Aktualitet

Ilir Meta uron 28 nëntorin: Së bashku me Lekën, nipi i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova

Presidenti Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto.

Ai ka publikuar një foto me nipin e Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

“Të dashur miq, Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

Ilir Meta uron 28 nëntorin: Së bashku me Lekën, nipi i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova Read More »

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë

Në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së Flamurit me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë. Por vëmendjen e ka tërhequr sjellja e Kryeministrit Edi Rama, i cili është shfaqur mospërfillës ndaj Kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, me të cilin prej disa muajsh ndodhet në një përplasje politike, edhe pse të dy i përkasin Rilindjes.

Leli ishte një nga pjesëmarrësit në ceremoni, por ka mundur të takohet vetëm me Kryeparlamentaren Lindita Nikolli, e cila gjithashtu shfaqet në krah të Ramës, teksa ecin mbi tapetin e kuq.

Ndërkohë në anën tjetër Presidenti Ilir Meta ka shmangur çdo kontakt me Kryeministrin dhe i vetmi moment kur ai dhe Rama ndodhen në një distancë prej të paktën 2 metra, ishte momenti i ngritjes së Flamurit dhe ekzekutimi i himnit kombëtar.

Më pas, Meta shkëputet duke vijuar ceremoninë, ashtu sikundër edhe Rama, që preferon për disa momente të qëndrojë në krah të Kryeparlamentares, ndërsa Kryebashkiakun Leli e shpërfill totalisht.

Kreu i Qeverisë, pavarësisht se kalon përpara Lelit, duket se ruan ende inatet e pak muajve më parë, kur pas refuzimit nga ana e Kryebashkiakut të ofertës për të kandiduar për deputet më 25 prill, bëri çdo lëvizje që ta largonte nga drejtimi i Bashkisë, por dështoi. Në fund, Rama vendosi të përjashtojë Lelin nga rradhët e socialistëve, ndërsa vijon kritikat ndaj tij, sa herë shfaqet në Vlorë.

Së fundmi, Rama duket se zgjodhi të japë një tjetër mesazh publik, duke shpërfillur Kryebashkiakun edhe në festën e Flamurit.

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë Read More »

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare

Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit. “Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi. Vendimi për hapjen e negociatave është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Por shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar ndarjen në procesin e hapjes së negociatave, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë.

Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat/ Bullgaria kërkesë zyrtare Read More »

Ndryshime në Qeveri, ja kush largohet

Lirohet nga detyra zëvendës-ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa është zbuluar edhe emri i zv.ministres së re, Vjollca Braho.Braho ka mbajtur më herët postin e kryeinspektores në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor.

Vjollca Braho është përgjegjëse për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH në të gjitha qarqet e vendit, raporton Tirananews. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

Ndryshime në Qeveri, ja kush largohet Read More »

A i tr embet Meta shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA? Presidenti publikon letrën që i dërgoi ambasadorja Yuri Kim

Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet nëse i druhet ai një shpalljeje “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbështetjes që i ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha dhe pas përplasjeve me ambasadën e SHBA në Tiranë.
“Unë nuk jam veshur si grua për të bërë foto me Presidentin e SHBA dhe as kam paguar para ruse apo jugosllave për të takuar Presidentin e SHBA. Marrëdhëniet e mia me SHBA dhe me Ambasadën janë të shkëlqyera” – tha Meta në Syri Tv.

Meta zbuloi edhe një letër që i kishte dërguar ambasadores Yuri Kim përpara tubimit të 2 marsit 2020.

“Më mori në telefon ambasadorja që në atë kohë ishte në SHBA. Më tha për mitingun e 2 marsit. Tha sikur të shmangej tubimi meqë po vinte pandemia. Këtu nuk kishte akoma infektime, por në Itali kishte raste.

I thashë që ne kemi thënë që duhet të presim Venecian ndërsa këta donin të merrnin Gjykatën Kushtetuese te Lana për 10 sekonda. Dhe unë i kam dërguar një letër asaj. Ja ku e kam

I kam thënë që kur PS të miratonte ligjin për të legjitimuar betimin te Lana dhe unë ta ktheja dhe PS të priste sa të shprehej Venecia. I kërkova që të shprehej me një deklaratë kundër këtij akti të njëanshëm nga mazhoranca.

I kërkova që bënim një hetim të plotë të asaj që po ndodhte me reformën në drejtësi, kjo edhe për ekspertët ndërkombëtarë. Nëse nuk merrja garanci për të paktën njërën nga pikat unë do të vazhdoja me mitingun e 2 marsit.

Ajo kishte shumë punë dhe nuk më ktheu asnjë përgjigje. Është punë e saj” – tha Meta që shtoi se nuk do të pranonte një mandat tjetër si President.

A i tr embet Meta shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA? Presidenti publikon letrën që i dërgoi ambasadorja Yuri Kim Read More »

Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan, kandidon përballë ish-kongresmenit të fuqishëm

Aleksandër Mici është një emigrant shqiptar i cili largua nga vendi pas periudhës së komu nizmit. Tashmë ai është në garë për senatin amerikan duke kërkuar që të rr ëzojë senatorin veteran të Nju Jorkut Chuck Schumer.

“Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tirane dhe komuniste dhe po lu ftoja për të arritur në Amerikë. Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm lu ftojnë,” tha Mici në një intervistë për mediet e huaja.

46-vjeçari Mici e nisi fushatën e tij këtë të enjte, ndërkohë ish- kongresmeni Schumer po kërkon një mandat të pestë.

Aleksandër Mici, një banor dhe avokat i Bronksit, ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai mori 45% të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34.

Mici emigroi në Amerikë në vitin 1991, ndërsa tha se rritja nën regjimin brutal të Enver Hoxhës ishte një përvojë që i ka mësuar shumë dhe kjo është një arsye që e do më shumë Amerikën dhe përçmon socializmin.

Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan, kandidon përballë ish-kongresmenit të fuqishëm Read More »

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’

Kryeministri Edi Rama: Protestat e fermerëve janë legjitime, nuk diskutohet por ata që kanë marrë pjesë janë të keqinformuar. Cfarë ka ndodhur është e thjeshtë në shifra. Pse kemi vendosur ta heqim rimburimin e 6%? Dhe cfarë do bëjmë me ato para? Kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të prodhuesve të cojmë paratë tek fermeri. Unë besoj se grumbulluesit do e mirëkuptojnë këtë që po them sepse ne nuk jemi kundër tyre, por duam ti mbështesim të forcohen. Në fund, ajo shumë që ka rezultuar rreth 9 milionë dollarë të transferohet drejtëpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi të
Kini parasysh që një buxhet që prek shifrën e miliarda dollarëve sa mund të impaktohet nga 9 milionë?

Ndërkohë që me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë për të shtuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet se sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet tregu i brendshëm, aq më i pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.

Mollat stërkinge, është si t’ja fusësh murit me kokë. Cfarë të bëjë shteti? Të vijë t’ua blejë? Ata që bëjnë komente nga smartphone ku thonë se bujqësia ka marrë fund dhe fshati ka marrë fund, ju them: Jeni out! E kundërta është e vërtetë. Ne sot punojmë dyfishin e tokës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2013. Nuk punoheshin tokat më parë sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

‘Atyre që thonë se bujqësia ka marr fund, ju them: Jeni out’ Read More »

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente

Në një konferencë shtypi, për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gërcallë të Fierit, ku u v ra bar barisht nga fqinji, 8-vjeçari i quajtur Mateo, Rama foli për dë nimet ekstreme që mund të jepen për këto raste.

Ai tha se dën imi me vd ekje nuk është zgjidhje, sepse historia ka treguar se këto dën ime nuk sjellin rezultate, pasi persona me këtillë qasje sipas Ramës ndodhen në çdo shoqëri. Ai tha se legjislacioni parashikon masa ekstreme për këto raste, por gjy qtarët sipas tij, duhet të jenë në lartësinë e duhur.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin trag jik, dë nimi me vd ekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut.

Kështu që, rikthimi i dë nimit me vd ekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë. Ndërkohë që sa i përket pjesës tjetër, në aspektin e kuadrit lig jor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit. Çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatke qësi për ne në shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e tru pave gjy kues në raport me individë që kanë kryer kr ime deri ekstreme.

Por edhe kr ime që në mos vra sje kanë rezultuar në përd hunime, në dh unë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjy qit apo kanë marrë dë nime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dh imbje dhe p lagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjy kues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, tha Rama.

A do të rikthehet në Shqipëri dê nimi me vd êkje? Përgjigjet kryeministri Rama në konferencën urgjente Read More »