Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka pasur me gratë e LDGSH-së, në kuadër të procesit zgjedhor për këtë forum.
Basha është pyetur nga gazetarët se nëse do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse demokratët e ndjekin kudo duke pr otestuar kundra tij.
Kryedemokrati Basha u shpreh shkurtimisht se: ‘syri sheh atë që do mendja’, ndërsa ka vijuar më tej komentin për aktivitetin e zhvilluar.
Pyetje: Zoti Basha kështu do vijoni ta drejtoni PD me demokratët që ju ndjekin me protesta ngado?
Basha: Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë.
Kujtojmë se, para se para takimit me gratë dhe vajzat e Lëvizjes Demokratike të Gruas, mbështetësit e Berishës i kanë bërë ‘pritë’ Bashës jashtë lokalit ku ata ndodheshin.
Me thirrjet “Basha ik” dhe “Tradhtar, plehrë, o qe lbësirë”, ata e kanë gju ajtur me vezë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus arsyet e mungesës së tij ditën e sotme në Kuvend.
Ish-kryeministri zbuloi se shkak i mosprezencës së tij në Parlament u bë fjala përshëndetëse që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti sot në nisjen e punimeve për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së dhjetë.
“Mungova sot sepse gjy kova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votojmë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.
Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë”, tha Berisha.
Turqia e ka mbështetur pa kursim Shqipërinë. Kjo u duk edhe në vizitën e sotme të Presidentit Erdogan ku u nënshkruan 7 marrveshje të rëndësishme. E vetmja kërkesë e Erdogan ishte për FETO. Sipas Erdogan, kjo organizatë te rroriste i ka lyer durat me gj ak. iste, FETO, për të cilën tha se i ka lyer duart me gj ak dhe se Fakti që gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin turk.
Erdogan: I qëndrojmë pranë Shqipëri dhe i kushtojmë një rëndësi të veçantë objekteve të kulturës. Ministrat tanë të kulturës mund të takohen dhe të diskutojnë. Ne ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një ministër. Shpresoj që sot të përurojmë edhe një institucion tjetër, që është xhamia e Et’hem Beut. Krahas të qenit një qendër kulturore dhe historike, xhamia është një trashëgimitë më të rëndësishme të Tiranës. Së bashku me Edi Ramën sot i pamë në detaje marrëdhëniet tona dypalëshe.
Po ashtu në takimet tona diskutuam edhe luftën nga organizatës terr oriste FETO që në vitin 2016 ten toi një grusht të dë shtuar shteti kundër demokracisë tonë. Ne e mpo shtëm këtë akt terr orist falë rezistencës së popullit t0në, por patëm 251 persona të vr arë mi zorisht nga njerëzit e FETO-s. Kjo strukturë i ka të ly er duar me njerëz të pafa jshëm dhe përbënë një kërc ënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku është e pranishme. Fakti që gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lën don thellë popullin tonë. Pritshmëria jonë është që të merren hapa më konkretë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri.
Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan, ka shkaktuar prob leme në trafikun e kryeqytetit.
Në orët e mbrëmjes presidenti ishte në xhaminë e Et’hem Beut e i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij. Bllokimi i rrugës ka sjellë nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve të cilët i binin borive. Mes tyre ishte edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe, duke b ërtitur, i ka kërkuar efektivët të po licisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju q*fsha me gjithë Erdogan k*ri. Ju q*fsha motrën, mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori.
Ndërkohë që efektivi i pol icisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. E gjithë skena është filmuar nga kalimtarë të rastësishëm. Njëra prej videove po qarkullon në rrjet.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Erdogan e falënderoi këtë të fundit për ndihën që i ka dhënë popullit shqiptar. Rama e nisi fjalën e tij me shprehjen e profetit Muhamed, “se kush nuk falenderon njerëzit nuk falenderon zotin.”
edi rama
Rama dha edhe lajmin e mirë, se tashmë gjuha shqipe do të jetë prezente në shkollat në Turqi si lëndë me zgjedhje.
“Dua ta falënderoj Presidentin që u gjend pranë nesh qysh në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit, që u angazhua i pari, me një angazhim konkret dhe që e mbajti fjalën. Ai atë që thotë e bën.
I falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme kaq bujare dhe jo të lehtë. Që nga ministri Murat, tek kompania dhe punëtorët. Ndokush mund të mendojë se po e teproj me falënderime, por sic thoshte profeti Muhamed paqja e zotit qoftë me të, kush nuk i falënderon njerëzit nuk falënderon zotin. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara një sërë marrëveshjes. Në takimin e Ankarasë unë nuk e vura bastin për spitalin e Fierit, sepse do e kisha humbur, edhe Presidenti nuk vë baste sa jam unë në dijeni, e ndjek futbollin pa baste.
Sot askujt nuk i duket e pamundur, përsa kohe në kemi mbështetjen e Presidentit Erdogan. Nuk dua të zgjatem sepse axhenda kërkon që Presidenti ti drejtohet Parlamentit. Lajmi i mirë është se tani më, është realitet futja e gjuhës shqipe me përzgjedhje në gjithë arsimin turk. Është realitet monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente falë asistencës së dhënë nga pala turke”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama është duke folur nga Laçi ku sot do të dorëzohen më shumë se 500 shtëpitë e ndërtuara nga Turqia për tërmetin tragjik të nëntorit 2019, shkruan newsbomb.al. Aty është i pranishëm dhe presidenti turk Erdogan dhe zyrtarë të lartë të vendit të tij.
Rama tregoi momentin e parë kur është takuar me presidentin turk dhe të gjithë nisën të qeshnin.
“Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takuam, më shikonte por nuk buzëqeshte”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Presidentit turk fjala e Ramës iu përkthye pak më vonë dhe kamerat fokusuan reagimin e tij. Erdogan nisi të qeshte dhe vetë me batutën.
Edi Rama tha para të pranishmëve se çfarë i pohoi Erdogan në takimin e parë.
“Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.”
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takum, më shikonte por nuk buzëqeshte. Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.
Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan. Madje, një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në konferencë: A është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan? E kenvi vërtet mik Presidentin e Turqisë? Jo i thashë. E kam shumë mik.
Nuk e di si më përkthen fjalët turqisht, ama duhet t’i besoj. Jam në një mosh të thyer që nuke mësoj dot.
U bvë vite që e kam këtë detyrë dhe i kam takuar këta burrat e mëdhenj të shteteve, për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpeshherë çështë kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me presidentin e Turqisë. Zakonisht priren ta shikojnë këtë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia neo-otomane, jo xhamia, jo aspiratat e presidentit, etj. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: Presidenti Erdogan bën ata që thotë dhe thotë atë që bën.
Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.
“Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’.
Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha ajo.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë sot në Tiranë dhe do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vend. Vizita e Erdogan përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.
Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend. Report Tv ka siguruar pamjet e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit, ndërsa bëhet me dije se një pjesë e forcave turke një do të shkonjnë në Laç dhe pjesa tjetër do qëndrojë në Tiranë.
Për shkak të masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.
Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.
Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj
“Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.
Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas”, njofton policia.
Axhenda e plotë e vizitës së Erdogan
Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.
Në orën 11.30 është vizita e Erdogan në shtëpinë e një familjeje në Laç. Në 11.45 – Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama. Në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut. Në 17.00 – Fjala e Presidentit të Republikës së Turqisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 nisja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fundi i vizitës.
Të gjitha rrugët që do të bllokohen:
• Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
• Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
• Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
• Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
• Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.
• Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
• Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
• Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
• Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.
• Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh W Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.
• Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.
• Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk.