Arsim

Matura Shtetërore, 560 policë në 206 shkolla të mesme të vendit

Policia e Shtetit ka angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, që nisi sot me provimin e gjuhës së huaj.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Drejtues Albert Dervishaj, tha se “në rreth 206 shkolla të mesme të vendit tonë janë aktivizuar rreth 560 punonjës policie dhe 40 automjete, të cilat asistojnë rregullin, qetësinë pranë shkollave të mesme. Sigurisht menaxhimi i procesit të provimit bëhet nga administratorët e caktuar nga DAR dhe Ministria e Arsimit , punonjësit janë këtu për të garantuar veprimtari normale dhe mos cënim të këtij procesi shumë të rëndësishëm”.

Veliaj bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrisë së Arsimit, ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare janë marrë një sërë masash për shoqërimin e materialeve të provimeve, si dhe sigurimin e rendit gjatë procesit të provimeve, por edhe për garantimin e rendit deri në mbylljen e plotë të procesit mësimor.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, në të cilat ka punonjës policie me 24 orë.

“Nga ana e policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje agjencia Kombëtare e Provimit, dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë, dhe janë rreth 18 punonjës policie në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë Elbasan që do të garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve”, nënvizoi ai.

Veliaj theksoi se “gjatë ditës së djeshme punonjësit e policisë në mbështetje të grupeve të drejtorive arsimore rajonale kanë shoqëruar këto grupe, kanë qenë 10 grupe shoqërimi, në 10 linja të ndryshme me rreth 20 punonjës policie dhe 10 automjete policie, që kanë mbështetur e shoqëruar të gjitha grupet e drejtorive arsimore rajonale në të gjithë vendin”./k.s/ j.p/ATSH

Matura Shtetërore, 560 policë në 206 shkolla të mesme të vendit Read More »

Blindohen shkollat me policë, ministrat Xafaj e Nikolla nënshkruajnë marrëveshje

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme. Brenda komunitetit të nxënësve dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativave për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtarie.

Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.

Ministri Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama, synon ndërtimin e ambjenteve shkollore më të sigurta.

“Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandaluar së bashku me trupën pedagogjike, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandaluar fenomene negative, akte të konflikteve apo të dhunës së brendshme.

Akte të konflikteve, apo të dhunë së brendshme, apo edhe përpjekje të jashtme, për të implikuar dhe tërhequr nxënës të veçantë në shkolla të veçanta në rrugën e krimit. E trajtuar në këtë mënyrë në këtë lloj qasje, Oficerët e Sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë edukatorë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet policisë dhe shkollës. Në mënyrë që brenda territorit të shkollës të japin të gjithë edukimin e nevojshëm për ligjin, me frymën e rregullit dhe zbatimin e tyre dhe të kontribuojnë për ta bërë këtë gjë në bashkëpunim me psikologun dhe me trupën pedagogjike si dhe me komunitetin e prindërve, duke qenë në shërbim të tyre, në funksion të tyre dhe nga ana tjetër të mund të kontribuojnë që policia jashtë mureve rrethuese të shkollës të kryejë të gjithë veprimtarinë e vetë, në kufijtë e ligjit, në funksion të parandalimit të çdo lloj veprimtarie negative, çdo lloj veprimtarie kriminale që tenton t’i ofrohet, apo të tërheqë nxënës dhe nxënëse të shkollave tona. Ky është qëllimi i rolit të Oficerit të Sigurisë në shkolla”, tha ministri i Brendshëm.

Ministrja Nikolla duke u ndalur në të dhënat e ofruara nga projekti pilot tha se janë shumë inkurajuese dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, Oficerët e Sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konflikteve brenda shkollave.

“Një tregues tjetër që unë do të doja ta evidentoja është jo vetëm përcjellja e informacionit që kam marrë nga drejtuesit e shkollave, nga mësuesit dhe nga prindërit, por edhe një trend zbritës në rrafshin e konflikteve. Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konflikteve ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta.

Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar sesa i rëndësishëm ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshëm garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin për të mësuar edukim sesi zgjidhen konfliktet, edukim sesi menaxhohen zëmëratat e vogla të adoleshentëve, edukim për mospërdorimin e lëndëve narkotike, edukim sesi komuniteti, prindërit dhe mësuesit të dinë të koordinojnë veprimin dhe punën për të ofruar më shumë siguri dhe më shumë arritje në shkolla. Janë të gjitha objektiva që në këto 10 muaj këta djem dhe vajza të shkëlqyer, të mirëtrajnuar edhe në Akademinë e Sigurisë, na kanë dhënë shembullin më të mirë, por edhe gjithë argumentet që ne të vijojmë më tej me këtë projekt”, theksoi ministrja e Arsimit.

Blindohen shkollat me policë, ministrat Xafaj e Nikolla nënshkruajnë marrëveshje Read More »

Oficerët e sigurisë “blindojnë” gjimnazet, çfarë synohet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme. Brenda komunitetit të nxënësve dhe parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale në mjedisin rreth territorit të shkollave apo tentativave për të përfshirë të rinjtë në këtë lloj veprimtarie.

Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.

Ministri Xhafaj deklaroi se nisja e projektit, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama, synon ndërtimin e ambjenteve shkollore më të sigurta.

“Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandaluar së bashku me trupën pedagogjike, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandaluar fenomene negative, akte të konflikteve apo të dhunës së brendshme.

Akte të konflikteve, apo të dhunë së brendshme, apo edhe përpjekje të jashtme, për të implikuar dhe tërhequr nxënës të veçantë në shkolla të veçanta në rrugën e krimit. E trajtuar në këtë mënyrë në këtë lloj qasje, Oficerët e Sigurisë në shkolla brenda territorit të shkollës janë edukatorë, jashtë territorit të shkollës ata shërbejnë si pika lidhëse ndërmjet policisë dhe shkollës.

Në mënyrë që brenda territorit të shkollës të japin të gjithë edukimin e nevojshëm për ligjin, me frymën e rregullit dhe zbatimin e tyre dhe të kontribuojnë për ta bërë këtë gjë në bashkëpunim me psikologun dhe me trupën pedagogjike si dhe me komunitetin e prindërve, duke qenë në shërbim të tyre, në funksion të tyre dhe nga ana tjetër të mund të kontribuojnë që policia jashtë mureve rrethuese të shkollës të kryejë të gjithë veprimtarinë e vetë, në kufijtë e ligjit, në funksion të parandalimit të çdo lloj veprimtarie negative, çdo lloj veprimtarie kriminale që tenton t’i ofrohet, apo të tërheqë nxënës dhe nxënëse të shkollave tona. Ky është qëllimi i rolit të Oficerit të Sigurisë në shkolla”, tha ministri i Brendshëm.

Ministrja Nikolla duke u ndalur në të dhënat e ofruara nga projekti pilot tha se janë shumë inkurajuese dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, Oficerët e Sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konflikteve brenda shkollave.

“Një tregues tjetër që unë do të doja ta evidentoja është jo vetëm përcjellja e informacionit që kam marrë nga drejtuesit e shkollave, nga mësuesit dhe nga prindërit, por edhe një trend zbritës në rrafshin e konflikteve. Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konflikteve ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta.

Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar sesa i rëndësishëm ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshëm garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin për të mësuar edukim sesi zgjidhen konfliktet, edukim sesi menaxhohen zëmëratat e vogla të adoleshentëve, edukim për mospërdorimin e lëndëve narkotike, edukim sesi komuniteti, prindërit dhe mësuesit të dinë të koordinojnë veprimin dhe punën për të ofruar më shumë siguri dhe më shumë arritje në shkolla. Janë të gjitha objektiva që në këto 10 muaj këta djem dhe vajza të shkëlqyer, të mirëtrajnuar edhe në Akademinë e Sigurisë, na kanë dhënë shembullin më të mirë, por edhe gjithë argumentet që ne të vijojmë më tej me këtë projekt”, theksoi ministrja e Arsimit.

Për drejtoreshën e Shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” Teuta Bracaj, por edhe për nxënësit, Oficerët e Sigurisë kanë sjellë një impakt pozitiv.

“Të gjithë ne kemi ndjerë ndryshimin që ka ndodhur në shkollë që nga dita kur ka ardhur Oficerja e Sigurisë. Vërtet filloi si një projekt pilot vetëm në disa shkolla të Tiranës, por e ndjen veten të privilegjuar fillimisht që u caktuam një prej atyre shkollave. Por ndryshimin ne e kemi vënë re të gjithë, duke filluar nga ne mësuesit, nxënësit dhe prindërit”, tha drejtoresha Bracaj.

“Në fillim kur Uksana erdhi në shkollën tonë menduam që një oficer policie…, dhe krijuam pak si frikë, por ajo është kthyer në një shoqe për ne. Ajo ka qenë aty për çfarëdolloj problemi që ne kemi pasur, sado i vogël”, u shpreh një nxënëse.

Uksana Lleshi, e cila është Oficere e Sigurisë në shkollën “Petro Nini Luarasi” tregoi eksperiencën e saj.
“Për mua ka qenë një eksperiencë ndryshe, pasi unë nuk kam shumë që jam futur në radhët e Policisë dhe nuk jam bërë police 100% akoma dhe ky ishte momenti i duhur për të qenë pranë gjimnazistëve dhe pranë kësaj moshe. Mendoj se qëllimi im kryesor ka qenë sheshimi i konflikteve, sesa largimi i tyre nga shkolla për t’i zhvendosur diku tjetër”, tha oficerja Lleshi.

Duke u ndalur tek projekti i Policimit në Komunitet, ministri Xhafaj theksoi se e njëjta frymë bashkëpunimi që po ndërtohet mes nxënësve, mësuesve e prindërve dhe Policisë për sigurinë në shkolla, duhet të ndihet edhe në zonat e banuara.

“Unë shpresoj që oficerët dhe oficeret që kanë shërbyer të kenë mundësi që këtë përvojë pozitive të mund ta japin edhe te oficerët e rinj të sigurisë që do të trajnohen në Akademi, por pastaj edhe te të gjithë oficerët e policisë lidhur me një qasje të re, ndërmjet policisë dhe komunitetit një projekt, në mënyrë që ashtu si mësuesit dhe komuniteti i prindërve kanë një raport të ri midis policisë dhe shkollës, midis policisë dhe komunitetit të prindërve dhe komunitetit të mësuesve, ashtu edhe çdo qytetar në qendrat e tyre të banimit të ndjejnë të njëjtën marrëdhënie, të njëjtën ngrohtësi në komunikim me policinë dhe ky është thelbi i kësaj filozofie të re dhe kësaj fryme të re që po krijojmë në lidhje me policimin në komunitet. Pra të njëjtën siguri, të njëjtën marrëdhënie të mund ta kemi jo vetëm në mjediset e shkollave, por në çdo qendër banimi ku njerëzit kanë nevojë ta ndjejnë më afër policinë në shërbim të tyre”, nënvizoi ministri Xhafaj./Pamfleti

Oficerët e sigurisë “blindojnë” gjimnazet, çfarë synohet Read More »

Ngacmimet e pedagogëve ndaj studentëve, drejtuesit e Universitetit marrin vendimin e rëndësishëm

Në Universitetin ‘’Hasan Prishtina’’ në Kosovë është mbledhur Këshilli Drejtues ku është formuar një komision për hartimin e planit kundër ngacmimeve seksuale.

Sipas Koha Ditore ky komision është formuar më 17 maj me kërlesë të Marjan Dema, rektori i Universitetit të Prishtinës.

Komisioni do të ketë 13 anëtarë që do të jenë pjesëtarë të stafit akademik. Një prorektor, koordinatorja e Qendrës për Barazi Gjinore në UP, përfaqësues të Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, përfaqësues nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe kryetarja e Parlamentit Studentor të UP-së.

Ngacmimet e pedagogëve ndaj studentëve, drejtuesit e Universitetit marrin vendimin e rëndësishëm Read More »

Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, reagojnë prindërit: Është e turpshme

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore.

Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Pyetje konkrete, nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe cila ka qenë menyra.

Diskutimet mes prindërve dhe fëmijëve për marrëdhëniet seksuale mbeten tabu në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, kundër bisedave të tilla intime janë edhe të huajt.

“Është e turpshme, por nuk di nëse në klasën e vajzës time është bërë një pyetësor i tillë.

Kjo e drejtë i përket fillimisht prindërve, që t’u mësojnë gjithçka fëmijëve të tyre, edhe mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet seksuale, ndërsa shkolla ndihmon ndihmon prindërit në këtë rast.

Nuk do preferoja që fëmijës tim t’i bëhen këto pyetje. Për mua është shumë herët, sepse ata thonë që duhet të blesh edhe librat jashtëshkollorë për marrëdhëniet seksuale. ju vetë flisni me fëmijët për marrëdhëniet seksuale? Jo!”, thonë prindërit.

Po përfaqësuesit që mbrojnë të drejtat e fëmijëve çfarë thonë për këtë rast?

“Rekomandimi është që të mos kalohet në pyetje specifike që kanë të bëjnë me mënyrën sesi kryhet seksi, si nga OBSH, edhe nga organizata të njohura ndërkombëtare, që merren me pyetësore profesionalë.

Një pyetje shumë subjektive edhe për një të rritur jo më për fëmijët, për të cilët studimet thonë se në moshën 15 vjeç nuk kanë hyrë ende në marrënie seksuale”, thotë Altin Hazizaj, Drejtues CRCA.

Ekspertët thonë se pyetje të tilla specifike, për mënyrën sesi 11, 13 apo 15 vjeçarët bëjnë seks janë kategorkisht të ndaluara në botë.

Madje, çdo studim shkencor duhet të ketë një person që mban përgjegjësi juridike dhe etike, nëse konstatohet se janë shkelur të drejtat e fëmijëve, si në rastin e pyetjes: çfarë lloj seksi bëni, duke ofruar edhe alternativat përkatëse.

Por, Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë dhe se pyetjet për sjelljet seksuale u janë adresuar vetëm 15 vjeçarëve.

Pyetjet seksuale për fëmijët në shkollat 9-vjeçare, reagojnë prindërit: Është e turpshme Read More »

Provimet e maturës do zhvillohet në salla të mëdha

Për të shmangur kopjet gjatë provimeve të maturës, ministria ka vendosur që të zhvillohen në salla të mëdha, ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka siguruar se kjo e fundit do të bëhet për të shmangur problematikat e viteve të kaluara.

Nikolla e bëri këtë sqarim për të gjitha maturantët nga fshati Strum i Fierit gjatë takimit për turin e Llogaridhënies Publike të Qeverisë. Ajo  siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim por siguri më shumë për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin atë çfarë meritojnë është një vendimmarrje për ata që kanë punuar rigorozisht gjatë gjithë viteve të shkollimit.

“Është një vendim që është për të gjithë maturantët e Shqipërisë, sepse duam që të mos diskriminohesh ti nga disa të tjerë që dinë ta vërtisin kopjen përfshi brenda këtu edhe administratorë të papërgjegjshëm. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Ti dhe gjithë shokët e tu, do të keni maksimalisht kushtet që të bëni provimin në kushte normale dhe maksimalisht ti dhe gjithë shoqëria shqiptare sigurinë që në provimet e shtetit nuk kopjohet. Fakti që ne kemi zgjedhur sallat e mëdha, nuk ka të bëjë me diskriminimin tuaj por për të shkuar haka tek i zoti”, tha Nikolla.

Ndërkaq, ajo foli me banorët edhe për cilësinë e mësuesve në sistem, duke u ndalur në dy momente, tek “Portali Mësues për Shqipërinë dhe reforma në fakultetet e edukimit.

“Kemi bërë hapin e parë, diga e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Portali nuk ishte vetëm për mos t’i dhënë mundësi deputetit dhe ministrave për të vendosur mësuesit në shkollë por ishte edhe një arsye më e fortë, pasi në malin e diplomave të prodhuara, ne të zgjidhnim më të mirët dhe ata t’i çonim nëpër shkolla, kjo është diga e parë, tjetra që po punojmë është me fakultetet e edukimit.”

Ministra Lindita Nikolla gjatë turit “Puna për Shqipërinë që Duam” u ndal edhe në Zharrëz të Fierit për të dhënë llogari dhe dëgjuar shqetësimet konkrete të banorëve.

ztosku/ /a.g/ATSH

Provimet e maturës do zhvillohet në salla të mëdha Read More »

Lajmi i mirë për nxënësit me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj ku propozohen disa ndryshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar.

Ndryshimet janë jo të vogla, duke qenë se parashikohet ngritja e një sërë institucionesh të reja e të pavarura dhe në total paketa e ndryshimeve pritet të sjellin një efekt financiar shtesë prej 232 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me shtimin e kategorisë së nxënësve me aftësi të kufizuara, ndër kategoritë e nxënësve që mbështeten financiarisht nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kësaj kategorie, tashmë së bashku me nxënësit e familjeve në nevojë dhe nxënësit me arritje të shkëlqyera do t’u mbulohen shpenzimet e teksteve shkollore, dhënia falas e mjeteve mësimore dhe çantave, mbulimi i shpenzimeve të transportit dhe mbulimi i shpenzimeve për ushqim.

Vetëm për 4 mijë nxënësit e kësaj kategorie të re që përfiton ndihmë, kërkohen nga buxheti i shtetit 226 deri në 230 milionë lekë.

Projektligji i ri legjitimon portalin “Mësues për Shqipërinë” si mënyrën për emërimin e mësuesve të rinj. Gjithashtu propozohet krijimi i një regjistri shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, ndërsa nxënësit që përfundojnë këto programe do të marrin një certifikatë nga shteti shqiptar.

Bazuar në relacionin e projektligjit, ndryshimet pritet t’u japin një fuqi më të madhe vendimmarrëse në arsim edhe prindërve përmes shtimit të një anëtari në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, si dhe krijimit të Këshillit Kombëtar të Prindërve. Mënyra se si do të organizohet dhe funksionojë ky këshill do të bëhet e ditur më vonë në rast të miratimit të ligjit përmes një udhëzimi të MASR, por nuk do të ketë efekte financiare shtesë.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave. Drejtori dhe nëndrejtori i institucionit arsimor duhet të t’u nënshtrohen trajnimit pranë Shkollës së Drejtorëve, një strukturë e re që do të ngrihet me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Kandidatët për drejtorë duhet të ketë të paktën 5 vite përvojë pune si mësuar, ndërsa pas emërimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në forumet drejtuese të partive politike./scan

Lajmi i mirë për nxënësit me aftësi të kufizuara Read More »

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës

Në qytetin e Bilishtit kumari duket se “kultivohet” në moshë të hershme.

Një pikë bastesh ndodhet krah shkollës publike “Fuat Babani”, ndërsa pak më tej ndodhet një pikë lojërash fati.

Nxënësit e kësaj shkolle jashtë kamerës pohojnë se disa herë i kanë frekuentuar këto pika duke luajtur me vlera të vogla monetare, ndërsa si të mos mjaftonte kjo edhe pika të tjera janë të shpërndara në qytet.

Edhe pse distanca mes shkollave dhe pikave të basteve apo lojërave të fatit është e përcaktuar, ligji në këtë rast është shkelur me të dyja këmbët duke bërë që në vend të shkollës, adoleshentëve t’u serviret kumari.

Nga mësimi te lojërat e fatit, nxënësit kumar në prag të shkollës Read More »