Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht./atsh

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi Read More »

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës./atsh

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës Read More »

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës

“Në 107-vjetorin e tyre, Forcat e Armatosura janë me pranë se kurrë më parë me komunitetin”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas saj, “këtë solidarizim të Forcave të Armatosura e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!
Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja tha gjithashtu se, një popull i tërë është mirënjohës për punën e këtyre heronjve të heshtur që mbërrijnë të parët, kudo ku shqiptarët kanë nevojë.

“Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës”, tha Xhaçka. /aatsh

107-vjetori i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Simbol i përkushtimit dhe sakrificës Read More »

Rama mesazh Bashës nga Londra: “Eja të bashkëpunojmë.Mos kërko raste njerëzish ende të pasistemuar për politikë”

Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh nga Twitteri kryedemokratit Lulzim Basha, nga Londra, atje ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Aleancës.

Nisur nga takimet e Bashës me disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, kryeministri thotë se ai nuk duhet të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë, ndërsa i bën sërish thirrje për bashkëpunim.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll, shkruan Rama në Twitter.

Rama mesazh Bashës nga Londra: “Eja të bashkëpunojmë.Mos kërko raste njerëzish ende të pasistemuar për politikë” Read More »

25 vjeçari i shpëtuar tregon çfarë bëri 21 orë nën rrë nojat e tërmetit – Si arriti të merrte frymë?

Një nga ata që ishin me fat pasi arritën të dalë i gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik të mëngjesit së të martës së kaluar ishte edhe Klajdi Qato, 25 vjeç, i biri i pronarit të hotelit “Vila Palma”, i shembur plotësisht. Nga rrënojat u nxor i pajetë 85-vjeçari Sadik Qato, gjyshi i tij.

Pas 21 orësh, Klajdi Qato arrin të dalë i gjallë nga rrënojat, me një plagë fare të vogël në kokë. Në një intervistë ekskluzive për Top Story, Klajdi rrëfen 21 orë të ferrit, mes rrënojave, errësirës dhe mungesës së oksigjenit.

“Në moment që rashë kuptova që isha mirë, pata një shpresë në vetën time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë”, tregon për Top Story Klajdi Qato

Për orë e orë me radhë, zjarrfikësit shqiptarë gërmuan mes inerteve. Gjithçka bëhej me ritme të ngadalta për të shmangur shembjen e mëtejshme të platformave që mund të rrezikonin seriozisht jetën e të riut.

“Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund dilja pa ata nga aty”, rrëfen Klajdi Qato

Kontakti fizik me të ishte një moment mjaft i rëndësishëm. Por, duheshin ende orë për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt. Gjendja psikologjike e Klajdit vetëm sa rëndohej me kohën.

“Gjatë gjithë kohës që qëndroja deri te hapja e tunelit tek unë, isha në komunikim të vazhdueshëm me doktorin dhe njerëzit jashtë”, – rrëfen Klajdi.

25 vjeçari i shpëtuar tregon çfarë bëri 21 orë nën rrë nojat e tërmetit – Si arriti të merrte frymë? Read More »

Shpërthen artistja ndaj ndërtuesit: “Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir.I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi”

Ndërtuesi Hazir Gashi ish-deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk ka mundësi të rregullojë pallatet që janë ndërtuar pasi kompania e tij ka falimentuar.

Artistja Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të ish-deputetit socialist, disa prej pallateve të të cilit janë ndërtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, të cilët janë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa qindra banorë kanë mbetur në burg.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, i shkruan e indinjuar Bashhysa ish-deputetit socialist.

Reagimi i plotë:

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Ama, ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“-shkruan Bashhysa.

Shpërthen artistja ndaj ndërtuesit: “Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir.I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi” Read More »

Nga se vjen p aniku gjatë tërmetit? Inxhinierja Bozo tregon si duhet vepruar

Inxhinierja Luljeta Bozo tha se pa niku tek njerëzit në rastet e tërmetit vjen nga mosnjohja e fenomenit.

E ftuar në emisionin Tempora u shpreh se njerëzit duhet të informohen në shkolla apo me anë të mediave se çfarë është tërmeti.

Ajo tha se nuk ka ndodhur kurrë që tërmeti të shembë menjëherë godinën.

“Unë mendoj se pa niku është në radhë të parë nga mosnjohja e fenomenit. Nuk e njohin fare, nuk e kuptojnë se në çfarë vendi po jetojmë, në çfarë terreni i cili gjithë kohës do të ketë vibrim se jemi në atë zonë nuk kemi ku të shkojmë. Këtu do të jetojmë. Nuk njohin fare. Çfarë është tërmeti? Duhet shpjeguar çfarë ndodh nga tërmeti? Si është fenomeni dhe çfarë pësojnë objektet që janë vendosur në sipërfaqe e tokës”, tha Bozdo.

Inxhinierja ka shpjeguar më tej:

“Ku është më i fuqishëm? Është e njëjta fuqi që çlirohet në vatër dhe ndryshe reaguan dherat dhe trualli tek ura e Dajlanit. Ndryshe ata në kënetë e ndryshe në kodër. Janë disa nocione bazë që nëpërmjet informacioneve të ndryshme në shkolla, nëpërmjet medias, mund ti marrë popullsia se nuk janë ekspertë të gjithë ta kuptojnë se çfarë ndodh. Unë nuk u tremba se e kam provuar më parë dhe e di se çfarë është, e di se do ndodhi dhe e mbledh mendjen. Njerëzit duhen sqaruar. S’ka bërë kurrë vaki që tërmeti të shembë menjëherë godinën, ka dhënë shenja më përpara ose është në fund të jetës së vet”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1616779165131459/?t=0

Nga se vjen p aniku gjatë tërmetit? Inxhinierja Bozo tregon si duhet vepruar Read More »

Gruaja ndërtoi hotelin që u shkatërrua nga tërmeti në Durrës me dy kate shtesë, por cfarë fshihet pas shembjes së hotel “Palmës”?

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.

Pas kësaj kata strofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi. Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.

Një ndër këto objekte, ishte dhe Hotel Vila Palma në zonën e plazhit Durrës që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.
Hotel Vilma Palma është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish Komuna Rrashbull.

Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë Drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje.

Fiksi u interesua pranë kësaj njësie ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.

Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019 ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën, shpërdorim detyre, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.

Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar ,apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë. Në dosjen e ndërtimit të Vilmës Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.

Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën.

Gruaja ndërtoi hotelin që u shkatërrua nga tërmeti në Durrës me dy kate shtesë, por cfarë fshihet pas shembjes së hotel “Palmës”? Read More »