Aktualitet

Basha i përgjigjet Metës: ‘Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike’

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një de bat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.

Basha i përgjigjet Metës: ‘Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike’ Read More »

Rama nuk e mban të qeshurën para gazetarëve, bën deklaratën EPIKE për Partinë Socialiste

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Bashës për të shkarkuar Berishën dhe 8 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit.
Ndër të tjera Rama është pyetur edhe për Partinë Socialiste, ku ka shpërthyer në të qeshur.

Pyetje: PS është duke u pla kur?

RAMA: Të gjithë jemi duke u pla kur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha në certifikatë.

Rama nuk e mban të qeshurën para gazetarëve, bën deklaratën EPIKE për Partinë Socialiste Read More »

Meta flet për herë të parë pas pro testës: Basha, përgjegjësi i vetëm!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë pro testën e zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dë shtimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.

“Përgjegjësia ek skluzive për dës htimet e opozitës i takon Lulzim Bashës,” tha mes tjerash presidenti Ilir Meta. Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e papre cedentë, ku për më shumë se tri orë pati përpl asje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës.

Meta flet për herë të parë pas pro testës: Basha, përgjegjësi i vetëm! Read More »

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD, vjen reagimi nga LSI:’Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen’

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike.

“Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!”, shkruan Vasili.

Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u zhvillua deri në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas.

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD, vjen reagimi nga LSI:’Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen’ Read More »

Paralajmërimi i Brahos për vr asjen e Alibeajt/ Deputeti tregon si u prit në familje

Një ditë para pr otestës së dh unshme në selinë e PD-së, politikani Spartak Braho paralajmëroi se mund të vr itej një deputet me inicialet E.A, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte kujdes.

Enkelejd Alibeaj, i cili ishte deputeti i paralajmëruar, ka reaguar mbi deklaratat, duke u shprehur se ky lajm nuk e kishte shq etësuar aspak. Ai pranon se ka pasur një shoqërues nga garda e Republikës gjatë qëndrimit në seli në p rotestën e të shtunës, thirrur nga Berisha.

“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nëne që mund ta tutë, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër. Nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat.

Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i ku shtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos. Pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, tha Alibeaj

Paralajmërimi i Brahos për vr asjen e Alibeajt/ Deputeti tregon si u prit në familje Read More »

Sali Berisha del me një tjetër mesazh pas pr otestës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në adresë të mbështetësve të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Asgjë nuk mund të pengojë re volucionin paqësor në realizimin e objektivave historik”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë që mbështetës të shumtë i shkruajnë që se kur do të jetë protesta e radhës. Ish-kryeministri gjithashtu ka deklaruar se “bashkë do t’ia dalim’ në këtë be tejë.

Këtë postim ai e ka shoqëruar me logon e vjetër të PD-së. Ky mesazh shihet edhe si një paralajmërim për pr otesta në Shqipëri dhe për marrjen e selisë së PD-së.

Sali Berisha del me një tjetër mesazh pas pr otestës Read More »

Agron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili është edhe një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen e këtij të fundit me Lulzim Bashën, ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se pakica që ka Basha kontrollohet nga Edi Rama, ndaj duhet ndërtuar një alternativë e re dhe një opozitë e vërtetë.

“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim”, shkruan Shehaj.

Agron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë Read More »

Berisha tregon pse vendosi ta mbyllte aty pr otestën dje

Ish-kryeminsitri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët se përse vendosi dje në një mënyrë të menjëhershme të linte p rotestën

Berisha u shpreh që u larguan për shkak se u h odhën lënë to ksike dhe se qytetarët u sht rinë në Lanë.
“Thjesht ishte gazi që hodhën në sasi to ksike dhe njerëzit u shtrinë në Lanë. Ajo skenë ka edhe një b etejë një tërheqje kur shihet se është përdorur një lëndë k imike to ksike. Unë isha këtu. Vazhdova. Ho dhën gaz direkt tek unë, por kjo më motivon më shumë mua.

Asnjë v iktim nuk mund të kishte. A patë ju njeri të a rmatosur. As kishte dhe as nuk mund të kishte. Ata janë deputet të PD. I përgëzoj ata deputet që kishin guximin”, tha Berisha ndër të tjera.

Berisha tregon pse vendosi ta mbyllte aty pr otestën dje Read More »