Arsim

Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë

Qeveria shton ne listën e festave kombëtare, Ditën e Alfabetit, 22 nëntorin. Vendimi u bë me dije nga ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të mërkurë.

Shpallja e Ditës së Alfabetit si festë kombëtare zyrtare u njoftua nga kryemnistri Rama gjatë samitit të Diasporës në nëntor 2023.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri Hasani njoftoi në deklaratën për media, se Këshilli i Ministrave do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e kësaj feste zyrtare.

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.

22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë Read More »

Si u përfshi gjuha shqipe në universitetin e Harvardit dhe roli i studentes nga Mali i Zi

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti. Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës. “Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezentim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan. Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard. “Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Klasët e gjuhës shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana.

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard.

Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e guhës shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm.

“Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë gjuhën shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

“Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard.

Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet.

“Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

“Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe.

Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit. /Voa/

Si u përfshi gjuha shqipe në universitetin e Harvardit dhe roli i studentes nga Mali i Zi Read More »

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë pas më shumë se 14 orë debate dhe diskutime miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë Read More »

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni!

Studentët e mjekësisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën para Kuvendit, ndërsa sot pritet të votohet gjatë seancës plenare ligji që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Koston e mban veç prindi im

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni! Read More »

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka treguar vendimin e qeverisë për kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Vendimi ka të bëjë më studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar, thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar që paguan taksa. Shteti e financon Universitetin në këtë rast, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve të vetë, nuk është si profesionet e veta, por i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me plakjen e popullsisë nevojën për burime njerëzore, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionist dhe njerëz të kualifikuar ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, më normal dhe i lehtë. Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet shërbim 5 vjet në vend, ata që janë duke vazhduar studimet vitet janë më të vogla. Nëse duan mjekësi duhet të pranojnë këtë kusht”, tha Rama.

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare Read More »

Ministria Arsimit del me ndryshimet e fundit për Maturën Shtetërore

Kanë ndryshuar rregulat e zhvillimit të testimit për maturën shtetërore.

Autoritet kanë marrë masa që testimi, duke nisur që nga monitorimi me kamera, duke hequr kështu polemikat e krijuara pothuajse çdo vit për kopjim.
Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, thotë se përveç kamera, do përdoren edhe sallat e pallateve të sporteve dhe palestrat e shkollave, në mënyrë që nxënësit të jenë më të kntrolluar.

“Ministria ka këmbëngulur që të akomodohen në mjedise të mëdha të hapura. Për të eleminuar të gjitha hamendësimet të cilat janë të lidhura me mënyrën e menaxhimit. Vëmendja ka qenë te mjediset e mëdha. Jo çdo mjedis do të vezhgohet nga kamerat, por aty ku mundet.”- tha Alla.

Numri i qendrave të provimit do jetë më i ulët, por do ketë më shumë mësues që do monitorojnë procesin. Këtë vit do ndryshojë dhe procesi i rikorrigjimit të provimeve i kontestuar çdo vit

Provimet për maturën shtetërore nisin në 1 Qershor me atë të Gjuhës së Huaj, në 7 Qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 13 qershor Matematika dhe në 19, lëndët me zgjedhje.

Ministria Arsimit del me ndryshimet e fundit për Maturën Shtetërore Read More »

Më pak nxënës po regjistrohen në shkollat 9-vjeçare, rreziku i rritjes së analfabetizmit

Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.

Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:

-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të detyruar, të vajzave.

-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane. “Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.

Numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar

Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.

Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës. (shiko grafikun: Numri i nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi, arsimi 9 vjeçar, 1991-2021).

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies./ Monitor

Më pak nxënës po regjistrohen në shkollat 9-vjeçare, rreziku i rritjes së analfabetizmit Read More »

7 Marsi, ‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Dita e Mësuesit është një festë kombëtare për të nderuar në punën e tyre të gjithë punonjësit e arsimit. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore.

Kjo ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

7 Marsi, ‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com