Arsim

Nxënësit shqiptarë mbarojnë 30 pyetje për 3 minuta/ U zgjodhën më të mirët në Dubai për matematikë

Molos Gashi dhe Ag Abazi janë dy djemtë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ata kanë shkëlqyer në garën e matematikës në Dubai. Molosi ka zënë vendin e parë dhe është vetëm 7 vjeç, ndërsa Agu është shpallur për herë të katërt më i miri në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Molosi së bashku me mamin dhe Agu kanë folur për garën ndërkombëtare dhe emocionet e përjetuara.

“Bëhet fjalë për një garë që është mbajtur në Dubai dhe janë testuar nxënësit me 30 pyetje për 3 minuta. Ishin 15 fëmijë në grup dhe kanë përfaqësuar secili kosovën për moshën e vetë. Përveç nxënësve edhe mësueset janë vlereësuar me çmime për punën dhe arritjet e fëmijëve.

Molosi ka filluar tani klasën e dytë. Në moshë shumë të hershme ka shfaqur dëshirën për numrat dhe mbas një kohe e kemi testuar në insituti dhe ka një inteligjencë shumë të lartë”, u shpreh mami i Molosit.

“Unë kam fituar vendin e parë në garë dhe kam marrë një kupë. Nuk kisha emocione, jam mësuar me ushtrimet dhe i zgjidh fiks në kohë. Mua më pëlqejnë pjesëtimet në matematikë”, tha Agu./abcnews.al

Nxënësit shqiptarë mbarojnë 30 pyetje për 3 minuta/ U zgjodhën më të mirët në Dubai për matematikë Read More »

Mbi 1 mijë maturantë ngelës/ Dalin rezultatet e provimit me zgjedhje

Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për lëndët me zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në lëndën me zgjedhje 128 maturantë morën notën 10 absolute, ndërsa kanë ngelur 1144 maturantë.

Teksa shpërndau linkun e notave, Kushi foli dhe për ankesat e maturantëve në lidhje me provimin e biologjisë, teksa tha se në hartimin e pyetjeve nuk ka asnjë gabim dhe se pyetjet janë ndërtuar në mënyrë për të vlerësuar të gjithë.

“Të dashur maturantë, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë për të vlerësimin testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë një vlerësim të drejtë sipas nivelit të arritjes. Ju konfirmoj se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë dhe për mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës së bërë” tha Kushi.

Mbi 1 mijë maturantë ngelës/ Dalin rezultatet e provimit me zgjedhje Read More »

Provimet e Maturës, dalin rezultatet e gjuhës së huaj

Janë publikuar pasditen e sotme rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, për maturën shtetërore 2022.

Provimi i gjuhës së huaj ka qenë provimi i parë i maturës shtetërore dhe maturantët nuk kanë pasur kontestime për të.

Në lidhje me këtë ka reagur edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shkruan se një pjesë e maturantëve kanë shkëlqyer.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.

Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve” shkruan Kushi.

Gjitashtu, maturantët iu nënshtruan dhe provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, Matematikës.

Shiko këtu notat: http://qsha.gov.al/infos/matura_2022/d3/d3_rezultate.pdf?fbclid=IwAR0ic8lllhYWnQ8t3dRIfKsGZ-Bsu4k347zh8-z2ehYVsvpi3mOg2WVxQQg

Provimet e Maturës, dalin rezultatet e gjuhës së huaj Read More »

Del lista me 30 njerëzit më të sukseshëm në Evropë, midis tyre një shqiptar

Dean Çelaj është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it.

Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.

Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.

Çelaj publikon në platformën e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Deana Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.

Revista Forbes është një botim i shtypur me famë botërore i specializuar në ekonominë globale. Ai u emërua pas Bertie Charles Forbes, i cili e themeloi atë në 1917. Që nga viti 2004, versioni rus i revistës, Forbes Rusia, është botuar në Rusi. Ndoshta lajmi më i pritur që Forbes shpall çdo vit është renditja e miliarderëve në mbarë botën.

Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur gjatë vitit? Kush drejtoi, dhe me të vërtetë hyri në listën e miliarderëve të Rusisë? Ne do të flasim për këtë dhe shumë më tepër në artikull.

Del lista me 30 njerëzit më të sukseshëm në Evropë, midis tyre një shqiptar Read More »

Situata e përmb ytjeve në vend / Ministrja Kushi: Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmby tjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.
Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmby tje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

???? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë

???? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë

???? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës

???? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë

???? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmby tura.

Situata e përmb ytjeve në vend / Ministrja Kushi: Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim Read More »

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashkët të Politikave të Arsimit të Lartë, me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në këtë mbledhje mësohet se është diskutuar për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, për të cilën qeveria thotë se ka nënshkruar së fundmi 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces të 30 marrëveshjeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor.

Takim me rektorët, ja cfarë diskutoi Rama Read More »

E pazakontë/ E mo shuara diplomohet në moshën 85 vjeçare: ‘Nëse duhet të presësh 85 vite për tu diplomuar duhet të festosh për atë që ke arrirë’

E moshuar nga Pa lestina përfundon me sukses studimet e saj duke u diplomuar në moshën 85 vjeçare, një moment krenarie për të dhe familjen e saj.
Sigurisht kushtet në te rritoret pa lestineze ishin dhe mbeten të pafavorshme, jo vetëm për një të moshuar, por edhe për maturantët që dëshirojnë të diplomohen.

Bhutto tha nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë ndërsa ajo u detyrua të linte shkollën dekada më parë.
Ajo ka hasur vështirësi të shumta për shkak të orëve mësimore që janë zhvilluar në distancë.
E moshuara festoi diplomimin, me tortë dhe fishekzjarrë. ” Nëse duhet të presësh 85 vite për tu diplomuar duhet të festosh për atë që ke arrirë”, tha ajo.

E pazakontë/ E mo shuara diplomohet në moshën 85 vjeçare: ‘Nëse duhet të presësh 85 vite për tu diplomuar duhet të festosh për atë që ke arrirë’ Read More »

Studentët pas pr otestave te Ministria e Arsimit lejohen në auditor edhe pa vaksinë e tampon

Duket se prot esta e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka patur rezultat pozitiv. Mësohet se pas pro testës së tyre para Ministrisë së Arsimit ata janë lejuar të futen në auditore pa qenë të vaksinuar apo pa patur tamponin negativ PCR.

Shumë studentë kundërshtuan vendimin që vetëm studentët e vaksinuar dhe me test negativ do të lejohen të futen në auditor për të vijuar mësimin. Në hyrje të fakultetit pati edhe përpla sje me policinë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Studentët pas pr otestave te Ministria e Arsimit lejohen në auditor edhe pa vaksinë e tampon Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com