Aktualitet

Rama ironizon me dyshen Basha-Berisha: Janë bërë si Tomi dhe Jerry

“Grata, non Grata”, kështu e ka emëruar një video kryeministri Edi Rama, si një koment për situatën që ndodhet aktualisht Partia Demokratike.

Me anë të kësaj video nga filmi vizatimor “Tomi dhe Jerry”, Rama ironizon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ku njëri ka çelësat e selisë e tjetri kërkon t’ia marrë.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama ka reaguar li dhur me atë që po ndodh në PD. Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama thekson se s’ka asnjë punë me kaca fytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata.

Rama ironizon me dyshen Basha-Berisha: Janë bërë si Tomi dhe Jerry Read More »

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka he dhur poshtë zërat që kjo parti ka bërë kërkesë për deputetë.
Duke folur në Abc, Kryemadhi është shprehur se kjo çështje është ngritur si një alibi pas hu mbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj në këtë situatë ku ndodhet politika nuk ka më front opozitar pasi secili nga opozita po sulmojnë njëri tjetrin dhe jo qeverinë.

“Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për h umbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e su lmonin LSI. Përball një shteti ma fioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë ak uza ndaj njeri tjetrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës. Ne e kemi të artë rrugën tonë do vijojmë me den oncojmë. Por pres SPAK dhe KLP për letrën për prok urorinë e Elbasanit. Nuk kam përgjigje ende. Po presim. Do bëjmë komunikime zyrtare për të parë nëse janë të vërtetë në atë që kanë nisur.” tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi pranon hapur ndarjen politike me Bashën: ‘Nuk ka më front opozitar’ Read More »

Basha,Berishës: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.

Basha e nisi fjalën e tij me aferën e inceneratorëve, ndërsa iu drejtua edhe Sali Berishës, duke i thënë se me lëvizjen e sotme vërtetoi se po bëhet pengesë për aksionin opozitar.

“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arr estimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arr estime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që de noncoi dhe bëri të mundur nisjen e he timeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pe ngojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër pe nale, por edhe po vetëzbu lohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.

Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me ince neratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky pr oblem që ka lidhje me korr upsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar”, u shpreh Basha.

Basha,Berishës: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar Read More »

U sh kelmua dera për të hyrë, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë re volucionin

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryetyarit të PD-së Lulzim Basha se atë dhe përfaqësuesit e tij nuk i ndalin as ndryshimi i bravave apo dhe forca.
Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shk allmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.

Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë te rroriste. Ose është pakicë b anditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar. Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur te qeverisë dhe ba nditë në selinë e demokratëve. Kjo është selia e lirisë, dhe jo e ar mëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava. Ka bërë lojë me brava në mënyrë të tu rpshme. E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava. S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë.”, tha Berisha.

U sh kelmua dera për të hyrë, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë re volucionin Read More »

Basha: ‘Dua t’i bëj thirrje Sali Berishës, ish-deputet i PD dhe tani pa asnjë funksion në organet drejtuese të PD, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD’

Lulzim Basha bën fakt përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demorkatike. Ai lexoi një nga vendimet e Kuvendit të datës 18 dhjetor, i cili vendosi se personat e shpallur non grata përjashtohen nga çdo funksion në parti.

“Dua t’i bëj thirrje Sali Berishës, ish-deputet i PD dhe tani pa asnjë funksion në organet drejtuese të PD, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD”, tha Basha dhe lexoi nenin e statutit të PD.

Për in cidentin e ndodhur brenda selisë, ku një person i skeduar në Angli për drogë theu derën e sallës, Basha tha se Berisha kishte shkuar në PD me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve që kërkohen në Britani. Kreu i PD kërkoi nga Policia që i riu Fation Dauti (personi që theu derën) të ndalohet dhe të ndiqen procedurat e ekstradohet në Britani.

“Ajo që ka ndodhur sot, një ish-deputet i PD që nuk është anëtar i asnjë strukture drejtuese të PD është futur me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve të skeduar nga Britania e Madhe për të thyer deyert e PD, për të zhvendosur fokusin e PD nga e vetmja detyrë: te njerëzit, të mbrojmë njerëzit”, shtoi Lulzim Basha.

Basha: ‘Dua t’i bëj thirrje Sali Berishës, ish-deputet i PD dhe tani pa asnjë funksion në organet drejtuese të PD, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD’ Read More »

Protesta/ Basha: ‘Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time’

Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa ka folur mbi pro testën e organizuar mbrëmjen e sotme, pranoi se në shesh kishte demokratë me të cilët kishte punuar gjatë fushatës. Ai shtoi se ndihej keq sepse mendonte se po kepërdoreshin për interesa personale.

Ndërsa ndër të tjera shtoi se për praninë e atyre personave në pro testë, kishin ndikuar edhe zhgënjimet duke pranuar se edhe vetë Basha kishte një përgjegjësi lidhur me këtë gjë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Pjesa personale është ajo që dua të them sot pastaj mund të futemi edhe tek pjesa politike. Në oborr kishte demokratë nuk kishte vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urr yer Sali Berishën por I janë ngjitur prapra për të përfituar prej tij. Kanë qenë demokratë me të cilët unë kam punuar kështu që ti shohësh të keqpërdoren për interesa pers onale, ndjesia e parë është një dhimbje se këta janë njerz që nuk e meritojnë këtë keqpërdorim. Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time. Këta njerëz kanë dhënë shpirtin jo për një vend pune por për demokracinë. Ndjesia e parë ishte keqardhje e thellë kur i sheh aq sa ishin të keqpërdorur në këto momente.

Protesta/ Basha: ‘Këta njerëz po vu ajnë gabimet zhg ënjimet ku edhe unë kam përgjegjësinë time’ Read More »

Cfarë e acaroi Vuçiç në takimin e ‘Open Ballkan’: ‘Nuk kërkoj falje…më ka ardhur në majë të hundës’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur në Tiranë, ku tha se i ka ardhur në majë të hundës nga fakti se duhet të japë sqarime se pse shtetet e Ballkanit po bashkëpunojnë mes tyre. Ai shtoi se nuk ka pse kërkon falje ndaj vendeve të tjera.

“Në fakt i keni shpjeguar tashmë pothuajse të gjitha ato gjëra për të cilat ne kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që ne kemi arritur, të cilat ju i prezantuat sot. Ne mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku, do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë”.
“Unë kam pasur mundësi që mbrëmë të bisedoja me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, të cilët kishin interes të madh për të investuar qoftë në Serbi qoftë në Maqedoninë e Veriut, besoj fort që shumë më shumë qytetarë do të bëjnë turizëm mes tre vendeve tona.

Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha Vuçiç.

Cfarë e acaroi Vuçiç në takimin e ‘Open Ballkan’: ‘Nuk kërkoj falje…më ka ardhur në majë të hundës’ Read More »

Vendimi i fundit i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën për festat e fundvitit, përjashtohen vetëm…

Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.”- thuhet në VKM.

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.
Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i fundit i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën për festat e fundvitit, përjashtohen vetëm… Read More »