Aktualitet

Rritja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët, Denaj: Rikthim i dinjitetit

Qeveria shqiptare vijon angazhimin e saj në kuadër të paketës “Shqipëria solidare”, ku përmes një vendimi të fundit të saj mbështet disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rrit pensionin suplementar për 1500 ish-ushtarakë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se vendimi për përcaktimin e plotë të masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të disa kategorive punonjësish të shtetit dhe rritja e pensionit suplementar për 1500 ish-ushtarakë me problematika të mbartura ndër vite është një detyrim për rikthim të dinjitetit dhe vazhdimësi e paketës tonë solidare.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës disa ndryshime në ligjin për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë/atsh

Rritja e pensionit suplementar për ish-ushtarakët, Denaj: Rikthim i dinjitetit Read More »

Grupi Demokrat/ Lita: Hajdari ka dhënë dorëheqjen

“Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga kryesimi i grupit Parlamentarë të opozitës dhe me procedurë të rregullt jam zgjedhur kryetar i grupit të opozitës parlamentare”, tha sot në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, deputeti Korab Lita.

Deputeti i opozitës, Korab Lita tha se zonja Hajdari në mënyrë verbale kërkoi dorëheqjen e saj nga kryesimi i grupit parlamentar të opozitës.

Ai sqaroi se deputeti Valteri pasi humbi garën për të qenë kryetar i grupit, deklaroi se nuk është kundër procedurës.

“Pas dorëheqjes së Rudina Hajdarit, grupi kaloi në procesin e zgjedhjes së kryetarit. U propozuan tre kandidatura Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zeneli u tërhoq nga gara dhe gara vazhdoi me dy kandidatë. Edhe Valteri kërkoi kohë për të lobuar me kolegët dhe në unanimitet grupi vendosi t’i jepet kohë Valterit deri të nesërmen e 11 tetorit. Pasi, Valteri nuk gjeti mbështetje për këtë detyrë, deklaroi se tërhiqet. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u hartua procesverbali i mbledhjes dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit”, sqaroi ai.

Më tej Lita tha se i kemi dërguar shkresë kryetari të Kuvendit për të bërë ndryshimet e duhura në bazë të procedurës.

“Pas këtij momenti në mbështetje të rregullores së Kuvendit neni 16, pika dy është bërë procedura për njoftimin e kryetarit të Kuvendit për ndryshimet e bëra. Shkresa është firmosur nga shtatë anëtarët e grupit, përfshirë dhe zotin Valteri”, tha Lita.

Një ditë më parë, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaroi se është në krye të grupit të opozitës. /atsh

Grupi Demokrat/ Lita: Hajdari ka dhënë dorëheqjen Read More »

Moti sot dhe në ditët në vijim

Temperatura të larta dhe diell.

Për ditën e nesërme dhe deri të premten nuk pritet të ketë reshje shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditët në vazhdim.

Parashikimi i motit:

Sapo u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte.

E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.

Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.

Moti sot dhe në ditët në vijim Read More »

Opinioni i Komisionit të Venecias, Opozita e Bashkuar: Meta nuk ka shkelur Kushtetutën

“Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën”, deklaroi sot Opozita e Bashkuar në një deklaratë për shtyp.

Në deklaratë thuhet se “Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

“Komisioni i Venecias pohon se qeveria nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi. Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet evropiane”, thuhet në deklaratë.

“Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues”, thuhet në deklaratë. /atsh

Opinioni i Komisionit të Venecias, Opozita e Bashkuar: Meta nuk ka shkelur Kushtetutën Read More »

Universiteti “Eqerem Çabej”, rritet pas shumë vitesh numri i studentëve të regjistruar

Për herë të parë pas afro 10 vitesh bjerrjeje të studentëve në universitetet e rretheve, e sidomos në jug të vendit, në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër janë regjistruar këtë vit të ri akademik 500 studentë të rinj.

Një nga arsyet e rritjes së interesit të të rinjve për këtë universitet është dhe hapja një vit më parë e Fakultetit të Ekonomisë, degët e të cilit, së bashku me Infermierinë numërojnë edhe numrin më të lartë të studentëve.

Sipas Rektorit të këtij Universiteti Bektash Mema, numër më të lartë regjistrimesh kanë edhe programet master me një shifër regjistrimesh plot 300 studentë më shumë se një vit më parë. Por rektori Mema shprehet se programet e mësuesisë janë ato që anë pësuar rënien më të madhe të numrit të studentëve të regjistruar, kjo edhe si pasojë e rritjes së mesatares në këto programe.

“Ajo që është problem jo vetëm në Universitetin e Gjirokastrës por në të gjitha universitetet shqiptare që kanë programet e mësuesisë, janë prurjet e kufizuara,” shprehet ai. Rreth 1500 është numri total i studentëve që do të vijojnë studimet këtë vit në Universitetin “Eqrem Çabej”. /atsh

Universiteti “Eqerem Çabej”, rritet pas shumë vitesh numri i studentëve të regjistruar Read More »

Studime në SHBA/ Përzgjidhen 25 nxënës të shkëlqyer të shkollave të mesme

Njëzetë e pesë nxënës të shkëlqyer të shkollave të mesme të Shqipërisë marrin pjesë në Klubin më të ri të Kolegjeve Konkuruese të inicuar nga “Qendra Education USA Albania”.

25 nxënësit u përzgjodhën nga qytetet të ndryshme në mbarë Shqipërinë, bën të dituar Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky program ndihmon nxënësit e shkëlqyer të shkollave të mesme të cilët duan të jenë aplikues konkurues në kolegjet dhe universitetet në Shtetet e Bashkuara.

Nxënësit përfshihen në sesione intensive këshillimi mbi arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, përgatitje provimesh, shkrime esesh dhe shumë aktivitete të tjera

Qëllimi i Education USA është të ndërtojë mirëkuptim të ndërsjellë midis njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe njerëzve të vendeve të tjera duke rritur lëvizshmërinë ndërkombëtare të studentëve.

Me qindra qendra në 170 vende të botës, EducationUSA është e angazhuar të promovojë institucione të arsimit të lartë të akredituar në Sh.B.A për mbi 18 milion studentë dhe prindër çdo vit.

EducationUSA është një rrjet i Departamentit Amerikan të Shtetit me mbi 400 qendra këshillimi studentore ndërkombëtar në më shumë se 170 vende./atsh

Studime në SHBA/ Përzgjidhen 25 nxënës të shkëlqyer të shkollave të mesme Read More »

Shifrat e 2019/ U goditën 22 grupe kriminale me 125 të arrestuar, 72.1 mln euro asete të sekuestruara

Gjatë vitit 2019 janë goditur 22 grupe kriminale me 125 persona të arrestuar, teksa rezultojnë 72.1 mln euro asete të sekuestruara

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë punimeve të Këshillit Kombëtarë të Integrimit Europianë, të drejtuar nga Deputetja Rudina Hajdari, theksoi se shifrat e vitit 2019 tregojnë se forca goditëse e policisë është rritur

“Gjatë këtij viti janë goditur 22 grupe kriminale dhe janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe duke treguar një trend në rritje. Përgjatë vitit të kaluar janë sekuestruar 72.1 mln euro një shifër e barabartë me paratë e paligjshme të sekuestruara përgjatë 10 viteve”-, theksoi Lleshaj

“Ky vit duhet të kishte logo vetëm Integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë kjo e sotmja meriton të gjithë konsideratën. Ministria e Brendshme ka një peshë të konsiderueshme në këtë proces. Është kapitulli që merret me sigurinë dhe drejtësinë. Është ai proces që synon të lexojmë dhe kuptojmë. legjislacioni e BE. Ka pasur një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar përgjatë këtij viti. Gjatë 2019 janë goditur 22 grupe kriminale, janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe”-, nënvizoi Lleshaj.

“Nuk mund të kritikoj punën e paraardhësve të mi. Unë flas vetëm për punën time. Ne jemi në proces konsolidimi si shoqëri. Ajo polici dhe ajo prokurori. Puna është pjesë e një procesi. Ne kemi intensifikuar. Është shumë e rëndësishme të përmend faktin se bashkëpunimi ndërinstitucional ka sjellë këto tregues të cilët janë për t’u respektuar”-, shtoi ai.

“Përmendet edhe në raportin e DASH që parandalimi i lojërave të fatit është një ndër kontributet kryesore të kësaj qeverie në luftën kundër pastrimit të parave. Në aspektin kundër parave të paligjshme janë marrë masa të mëdha. Janë sekuestruar rreth 72.1 mln euro. Kjo shifër është pothuajse sa shifra e 10 viteve të mëparshme. Mund të themi që edhe në fushën e konfiskimit shifra është dyfish më e lartë. Po krijohen edhe kapacitete. Me të njëjtët njerëz është e vështirë të bësh të njëjtën gjë ose një gjë akoma më të madhe”-, theksoi Lleshaj.

“Ka një mori faktorësh që nxisin të rinjtë të largohen nga vendi. Sa i përket asaj që a dalin vetëm, kjo nuk ndodh sepse ligji e ndalon. Përgjithësisht ata dalin me dokumentacionin përkatës. Varfëria është problem, ne nuk mund të fshehim varfërinë në vend dhe prindërit i besojnë te familjarët e tyre fëmijët e mitur. Pyetjen e katërt e keni për armët. Shqipëria është një vend që ka përjetuar vitin 97’ ku armët kaluan në dorë të qytetarëve. Kapen përditë në shifra të mëdha. Kemi sekuestruar 322 armë, që i bie pothuajse dy armë në ditë. Ne kemi një legjislacion liberal që i mundëson qytetarëve të pajisen me armë. Nuk duhet që siguria të krijohet nga qytetarët. Por siguria duhet të mundësohet nga institucionet. Sapo ka hyrë në fuqi kodi penal që ashpërson dënimet për armë mbajtje pa leje”-, tha ministri Lleshaj.

“Duhet të bëjmë që këto pasoja të ulen ndjeshëm. Azil kërkimi është një proces që ka një histori të gjatë. Po të shohësh me hapjen e korridorit ballkanik ka pasur në rritje të madhe, por tani kemi zbritur poshtë. Megjithatë fenomeni mbetet. Franca ka politika liberale ndaj edhe numri i azilkërkuesve është i lartë. Ka shumë arsye që shqiptarët dalin jashtë”-, theksoi Lleshaj, gjatë fjalës së tij, në punimet e Këshillit Kombëtarë të Integrimit. /atsh

Shifrat e 2019/ U goditën 22 grupe kriminale me 125 të arrestuar, 72.1 mln euro asete të sekuestruara Read More »

Korçë/ Bashkimi i 200 fermerëve, krijohet ferma e mollëve më e madhe në vend

Bashkimi i rreth 200 fermerëve dhe aplikimi i një teknologjie të re, si dhe subvencionimi me fonde nga qeveria, kanë sjell krijimin e një modeli të suksesshëm ferme në Korçë. “Sweet Farm” kultivon 15 varietete mollësh në një sipërfaqe rreth 20 hektarë tokë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër këtë sipërmarrje, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.

“Kjo fermë është model edhe përsa i përket organizimit sepse kemi të bëjmë me bashkimin e rreth 200 fermerëve. Është model sepse kemi një kombimin shumë të mirë të njohurive të investitorit që ka ardhur nga Kanadaja dhe të fermerëve. Ky model ka gjetur edhe rrugën e subvencionimit nga shteti shqiptar për ta sofistikuar më shumë të gjithë fermën përsa i përkjet ruajtjes nga breshëri, por edhe vaditjes me pika. Ky kombinim i shkëlqyer ka sjell një rezultat të shkëlqyer. Është një fermë që nuk qahet për shitjen e prodhimit, por gjithmonë rritet”, tha ministri Çuçi teksa theksoi se ky model duhet të aplikohet edhe nga fermerë të tjerë të vendit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka mbështetur këtë sipërmarrje me fonde në tre skema: mbjellja e 4 hektarëve fidanë, ujitja me pika dhe rrjeta mbrojtëse nga breshëri. Ministri Çuçi shprehu mbështetje të mëtejshme për zgjerimin e fermës në komponentë të tjerë si magazina frigoriferike, një linjë përpunimi për mollët, si dhe shndërrimin e saj në një pikë agroturizmi apo qendër ku mësohet më shumë per pemtarinë.

Ferma “Sweet Farm” kultivon llojet më të mira të mollëve që shiten në tregun vendas dhe të huaj si “Fuxhi”, “Starking”, “Golden”, “Brina”, “Gala”, “Grand Smith”etj. Një element dallues i tyre është se këto kultivarë nuk kanë nevojë për spërkatje. Subvencioni i dhënë nga MBZHR për këtë fermë është rreth 7.8 milionë lekë të reja. //atsh

Korçë/ Bashkimi i 200 fermerëve, krijohet ferma e mollëve më e madhe në vend Read More »