Aktualitet

Hapja e negociatave/Rrugëtimi ynë për ta shndërruar Shqipërinë në vend europian

“Data 18 tetor është e rëndësishme, por në datën 19 tetor dielli do të lindë sërish dhe nëse nuk do të kemi një ‘Po’ të qartë ne do të vazhdojmë para, sepse në fund ky rrugëtim është për ne dhe jo sepse e bëjmë thjesht për Europën”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, i cili po kryen një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Dikush që dëshiron të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për të shkurajuar dikë tjetër që është i dashuruar dhe që të shkojë drejt martesës. Ne jemi në një histori dashurie me Europë dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin, me gjithë respektin për ta, kjo nuk na shërben si një shembull për të hequr dorë”, tha Rama.

Ai tha se “për ne Europa është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme që është pjesë e historisë sonë e ëndrrës sonë”.

“Ka shumë prej atyre që thonë se si ka mundësi që shqiptarët janë kaq të tërhequr drejt Europës. Kjo sepse për ne Europa është një hapësirë paqeje dhe sigurie dhe ne vijmë nga një kohë kur gjendeshin si Koreja e Veriut e Europës. Ne kemi njohur luftën me sytë tanë. Pothuaj gjysmë milioni shqiptarë braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë. Për gjithë Ballkanin Perëndimor historia nuk është thjesht një film bardh e zi si për anglezët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është rrugëtimi i vetëm jo për Europën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një vend europian, shtet të së drejtës, demokraci europiane”.

“Falënderoj kryeministrin Conte, Italinë dhe të gjitha ato vende që në këto momente na japin arsye të plotë, sepse ne nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë as lëmoshë, por jemi thjesht duke kërkuar atë që na përket. Ne kemi bërë atë që na është kërkuar të bëjmë për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë dhe për t’u kontrolluar në çdo hap që do hedhim. Në këtë përsëritje të kësaj historie: ‘bëni, këtë dhe atë dhe shihemi vitin e ardhshëm dhe pastaj ‘po e keni bërë por duhet bërë edhe kjo tjetra…Do të ketë gjithmonë një ‘kjo e ajo’ që mund të parashtrohet përpara krijimit të një alibie, por gjithsesi është e qartë se në këto momente shumë prej vendeve anëtare të BE-së, nëse do të ishin në vendin tonë nuk do të ishin sjellë më mirë”, tha Rama./atsh

Hapja e negociatave/Rrugëtimi ynë për ta shndërruar Shqipërinë në vend europian Read More »

Rritje e investimeve italiane në Shqipëri/Së shpejti marrëveshje në fushën e kërkimit të naftës

Krahasuar me disa vite më parë, shifrat flasin për rritje të investimeve italiane dhe rritje eksponenciale të numrit të turistëve italianë në Shqipëri.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Rama vlerësoi se “potenciali për marrëdhënie ekonomike, bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri është i jashtëzakonshëm”.

Ndërkohë, Rama tha se “në fushën e turizmit ka një sërë shprehjesh interesi që kërkojnë kohën e tyre për t’u maturuar”.

Në sektorin e energjisë, Kryeministri u shpreh se “së shpejti do të bëjmë publike një marrëveshje me një gjigant italian në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit”.

“Është një proces që kërkon kohën e vetë për të bërë gjithë mbledhjen e të dhënave dhe për të kaluar gjithë procedurat e nevojshme. Besoj se një harmonizim i mirë i forcave dhe një punë e përbashkët më e fokusuar në disa drejtime, patjetër që do të na japë rezultate më domethënëse”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri Rama njoftoi se ka pranuar ftesën për të vizituar së shpejti Romën, ku shpreson se do të ketë më shumë kohë për të shkuar në detaje në të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe për të adresuar objektivat e përbashkët në interes reciprok. /atsh

Rritje e investimeve italiane në Shqipëri/Së shpejti marrëveshje në fushën e kërkimit të naftës Read More »

Shndërrimi i Shqipërisë në pikë kyçe për zhvillimin e rajonit

Gjatë konferencës zyrtare për shtyp, pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në ambientet e Pallatit të Brigadave me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, ky i fundit tha se bashkëpunimi ekonomike mes dy shteteve duhet të forcohet më tej.

“Me Kryeministrin biseduam edhe për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën ekonomike. Ne jemi me të vërtetë të kënaqur për pozitën që vendin ynë ka sepse jemi partneri i parë tregtar gjithashtu dhe me një shkëmbim ekonomik prej 2.5 miliard për vitin 2018 dhe në 6 mujorin e parë të këtij viti, 1.2 miliard. Janë shifra këto të rëndësishme e që vlerësohen më tej dhe në kuadër të pranisë së shumë sipërmarrjeve italiane. Gjithsesi ka ende hapësirë për të bërë më shumë e më mirë dhe sipërmarrjet tona kanë dëshirë që ta forcojnë qëndrimin dhe pozitat e tyre në Shqipëri e për këtë qëllim dëshirojnë dhe një përmirësim të të ashtëquajturës klimë të biznesit dhe jam i bindur që Shqipëria nuk ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik”, u shpreh kreu i qeverisë italiane gjatë konferencës.

Conte tha se në të ardhmen, Shqipëria mund të shndërrohet në një pikë kyçe për zhvillimin e gjithë rajonit të Ballkanit. “Për momentin, ndalem vetëm tek përparësitë që paraqesin kostoja e ulët e punës por dhe taksat që janë në një mesatare më të ulët se BE, por gjithsesi duhen shfrytëzuar më tej dhe burimet natyrore të pranishme në territor dhe kapitali njerëzor i ri dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë që në të ardhmen mund t’i garantojë Shqipërisë që të shndërrohet në një pikë kyçe të zhvillimit të të gjithë rajonit të Ballkanit dhe vetë fakti që Shqipëria do të bëhet pjesë së shpejti në rrjetin ndërkombëtar infrastrukturor gjithashtu në atë të energjisë”, – nënvizoi kryeministri i Italisë.

Ai shoti se: “për Shqipërinë sfida kryesore është përfitimi nga këto mundësi, sikurse e thashë që të garantohet një klimë biznesi më e mirë gjithashtu dhe një administratë publike dhe institucione gjithnjë e më efikase dhe transparente në mënyrë që të shfrytëzohen apo ndërtohen ato institucione ekonomike sa më të shëndetshme”. /atsh

Shndërrimi i Shqipërisë në pikë kyçe për zhvillimin e rajonit Read More »

McAllister: Shqipëria, i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor me politikë të jashtme 100% të unifikuar me BE-në

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan sot pasdite edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.

Gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë.

McAllister vlerësoi veçanërisht faktin që Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka një politikë të jashtme 100% të unifikuar me politikën e jashtme të BE-së si edhe kontributin e njohur të Shqipërisë për paqen në rajon./atsh

McAllister: Shqipëria, i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor me politikë të jashtme 100% të unifikuar me BE-në Read More »

Ligji i ri, më shumë mbrojtje për gratë e dhunuara

“ Me ligjin e ri për mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet diskriminimi i shumëfishtë dhe gjithashtu i jepet e drejta një grupi individësh pa qenë detyrimisht shoqatë të bëjnë një ankesë”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Darjan Konomi, në ekspozitën promovimi i të drejtave të grave.

“Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Grave Rome (QDGR) dhe Aleancën kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBTI (Aleanca LGBTI), organizuaan një ekspozitë me fotografi të realizuara në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të grave nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara dhe për akses në këto shërbime”, shprehet KMD.

Ky projekt është pjesë e programit rajonal kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Ëomen.

Në këtë aktivitet u paraqitën histori të grave të dhunuara dhe me problematika diskriminimi të shumëfishta.

Përfaqësuesi i KMD-së, Darjan Konomi deklaroi se “sot pamë gra që përveç se vijnë nga grupe vulnerabël hasen përballen edhe me dhunën. Duhet të shihet përfshirja sociale jo vetëm si një e mirë për ata por për gjithë shoqërinë. Një njeri i mbyllur në shtëpi dhe inaktiv është problem i të gjithëve”, tha ai.

“Ju ftoj që të na drejtoheni dhe ne do bëjnë detyrën tonë me përgjegjësi maksimale sociale”, tha Konomi./atsh

Ligji i ri, më shumë mbrojtje për gratë e dhunuara Read More »

Kryeministri italian Giuseppe Conte mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave me anë të një ceremonie të posaçme shtetërore Kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili po kryen një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Pas ceremonialit të mirëseardhjes Kryeministri Edi Rama dhe homologu italian, Giuseppe Conte bashkë me delegacionet që i shoqërojnë po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave. Në orën 16:30 dy Kryeministrat Rama dhe Conte pritet të japin një konferencë të përbashkët për mediat. /atsh

Kryeministri italian Giuseppe Conte mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave Read More »

Schallenberg: Europa duhet t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Europa duhet të veprojë dhe t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të çelur negociatat e pranimit”, ka deklaruar sot nga Luksemburgu, ministri Federal i Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Me këtë deklaratë, Ministri Federal Schallenberg nisi sot ditën e dytë në Luksemburg, ku aktualisht po mbahet Këshilli i Përgjithshëm. Më tej do të flitet edhe për Brexit si dhe përgatitjen e samitit të BE-së i cili do të mbahet të enjten dhe të premte në Bruksel”, shprehet ambasada Austriake në Tiranë./atsh

Schallenberg: Europa duhet t’i japë dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Read More »

Meta: Fuqizimi i rolit të grave, fuqizim i ekonomisë së vendit

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloi sot nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.

“Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit”, theksoi Meta

“Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror”, u shpreh kreu i Shtetit, Ilir Meta./atsh

Meta: Fuqizimi i rolit të grave, fuqizim i ekonomisë së vendit Read More »