Aktualitet

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë”

Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur sot kryetari të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e tij se në Bubq, gjendja është e rëndë dhe se nuk ka grupe për të vlerësuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Braçe thekson “në Bubq, çdo familje që ka shtëpinë të goditur rëndë, të pabanueshme, ka marrë paketën e plotë të ndihmës, nga çadra tek ushqimet; Po çojmë dhe ilaçet tek të sëmurët kronikë”.

“Ndërkohe, grupet e ekspertëve po bëjnë verifikimet shtëpi më shtëpi, kanë mbyllur tre fshatra të mëdhenj deri tani. Shpresoj të të vlejë”, shprehet ai.

Zv.kryeministri Braçe ka ftuar kryetarin e PD-së të bëhet pjesë e takimit me banorët në Bubq dhe të bashkëpunojë për situatën emergjente që po kalon vendi.

“Po hajde brenda ooo njeri, hajde! Nuk të quhet as bashkëpunim, thjesht komunikim, informim! Të hysh tek dera e të kthehesh nga rruga për kaq, në këtë situatë, nuk bën!” – shprehet Braçe. /atsh

Braçe-Bashës: “Në Bubq të gjithë kanë marrë ndihmë” Read More »

Basha inspekton në Borizanë: “Koha nuk pret, të bëhen vlerësimet e banesave”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi takimet sot me banorët e prekur nga tërmeti në Borizan, nga ku ka kërkuar që të bëhen me urgjencë vlerësimet e banesave të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Bashës, banorët janë lënë jashtë vëmendjes dhe në këtë zone asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë.

“Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë. Ne Borizanë pak kilometra larg Thumanës, banorët që u janë dëmtuar shtëpitë kane fjetur prej 1 jave nën streha plastmasi. Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga ekspertë dhe inxhinierë por deri më sot askush nuk ka ardhur. Më thanë se po detyrohen të marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet t’u vije në ndihmë dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha ai.

Po ashtu, Basha falënderoi kontribuesit dhe donatorët që, sipas tij, janë te vetmit që kanë shpërndarë ndihma në këtë zonë. “U bëj thirrje për shtimin me urgjencë të grupeve të vlerësimit në terren me qellim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave. Koha nuk pret!”, tha ai. /atsh

Basha inspekton në Borizanë: “Koha nuk pret, të bëhen vlerësimet e banesave” Read More »

Meta ngushëllon familjen Abazi nga Gjilani për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga tërmeti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot dhe i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes Abazi në Gjilan, për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi, të cilët mbetën nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

“Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e pazëvendësueshme dhe të pangushëllueshme të dy njerëzve të tyre mjaft të dashur, pjesë e të gjitha atyre humbjeve tragjike njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri”, u shpreh Meta, pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e familjes Abazi.

“Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mire”, tha Meta.

“Ngushëllime edhe të gjithë komunitetit të mrekullueshëm të Gjilanit për këtë humbje të dy qytetarëve të nderuar”, u shpreh ai./atsh

Meta ngushëllon familjen Abazi nga Gjilani për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga tërmeti Read More »

Parashikimin e motit, do befasoheni nga çfarë vjen nesër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe pse dita sot nisi me vranësira, gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje.

Ajo që vlen për tu theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s.

Edhe për ditën e nesërme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet itensitet pas orëve të mesditës.

Parashikimin e motit, do befasoheni nga çfarë vjen nesër Read More »

Braçe: “E gjithë vëmendje të përqendrohet tek zonat rurale”

Në mbledhje e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave z/kryeministri Erion Braçe kërkoi evidentimin e çadrave në zonat urbane për të ofruar për banorët çadra në komode, dimërore.

Braçe tha se “duke parë situatën në territor në kushtet e reja të faktorëve atmosferike të reshjeve të borës dhe të shiut do të doja që gjithë vëmendja e Shtabit të Emergjencës dhe e sektorit të Emergjencave Civile duhet të përqendrohen tek zonat rurale apo periferitë e zonave të goditura ku njerëzit kanë preferuar të rrinë pranë banesave të tyre dhe të strehohen në çadra”.

“Që do të na duhet të bëjmë evidentimin me një herë të atyre çadrave që nuk janë të përshtatshme për këtë kohë dhe të bëhet zëvendësimi i tyre me çadra dimërore që ofrojnë kushte më të mira”, tha ai./atsh

Braçe: “E gjithë vëmendje të përqendrohet tek zonat rurale” Read More »

Inxhinierja e ndërtimit apel qytetarëve: “Fshini aplikacionin për tërmetet nga telefoni, nuk ka vend për panik”

Inxhinierja e ndërtimit prof. dr. Luljeta Bozo duke folur mbi sigurinë e ndërtesave në vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.

Gjatë një emisioni televiziv, Bozo tha se ndërtimi i banesave duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit.

Gjithashtu Bozo i bëri një apel edhe qytetarëve ku kërkoi të fshijnë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë”, u shpreh Bozo.

Bozo u shpreh se mbas këtyre bisedave për tërmetin dhe pasojat e tij shpresojë që të ndryshoj mënyra e ndërtimit në Shqipëri.

“Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu”, përfundoi Bozo. /atsh

Inxhinierja e ndërtimit apel qytetarëve: “Fshini aplikacionin për tërmetet nga telefoni, nuk ka vend për panik” Read More »

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Iliriana Olldashi.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Iliriana Olldashi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2005, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht./atsh

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi Read More »

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës./atsh

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës Read More »