Pak ditë më parë një nga konkurrentët e emisionit “Përputhen”, Beart Rexhepi deklaroi largimin nga emisioni në mënyrë të papritur. Përmes postimeve në Instagram, Bearti bënte me dije se shkak ishte bërë autorja Olsa Muhameti.
“Unë pranova ofertën për të marrë pjesë në Reality Shoë, jo për aktrim. Disa herë kërkoja të bisedoja me producenten Olsën, ndërsa ajo më injoronte, jo këtë javë, jo atë javë dhe më në fund vendosa mos të jem lojtar i saj dhe dola nga loja”, shkruante ndër të tjera Bearti.
Ndërsa Olsa ka reaguar sot pas deklaratave të Beartit, duke e akuzuar ish-konkurrentin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Olsa tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.
Pas Olsës, edhe Bearti ka bërë një status të gjatë ku akuzon se në emision e kanë kërcënuar që të debatojë e të bëjë skandale./noa
Pas interpelancës së kërkuar për Sandër Lleshajn, në lidhje me situatën e rendit në vend dhe rritjen e trafikut të drogës, deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita ka marrë sërish fjalën dhe e cilësoi ministrin e Brendshëm si “më të dështuarin” në krye të këtij institucioni qeveritar.
“Kur inskenoni ndonjë operacion, arrestoni kryeplakun e fshatit që paguhet me 10 mijë lekë në muaj. Apo ndonjë fshatar me 10 rrënjë kanabis. Pika që s’ju bie! Çfarë është bërë me ngjarjet e rënda në vend, vrasjet e grabitjet? Në Tv jepen me autorë, ngjarje të zbuluara, por më pas përfundojnë pa autorë, të pezulluar, – tha Lita. – Gjergj Cukalin e arrestuat me bujë, por në fund e liruat për mungesë prove. Kush mban përgjegjësi për arrestimet e gabuara. Çfarë u bë me vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe? Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ministria e Brendshme ndonjëherë, nëse do të kishe pak nder morali dhe ushtarak kurrë nuk do të përdorje figurën e policit në formë fyerje. Ty në ministri nuk të bindet askush. Ti e urren figurën e policit“.
Në replikë, Lleshaj tha se qëllimi i deputetëve të opozitës është të thotë parrulla politike.
“I gjithë qëllimi i interpelancës urgjente është për të marrë foltoren dhe për të thënë nja 2 -3 parulla politike, të cilat nuk di se kush do i dëgjojë dhe çfarë dobie do iu sjellin, uroj që t’ju sjellin, por të jeni të bindur që nuk do ju sjellin gjë”. /noa.al/
Eksperti i shëndetit public, Erion Dasho ka reaguar pas bashkëbisedimit të sotëm të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku foli për situatën kaotike në vend për shkak të përhapjes së Covid-19.
Përmes një statusi të titulluar “Një aktore e keqe në një interpretim patetik”, Dasho ka akuzuar Manastirliun si një person të paaftë për atë pozicion, teksa e ka këshilluar të japë dorëheqjen dhe t’i lë vendin një eksperti.
Reagimi i plotë i Erion Dashos:
Një aktore e keqe në një interpretim patetik
Më erdhi çudi kur një mesazh i një miku më sugjeroi të shikoja një fjalim prej më shumë se një orë të ministres së shëndetësisë për gazetarët.
Sigurisht, duke mos e patur kohën të tepërt dhe duke shfrytëzuar mundësinë që të jep teknologjia shpenzova rreth 5 minuta për të kuptuar se fjalimi ishte demagogji e pastër e stilit rilindas, pa asnjë përmbajtje, të cilin ministrja si aktore mediokre e interpretonte me gjestikulacione dhe një tonalitet zëri thellësisht patetik.
Tema kryesore ishte “do të”, pra nami që do të bëjë ministrja në të ardhmen (ndoshta kur COVID të ketë ikur) dhe çuditërisht lajmi se do të vijnë (përsëri “do të” vijnë) 200 mijë teste për COVID.
Kjo pavarësisht se shefi i vet, kryeministri, dje tha se testet kërkojnë ti bëjnë ata që kanë interesa të lidhura me kompanitë farmaceutike dhe se testet nuk kanë vlerë.
Megjithëse bëra edhe një status të shpejtë me këtë temë, miku virtual nuk u kënaq dhe sërish më pyeti “Po për fundin e intervistës çfarë mendon?” Me insistimin e tij se në atë fund interviste ministrja bënte një debat në distancë me ato që kam shkruar e folur unë gjatë muajve të fundit, i pashë edhe 10 minutat e famshme.
Nuk e di dhe as jam i interesuar ta di në se debati ka qënë me mua apo kolegë të tjerë të mi, por ato 10 minuta më lanë një shije shumë të keqe.
Së pari, ministrja duke harruar se nuk jeton as në Bjellorusinë e Lukashenkos dhe as në Korenë e Kim Jong-unit i jepte porosi gazetarëve se kë ekspert duhet të intervistojnë dhe kë jo.
Së dyti, me një falsitet revoltues promovonte mjekët e familjes dhe ata të spitaleve COVID duke theksuar se ata po luftojnë çdo ditë me “armikun e padukshëm” dhe po përballohen me privacione të përshkruara sërish me stil patetik. Këtyre mjekëve ministrja bën mirë t’u dërgojë protokollet dhe t’i trajnojë si t’i përdorin pasi deri tani i ka dërguar në luftë me pushkë me gjalm. Mjekët të ç’orientuar kanë bërë shpesh (shumë herë jo për faj të tyre) gafa duke shkaktuar më shumë dëm se sa dobi
Së treti, midis kolegëve ka mantelbardhë heronj, sikundër ka edhe pazarexhinj që po marrin përqindje nga farmacitë dhe çarterat e Turqisë apo që i kanë kthyer klinikat private në çerdhe spekulimi. Ministrja bën mirë të ndajë miellin nga krundet që gazetarët të mos t’i shërbejnë spekulantëve në vend të engjëjve.
Zonja ministre,
Sot duke ju parë në konferencën për shtyp më kujtuat ata nxënësit e dobët që kur shkruanin ndonjë hartim mediokër, e lexonin me intonacion me qëllim që të preknin zemrën e mësuesit për ndonjë notë më tepër.
Më erdhi keq për orët që kam harxhuar me ju në vitin 2013, kur erdhët si drejtore e QSUT-së dhe mbaje me vete një libër menaxhimi. Mundohesha të sqaroja parimet e menaxhimit shëndetësor dhe rolin e teknologjisë, por më kot se vetmja gjë që kërkove nga qendra e telemjeksisë ishte një faqe interneti. Kaq ishte dhe kaq ngeli “vizioni” juaj në QSUT!
Më shumë keq më erdhi për orët e kaluara në mars 2020 në zyrën tuaj kur mundohesha të mbushja mendjen tuaj dhe të komitetit se nevojitej përfshirja e mjekëve të familjes në dhënie këshillash telefonike për qytetarët e kthyer nga Italia, për të vendosur një sistem survejance dixhitale, për të filluar trajnimin e mjekëve në spitalet rajonale dhe për të forcuar sistemet e logjistikës. Këto masa, ju dhe komisioni juaj i “heronjve” nuk i keni marrë as sot dhjetë muaj më pas!
Prandaj, zonja ministre, më lejoni t’ju jap një këshillë të tretë dhe qoftë e vërteta.
Ikni dhe lërini vendin dikujt që di të hartojë politika shëndetësore dhe strategji, dikujt që ka aftësi organizative, dikujt që dëshiron t’u shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve.
Do të bëni mirë t’i kurseni qytetarëve patetizmat dhe t’i lini të jetojnë.
Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë ka reaguar në Twitter, pas videos së publikuar nga Basha, i cili vijon ta akuzojë shefin e qeverisë se i ka ikur nga duart kontrolli i situatës së pandemisë në vend.
Rama shkruan se opozita ëndërron vdekjen e tij dhe sa më shumë shqiptarëve, duke e cilësuar si të neveritshme videon e publikuar nga Basha.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” shkruan Rama. /noa.al/
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
U përcoll me bujë emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave nga Kryeministri Rama.
Të shumtë ishin edhe ata që e kritikuan këtë lëvizje, pasi ai ka mbajtur detyra pranë Partisë Demokratike.
Por së fundmi ka reaguar edhe babai i tij, Ilir Kadia, ish-këshilltar i Sali Berishës.
“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!
Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, ka shkruar ai në Facebook. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po mbjell panik, duke u kthyer në zëdhënës të së keqes, sipas tij çdo ditë, në lidhje me menaxhimin e situatës në vend nga ana e qeverisë.
Rama ka thënë se spitalet nuk janë në kolaps dhe i konsideroi mjekët heronj të vërtetë.
“Sulmet e opozitës janë pa fakte dhe pa shifra. Nuk mund të ngrihet teza se njerëzit vetëvriten në spitale për shkak të kushteve dhe mungesës së shërbimit. Kjo më ngjall mua një qeveri për “shefat” e opozitës, të cilët e kanë lënë shpresën për të ardhur në pushtet te pandemia. Nuk është e vërtetë që pacientët po kurohen nëpër spitale. Rritja e numrit të vetëvrasjeve ka pësuar një numër të madh edhe në botë. Propaganda e shfrenuar e opozitës po dëmton edhe mjekët”, shtoi ai mes të tjerash.
Sipas shefit të qeverisë, përmes gënjeshtrash dhe sajimesh, opozita po perhaps panik dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e shqiptarëve.
“Janë çakërdisur deri në pikën kur shpresat e tyre të lodhura I kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Dhe faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shum dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh, të një propaganda të shfrenuar që rrezikon seriozisht”, u shpreh Rama.
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti pak ditë më parë u përfshi në një përplasje virtuale me gazetarin Ilir Babaramo, pasi ky i fundit tha për këngëtaren se ishte pjesë e haremit të Donald Trump.
Pasi i dedikoi një postim në rrjetet sociale, Bleona është rikthyer të flasë edhe njëherë për gazetarin, ku në RTV Ora është shprehur se Babaramo është shumë i vogël që ajo të merret me të.
Këngëtarja u shpreh se gazetarit ia kanë thyer dhëmbët para 20 viteve për thashetheme, por si duket nuk ka nxënë mend akoma dhe vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.
“Kam kuptuar që fatkeqësisht në Shqipëri njerëzve nëse nuk u flet me gjuhën që kuptojnë nuk arrijnë të kuptojnë gjuhën që u flet ti.Për mua është thjesht një thashethemexhi që paguhet për të shpifur. Nuk dua ti kushtoj më vëmendje. Ja kanë thyer dhëmbët para 20 vitesh për thashetheme dhe më vjen keq që pas 20 vitesh vazhdojnë të bëjë të njëjtën gjë. Në momentin që flet me të njëjtin provencialitet që ke folur para 2 vitesh dhe përmend emrin tim për një kategori njerëzisht pjesë e të cilëve nuk kam qenë kurrë do të kem një reagim për këtë.
Kur më quan Bleona e klubeve do të reagoj, të gjithë miqtë e mi e dinë se unë jetoj një jetë private shumë të shëndetshme. Nëse kam qenë në lokale, në 90% kam qenë për koncerte.Ai është shumë i vogël për mua ti kthej përgjigje por duke parë që komuniteti shqiptar në Amerikë ja theu hundët pas 20 vitesh.Si guxon ai të flasë për njerëz këtu që kanë sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Nëse juve ju është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetë luksoze që njerëzit normale nuk e përballojnë dot dhe ju duket normale. Një njeri duhet të dalë dhe t’ju zgjojë nga gjumi. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë dhe thashethemet që bëjnë. Kur ti paguhesh për të përhapur thashetheme nuk mund lë të pikturosh një pikturë të shrembëruar timen”, tha Bleona Qerreti.
Kryeministri Rama i ka kthyer menjëherë përgjigje kreut demokrat Basha për akuzat mbi mos-menaxhimin si duhet të pandemisë Covid 19.
Në një status në Twitter ai i drejtohet Lulzim Bashës që të mos përdorë Covid-in për të bërë opozitë.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, – shkruan Rama. /NOA/