Aktualitet

15-vjetori i themelimit të LSI-së, Kryemadhi: Kauzat për të cilët u krijuam, ende reale

Lëvizja Socialiste për Integrim shënoi mbrëmjen e sotme 15-vjetorin e themelimit si forcë politike. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI, me rastin e 15-vjetorit të kësaj partie.

“Në këto 15 vite të rrugëtimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Europës”, – tha ajo.

Kryemadhi gjatë fjalës së saj para anëtarëve u ndal edhe te plani ekonomik duke qenë në një linjë me PD-në për vendosjen e taksës së sheshtë dhe jo progresive./atsh

15-vjetori i themelimit të LSI-së, Kryemadhi: Kauzat për të cilët u krijuam, ende reale Read More »

“Edukimi sjell ndryshimin” në Ditën Ndërkombëtare të shkrimit dhe leximit

Me rastin e ditës ndërkombëtare të shkrimit dhe leximit u zhvillua në Qendrën Komunitare Multifunksionale Nishtulla, eventi sensibilizues dhe informues me temë “Edukimi sjell ndryshimin” i cili bëri bashkë institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, fëmijë dhe prindër të komuniteteve të zonës.

Në këtë aktivitet morri pjesë dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Valbona Sako. E drejta për edukim dhe përgjegjësia prindërore ishin thelbi i këtij takimi i cili vijoi me prezantimin e shërbimeve që ofrohen lokalisht për arsimim dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës, reflektim mbi sfidat dhe hapat e nevojshëm që duhen ndërmarrë lidhur me arsimimin dhe formimin përgjatë gjithë jetës dhe përcjelljen e një mesazhi ndërgjegjësues tek i gjithë komuniteti.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se arsimi është i rëndësishëm për të ardhmen e çdo njeriu dhe të të gjithë shoqërisë.

“Dëshiroj që ditë të tilla të shënuara si Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit në një të ardhme sa më të afërt të mos jenë ditë ku të shprehen problematika, po ditë ku të prezantojmë arritje të reja dhe së bashku të gjejmë rrugën më të mirë për të sjellë zhvillim. Edukimi sjell ndryshimin. Duhet të bëhemi një shoqëri e ndërgjegjshme që ta kuptojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vetëm duke punuar të gjithë bashkë do të jemi një shoqëri pozitive”, – u shpreh Sako.

Pasi u fol për të drejtën për edukim, të mësuarit përgjatë gjithë jetës dhe përgjegjësitë prindërore, pjesëmarrësit u sqaruan për shërbimet në funksion të arsimit dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës nga përfaqësues të Zyrës Arsimore Vendore, shkollës 9-vjecare ”Isuf Ferra”, Zyrës Rajonale të Punës, Drejtorisë së Shërbimit Social, njësisë administrative 5, Qendrës Shëndetësore “Nishtulla”, Qendrës Sociale “Nehemia”, Organizata “Terres des hommes” dhe organizata “Nisma për ndryshim shoqëror-ARSIS”.

Fëmijëve 3-18 vjeç iu shpërndanë libra artistikë të mundësuar nga Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla dhe organizata “Terre des hommes” përmes projektit IRMA të financuar prej Qeverisë gjermane në bashkëpunim me GIZ Albania të nxisin sadopak leximin, shkrimin dhe aftësitë shprehëse të 30 fëmijëve.

Aktiviteti përcolli mesazhin “Një fëmijë, një prind, një mësues, një libër, një penë, një fjalë dhe një mundësi mund ta ndryshojë dhe shpëtojë një person, një familje, një komunitet dhe gjithë botën”.

Aktiviteti u organizua nga Këndi i BE-bashkia Durrës, Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla, “Terre des Hommes” dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS. //atsh

“Edukimi sjell ndryshimin” në Ditën Ndërkombëtare të shkrimit dhe leximit Read More »

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë.

Krijuesi me origjine nga fshati Tragjas lajmeron gjithe miqte dhe dashamiresit se diten e Shtune ne daten 7 Shtator 2019 ne bibloteken “Shefqet Musaraj”, Vlore behet perurimi i librit te tij te trete. Ai fton te gjithe miqte dhe dashamiresit e artit letrat te marrin pjese.

Njoftimi i plote ne profilin e tij ne facebook:https://www.facebook.com/simbad.marinari

NJOFTIM!
KAM NDERIN DHE KËNAQËSINË T’I NJOFTOJ TË GJITHË MIQTË E MI, SE NË DT. 7 SHTATOR, ORA 11 00 , NË SALLËN E BIBLIOTEKËS “SHEFQET MUSARAJ” NË VLORË, BËHET PËRURIMI I LIBRIT TIM TË TRETË ME TITULL: ” ZEMËRIMI I DIELLIT”, LIBËR KY, I CILI VJEN MBAS DY VËLLIMEVE TË PARA “NGJYRAT E KOSOVËS” DHE VËLLIMI TJETËR” LOT MBI ALFABET”.
TË GJITHË MIQTË E DASHAMIRSIT E ARTIT LETRAR, SIPAS MUNDËSIVE REALE JANË TË MIRËPRITUR !

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë. Read More »

IKMT nis aksionin në vijën bregdetare: Mbi 60 ndërtime pa leje do prishen

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Operacioni filloi përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet. /atsh

blob:https://www.facebook.com/0b6955a8-c12f-48d2-9574-6e19b5a8a599

IKMT nis aksionin në vijën bregdetare: Mbi 60 ndërtime pa leje do prishen Read More »

Rritje e numrit të turistëve polakë në Shqipëri

Në kuadër të forumit ekonomik në Krynica Zdrój të Polonisë, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi zhvilloi një takim me Kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe Ministrin e Investimeve dhe Zhvillimit Ekonomik, Jerzy Kwieciński.

Ministri Shalsi bën të ditur se gjatë këtyre takimeve u bisedua për çështje me interes reciprok, por veçanërisht numri në rritje i turistëve polakë në vendin tonë.

“Përpos diskutimeve të realizuara në panel me Ministrin e Investimeve dhe Zhvillimit Ekonomik, biseduam edhe për çështje me interes reciprok duke u ndalur kryesisht tek numri në rritje i turistëve polak në Shqipëri. Një kënaqësi e veçantë ishte edhe takimi me Kryeministrin e Polonisë”, shprehet Shalsi.

Ministri po merr pjesë në punimet e forumit ekonomik në Krynica Zdrój të Polonisë nga ku përfaqësues nga shtete të ndryshme ndanë praktikat më të mira të bashkëpunimit rajonal.

Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), e cila konsiston në një platformë bashkëpunimi, ishte një ndër temat kryesore për të cilën ministri foli në konferencë.

“Forumi Ekonomik ishte edhe një rast shumë i mirë për të marrë pjesë si dëgjues në panele të tjera, ku diskutoheshin tematika shumë interesante, të vlefshme, aktuale edhe për vendin tonë”, -tha Shalsi. /atsh

Rritje e numrit të turistëve polakë në Shqipëri Read More »

Qershor 2020, afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi

“Qershor 2020 është afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së ligjit ‘Për ndalimin e hyrjes, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri’”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike”.

Po ashtu, Rama tha se “objektivi ynë është dhjetori 2020 si afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj”.

“Është një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publik”, tha Rama./atsh

Qershor 2020, afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi Read More »

Policia e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në të gjithë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të PK-së, sot prej orës 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore. /KosovaPress/

Policia e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit Read More »

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM)

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM).

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG)

“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon”, thekson ministrja Xhaçka.

“Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5 000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë”, nënvizon Xhaçka./atsh

Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM) Read More »