Arsim

Orikum/Suprizojnë nxënësit e shkollës “Balil Pelari”. Ja akti human që ata kanë bërë këtë herë.

Ditet e festave jane ato kur njerezit behen me te ndjeshem te dhurojne,por nxenesit e klasave te nenta te shkolles “Balil Pelari “Orikum trokiten sot ne Shtepine e Femijes ne nje dite fare te zakonte. Ne nje kohe kur shumicen e te rinjve i shohim te dhene pas telefonave te shtrenjte, makinave te shtrenjta e jetes luksoze, keta nxenes u munduan sot qe gezimin ta ndajne me ata qe kane nevoje.

Sigurisht kenaqesia eshte e madhe kur troket ne shtepi te tilla dhe i mbush banoret me vetebesim, dashuri, shprese e dhurata. Ndoshta vlera e sendeve te dhuruara nuk ishte teper e madhe por perfshirja e tyre ne nisma te tilla humanitare, do t’i beje ata neser te ndermarrin me madhore.


Sigurisht qe rrenjet e kesaj ndjenje te ngrohte qe ata kane ndodhen tek prinderit qe i kane rritur dhe edukuar me frymen e te qenit i dobishem pa menduar per shperblime.

Orikum/Suprizojnë nxënësit e shkollës “Balil Pelari”. Ja akti human që ata kanë bërë këtë herë. Read More »

Zbardhen emrat e 150 shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie

Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të cilin do të zbatohet ky vendim.

“Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”,-theksohet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.

Institucioni përgjegjës

Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.

Shkrimin e plote e gjeni ne GSH.al

Zbardhen emrat e 150 shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie Read More »

Në nëntor do të ndalohen celularët në shkolla

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të lejohen më celularët në shkolla. Këtë deklaratë Edi Rama e bëri gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Lushnjes.

Kreu i qeverisë tha se “i kemi hapur një luftë celularëve në shkolla, pas tetorit celularët e nxënësve do të sekuestrohen dhe nuk do të kthehen më mbrapsht. Kush vjen me celular në shkollë dhe kapet, e humbet celularin. Nuk jemi vetëm ne, këtë nismë e aplikon edhe  Franca nga ky vit. Jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve, deri sa të mbarojë procesi mësimor.

Kryeministri tha se “do të ndalohet që nxënësit të shkojnë në lokale gjatë orëve të mësimit  dhe të konsumojnë alkool deri në moshën 18 vjeç.

“Do të ndalojmë tregtimin e alkoolit për të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeç në të gjitha lokalet. Do të ndalohen që nxënësit të shkojnë në lokale gjatë orarit të mësimit. Do të marrim masa të forta për lokalet të cilat nuk do ta respektojnë këtë vendim, herën e parë do të mbyllen për disa muaj, më pas do të mbyllen përgjithmonë, nxënësit gjatë orarit të shkollës, mund të shkojnë në lokal vetëm të shoqëruar nga të rritur ose mësues. /atsh

Në nëntor do të ndalohen celularët në shkolla Read More »

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”.

Ne kuadrin e muajit Tetor si muaji i poezise italiane, konsullata Italiane ne bashkepunim me mesuesen e gjuhes italiane prane shkolles 9 vjecare “Balil Pelari” Almeta Shehaj organizoi nje aktivitet letraro-artistik ne Orikun e Vjeter.

Te ftuar ishin nxenes dhe mesues te kesaj shkolle, perfaqesues te konsullates italiane te cilet ndoqen nga afer programin artistik ne qendren e vjeter arkeologjike.

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”. Read More »

Studentja shqiptare që po habit të gjithë SHBA-të, del një prej 5 kërkuesve më të mira

Në të ardhmen ajo mund të bëhet një nga mjeket më të njohura në botë, pasi në buletinin shkencor të Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në  Luftën e Dytë Botërore) janë thënë fjalët më të mira për studiuesen shqiptare e diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe. “Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”

Ajo është diplomuar për biochemistry dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, por jo vetëm për kërkime të sukseshme kimi teorik (computationalchemistryresearch) me objekt studimi rritjen e efikasitetit të monooksigjenës për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’.

Arritjet e saj tashmë i kanë kapërcyer kufijtë e Laboratorit “Los Alamos National Laboratory B-11” (Bioenergjia dhe Shkencave Biome), ku ajo ka bërë kërkimet e famshme dhe kanë marrë rrugën e projekteve për tu zbatuar në praktikë.

Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime.

Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në Neë Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.

Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria,  faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj  për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë.

“Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty,  ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në Neë Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës.

Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.

Studentja shqiptare që po habit të gjithë SHBA-të, del një prej 5 kërkuesve më të mira Read More »

Shkolla ‘Lef Sallata’ organizon aktivitetin ‘Miqtë e trashëgimnisë’.

Ne sheshin “Tre racat” perballe Teatrit “Petro Marko” eshte zhvilluar sot aktiviteti ‘Miqte e Trashegimnise’. Ky eshte nje aktivitet i organizuar nga senati i shkolles ‘Lef Sallata’ ne bashkpunim me qendren e komunitetit!

Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i bashkise i cili ndau edhe certifikata vlersimi per nxenesit e shkolles.

Ta trasmetojme trashegimnine ne breza – ishte motoja dhe qellimi i ketij aktiviteti.

Shkolla ‘Lef Sallata’ organizon aktivitetin ‘Miqtë e trashëgimnisë’. Read More »

Shkencëtarja shqiptare fiton Çmimin Ndërkombëtar në Neuroshkencë

Edhe për shqiptarët ka shpresë! E kjo shpresë në të shumtën e rasteve na vjen nga jashtë vendit, nga bijtë tanë të shpërndarë nëpër botë. Kur shqiponjat tona fluturojnë në qiej të lirë dhe gara është e drejtë, ia dalin përherë të na krenojnë. Këtë herë na ka krenuar Esi Domi.

E reja shqiptare që punon në një nga institutet kërkimore prestigjioze në Suedi, ka marrë Çmimin Ndërkombëtar si Kërkuese e re në Neuroshkencë, çmim ky që jepet në mbështetje të shkencëtarëve të rinj.

Shkencëtarja shqiptare fiton Çmimin Ndërkombëtar në Neuroshkencë Read More »

Viti akademik, nisin për herë të parë universitetin 22 mijë studentë…

Janë 22 mijë studentë që sot ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve, ndërsa viti akademik nis për rreth 83 mijë studentë në total.

Viti i ri akademik ka nisur edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete e Shqipërisë. Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor. Ndërkohë që për herë të parë  mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Viti i ri akademik pritet me emocione nga studentët, të cilët do të ulen për herë të parë në auditorët e fakulteteve në të gjithë vendin. Emocionet natyrisht janë të shtrira edhe në radhën e studentëve, të cilët janë në proces studimi, e konkretisht tek ata që kanë  vitet e fundit drejt mbylljes së nivelit Bachelor apo edhe studimet e nivelit  Master.

Viti akademik, nisin për herë të parë universitetin 22 mijë studentë… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com