Aktualitet

PARD II, AZHBR thirrje fermerëve: Aplikoni për investime në asete të fermave bujqësore

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftojnë për çeljen e thirrjes së dytë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus investimet në asetet fizike të fermave bujqësore.

“Aplikoni për Masën 1 “Investime në asete të fermave bujqësore”. Mbështetje me 70% të totalit të investimit, nga 10,000 Euro deri në 500,000 Euro. Thirrja është e hapur nga data 30 Tetor deri në 16 Dhjetor 2019,” shprehet Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Me një buxhet total 24.05 milion euro, përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit. /atsh

PARD II, AZHBR thirrje fermerëve: Aplikoni për investime në asete të fermave bujqësore Read More »

Vlorë, mbështetje financiare për furnizimin 24 orë me ujë të banorëve

Bashkia Vlorës, falë programit Infrastruktura Bashkiake V (MIPV) do të përfitojë mbështetje financiare, jo vetëm për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për 142.453 qytetarë të Vlorës e të vijës bregdetare të saj.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve ka bërë të ditur se investimi ka në fokus modernizimin e infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit dhe rritja e performancës së UK Vlorë.

Investimi mbështetet me financimet e Qeverisë gjermane përmes KfW, Qeverisë zvicerane përmes SECO dhe EU.

Objektivi strategjik i qeverisë shqiptare është transformimi rrënjësor i sektorit të ujit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe nxitur rritjen e ekonomisë lokale. /atsh

Vlorë, mbështetje financiare për furnizimin 24 orë me ujë të banorëve Read More »

TID Vlora/ Biznesi operon sipas Rregullores së Mobilimit Urban

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar apo bizneset e reja që duan të investojnë në zonën TID (Qendrën Historike të Vlorës), duhet të respektojnë Rregulloren e Mobilimit Urban, lidhur me tendat, çadrat, hapçsirat publike, reklamimin, modelin e tavolinave e karrigeve pçr hapësirat e jashtme,etj.

Pas përfundimit të fazës restauruese, investim i Bashkisë Vlorë, AADF (Albanian American Development Foundation) dhe Qeverisë shqiptare, TID Vlora ka nisur të zhvillohet sipas të gjitha aktiviteteve që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për zhvillimin ekonomik të zonës TID (Qendra Historike e Vlores), për rijetëzimin, promovimin, ofrimin e aktiviteteve strategjike e administruese si dhe ruajtjen e elementëve tradicionalë të trashëgimisë kulturore të kësaj zone.

Qendra Historike e Vlorës, është një zonë me vlera të konsiderueshme historike për qytetin e Vlorës, me ndertesa të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke përfshirë në të 13 ndërtesa monument kulture të kategorisë së parë si: Muzeun e Pavarësisë, rrugën e Hebrejve, Muzeun Etnografik, Klubin Labëria, Kullën e Sahatit, etj.

Ky projekt synon të rivitalizojë, ruajë dhe zgjerojë zonën historike, ta kthejë këtë zonë në një atraksion turistik për vendasit e të huajt, në një destinacion mundësish për biznes e turizëm./atsh

TID Vlora/ Biznesi operon sipas Rregullores së Mobilimit Urban Read More »

Mbrojtja e fëmijëve/ Ngritje e kapaciteteve për 236 punonjës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në zbatim të ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ” filluan sot ciklin e parë të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve të 236 punonjësve të mbrojtjes së femijëve.

Ky proces u institucionalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Shkollës Shqiptare për Administratën Publike ASPA, UNICEF-it dhe Terre des hommes – Albania për të institucionalizuar kurrikulën e trajnimit mbi Mbrojtjen e Fëmijëve për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës.

Kurrikula, do të bëhet e detyrueshme për të gjithë Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës në Shqipëri. /atsh

Mbrojtja e fëmijëve/ Ngritje e kapaciteteve për 236 punonjës Read More »

Promovohet filmi dokumentar “Saga e Dinejve”

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u promovua filmi dokumentar “Saga e Dinejve”. Ky film dokumentar ka për skenaristë Lia Ramën dhe Enver Kushin. Regjia i përket Mjeshtrit të Madh, Kujtim Gjonaj dhe drejtor fotografie, Spartak Papadhimitri.

Dokumentari flet për familjen e Dinejve, një familje e rëndësishme dhe e madhe çame. Dinastia e Dinejve zë fill me Abedin Pashë Dino, i cili ka qenë nëpunës e politikan i Perandorisë Osmane, ideolog i çështjes kombëtare shqiptare dhe rilindas. Vazhdon më tej me Rasih bej Dino, i cili ishte politikan, diplomat dhe një figurë e lëvizjes kombëtare shqiptare, në fillim të shekullit të 20-të.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, e hapi aktivitetin duke thënë se takime të tilla nuk kanë nevojë për protokoll. “Janë takime zemrash dhe miqsh. Kam nderin të prezantoj një dokumentar shumë të rëndësishme për kombëtarinë tonë të perbashkët. Kjo familje e madhe e Çamërisë ka dhënë një kontribut në historinë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ky film na bën të mundur të depërtojmë sa më thellë në familjen e madhe të Dinejve”, theksoi ai.

Më pas skenaristi Enver Kushi theksoi se me regjizorin Gjonaj ka patur një bashkëpunim shumë të frytshëm prej shumë vitesh. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë dokumentar, pasi dhe unë jam një djalë i Çamërisë”, vazhdoi më tej skenaristi Enver Kushi.

“Kujtimi i ka bërë një lapidar të pavdekshëm Çamërisë sonë. Do ta mbyllja me një varg kuptimplotë të Abedin-it, disa ditë para vdekjes, i cili thotë: “Fëmijët e vitit 3000 do qeshin e tallen me ne”. Ne çamët, kemi një përgjegjësi të madhe për brezat që do të vijnë dhe duhet të investojmë shumë për historinë e vendit tonë”, tha ai. /atsh

Promovohet filmi dokumentar “Saga e Dinejve” Read More »

Ligji për Rininë/ Shahini: Për herë të parë një ligj që mbron dhe promovon të drejtat e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, besa Shahini ka folur për projektligjin për rininë duke thënë se “projektligji për Rininë, siguron pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe mbështetjen financiare të programeve, projekteve dhe infrastrukturës rinore”.

Ligji për rininë, për herë të parë implementohet në Shqipëri për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e të rinjve. I konsultuar për një procesi të gjatë në 12 qarqet, ligji u miratua dje në Parlament.

Ku ligj mundëson krijimin e strukturave konsultative në nivel qendror dhe vendor dhe garanton pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

Gjithashtu, “Ligji për Rininë” siguron financimin e programeve, projekteve dhe infrastrukturës rinore duke fuqizuar të rinjtë dhe nxitur aktivizimin rinor nëpërmjet punës dhe hapësirave rinore të sigurta. /atsh

Ligji për Rininë/ Shahini: Për herë të parë një ligj që mbron dhe promovon të drejtat e të rinjve Read More »

Miratohet projektligji për biokarburantet

Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.

Në drejtimin e kryetares Rudina Hajdari komisioni për Integrimin Europian mori në shqyrtim projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.

Të ftuar për të folur rreth projektligjit ishin Ilir Bejtja, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe specialistë të kësaj ministrie.

Nga ana e tij, Bejtja referoi përpara komisionit se ligji në fjalë ka një histori prej 4 vitesh dhe tashmë është rënë dakord me të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit.

Më tej në lidhje me faktin sesa i afrohet ky projektligj legjislacionit të BE, Dedë Kasneci drejtor i Shërbimit të përafrimit të Legjislacionit tha se është analizuar përputhshmëria e tij dhe ky projektligj është përafruar me legjislacionin përkatës të BE.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtarët, komisioni miratoi në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë. /atsh

Miratohet projektligji për biokarburantet Read More »

Haradinaj: Heqja e taksës ndaj Serbisë, vetëm kur të njohë Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme theksoi se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet pa ndodhur njohja e Kosovës nga ky shtet fqinj, ndërsa shtoi se pëlqen idenë e reciprocitetit për çështje të tjera.

Haradinaj po ashtu vlerësoi se taksa, e vendosur një vit më parë ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, ka qenë e dobishme për ekonominë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit.

Masa 100 për qind ndaj mallrave që vinin nga Serbia dhe Bosnja, u vendos nëntorin e vitit të kaluar nga Qeveria Haradinaj dhe me vendosjen e saj u tha se ajo taksë do të hiqej vetëm pasi Serbia të njihte Kosovën. /KosovaPress/

Haradinaj: Heqja e taksës ndaj Serbisë, vetëm kur të njohë Kosovën Read More »