Arsim

Sot, duhet të festohej edhe 110 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe në Vlorë

Bashke me fillimin e shkolles, sot, duhet te festohej edhe 110 vjetori i hapjes se shkolles se pare shqipe ne Vlore, e njohur me emrin Shkolla numer 1, ne lagjen “Muradie”.Te kujtohej Abas Mezini, Leonidha Naci e te tjere patriote vlonjate qe ishin dhe mesuesit e pare te shkolles se pare.

Po kush do t’i kujtoje?
Ata qe e kane per detyre, urimet dhe vizitat per diten e pare te shkolles, i bejne me urdher nga lart, per fushate e elektorat dhe nuk ua ndjen aspak per historine.

Ndaj dhe ne kete fillimviti te ri shkollor, ka me pak shkolla e me pak nxenes!
Ndaj, shumica e femijeve te atyre qe jane ne pushtet, femijet i kane ne shkolla jashte shtetit apo ne shkolla private!
Ndaj, dhe ndodh qe jane drejtues neper shkolla te shtetit, por femijet i cojne ne shkolla private, per t’u arsimuar me mire!Ndaj dhe ne shkolla po bie nga viti ne vit te nxenit e femijeve tane, sepse politikat arsimore kane patur per qellim shifrat fiktive te kalueshmerise, mesatares se larte dhe punesimit me porosi te te madhit ne nivel lokal apo dhe qendror.Nga Ergys Alushi.

Sot, duhet të festohej edhe 110 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe në Vlorë Read More »

Një “ zile” e re para tringëllimave të 17 Shtatorit. Nga Namik Selmani, mësues, shkrimtar

Një “ zile” e re para tringëllimave të 17 Shtatorit

Traktat pedagogjik pë r një Vit të Ri shkollor në Shqipëri.

Namik Selmani, mësues, shkrimtar

Në një ditë të fillimit të mësimeve ka mjaft emocione dhe mbresa që lindin mes brezave. Një shoqëri e tërë kthen sytë sot, mbase më shumë se në çdo ditë të vitit nga shkolla. Nga drita dhe hallet e saj. Jemi një komb që e kemi filluar paksa më vonë shkollimin e fëmijëve. E padyshim kemi nevojë që të mësojmë nga përvoja botërore e vendeve që e kanë një traditë të tillë .
Këtë ditë të bukur e të shënuar kam zgjedhur një shkrim që bën fjalë për një president të SHBA Abraham Linkoln.
Më saktë, me një letër që ai ia ka drejtuar prindit të fëmijë s së tij. Është Traktat i të gjithë kohërave për mësimdhënien dhe edukimin.

Faleminderit, Presidenti Abraham Linkolni!

Historia e Bostonit dhe e tërë Amerikës shpesh dhe të godet fort në atë që ai e ka të veçantë është dhe tek mençuria. Një mençuri që ka kodin e vet tek secili komb. Në një formë ose në një tjetër. Tek Amerika KJO ËSHTË JO VETËM NJË RISI, POR SHUMË MË TEPËR. ËSHTË NJË NEVOJË PËR ECJE. Është një rrugë ku asnjëherë nuk ka semafor të kuq. E gjëja e parë që duhet të bëjë një njeri që e do mençurinë si një lloj busulle, pavarësisht se në cilën gjuhë e ka mësuar nëna apo shkolla ku ka shkuar, për atë që nuk ka arritur ende është që ta falenderojë këtë mendësi, këtë gjendje, kombin që ka nxjerrë të tilë titanë të mëndimit. Kësaj radhe edhe pse ish presidenti amerikan Abraham Linkolni ka qenë shumë larg nga Masaçusesti është fare afër me mesazhin që ai përcjell në një letër. I miri dhe i mençuri Abraham Linkolni. Mbase nuk e dinte se edhe me një letër ai mund të bëhej “Mësuesi i kombeve”. Do t’iu tregonte atyre atë që ata nuk mund ta merrnin edhe me qindra orë mësimi në verë apo në dimër , në një fshat malor mes shirash borërave dhe mjegullave apo dhe në një qendër banimi me sirena, shitore, me rregulla të forta urbanistike.

Ditët e fundit kur isha në Boston e ndiqja aq sa mundja informacionet e ndryshme, mora vesh se vajza e Presidentit Obama kishte aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit në Boston. Këtu mësova se edhe zonja Klinton e kishte mbaruar universitetin pikërsht në Boston. Këto edhe mijëra informacione të tjera që të jep binjakëzimi me mencurinë e fjalës së shkruar dhe e së ardhmes, ma forcuan edhe më shumë respektin për këtë njeri që e ka vlerësuar aq shumë rolin edukativ të shkollës dhe aq më shumë të mësuesit në të gjithë kohërat. Është atje më Mbretërinë e Kujtesës ai e meriton nga çdo kombi fjalën e thjeshtë dhe aq magjike “Thank you!” Faleminderit!

Që kur shkolla jonë mori trajtën e saj të plotë me klasa, me banka, me dërrasa të zeza, me libra, me zile që të “urdhërojnë” të lësh lojën, dashurinë e parëbisedën e të vish në klasë, me një Ministri përkatëse atje lart në shkallën e lartë të pushtetit, lindi dhe urimi për këtë ditë. Nuk ka rëndësi se në këtë ditë kishte dafina, degë ulliri, kishte lule, drita, tollumbace. Lindi bashkë me të dhe këshilla që njëra palë ia jep tjetrës. Herë në formën e një këshille, të një shkrese që vjen nga LART që në fillim të viti shkollor janë shumë të mëdha në numër, të një urdhëri, të një lutjeje, të një modeli njerëzor dhe zyrtar. Po ta shohim në atë mision që ka shkolla në një komb në një shoqëri, qoftë dhe si yni, në një brez e në tërë atë mision që vjen që nga lashtësia deri te ditët tona na bën që që të themi me plot gojë se në këtë ditë një ka një HYJNIZIM

E, i ngjitur në një shkallë që gati 45 vjet kam jetuar me frymën e arsimit, të zileve shkollore, të fletës së shkruar aq më shumë të mësimit të gjuhës së kombit, përtej urimit sot do ta “prish“: pak rregullin. Diku dhe sot doja që t’i largohem Citatëzimit (aq i përhapur në opinonet tona) për tema të tilla sa madhore, të dobishme, aq dhe të ndjeshme). Të them të drejtën, e kam të vështirë që të gjej një MODEL tjetër më të mirë më të vyer, më frymëzues, më këshillues, më ”goditës” për të gjithë ne dhe ata që do na ndjekin në këtë udhë shkollimi apo dhe prindërimi se sa ajo letrës që nuk është më shumë se një faqe kompjuteri A 2 si thonë gazetarët e shtypit të shkruar. Është më shumë se një testament që, për forcën e tij, ka pak fjalë e jo raporte kontrollesh e që duhet lexuar në shumë breza. E në ditën që e kam lexuar për herë të parë, gati sa nuk kam klithur nga gëzimi, nga mirënjohja që të jep një mendim i mençur që shpesh nuk ta thotë dhe një jetë e tërë: “Faleminderit, një mijë herë faleminderit Presidenti Abraham Linkolni! Faleminderit!”
Ajo letër e shkruar 185 vjet më parë është Traktati i Arsimit të të gjithë kohërave të të gjithë vendeve. Nuk dua të them BIBLA. Dhe ishte vetëm 21vjeç. Të paktën kjo është llogaria që bëhet kur thuhet se letra është shkruar në vitin 1830. Ooo, nuk e dimë se ai ishte thjesht një bisedë prindërore e tij me djalin apo ishte një lloj truku publicistik nga ata që bëjnë amerikanët që në “fëmijërinë “ e shtetit të tyre të fuqishëm së pari në ide. Është një letër që ai i drejton mësuesit të djalit të tij. Është një letër LUTJE. Është një letër URDHËR. Është një letër KËSHILLË Jo nga ato që dikur (por dhe tani) e shohim dhe e artikulojmë në kohën tonë herë në pozicionin e një mësuesi, të një prindi , të një gjyshi , të një nëne, të vëllait më të madh e të motrës më të madhe. Ajo letër është TRAKAT social, filozofik, kulturor, politik, pedagogjik.

Deri në atë kohë kur lexova për të kisha në mendje dhe në sy një thënie të një mësuesi rus që dikur drejtoria e shkollës pedagogjike “Luigj Gurakuqi” që ne aso kohe dhe tani e quanim NORMALE e kishin vënë në hyrje të mencës ku futeshin jo më pak se 1500 nxënës. Hynim të uritur. Atëherë mungonin ushqimet e shpejta (fast food) Në këtë heqje urie, vinte “uria“ për shkollën, për profesionin “Kur mendova që t;i shërbeja shoqërisë, vendosa që t’i drejtohesha mësuesisë” Ishte një pedagog rus si Dobrolubovi që gjithsesi duhej respektuar për atë vendim që sot me dhjetra pushtetarë e poltikanë që flasin në tribuna për dobinë e arsimit dhe për figurën e mësuesit dhe nuk e kanë pjesë të jetës së tyre. Shumë fëmijë të tyre studiojnë jasht shtetit me lekët e baballarëve apo të shtetit. Me diplomat e juristëve, të mjekëve ata ecin në gjurmët e baballarëve deputetë, ministra që pushteti të mbetet sërish aty e nuk i dërgojnë për mësues që t;i japin një frymë të re arsimit të vendit të tyre Po e shohim pak përmbys këtë letër. Çfarë nuk shkon te kjo letër?. Asgjë. Asgjë. Aty është psikologu, është pedagogu, punonjësi social, politikani.
hpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër. Mësojeni po të jetë e mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp. Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.

Kjo nuk do koment ashtu si nuk do asgjë e shkruar. Na bën që të skuqemi dhe si mësues dhe si prindër dhe si shoqëri. Një djalë, një brez që të rritet i thjeshtë, i lidhur me punën, me jetën me ndjesinë e mëkatit që nuk duhet bërë, sado të vogël që të jetë. Sa pak burgje do të kishim po të respektohej nga të gjithë kjo KËSHILLË. Sot të mos numërojmë vetëm nxënësit që futen në shkolla, po të shkojmë dhe në burgje e të numërojmë sa sa të rinj ka atje. Të shkojmë në Kullat e ngujimit e të shohim se sa fëmijë të përlotur presin një libër, një mësues se nuk mund të dalin. Të numërojmë djemtë dhe vajzat tona që lindin nga familjet shqiptare në mërgim dhe nuk dinë që të shkruajnë, ta lexojnë rrjedhshëm gjuhën e kombit të tyre. E nuk kanë një bibliotekë të pasur në ato shtëpi kurbeti. E për këtë faleminderit Abraham Linkoln!
Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër. Sa do skuqemi ne, mësuesët, por dhe prindërit, por dhe politikanët kur pas urimit të bërë mes disa lulembajtësve në duar kur të shohim se pas mësimit më tepër se gjysma e të rinjve djem do të vrapojnë në dyqanin më të afërt të lotove sportive që nuk janë më shumë se pesë metra larg pragut të shkollës për të vënë në loto ato 1000 lekë të vjetra që babai ia ka dhënë për të blerë një byrek apo fletore. Të atyre që nganjëherë edhe duhet të punojnë për të siguruar ushqim për familjen. Sa jemi ngritur si mësues për këtë fenomen që na ka tharë dëshirën për shkollë! E pra, 185 vjet më parë kur nuk kishte loto, prindi 21-vjeçar Abraham Linkolni ( aq sa janë sot studentët) do të thoshte thjesht: “Mësojeni nëse mundeni se 10 cent të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur.

A mund të bëjmë protestën më paqësore të mësuesit të prindit (uroj që të ketë dhe një politikan brenda nesh) për këtë sëmundje sociale. Jo, këtu nuk flitet për mohimin e lirisë së të Drejtave të Njeriut, po për një dëm që i bëhet shkollës, familjes, shtetit. Në ditën e parë me një kostum (a do të bëhet një foto e kolektivit të nxënësve a të mësuesve për kujtim për të bërë një Muze për shkollën??) drejtuesit do të na kujtojnë rreguloren, uniformën e nxënësve dhe tonën, orarin e rreptë të punës, ditarët. A kanë të gjithë ide të veçanta origjinale për t’u ngritur në “tribunën e këshillave” për këtë ditë HYJNORE Përballë këtij hyjnizimi është “Diktatura e Gabimit” brenda vetes që shumë herë nuk gjen as Gjykatës as nene, përveç asaj të ardhmeje që nuk do të ndërtohet ashtu si e duam ne, si e donin rilindasit po dhe se si e projektonte ai amerikan që ishte president, po që mund të ishte dhe një prind anonim i një Amerike që sapo ngrihej si shtet si shoqëri civile.

Një KËSHILË që na dërgon tek SHKOLLA E PRINDËRIMIT tonë. Jo te ai prindërim të shkolluar me litra, me biblioteka familjare në gjuhë të ndryshme, për të cilin do të duam kohë ta arrijmë, po dhe te një prindi që nuk ka punë që është në mërgim, në burg.. Falemnderit zoti President për mesazhin tuaj shumë njerëzor që duhet ta lexojnë edhe ata liderë që e kanë lidhur jetën me arsimin! Në një ditë të parë të vitit shkollor, ashtu si dhe në një ditë të 7 Marsit që e kemi zyrtarizuar Festa e Mësuesit jemi mësuar që të dëgjojmë këshillat e mësuesve (për rastësi apo pse jo dhe për çudi simbolika e mësuesisë është lidhur në fjalorin prindëror me feminitetin se përherë themi mësuese e pak shumë pak mësues) Abraham Linkolni ia ka drejtuar letrën një mësuesi, një burri . Ndoshta për atë mision tepër të fortë që kishte ai në Amerikën e shekullit XIX.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë. Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Kjo këshillë i kalon dyert e shkollës Dikur më vonë rilindasi Naim Frashëri do të thoshte në mënyrën e vet: “Mësojini fëmijët tuaj, se ato janë për një kohë që është më larg se koha juaj!” Dita e parë. Do të dalim si mësues dhe si prindër para nxënësve. Do t’i themi që të jetë korrekt me detyrën, të mos mungojë (janë shtuar mungesat pa arsye dhe në shkolla kudo) të mos përdorin celularët në mësim, të mos largohen nga mësimi pa leje, të mësojnë gjuhën shqipe dhe atë të huaj, të lexojnë librat e rekomanduar etj. Poooo.. “Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë. Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.” Bukur. Të gjitha duhet të themi me zë të lartë: “A nuk ka ardhur koha që, të paktën ne, shqiptarët të bëjmë një formulë Betimi për mësuesin, një Formulë për çdo mësues, ashtu si e ka mjeku , si e ka gjykatësi. Të mos na trembë tradita botërore që mund të mos e ketë. E përtej këtij meditimi që i ngjan një morali shkronjor pas falenderimit për Presidentin 21-vjeçar që me plot gojë shkroi HISTORI me atë letër TESTAMENT të urojmë të gjithë shoqërinë tone, kombin tonë për këtë dyerhapje të shkollave tona, edhe pse dikush mund të mos e ketë lexuar pa thënë dhe printuar dhe që mund ta vinte dhe në fletën e parë të ditarit. Apo dhe të shruhej në një korridor shkolle në një vend më se të dukshëm që, të paktën disa herë në vit ta lexonim plot “ uri” të gjithë mësues, prindër, nxënës, politikanë, sociologë, biznesmenë, dekanë fakultetesh, emigrantë
Të gjithë. Të gjithëëëë.

Një “ zile” e re para tringëllimave të 17 Shtatorit. Nga Namik Selmani, mësues, shkrimtar Read More »

Rama: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti nga të gjitha institucionet shtetërore

Celularët do të ndalohen jo vetëm në shkolla, por edhe në administratën publike. Pa dhënë më shumë detaje për këtë nismë të qeverisë, kryeministri paralajmëroi masa për mësuesit që nuk do t’i binden këtij rregulli.

Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit. Mësuesit do të duhet t’i dorëzojnë në fillim dhe t’i marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimorJam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për  vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë.

Këtë vit në të gjithë sistemin arsimor do të përfshihet një numër më i madh i mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta.

Dega e mësuesisë sipas kreut të qeverise falë reformave në arsim këtë vit është përzgjedhur edhe nga nxënës të ekselencës.

Sa i takon mësuesve të përfshirë në sistem, i cili bëhet vetëm në mënyrë elektronike në Portalin mësues për Shqipërinë, sipas kryeministrit ka bërë që punësimet të mos ndikohen nga politika, por vetëm nga merita./TVKlan

Rama: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti nga të gjitha institucionet shtetërore Read More »

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm

Të hënën pritet të nisë procesi mësimor, por me sa duket jo në të gjitha shkollat apo kopshtet.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në fund të vitit të kaluar konstatoi se ishin plot 729 subjekte që nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare, dhe paralajmëroi se nuk do të nisnin vitin e ri shkollor pa i përmirësuar ato.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh për Top Channel:

“Nuk na rezulton të mbyllen shkolla, por nëse nuk i zgjidhin ato probleme që kemi konstatuar, do të bëjmë mbyllje të pjesshme.
Problemet që janë hasur në shkolla, çerdhe apo kopshte lidhen kryesisht me lagështirën, ndërkohë që në ato shkolla që kanë dhe kopshtet pranë, nuk janë përshtatur tualetet për më të vegjlit.
Rekomandimet kanë konsistuar kryesisht në eliminimin e lagështirës, në plotësimin e nyjave hidrosanitare, në plotësimin e hapësirave me dritë, në zëvendësimin e mjeteve mësimore të amortizuara dhe në rrethimet e shkollave.”
Edhe kopshtet apo çerdhet publike, ku prindërit paguajnë disa fish kanë shfaqur probleme, ndërsa që akoma nuk dihet se sa është numri i shkollave që rrezikojnë të mos e fillojnë vitin e ri shkollor nga e hëna.

Pritet që Inspektoriati të marrë masa të ashpra ndaj të gjitha shkollave që nuk zbatojnë udhëzimet e saj.

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm Read More »

ARSIMI NË VLORË

Shkolla e ”Muradies”, e para shkollë shqipe e çelur në Vlorë në 19 nëntor 1908 u vendos në një nga lagjet më të vjetra, në lindje të Sheshit të Flamurit dhe për këtë arsye u emërtua ”Shkolla e Muradies”, apo Shkolla nr.1.

Ky institucion i parë për mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e vlerave atdhetare me këtë emër njihet më shumë edhe sot, ndonëse në terminologjinë zyrtare ajo është quajtur shkolla ”28 Nëntori”.

Çelja e kësaj shkolle cilësohet si një hap i guximshëm dhe atdhetar i patriotëve të kohës, të cilët shihnin tek përhapja e gjuhës shqipe një nga faktorët vendimtarë që do të çonte në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Nga ana tjetër, ky akt historik i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë, u ndërmor në një sfond të gjerë të lëvizjes patriotike në të gjithë vendin, e cila çoi më pas në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

SHKOLLAT PER VITIN ARSIMOR 2017 -2018

Ne qytetin e Vlorës janë 5 (pesë) gjimnaze, 18 (tetëmbëdhjetë) shkolla 9-vjeçare, 3 (tre) shkolla profesionale, 8 (tetë) gjimnaze jo publike, 10 (dhjetë) shkolla 9-vjeçare jo publike.
Ne njësinë Orikum janë 2 (dy) gjimnaze dhe 5 (pese) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Shushice janë 1 (një) gjimnaz dhe 3 (tre) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Novosele janë 1 (një) gjimnaz dhe 9 (pese) shkolla 9-vjeçare
Ne njësinë Qender janë 10 (dhjete) shkolla 9-vjeçare.

ARSIMI NË VLORË Read More »

‘Të dashur mësues, mos i detyroni fëmijët të shkruajnë se si e kanë kaluar verën’

Të dashur/a mesues/e! Neser kur ato fytyra te embla te vijne ne klasen tuaj per here te pare dhe ju deshironi te ju jepni detyren e zakonshme “Si i keni kaluar pushimet verore”, ju lutem konsideroni nje femije, familja e te cilit/ciles nuk ka pasur mundesi te shkoje per pushime.

Nje femije tjeter qe eshte dashur te kujdeset per vellaun/motren me te vogel, sepse vellau/motra i/e saj/tij me i/e madh/e ka fjetur gjithe diten.Nje femije qe i eshte dashur te rrije poshte batanijes deri ne oren 2 pas mesnate duke dashur t’i ik britmave dhe fyerjeve.

Nje femije qe po shikon per te ngrene dhe per te mbushur barkun, pasiqe sandwichi ka qene ushqimi i/e tij/saj gjate tere veres ose qe nuk ka ngrene asgje dhe e ka kaluar tere veren duke kerkuar ushqim per veten.Femija qe po vesh rrobat e vitit te kaluar, sepse familja nuk ka pasur mundesi t’i bleje rroba te reja.

Ka femije qe druhen ne diten e pare te shkolles sepse nuk kane nje pergjigje te mire per pytjen se si e kane kaluar dhe cfare kane bere gjate veres, sepse ndoshta ajo qe ata kane bere ka qene vec mbijetesa.

Andaj ju lutem konsiderojeni nje pyetje tjeter, psh “Cfare do te bej kete vit te ri shkollor”.

Por, ju lutem shume mos i detyroni te shkruajne nje paragraf per te ju treguar se si e kane kaluar veren. Mjerisht per shume femije, pjesa me e bukur eshte qe vera ka mbaruar.Aaron Baker: Përktheu G, n. Kult Plus

‘Të dashur mësues, mos i detyroni fëmijët të shkruajnë se si e kanë kaluar verën’ Read More »

Fier/ Rikonstruktohen 17 shkolla

Viti i ri mësimor 2018-2019 nis me më shumë vëmendje dhe kushte më të mira për nxënësit në qarkun e Fierit.

Në këtë qark për këtë vit shkollor, janë rikonstruktuar në total 17 shkolla, ndërsa priten investime dhe projekte të reja.

Projekti i qeverisë për libra falas nga klasa e parë në të katërtën u mbështet nga bashkia e Fierit, e cila vendosi të shpërndajë tekste shkollore falas edhe për klasën e pestë.

Ndërkohë, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, janë duke u mbyllur punimet në shkollat e fundit të këtij qarku.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka publikuar sot foto nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në Hamil, si dhe nga shkolla 9-vjeçare Tefik Dautaj në Varibop./atsh

Fier/ Rikonstruktohen 17 shkolla Read More »

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto

Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator e gjen tërësisht të rikonstruktuar gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shprehet se “falë investimit të kryer nga bashkia janë siguruar kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja”.

“Kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja me laborator modern dhe palestër të re në gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë”, – shprehet Leli.

Ai siguroi se investime të tjera do të vijojnë në shumë shkolla të qytetit të Vlorës.

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com