Aktualitet

Presidenti Ilir Meta uron 8 Dhjetorin Dita Kombëtare e Rinisë

Presidenti Ilir Meta uron 8 Dhjetorin Dita Kombëtare e Rinisë.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Mëngjesin e sotëm, presidenti Ilir Meta ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku uron të gjithë: “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!”.

Në videon në fjalë, kreu i shtetit shfaqet duke vrapuar në mes të pyllit, i veshur i gjithi sportiv. Në një moment Meta ndalon së vrapuari dhe shprehet: “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Lavdi Rinisë Studentore”.

Presidenti Ilir Meta uron 8 Dhjetorin Dita Kombëtare e Rinisë Read More »

Qeveria ndryshon sërish buxhetin për vitin 2022, ja sa lekë shpërblim do përfitojnë pensionistët

Qeveria ka ndryshuar për të gjashtën herë me akt normativ, buxhetin e vitit 2021.
Me ndërhyrjet e fundit, financat kanë rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë më shumë, teksa po në këtë vlerë ka shtuar edhe shpenzimet buxhetore duke e çuar totalin e tyre 628.2 miliardë lekë.

Sipas aktit normativ të botuar në Fletoren Zyrtare qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliardë lekë si bonus fundviti për rreth 683 mijë pensionistë ku secili prej tyre do të përfitojë nga 5 mijë lekë shpërblim.

Pjesa tjetër e shpenzimeve janë shpërndarë në programet buxhetore, ku një pjesë e konsiderueshme ka shkuar shtesë për rindërtimin duke e çuar në 35 miliardëve lekë fondin për këtë qëllim, nga 28 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit.

Me aktin normative të fundit qeveria ka alokuar dhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për 61 bashkitë e vendit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, një nga shqetësimet kryesore të pushtetit vendor.

Teksa të ardhurat dhe shpenzimet janë prekur, defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar nga akti i parafundit normativ dhe planifikohet në vlerën e 120.5 miliardë lekëve në fund të këtij viti.

Qeveria ndryshon sërish buxhetin për vitin 2022, ja sa lekë shpërblim do përfitojnë pensionistët Read More »

Berisha: Ja arsyeja që vendosa të kthehem fuqishëm në politikë. Dy fjalë për ambasadoren

Ish-kryeministri Sali Berisha kujton ditën kur u shpall ‘non grata’ nga Amerika. Ai thotë se nuk e zinte gjumi dhe mendonte se përse ja bënë këtë.

Sipas tij, shpallja ‘non grata’ erdhi vetëm për faktin se ka den oncuar shp ërbërjen e kufijve të Kosovës, si dhe ka dalë kundra Geroge Soros. Ai garantoi se PD në pushtet do të krijojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me SHBA-të.

“Më datë 20 maj, pasi mendoja pothuajse gjithë natën përse ma bënë këtë, çfarë kam bërë? Kam punuar për 30 vite për atdheun dhe arrita në përfundimin se nuk kishte qëllim tjetër veçse mbrojta që i kam bërë Kosovës. Menjëherë vendosa, nga një njeri që isha betuar të mos kthehesha në politikë, të kthehem fuqishëm për të mbrojtur Kosovën, interesin publik, deri në fund të jetës time. ju bëj thirrje, duke e ditur rolin e jashtëzakonshëm tuaj që të mobilizoni forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektit e Vuçiç dhe veglës së tij Ramës në Tiranë”, tha Berisha nga foltorja virtuale me emigrantet ne Amerike.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për ambasadoren Yuri Kim: “Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS,. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”

Më tej ai shtoi se “asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”.

Berisha: Ja arsyeja që vendosa të kthehem fuqishëm në politikë. Dy fjalë për ambasadoren Read More »

Gjatë ‘Foltores’ virtuale në SHBA, Berisha merr lajmin e dhi mbshem, ndërpret direkt takimin

Ish-kryeministri Berisha ka marrë një lajm të hi dhur gjatë mbajtjes së fjalës së tij në “Foltoren” virtuale në Shtetet e Bashkuara.

Berisha ka mësuar se një prej miqve të tij, ish-senatori dhe ish-kandidati për president të SHBA, Bob Dole, ka nd ërruar jetë.

Gjatë ‘Foltores’ virtuale në SHBA, Berisha merr lajmin e dhi mbshem, ndërpret direkt takimin Read More »

Meta zbardh takimin me Ramën: ‘Ja çfarë më tha, u tregoj pamjet po deshët’

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Madje Meta i ftuar në emisionin “Log” më Abc, shkoi dhe më tej duke thënë se ka video.
“Ky zoteria (Lulzim Basha) qe thote se une genjej, besoj e njohin te gjithe shqiptaret seriozitetin e tij ne raport me te vertetat.
Ky zoteri ne daten 2 qershor 2019 paralajmeroi se ne 8 qershor do behet nami dhe pergjegjesine ta mbaje sovrani. Ndaj per arsyet qe jane bere publike une mora vendimin.
Ky zoteri ka vizituar zyren time dhe daten e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe eshte e miredokumentuar dhe une mund tja u ve ne dispozicion.

13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.

Anulimi ishte për shmangur dhu nën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor. Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore.

“Ka qenë shumë rë ndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje….”, tha më tej Meta.

Meta zbardh takimin me Ramën: ‘Ja çfarë më tha, u tregoj pamjet po deshët’ Read More »

‘Ja arsyeja pse do të pranoja një mandat të dytë si President nëse rrë zohej Rama’

Presidenti Meta ka deklaruar mbremjen e sortme se nese do te kishte rotacion politik ne zgjedhjet e 25 prillit, atehere ai do te ishte i gatshem per nje mandat te dyte si President nese do t’i jepeshin Presidentit me shume instrumenta per te mbrojtur demokracine.
Meta

Mandat i dyte? Jam i sigurte qe po, por jo me perpara se 20 vite.

Nuk e kam patur synim as kete mandat. Nese do kishte nje ndryshim me 25 prill do ta pranoja një mandat të dytë si President nëse do të bëheshin ndryshime, që Institucioni i Presidentit të kishte me shumë instrumenta për të mbrojtur demokracinë.

Unë jam Presidenti që jam lënë vetëm, jam tradhetuar dhe më ka nxjerrë në prit opozita.

Detyren time e kam bere shkelqyer. Ishte vendosmeria ime qe pe ngoi push timin e Gjyk ates Kushtetuese dhe mbi te gjitha qe riktheu Parlamentin pluralist.

‘Ja arsyeja pse do të pranoja një mandat të dytë si President nëse rrë zohej Rama’ Read More »

Rama tregon gjendjen e tij shëndetësore pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID: Jam si kokrra e qepës!

Kryeministri Edi Rama ka treguar gjendjen e tij, pak orë pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID.
Teksa ka ndarë një video të ditës së sotme kur mori vaksinën në stadiumin “Air Albania”, Rama ka bashkangjitur edhe një batutë.
“Vaksinë me short! Jam si kokrra e qepës”, shkruan Rama.

Rama tregon gjendjen e tij shëndetësore pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID: Jam si kokrra e qepës! Read More »

Ja si e komenton Basha foton e Berishës në vilën e Enver Hoxhës

Kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar sot në media ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të di ktatorit dhe familjes së tij.
Basha tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.

“Çështja e dekomuni stizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është më e thellë. Në Çeki, Hungari, ndarja me komunizmin është bërë me li gj. Këtu kanë dës htuar. Ajo që mund tju konfirmoj është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndj ekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për dek omunistizimin. Më mirë vonë se sa kurrë”, tha Basha.

Ja si e komenton Basha foton e Berishës në vilën e Enver Hoxhës Read More »