Debat

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’

Një debat i ashpër është regjistruar sot në seancën parlamentare mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj.

Ishte fillimisht deputeti që hodhi akuza ndaj policisë për gjobat që po vendos për mos mbajtjen e maskave.

Debati degjeneroi në sherr, teksa ministri iu kundërpërgjigj Murrizit. Lleshaj tha se “Murrizi ka qenë polic dhe polic ka mbetur”.

“Polic ke qenë dhe polic ke mbetur, nuk merret policia me deputetët. Ke qenë polic dhe ke dështuar me policinë financiare. Zbatoni ligjin, sepse përballë ligjit je askushi, – i është drejtuar Lleshaj, deputetit Murrizi. – E ke të vështirë ta trashësh zërin, ti s’e di nga jam unë… Deputetët duhet të jenë të parët model”.

Ndërkohë që ish-deputeti i Partisë Demokratike, me mikrofon të mbyllur i është kthyer: “Ik or mos bëj dërr dërr…”.

Më pas, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ftuar ministrin Lleshaj të ulet në sallën e Parlamentit. /NOA/

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’ Read More »

Çfarë ndodhi mes Bujar Kapexhiu dhe analistit Mustafa Nano: ‘Unë edhe të vr as, nëse ti më…’

Bujar Kapexhiu ka kërcënuar hapur analistin Mustafa Nano. Teksa po diskutonin në lidhje me fyerjet ndaj feve, referuar debatit mes Turqisë dhe Francës, Nano tha se Kapexhiu është i aftë edhe të vrasë nëse fyhet.

Këtë gjë, Kapexhiu e pranoi hapur, dhe sa se nëse Nano mund t’i fyejë gjënë e shenjtë, ai edhe mund ta vrasë. Kapexhiu shkoi më tej, teksa tha se Nano e quan vete atesit, por për të është thjesht një i fe.

Pjesë nga biseda

Mustafa Nan0 (drejtuar Kapexhiut): Ky edhe të vret…

Bujar Kapexhiu: Unë edhe të v ras Nano, nëse ti më cënon gjënë e shenjtë, të vr as…

Advertisements
Mustafa Nano: Po ja, e tha vetë.

Bujar Kapexhiu: Po jo dëgjoni, se atij i duket vetja ateist, por unë këta i quaj të pafe.

Çfarë ndodhi mes Bujar Kapexhiu dhe analistit Mustafa Nano: ‘Unë edhe të vr as, nëse ti më…’ Read More »

‘Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë’/ Murrizi i kthehet analistit: Të ftoj ta provosh…

Deputeti Myslim Murrizi është përfshirë në debat me analistin Vehap Kola në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Murrizi kundërshtoi mendimin e analistit Kola, i cili u shpreh se partitë e krijuara, nuk rrezikojnë votat e PD, ndërsa iu drejtua me ‘zotërote’.

Kjo bëri që Kola t’i përgjigjej se nuk debaton me burra me “zë të hollë”.
Debati
Kola: Nuk flas me njerëz pa kulturë

Murrizi: Zotërote…

Kola: Hiqeni si i thjeshtë, por po tregoheni shumë elitarë.

Murrizi: Ky është një nga votuesit e PD.

Kola: Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë.

Murrizi: Të ftoj ta provosh sa të hollë e kam zërin. Përmend zërin e hollë, rruaj vetullat Vehap.

‘Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë’/ Murrizi i kthehet analistit: Të ftoj ta provosh… Read More »

Ana i drejtohet ashpër konkurentit: ‘Bëhuni burra dhe merrni situatën në kontroll dhe më bëni për vete’

Takimi mes Anës dhe Beartit u komentua gjerësisht në studio.

Ana, e cilësoi si të matur komentin e bërë nga Fatjoni, e për këtë arsye i dhuroi një përqafim të ngrohtë djalit.
Ndërkohë, ky veprim mesa duket nuk i ka pëlqyer Kledit, i cili tha se me këtë gjest, Ana nuk tregoi respekt ndaj Beartit.

Ndërsa nga ana tjetër, bukuroshja brune u shpreh ashpër ku tha: “Bëhuni burra dhe merrni situatën në kontroll dhe më bëni për vete”.

Kledi: Ti dole në takim me Beartin dhe puth Fatjonin. Respektoi njerëzit më shumë
Ana: Unë nuk e putha e përqafova. Nëse anoj më shumë tek Fatjoni, bëhuni burra merrni situatën në kontroll dhe më bëni për vete, faleminderit.

Ana i drejtohet ashpër konkurentit: ‘Bëhuni burra dhe merrni situatën në kontroll dhe më bëni për vete’ Read More »

Përplasje në distancë/ ‘Shkarravinë’/ Megi Pojani s’përmbahet pas ofendimeve të Ori Nebijajt: S’më ka ngelur ora në…

Thumbeve të Ori Nebijajt, për prurjet e reja të Top-Chnnael, u është përgjigjur pikërisht njëra prej tyre. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, bashkë-moderatoren e rubrikës ‘Maskat’ në ‘E diell’. Përmes një statusi në instastory, pak orë, pasi Nebijaj e konsideroi një ‘shkarravinë’ dhe jo moderatore, Pojani shkruan se nuk e aspak për qëllim të moderojë.

Megi shton se ajo është një fëmijë e lindur në vitin 1996 e nuk i ka ngelur ora në vitet ’80 e në mediasetin italian. Ajo shton se dëshiron të jetë një magji spektaklesh.
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- shkruan Megi Pojani.

Nuk dimë të themi nëse këtyre replikave, do tu bashkohet edhe ndpnjë tjetër kolege e Pojanit, pas kritikave të Nebijajt./dosja

Përplasje në distancë/ ‘Shkarravinë’/ Megi Pojani s’përmbahet pas ofendimeve të Ori Nebijajt: S’më ka ngelur ora në… Read More »

Rama merr në mbrojtje Bollinon pas kritikave të Metës: I shërben publikut me kurajo

Kryeministri Edi Rama mori sot në mbrojtje pronarin e Report Tv dhe bashkëshorten e tij duke kritikuar Presidentin për sulme ndaj çiftit mediatik.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!”, thotë Rama në një deklaratë që bëri publike pak më parë.

Ndërsa i drejtohet plot mllef Metës, kur shton: “Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!”.

Duke iu rikthye italianit Bolino dhe gruas së tij, Rama thotë se Meta nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë llogari për paratë e tyre.

“I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie!” /noa.al/

Përditësim/ Reagon Presidenca

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?

A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?

A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!

Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT🇦🇱 dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.

Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!

KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON! 💪🇦🇱”

Rama merr në mbrojtje Bollinon pas kritikave të Metës: I shërben publikut me kurajo Read More »

I dha futbollistit pasaportën shqiptare për 8 orë, Rama akuza presidentit Ilir Meta: I ka bërë gol me kokë drejtësisë!

Kreu i qeverisë shkruan se Meta nuk ka lidhje me respektimin e Kushtetutës, pasi i ka dhënë për vetëm 8 orë parasaportën shqiptare një futbollisti afrikan, në një kohë kur ai ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e shumë diskutuar të ditëve të fundit, atë të shpërndarjes së nënshtetësive shqiptare nga presidenti Ilir Meta. Në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shkruan se Meta nuk ka lidhje me respektimin e Kushtetutës, pasi i ka dhënë për vetëm 8 orë parasaportën shqiptare një futbollisti afrikan, në një kohë kur ai ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!,”-shkruan Rama.

I dha futbollistit pasaportën shqiptare për 8 orë, Rama akuza presidentit Ilir Meta: I ka bërë gol me kokë drejtësisë! Read More »

Kryemadhi-Ramës: Do digjesh në tiganin e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë dhe të rejat në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi iu përgjigj edhe deklaratës së Ramës.

Monika Kryemadhi tha se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në fund në tiganin e shqiptarëve.
“Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet”, shprehet Kryemadhi.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Farkë, në familjen Qordja, ku u dha çelësin e banesave të ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Atje ai deklaroi se opozita I është qepur me tigan e peshk.

“Aaa, ishte tigani…Në këtë pikë i dashur ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit. Këtu na bashkon halli. O ju, o ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm. I dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.”-tha Rama.

Kryemadhi-Ramës: Do digjesh në tiganin e shqiptarëve Read More »