Aktualitet

Rama del nga vetja dhe ‘ngacmon’ Sofien: ‘Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza’

Kryeministri Edi Rama nën petkun e xhaketës së analistit del nga vetja duke “ngacmuar” Sofien.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, bukuroshja i shkon Ramës për t’i fshirë buzët ndërsa nuk mungoi komenti epik që shkakton të qeshura në studio.

Arian Çani: Po lere o Sofi nuk ka gjë, janë gjurmët e kafes në buzë, s’ka gjë… Aaa shikoni si ja fshin Sofia buzët Ramës!

Përgjigjet Rama: Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza, s’kam çfarë bëj unë (qesh)”, tha Rama duke ngacmuar Sofian.

Rama del nga vetja dhe ‘ngacmon’ Sofien: ‘Po çfarë të bëj unë nuk më dëgjon kjo por më shikon nga buza’ Read More »

Qytetari vjen nga Kosova për të mbështetur Berishën: Do të jem i pari në pr otestë

Skënder Shkreli, ka ardhur posaçërisht nga Kosova për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha në Referendumin e ditës së sotme, ku votohet nga anëtarësia e PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Duke folur për Fax News, Shkreli tha se Kuvendi i Bashës, që mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të jetë me gjysmën e anëtarëve përfaqësues të PS-së. Qytetari tregoi se ai do të jetë dhe në protestën e ditës së hënë që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

“Ky quhet Kuvendi i Edi Ramës, me Lulzim Bashën në krye, gjysma e këtyre janë të PS-së, po të futesh dhe ti kërkosh janë anëtarë të PS-së. Po pastrohet njeriu i shitur, ai është vegël e Edi Ramës, ju e dini që ai është një njeri i shitur, unë kam qenë një nga ato që kam mbështetur çadrën, dhe ai e shiti.

Ne presim që Luli të njohi votimin në Referendum, por ju i keni parë disa ambasada që kanë thënë se nuk përzihen në çështjet e brendshme të partive.

Kam ardhur posaçërisht nga Kosova, dhe do të qëndroj deri ditën e martë, do të jem i pari në protestën e së hënës”, u shpreh Shkreli.

Qytetari vjen nga Kosova për të mbështetur Berishën: Do të jem i pari në pr otestë Read More »

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes ‘non grata’?/ Sali Berisha i prerë në përgjigjen e tij

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një prononcim për mediat pas votës që hodhi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a ishte i gatshëm të përballej me SPAK pas shpalljes “non grata”. Berisha u shpreh se s’ka refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoi DASH, çdo qeveri, çdo individ, të paraqesë çdo fakt e dokument që ka kundër tij.

Pyetje:A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?

Sali Berisha: S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes ‘non grata’?/ Sali Berisha i prerë në përgjigjen e tij Read More »

Sali Berisha sfidon përsëri DASH: Të sjellin çdo provë kundër meje, por edhe 100 vjet të tjera do jenë duarbosh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Dempartamenti Amerikan i Shtetit do të mbesi duarbosh përballë tij, edhe për 100 vjet të tjera sepse nuk ka asnjë provë kundër tij. Nga qendra e votimit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Berisha ftoi këdo që ka prova që t’i publikojë.

“Unë nuk kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, çdo qeveri, çdo individ të paraqesë çdo fakt, dokument, provë që ka kundër Sali Berishës. Por ju siguroj se sikundër deri sot edhe 100 vjet të tjera do të mbeten duarbosh”, u shpreh ish-kryeministri pas votimit.

Duke folur për mediat, lideri historik i PD u shpreh se beteja që ai po bën nuk është kundër Amerikës.

“Nuk është b etejë kundër asnjë vendi të lirë dhe aaq më pak SHBA. Është betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri. B etejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava që deklaron se SHBA pranuan për shkak të Sali Berishës p laçkitjen e votës nga Edi Rama. B etejën time personale e kam në Gjyk atën e Parisit. E drejta më elementare që mund të ndërmerret”, shtoi Sali Berisha.

Sali Berisha sfidon përsëri DASH: Të sjellin çdo provë kundër meje, por edhe 100 vjet të tjera do jenë duarbosh Read More »

Përpl asja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Po licia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama është pyetur se a do të ndërhyjë Policia e Shtetit në rast se do të ketë përpla sje mes dy palëve në PD.

Ai deklaroi se një godinë partie është pronë private dhe nuk mund të ndërhyhet, ndërkohë që shtoi se kompetencat janë të Policisë së Shtetit.

“Basha dhe Berisha e kanë brak tisur bazamentin e lidershipit, që është mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin dhe janë futur në petkun e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. A i ke parasysh dy njerëz që po nuk u kapën te tjetri bien? Ky është ngërç i vazhdueshëm. Ky ekuilibër nuk mban lidershipin. Nuk ka më kala aty sepse faktikisht edhe njëri e tjetri janë qesharakë në një përpjekje konkrete.

Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga të jashtëm. Ato janë në pronësi morale të partive. Unë si analist them që Edi Rama s’ka punë të përzihet me këtë gjë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike, shtetin dhe forcave të rendit, unë them si analist se në këtë pikë dhe punë qeveria s’do të përzihet. Edi Rama dhe qeveria s’kanë punë të përzihet në një territor që i përket një partie politike. Ata janë pengje të njëri-tjetrit”, tha Rama.

Përpl asja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Po licia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama Read More »

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, ja si e presin deputetët

Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, ja si e presin deputetët Read More »

A do të ketë marrëveshje me Bashën? Berisha i vendosur: Edhe Nano po të vijë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i mbushur plot energji për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.
Ai tha gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, se nëse vjen në krye të PD nuk do të përjashtojë askënd dhe tregoi se Lulzim Basha mund të qëndrojë si deputet i thjeshtë.

“Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të heqë sqeparin dhe bravat e të rrijë deputet i thjeshtë brenda PD-së. Unë kam faktuar, që ato çfarë kam thënë kam bërë. Nuk gjen një njeri sot, nga dhjetori 90 deri sot që të thotë më preu në besë Sali Berisha. Unë jam njeri që i qëndroj fjalës time. Basha mund të qëndrojë deputet aty. Kemi të bëjmë me një gjë të veçantë. Le të provojë Fatos Nano po ë dojë. Është thirrje e brendshme. Nuk rikthehem se kam dëshirë. Rikthehesh kur ka një thirrje të brendshme. Janë momente që e kanë mistikën e tyre. Kam një frymëzim shumë të madh”.

Më tej, Berisha thotë se nuk mund të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së dhe për kryeministër të vendit. Por ai shton se kushdo që ka një ambicie të tillë, është i ftuar të hyjë në garë me të.

“Çështja e parë, kam deklaruar në 20 maj se Sali Berisha heq dorë nga vendimi i tij i largimit pa kthim. Dhe do rikthehet për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Pyeta veten 100 herë pse e bën këtë gjë. Unë isha njeriu që kisha patur intensitetin më të madh të marrëdhënieve me SHBA. Që nga viti 93, nuk mund të gjesh një të dytë që ka marrë vendime në marrëdhënie me SHBA. Historinë e këtij vendi, askush nuk e ka luftuar korrupsionin më shumë se unë. Krijova një problem me fëmijët. Atyre u diktova kur erdha në pushtet që të deklarojnë pasuritë. Meqenëse isha zotuar se nuk do të paditet asnjë gazetar në gjykatë nga administrate ime, atëherë këtë rregull bëra dhe për fëmijët e mi. U thashë që ju nuk do të padisni asnjë. Ndaj tyre ka shumë shpifje, që i morën shumë politikanë. Ai nuk ngjitet. Është një lider i thyer. Absolutisht që është e hapur gara dhe duke u plotësuar çdo kusht të atyre që janë në garë. Unë nuk do zgjedh njeriun që do garojë. Çfarë përgjegjësie kam unë që ka një thirrje të brendshme të mbështetësve që kryetar të bëhet Berisha.

Njerëzit janë të mençur. Lexojnë që rikthimet janë suksese gjithmonë. Shqiptarët e imagjinojnë çfarë mund të jetë Berisha 3. Berisha 3 do jetë dy herë më shumë se qytetari më shumë se çdo Berish tjetër. A mundet që unë, të zhgënjejë ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh. Unë do bëj gjithçka ta justifikoj. Siç kam thënë, kryeministri i ardhshëm do zgjidhet me votën e anëtarësisë. Do ketë një votim dhe referendum. Nëse më pyuet mua, është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ata që kanë ambicie të marrë drejtimin e PD-së, është i ftuar të vijë në garë. Por unë që të them, vetë, pas këtij uragani se unë nuk do të jem, nuk mund ta them kurrë. Do jua lë shqiptarëve të vendos”, tha Berisha.

A do të ketë marrëveshje me Bashën? Berisha i vendosur: Edhe Nano po të vijë… Read More »

Berisha p las b ômbën: Më morën në telefon nga Uashingtoni, Basha do arr estohet

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për kryedemokratin Lulzim Basha, pasi u shrpeh se miq të tij nga Uashingtoni i kanë thënë që Basha do të arre stohet për dosjen “Muzin”.

Ai u shpreh se në fillim i ka kundërshtuar, pasi nuk e dinte si qëndronte çështja, por shtoi se e kuptoi më vonë që dosja për Bashën kishte ardhur në Shqipëri, por nuk ishte dërguar në Prokurori. Sipas tij, kjo tregon që Basha është marrë pen g nga Edi Rama me këtë dosje.

“Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë. Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”. Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u do rëzua në pro kurori, atëherë e konsideroj atë të marrë pe ng”, tha Berisha në Opinion.

Dosja “Muzin” ka të bëjë me pagesat e bëra nga Partia Demokratike për lobim në SHBA, ku thuhet se është e përfshirë edhe një kompani ruse, por nuk dihet se cili ka qenë burimi financiar që ka bërë de rdhjet e më shumë se 700 mijë dollarëve në llogarinë e rusëve.

Berisha p las b ômbën: Më morën në telefon nga Uashingtoni, Basha do arr estohet Read More »