mos i përshkruani ata në mënyrë emocionale dhe irracionale si 10,000 kri minelë, sepse ata nuk janë ata që nuk janë.

Deputetët dëgjuan më parë se rreth 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në MB pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit, nga të cilët 10,000 janë burra. Kjo krahasohet me 50 në 2020.

‘Janë kriminelë’/ Gazetari fyen shqiptarët, reagon ashpër deputeti britanik: Ajo që thatë është gë rryese! Read More »

Ska ndali me klikimet e blera tek ‘Kënga Magjike’/ Drejtuesi i kompanisë së publikimit të videove në YouTube bën deklaratën ‘bo mbë’

Blerja e klikimeve ka qenë shpesh një diskutim i hapur kur evidentohen shifrat marramendëse në videoklipet e këngëtarëve në Youtube. Shpesh aludohet se ato blihen, e shumë artistë aku zohen e ak uzojnë për blerjen e tyre, i cili është një proces i njohur tashmë dhe shumë lehtësisht i arritshëm. Por pasi u zbulua shumë artistë të festivalit Kënga Magjike kanë blerë klikimet, u nis një de bat i ri në median online dhe jo vetëm.

Drejtuesi i Acromax Aldor Nini, i ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, shpjegoi më imtësisht proçesin e blerjeve të klikimeve dhe si ndikon kjo në treg. Ai shprehu se ky veprim nuk është thjesht jo etik, por mbi të gjitha jo profesional dhe shkakton një çrregullim të tregut muzikor.

Përsa i përket artistëve të Kënga Magjike, Nini sqaroi:

“Ka [artistë që kanë blerë klikime], jo vetëm për këtë edicion por edhe për shumë vite të tjera përpara këtij edicioni të Këngës Magjike. Unë kam telefonuar secilin artist që ka blerë klikime për festivalin. Janë shtatë artistë [këtë vit]. Jo për tu thënë që e di, por për tu shpjeguar si mund të bëjnë marketing real pa blerë klikime. Nëse ne do tregonim emra do dënonim edhe ata që e kanë që të detyruar të blejnë klikime sepse të njëjtën që po bën edhe konkurrenti i tyre.”

Nini, drejtues i kompanisë më të madhe të publikimit të videove në YouTube nga krijuesit shqiptarë, tha se klikimet vijnë nga vende si India, Indonezia etj. dhe shumë prej artistëve paguajnë kompani publikimi për strategji marketing dhe në padijeni përfundojnë me klikime të blera.

“Në sektorin e cyber-crime, ky është sektori që hyn si mashtrim, patjetër në bazë të kodit penal shqiptarë këta njerëz mund të dënohen. Si për shitjen e klikimeve, ata që ndihmojnë bëjnë transaksionin financiar, por dhe kundrejt çdo lloj personi që është i përfshirë, si edhe menaxheri, apo kompanitë publikuese që mburren. Janë shumë njerëz të përfshirë që mund të dënohen.”

Ska ndali me klikimet e blera tek ‘Kënga Magjike’/ Drejtuesi i kompanisë së publikimit të videove në YouTube bën deklaratën ‘bo mbë’ Read More »

Përpl asje e fortë në ‘Top Channel’, zbardhen detajet 

Një ditë më parë u përfol se Sokol Balla, drejtori i informacionit dhe autori i emisionit “Top Story”, do të largohej nga “Top Channel”.

Burime nga “Topi” thanë për CNA.al se Sokol Balla ka pasur një përplasje me aksioneren Lori Hoxha, e cila aktualisht po merret me menaxhimit e televizionit.

Detajet e përplasjes mbeten ende të pasqaruara, por mësohet se Balla është shkarkuar nga posti i drejtorit të informacionit. Aktualisht ai mban vetëm pozicionin e moderatorit në emisionin “Top Story”.

Sokol Balla u rikthye pas disa vitesh në “Top Channel”, pas largimit të ish-drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi. Balla mori drejtimin e informacionit dhe emisionin ku ishte vetë autor, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe së fundi ka pasur përplasje të forta me aksioneren Lori Hoxha.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim me emisionin e drejtuar prej tij, por në daljen e tij të fundit të enjten në mbrëmje, në përmbyllje të programit ku dhe bën fjalën mbyllëse, ai është shprehur:

“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën tjetër në ora 21:00. Se kanë dalë disa lajme nëpër portale se Sokol Balla largohet nga ‘Top Channel’, unë nuk iki në një televzion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki në një televizion tjetër, pasi e konsideroj ‘Topin’ si shtëpinë time, sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore janë dy palëshe, dhe në një marrëdhënie rrihet nëse rrinë dy palët, nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet.

Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Do të doja shumë që të shiheshim së bashku të hënën në orën 21:00, po edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla natën e mirë.”- duke nënkuptuar kështu se ai dëshiron të qëndrojë në “Top Channel”.

Balla qartazi ka lënë topin te pala tjetër (Lori Hoxha).

Kjo nuk është hera e parë në fakt që gazetari dhe moderatori i njohur është larguar nga kjo media, por me sa duket së fundmi ka pasur një mosmarrëveshje me një nga aksionerët e “Top Channel”./Shqiperiaime

Përpl asje e fortë në ‘Top Channel’, zbardhen detajet  Read More »

De gradon situata në ofendime dhe fyerje personale live në emision: ‘Ik gjej burrë, k****’

Puntata e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ ishte e mbushur me ofe ndime. Në studio po diskutoheshin propozimet e avokates Migena Balla për ligjërimin e po ligamisë në Shqipëri. Blogerja dhe gazetarja Zhaklni Lekatari dhe historiani Olsi Jazexhi, deb atuan me njëri-tjetrin, duke e cuar përballjen në ofe ndime personale.
‘Ti ishe vajzë e hajrit, do ishte grua e mirë në Kosovë, po u ndave, erdhe këtu hape blogje se ksi. Ajo është një copë injorante që ka një blog s eksi. Ik martohu, ik gjej një burrë aty, K***’- tha Jazexhi, i cili iu drejtua moderatores: Ajo më ofendoi më tha antishqiptar.

‘Të ka hy she jtani në bark, të duhet me të cu në nja hoxh me të këndu, të nxjerrin si aktore po rnografike në emisione’ – i thotë më tej Jazexhi, duke mos u ndaluar e vijuar: Po deshët ia nxjerr të gjithë da shnorët Zhaklinës…

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bieta në Instagram-in e saj, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fy erjeve personale, go ditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dë non edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “po lici morale”.

Sot nuk ishte nje emision i zakonshem. Nje te shikoni kerkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Eshte jo thjesht e t urpshme, por teresisht e patolerueshme qe go ditjen personale ne brez: fyer, futje nen carcafin e krevatit te cdonjerit, lincim publik dhe perdh osje e figurave publike te lejohen. Sikunder edhe e shpreha dhe reagova ashper pergjate emisionit deri ne largim te historise, de noj cdo fyerje dhe nuk mund te pranoj qe pikerisht ne “Ftese ne 5”, emisionin qe ka shtylle te veten “mbrojtje dhe lartesimin e dinjitetit te gruas”, te den igrohet kush mendon ndryshe. As ne “Ftese ne 5” dhe as ne shoqerine tone nuk mundet kush te beje “po licine morale”.

De gradon situata në ofendime dhe fyerje personale live në emision: ‘Ik gjej burrë, k****’ Read More »

Nuk kursehet Arian Çani për kolegun në televizionin tjetër: ‘Fantomasi është neveri, një mortje’

Moderatori i njohur Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merakton televizive. Ai u largua papritur nga TV Klan kohë më parë dhe vetëm ditët e fundit është mësuar se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.

Mbrëmjen e sotme Arian Çani ka dalë në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka ofenduar një prej kolegëve moderator, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mo rtje”.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pis ta

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mor tje

Nuk kursehet Arian Çani për kolegun në televizionin tjetër: ‘Fantomasi është neveri, një mortje’ Read More »

Reagimi i Artan Fugës për su lmin kibernetik: ‘Yttttt, legena! Racë patronazhistësh’

Nëse e keni kaluar koronavirusin, atëherë duhet të keni ndjerë lodhje të gjatë dhe rra skapitëse. Megjithatë, pikërisht kur menduat se po “vinit në vete”, lodhja vazhdoi të ndërhynte në funksionimin tuaj të përditshëm.

Ekspertët janë të shqe tësuar për numrin e njerëzve që raportojnë lodhje, edhe pas shërimit nga virusi.

“Meqenëse nuk ka një përkufizim të dakorduar të l odhjes pas Covid-it, është e pamundur të jepet një numër i saktë i njerëzve që e përjetojnë atë”, thotë Dr. Natasha Yates, asistente profesore në Universitetin Bond dhe shton: “Vlerësimet ndryshojnë ndjeshëm në mbarë botën. Një studim zbuloi se 13-33 për qind e njerëzve ishin të lodhur 16-20 javë pas fillimit të simptomave. Ky është një problem shqetësues i përhapur”.

“Në fillim të pandemisë, ne kuptuam se disa pacientë kishin një sërë simptomash dobësuese që u zva rritën për muaj të tërë, të cilat ne tani i quajmë Covid afatgjatë.

Rreth 85 për qind e pacientëve me këtë gjendje përjetojnë lodhje, duke e bërë atë një nga simptomat më të zakonshme pas Covid. Megjithatë, njerëzit me Covid afatgjatë kanë një sërë simptomash të tjera, si “mjegull truri”, dh imbje koke dhe dhi mbje muskulore”, theksoi Dr. Natasha Yates.

Mjekët dhe shkencëtarët vazhdojnë të mësojnë gjëra të reja çdo ditë se si dhe pse disa njerëz përjetojnë simptoma si lodhja kro nike, ndërsa të tjerët jo.

“Ne shohim simptoma të ngjashme me astmën, lodhje dhe mjegull të trurit, por nuk jemi të sigurt pse shfaqet tek disa njerëz dhe jo tek të tjerët ose pse disa njerëz shërohen gjashtë ose 12 muaj pas infektimit. Ka njerëz tek të cilët shohim vetëm pro bleme të frymëmarrjes si gulçim dhe kollë.

Dhe ka një grup tjetër pacientësh që mund të kenë simptoma të frymëmarrjes, por kanë edhe dhi mbje muskulore në kyçe dhe probleme të shëndetit men dor”, tha doktor Steven Fox.

Ju kujtojmë se ekspertët tanë paralajmërojnë edhe për simptomat pas infeksionit të zgjatur me korona. Shumë studime kanë treguar se lista e sindromave post-covid po bëhet më e madhe dhe se nëse shfaqen simptoma të pazakonta, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.

Reagimi i Artan Fugës për su lmin kibernetik: ‘Yttttt, legena! Racë patronazhistësh’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com