Arsim

Jep dorëheqjen, Muka: Nuk pajtohem me modelin e punës në MAS

Vetëm 2 javë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon. “BalkanWeb” mëson se Muka dorëheqjen ia ka dorezuar kryeministrit Edi Rama, duke vene ne dijeni edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku i paraqiste edhe arsyet e dorëheqjes.

“Per arsye etike, morale dhe profesionale, dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet ne letren e doreheqjes, drejtuar Rames.

Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë. Por pak javë pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Ndërkohë Demo teksa theksoi se ishte vënë në shënjestër nga politika e baltës, u shpreh pas dorëheqjes se: “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

Jep dorëheqjen, Muka: Nuk pajtohem me modelin e punës në MAS Read More »

Vlorë – “Takohemi për një libër” mbledh nxënësit e shkollës “Halim Xhelo”

Në bashkëpunim me bibliotekën “Sh. Musarai” dhe Klubin Letrar “P. Marko”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, organizoi në shkollën e mesme “Halim Xhelo” një takim me moton “Takohemi për një libër”, nismë e Ministrisë së Kulturës.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e reja të bibliotekës së shkollës morën pjesë nxënës të vitit të parë dhe të tretë, si dhe poetë e shkrimtarë të qytetit.

Në takimin ku morën fjalën Çlirim Hoxha, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Ruzhdi Begaj, drejtoresha e shkollës Adelina Ibrahimi iu foli nxënësve për mesazhin, që përcjell nisma e Ministrisë së Kulturës në drejtim të dashurisë dhe kujdesit ndaj librit.

Në takim u diskutua edhe rreth krijimtarisë së poetit dhe shkrimtarit Myrteza Mara.

Sejmen Gjokoli, në emër të DRKK Vlorë, përcolli mesazhet e bashkëpunimit ndër institucional në interes të zhvillimit të kulturës dhe traditave tona në dobi të dijes dhe edukimit.

Vlorë – “Takohemi për një libër” mbledh nxënësit e shkollës “Halim Xhelo” Read More »

“Java e praktikave profesionale”, nga nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë

Në kuadër të “Java e praktikave profesionale”, nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë kanë nisur një sërë aktivitetesh, njëri prej të cilëve që i kushtohej Guidave Turistike, u zhvillua në ambjentet e Qendrës Rinore pranë Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë.
Ky aktivitet që pati në fokus të vecantë dhe asetet e Trashëgimisë Kulturore, u realizua nga Shkolla Tregtare Vlorë dhe u mbështët nga DRKK-Vlorë, Bashkia Vlorë dhe agjensi të ndryshme turistike.

#EdukimiPermesKultures
#DRKKVlore

“Java e praktikave profesionale”, nga nxënësit e shkollës Tregtare Vlorë Read More »

Kjo mësuese solli dy mollë në klasë dhe u shpjegoi nxënësve çfarë është ky fenomen

Një eksperiment social për të treguar një fenomen shumë shqetësues në ditët e sotme.

Një mësuese pati një ide të shkëlqyer për t’i bërë nxënësit e saj të reflektonin mbi bulizmin: duke mos dashur t’i nënshtroheshin diskutimeve të rënda apo shtjellimeve tepër të sofistikuara, ajo vendosi të sjellë dy mollë në klasë.

Si munden dy mollë t’i bëjnë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e një problemi kaq të rëndë social në ditët e sotme si bulizmi?
Lexoni çfarë bëri kjo mësuese dhe do të kuptoni…

Para se të hynte në klasë, mësuesja e goditi njërën prej mollëve mbi një tavolinë, në mënyrë të tillë që ta nxinte nga brenda por që nga jashë nuk mund të vihej re asgjë.

Nxënësve të saj ajo u tregoi mollën e parë, të dëmtuarën dhe u kërkoi atyre që ta fyejnë atë me aq vrer sa mundnin. Pati nga ata nxënës që e quajtën atë “krimb”, dikush tjetër nuk ndalonte së thëni e “shëmtuar”, të tjerë ende që i thonin “nuk duhet të jesh në këtë botë, frut i keq dhe pa shije”.

Më pas, mësuesja mori mollën e dytë dhe u kërkoi fëmijëve t’i jepnin komplimente këtë herë: po kështu, klasa filloi të lavdërojë shkëlqimin e saj, madhësinë e saj dhe shijen e saj të ëmbël.

Pas përfundimit të eksperimentit, mësuesja njoftoi se tani do t’i bëjë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe se si këto mund të shkaktojnë plagë të padukshme.

Ajo i pyeti, në fakt, fillimisht, nëse dy mollët kishin ndonjë ndryshim në pamjen e jashtme dhe të gjitha u përgjigjën jo: mësuesja pastaj i ndau në dysh mollët dhe i ngriti lart që t’i shihnin të gjithë.

Molla që kishte marrë fyerje, ajo që e kishte goditur më parë, e nxirë dhe aspak e mirë përbrenda, por tjetra ishte aq e shëndetshme sa dikush kërkoi të hante.

Bulizmi, ofendimet, sulmet verbale dhe fizike mund të shkaktojnë plagë të mëdha dhe dhimbje të thella për një fëmijë, edhe pse asgjë nuk mund të shihet nga jashtë.
Fakti i dëmtimit ndodh tek secili prej nesh kur ne jemi të keqtrajtuar, por në qoftë se nuk do ta kishim prerë mollën, nuk do ta kishim kuptuar kurrë si ishte ajo në të vërtetë.

Kur një fëmijë tha se donte të ishte si ajo molla më e bukur dhe se të gjithë duhet të ishin kështu, mësuesi e dinte se shembulli i thjeshtë e kishte përcjellur mesazhin.
Një ide e madhe e mësueses Rosie Dutton.

Shpërndajeni artikullin me të gjithë që ta njohin këtë shembull të vogël që jep një mësim kaq të madh, sidomos sot.

Kjo mësuese solli dy mollë në klasë dhe u shpjegoi nxënësve çfarë është ky fenomen Read More »

Mungesa e etikës dhe arroganca, jo më prezente në shkolla/Foto

Sjelljet devijante si dhuna, mungesa e etikës dhe arroganca nuk duhet të kenë vend në shkollat Shqiptare.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë takimit të zhvilluar me mësues në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës, ku u diskutua edhe mbi klasat kolektive, kurrikulën e re apo moslejimin e celularëve dhe alkoolit nënën moshën 18 vjeç.

“Shkollat duhet të kultivojnë përmasën sociale dhe askush më mirë se drejtuesit e tyre nuk mund ta realizojnë këtë. Sjelljet devijante si dhuna, mungesa e etikës dhe arroganca nuk duhet të kenë vend në arsim. Drejtuesit e mirë në shkolla mund të sjellin progresin e kërkuar”, ka thënë Nikolla./atsh

Mungesa e etikës dhe arroganca, jo më prezente në shkolla/Foto Read More »

Projektbuxheti 2019, pagat e edukatorëve do të rriten me 9,1%

Me buxhetin e vitit 2019 pagat e edukatorëve do të pësojnë një rritje me 9,1% krahasuar me vitin 2018.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2019 dhe lajmin e mirë për edukatorët, duke theksuar se nga kjo reformë bashkitë do të kenë më shumë fonde për këtë shërbim.

“Për vitin 2019 fondet për pagat e edukatoreve do të rriten 9,1% në krahasim me vitin 2018. Në të njëjtën kohë do të përmirësohet edhe sistemi i ndarjes së fondeve ndërmjet bashkive. Në ndryshim me sistemin e mëparshëm, fondet ndaheshin sipas numrit të edukatoreve, konform praktikave më të mira ndërkombëtare, financimi i këtij funksioni në vitin 2019 do të bazohet kryesisht mbi numrin e fëmijëve deri në 6 vjeç, si një kriter më objektiv për përcaktimin e nevojave për shpenzime. Nga kjo reformë në buxhetin e vitit 2019 nuk do të ketë asnjë bashki që humbet fonde, përkundrazi, pjesa më e madhe e bashkive do të ketë më shumë fonde për këtë shërbim”, – u shpreh Ahmetaj.

Ministri u ndal edhe në shifra duke treguar edhe numrin e edukatorëve që do të punësohen, të cilët do të shpërndahen në 32 bashki të vendit.

“Përmes kësaj reforme do të punësohen 438 edukator më shumë sesa në vitin 2018 të cilët do të shkojnë në 32 bashki, të cilat kanë një nevojë më të madhe për shtimin e edukatorëve, duke marrë parasysh raportin fëmijë/edukator dhe jo e kundërta. Kjo reformë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e numrit të kujdestarisë nga 26 në 18 fëmijë për edukator dhe madhësisë mesatare kombëtare nga 18 në 15 nxënës për edukator, duke krijuar kështu kushte për një sistem më efikas”, theksoi Ahmetaj./atsh

Projektbuxheti 2019, pagat e edukatorëve do të rriten me 9,1% Read More »

Dorëheqja e Demos, emërohet zv. ministri i ri i Arsmit

Taulant Muka do të zëvendësministri i ri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka kishte akuzuar Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.

Në vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave, shihet se është miratuar lirimi nga detyra i Ervin Demos dhe zëvendësimi i tij me Taulant Mukën.

Taulant Muka

VENDIMET E PLOTA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Dorëheqja e Demos, emërohet zv. ministri i ri i Arsmit Read More »

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar

Shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali, e hapur dy vjet më parë, ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson sot se “shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali ka festuar dyvjetorin e hapjes së saj. Misioni i kësaj shkolle është mbajtja gjallë e traditave dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe si dhe të elementeve të tjerë të kulturës dhe traditave”.

Interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe “Naim Frashëri” ka qenë i lartë, kjo ka sjellë rritjen e numrit të nxënësve dhe është motivi madhor, i cili po çon përpara këtë iniciativë.

Stafi i kësaj shkolle punon për të dhënë më të mirën e mundshme që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin si shqiptar pavarësisht integrimit në shoqërinë e vendit ku këta fëmijë jetojnë, në Itali./atsh

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com