Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme.
Një pikë bastesh ndodhet krah shkollës publike “Fuat Babani”, ndërsa pak më tej ndodhet një pikë lojërash fati.
Nxënësit e kësaj shkolle jashtë kamerës pohojnë se disa herë i kanë frekuentuar këto pika duke luajtur me vlera të vogla monetare, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe pika të tjera janë të shpërndara në qytet.
Edhe pse distanca mes shkollave dhe pikave të basteve apo lojërave të fatit është e përcaktuar, ligji në këtë rast është shkelur me të dyja këmbët duke bërë që në vend të shkollës, adoleshentëve t’u serviret kumari.
Faqja ne facebook e fshatit Brataj te Vlores ka publikuar nje fotot te vjeter me mesuesit e shkolles “Laze Nuro” te ketij fshati te viteve 85.
“Nje brez njerzish dhe mesuesish te mreekullueshem qe meritojne vec respekt” – Shprehet njeri prej komentuesve.
Respekt per te gjithe dhe te paharruar ata qe nuk jetojne me,per keta mesuesa qe kane dhene mesim ne shkollen e Bratit vitet ’85. Lart majtas Xhafo Mucaj, Mustafa Shiroka, Njazi Deraj,Dervish Seferi.
Ulur: Ismet Kuteli, Kujtim Habili, Seit Sulejmani, Agron Deraj, Marenglen Ferraj.
Ministrja e Arsimit në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, nga Rrogozhina informoi qytetarët se drejtuesit e shkollave të fëmijëve të tyre do të jenë njerëz të mirëtrajnuar në Shkollën Drejtorëve dhe nuk do të jenë më as drejtorët e politikës e as të korrupsionit.
“Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktar, kemi ende drejtorë që përpiqen t’i ndajnë mësuesit në tanët dhe tyre, kemi drejtorë shkollash që janë aty për të bërë çdo gjë tjetër por jo misionin e tyre. Kjo është beteja jonë e radhës që do ta zgjidhim me Shkollën e Drejtorëve.
Ne fillojmë një proces të ri duke e bërë atë edhe ligjor, kemi një debat në Parlamentin e Shqipërisë në mënyrë që drejtuesit e shkollës të mos jene të zgjedhur nga partia apo aq më keq korrupsioni por të jenë njerëzit më të mirë për të bërë të mundur transformime cilësore në të gjithë Shqipërinë.
Shkolla e Drejtorëve e cila do të bashkëfinancohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të jetë një shkollë e parametrave evropianë që do të mundësojë kushdo që është në krye të shkollës apo edhe ata që aspirojnë për të udhëhequr dhe menaxhuar një shkollë në Shqipëri, të kenë së pari formimin e nevojshëm për të garantuar se kjo do të jetë e mundur dhe nuk do të jenë aty njerëzit që merren me çdo gjë tjetër përveç se me atë që janë zgjedhur për të bërë nuk merren”, tha Nikolla.
Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.
Numri i shqiptarëve që lexojnë duket se po pëson rënie. Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017. Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.
Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave.
Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në Web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016, Eurostat përllogarit se të gjitha familjet në Bashkimin Evropian (BE) shpenzuan 90 miliardë euro ose 1.1% të shpenzimeve totale të tyre të konsumit në libra, gazeta dhe shkrimi. Kjo përfaqëson 0.6% të GDP-së së BE-së ose rreth 200 euro për banor të BE-së. Nga ana tjetër, shpenzimet e familjeve për këto objekte ishin më pak se gjysma e shpenzimeve të tyre të shërbimet rekreative dhe kulturore.
Shpenzimet për libra, gazeta janë në rënie. Në vitin 1995, 1.8% e shpenzimeve totale të konsumit të familjeve në BE ishte e përkushtuar ndaj këtyre artikujve.
Në Shqipëri mungojnë statistika të qarta mbi shumën e shpenzuar për libra, gazeta etj, por shifrat sugjerojnë se konsumimi i tyre në Biblioteka ka qenë në rënie, duke pësuar përgjysmim në 2017, nga një vit më parë.
Eurostat tregon se përqindja e njerëzve që lexojnë libra në Serbi, është më e lartë se në Belgjikë, Austri, Rumani apo Francë. Ndërsa kryeson listën në Evropë, Finlanda, pasuar nga Polonia dhe Estonia, me përqindjen më të madhe të njerëzve që lexojnë libra, përkatësisht 17 %, 16.5 % dhe 15 %.
Ngjarja tragjike e cila ndodhi ne 9 maj, ku 18-vjeçarja Gerta Kasa humbi tragjikisht ne klase, teksa ishte duke ndjekur mesimet, nuk mund te kaloje lehte.
Fillimisht ate dite u tha se shkak u be epilepsia, por jo, edhe mjeket nje dite me vone pohuan se e reja nuk vuante nga kjo semundje, por qe shkak eshte bere nje mosfunksionim i mire i zemres qe ka cuar ne vdekje te menjehereshme. Ne banken e pare ku ulej ajo ne klase kishte mbetur vetem canta e saj e shpines…
Adoleshentja Gerta Kasa ka kaluar një jetë tepër të vështirë.
Ajo është rritur pa dashurinë e të ëmës, e cila mësohet se ka vdekur gjatë lindjes së vajzës së vetme, Gertës. Kështu, Gerta është rritur me njerkën deri në moshën 18-vjeçare, kur do të mbyllte sytë përgjithmonë.
18-vjeçarja jetonte me të atin dhe njerkën, ndërsa mësohet se kanë pasur shumë probleme ekonomike.
E reja u nda nga jeta në mënyrë tragjike, teksa humbi ndjenjat në orën e mësimit, në gjimnazin ‘Jani minga’, dhe mbërriti e pajetë në spital.
Shumë nxënësve mund t’u ketë ndodhur që t’i ketë zënë gjumi në klasë, e pjesa më e madhe janë zgjuar të tmerruar kur mësuesja u ka folur.
Por ky nuk është rasti i videos së mëposhtme. Një nxënës në një shkollë në Karolinën Jugore në SHBA është zgjuar me shkelma dhe shpulla nga gjumi. Publikimi i pamjeve ka sjellë edhe shkarkimin nga puna të mësueses, e cila kishte 27 vite që ushtronte këtë detyrë.
E shikuesit e videos nuk i vënë edhe shumë faj mësueses, e cila është përpjekur me çdo formë që ta zgjojë deri sa situata degjeneroi në përdorimin e dhunës.
Mes atyre që nuk i vënë faj për aktin janë edhe prindërit e nxënësit të dhunuar, të cilët kërkojnë që mësuesja e matematikës të rikthehet në punë.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi me prindërit në Kavajë, është shprehur se nga viti i ri shkollor do të merren disa rregulla të reja për mësuesit.
Nikolla tha se do të rikthehen inspektimet në shkolla. Do u ndalohen celularët mësuesve si dhe do vështirësohet testimi, pasi sipas saj 60 për qind e të diplomuarve në mësuesi nuk e kalojnë provimin e shtetit.
“Që me vitin e ardhshëm shkollor ne rikthejmë inspektimin në çdo shkollë të Shqipërisë. Do të jetë syri monitorues i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika”, është shprehur Nikolla.
“Mësuesve do ju ndalohet hyrja në orë të mësimit me celularë, ne do ecim edhe më shumë tek nxënësit por ky është parakushti i parë”, tha më tej ministrja.
Së pari dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata që në kuadër të projektit “Rikthim te klasikët” morën pjesë me essetë e tyre për librat e lexuar. Ka qenë kënaqësi të lexosh këndvështrime shumë interesante për autorë si: Hygoi, Xhojsi, Homeri, Kadare, Balzaku, e shumë autorë klasikë e modernë.
Ka qenë e vështirë në përzgjedhjen e fituesit të kësaj gare, pasi të gjithë kanë origjinalitetin e tyre.
Por duke i analizuar të gjitha punimet nën frymën më rikrijuese të një bote që e frymëzon libri, Juria shpalli si fituese Mersi Kallmin, nxënëse e klasës XA në gjimnazin “Mustafa Qemal Ataturk”, Vlorë me essenë “Një prill i thyer, shumë shpirtra të thyer- Hija ime e zezë”.
Fituesit do t’i dhurohen 5 libra nga autorë klasikë që do t’i dërgohen në adresën e fitueses nga Bukinist.al. Më poshtë punimi fitues.
“Një Prill i thyer, shumë shpirtra të thyer.” (HIJA IME E ZEZË…)
REVIEW Ndoshta sot është hera e parë që nis të shkruaj për të t’u drejtuar ty, kushëri i dashur, që koha ta ka venitur kujtimin, për të treguar se kujtimet e tua janë gdhendur në një libër për t’u lexuar nga ҫdo cep i botës… apo mos duhet të kujtoj që bota është e rrumbullakët…?
Në fakt s’doja ta bëja, sepse më mirë se ne të dy, askush nuk e di që bota, jeta dhe gjithҫka tjetër është diҫka që rrotullohet! Ҫdo gjë kthehet aty ku nisi, apo jo…?
Po asnjëherë për të përfunduar, as për të njohur një fund apo fillim të ri… E di shumë mirë dhe unë i dashur, se ҫ’do të thotë të ecësh rrugëve të mjegullta, se ҫ’do të thotë të të merret fryma, sytë të të erren e kjo botë të të duket sikur s’të përket! Mjaft mirë e di dhe unë, se si është të të mohojnë lirinë, të të mohojnë se ke një jetë! Koha jashtë ka filluar të zbutet, me thënë të drejtën, por ajri është po aq mbytës, sa dikur… Ta njoh dhimbjen e shpirtit, se vazhdimi i asaj dhimbjeje, jam UNË. Ndoshta trupi im nuk është i ngujuar, por shpirti im, po. Kam frikë të them se sytë e mi nuk e shohin qiellin, ashtu si të gjithë, kam frikë të tregoj se kjo jam UNË, një e ngujuar nga fati, që edhe pasi ka dalë në kundërshtim me të dhe vazhdon të marrë frymë, sërish nuk ndihet e gjallë…
Jetoj në 2018 dhe e imagjinon dot sa vite kanë kaluar, por jetët tona ndajnë ende të njëjtën rrugë…?
Sa herë kthehem në shtëpi shoh zymtësi kudo dhe heshtja më shurdhon zemrën.
Duart më ngrijnë e trupi më mpihet njësoj si ty…E di, e di… Bënte ftohtë atë kohë, por te ne ka kohë, që pranvera ka ardhur, edhe pse unë nuk mund ta ndjej…
Jam një qenie e rraskapitur, që përtoj të eci drejt jetës, por të nesërmen më duhet të zgjohem, edhe pse nuk dua, më duhet të vrapoj, pavarësisht vonesës që ndjej.
Në botën time jam po aq ndryshe me njerëzit, sa dhe bluzat që veshim, por shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë, ndoshta TI mundesh! Edhe nëse mundohem ta shpjegoj, asnjë shpjegim nuk do të ishte i mjaftueshëm.
E vetmja gjë që mund të them është se ndoshta, unë po jetoj realitetin më të hidhur nga të dy!
Shoh diell jashtë dritares sime, por e pamundur të depërtojë përtej mureve të kraharorit e të më falë ngrohtësi… Shoh kaltërsi, por nuk ndjej paqe… Shoh gjelbërim, por nuk ndjej qetësi… Shoh ngjyra, por nuk ndjej lumturi… Pjesa më e mundimshme gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë të kërkoja për një arsye, një shkak, por ajo që gjeja ishin pasojat e paarsyes, që më shkelmonin pamëshirshëm!
Isha vetëm një fëmijë dhe sot vazhdoj të mbetem një femijë, të paktën më pëlqen të mendoj e të sillem kështu, sepse brenda meje di më shumë se ҫ’një femijë duhet të dijë dhe kjo më vret sa herë buzëqesh pa ndalur, derisa ajo buzëqeshje më bëhet një lëmsh në grykë, më i hidhur se lotët! Zgjohem ҫdo mëngjes, me shpresën se gjumi do ketë fshirë shumë kujtime nga jeta ime e mallkuar, por për dreq, të gjitha më presin aty, sa herë hap sytë, sa herë shoh veten e sa herë rri në heshtje! Bluaj në mendje gjëra e pyetje, për të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdoj të kerkoj një përgjigje: Pse?;Si?;Ҫfarë?… Frikësohem se përgjigjja është më e shkurtër, se ajo që kërkoj unë, por dreqi ta hajë; e kam shumë të nevojshme më shumë, se thjesht një përgjigje, ndoshta një shpjegim do të mjaftonte! Shumë gjëra në jetë ndodhin rastësisht, ndonjëherë pa dashur, por unë s’dua të jem pjesë e një rastësie, në të cilën nuk bëj pjesë! U bëra UNË pjesë e rastësisë, apo rastësia u bë pjesë e imja…? Nuk doja të mbërrija këtu, por nuk e di, nëse mund të shkruaj më shumë dhe ti e di, se sa e vështirë është të flasësh për gjëra, që të dhembin diku thellë dhe përpiqesh t’i fshehësh.
Nëse kjo letër e imja të gjen mirë, lutem të kesh gjetur paqe diku aty lart, mes reve, qiellit, tokës e deteve… Lutem vërtet, që kjo torturë, që të ka shoqëruar në këtë botë mos të të ketë shoqëruar dhe në tjetrën, sepse këtë shpresoj dhe për veten! Ndoshta do të ishte mirë, që dhe unë të jetoja “fatin tim të caktuar”, ashtu si është për t’u jetuar, vetëm jo si një kujtim në mendje e zemër.
Më duket se gjërat dhembin edhe më shumë, kur janë thjesht iluzione! A thua se dhembin…? Jam UNË, ishe TI një fantazmë, që vërtitet ditëve e netëve pa e ditur se për ҫfarë…! Një re pluhuri, që era e fatit e ka vërdallisur, si t’i ketë dashur qejfi! Jemi ne kaq të mëshirshëm para asaj që jetojme, kaq të gjunjëzuar, të përulur. Duhet patjetër të jetojmë…? Pse nuk mund të largohemi e të gjejmë diҫka, në të cilën mund të ndryshojmë shumëҫka…? Por ndonjëherë s’ke ҫfarë bën, je i destinuar të rrish dhe të presësh… Sado të përpiqesh s’ke asnjë rrugë tjetër.
Mund të marrësh rrugë të ndryshme, por do të përfundosh tek i njëjti vend. Është pikërisht ai vend, nga i cili ti do arratisesh, por thjesht nuk do mundesh sepse ai vend, ajo diҫka është fati yt… KJO ËSHTË E BUKURA E JETËS. Sado përpiqesh, ҫdo gjë është e shkruajtur, madje edhe ti që përpiqeshe ta ndryshoje thjesht ishte e shkruajtur që të përpiqeshe ta ndryshoje dhe do përfundosh gjithmonë në dorë të fatit, sepse disa gjëra nuk ndryshojnë… Sado përpiqesh, sado lutesh dhe përgjërohesh thjesht nuk e ke fuqinë e duhur për ta bërë këtë gjë… P.S (Ndoshta ishin shumë pak fjalë për të përshkruar një libër, siҫ është “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, por jo për ta ndërthurur atë, me jetën time. Kam frymuar në ҫdo shkronjë, që kam shkruar, si dhe kam harruar të marr frymë, në ҫdo shkronjë, që kam lexuar.
Ky libër më ka dhënë shumë përgjigje për të cilat kam kërkuar gjatë dhe kjo ndodhi vitin e shkuar, kur për herë të parë trajtuam këto ligje në shkollë dhe për herë të parë mësova se ekzistonte një libër…një libër kaq i ngjashëm me realitetin tim, por edhe kaq i ndryshëm, pasi kohët nuk janë të njëjta, ndërsa dhimbjet dhe pyetjet pa përgjigje po, por ndryshe nga personzhi i librit, UNË në jetën time ia dola t’i shpëtoj! Vetëm se kujtimet mbetën, ato nuk harrohen kurrë, gjithmonë me TY në ҫdo hap të jetës më premtuan duke u bërë e vetmja hije ime e zezë…) Punoi: Mersi Kallmi Klasa: XA Gjimnazi “Mustafa Qemal Ataturk”, Vlorë.