Aktualitet

2 raste me koronavirus/ Basha: Nuk është koha për panik, të luftojmë bashkë përhapjen e virusit

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha është shprehur se, “asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri”.

“Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjienën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi”, ka theksuar Basha.

“Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”, ka shtuar Basha./atsh

2 raste me koronavirus/ Basha: Nuk është koha për panik, të luftojmë bashkë përhapjen e virusit Read More »

Informacion i përditësuar, MSHMS: Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 në gjendje të stabilizuar

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

“Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve./atsh

Informacion i përditësuar, MSHMS: Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 në gjendje të stabilizuar Read More »

2 raste koronavirusi në Shqipëri/ Braçe: Tani duhet qetësi, çdokush që ka hyrë nga Italia të vetë karantinohet

Zv/kryeministri, Erion Braçe ka apeluar për qetësi dhe zbatim të çdo protokolli për mos përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Pas lajmit të konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus, Braçe është shprehur se, “tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo!”.

“Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri dy javët e fundit dhe ka shenja të gripit, të telefonojë numrin 127; Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit duhet të vetë karantinohet për 14 ditë; Pjesa tjetër është higjiena, higjiena, higjiena!”, ka thënë Braçe.

“Lani duart shpesh dhe për 40 sekonda me ujë e sapun, dizinfektoini me solucione me bazë alkoolin; Të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, posaçërisht shkollat duhet të 100 fishojnë kujdesin ndaj higjienës; Mos prekni gojën, hundën e sytë me duar të palara, virusi hyn në trup prej tyre! Mbroni fëmijët dhe të moshuarit! Është detyrë!”, ka përfunduar Braçe. /atsh

2 raste koronavirusi në Shqipëri/ Braçe: Tani duhet qetësi, çdokush që ka hyrë nga Italia të vetë karantinohet Read More »

Qeveria sot, 50% burra 50 % gra/ Rama uron 8 marsin: Gratë dhe vajzat shqiptare gjysma më e mirë e këtij populli

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave të gjithë vajzat dhe gratë shqiptare duke i konsideruar gjysma më e mirë e popullit.

“ Mirëmëngjes, me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli”, shprehet ai.

Po ashtu Kryeministri postoi një video të titulluar qeveritë shqiptare ndër vite, ku nga viti 1991 deri në ardhjen në pushtet të qeverisë Rama, në qeveritë e mëparshme pushtetin e kishin burrat, ndërsa sot balanca mes grave dhe burrave është e barabartë.

Duke ju referuar statistikave qeverisëse pushteti i grave në qeveri ishte nga zero, deri 24 % në vitin 2001.

“Qeveria e Ylli Bufit, 11 qershor 1991-6 dhjetor 1991 100% burra, zero gra. Qeveria e Vilson Ahmetit 18 dhjetor-13 prill 1992 100% burra, zero gra, qeveria e Aleksandër Meksit 13 prill 1992-6 gusht 1996 100% burra. Zero gra, qeveria e Bashkim Finos, 11 mars 1997-24 korrik 1997 100% burra zero gra, qeveria e Fatos Nanos 25 korrik-28 shtator 1997-28 shtator 1998, 91% burra. 9% gra. Qeveria e Pandeli Majkos 2 tetor 1998-25 tetor, 1999 89% burra. 11% gra. Qeveria e Ilir Metës 28 nëntor 1999- 6 shtator 2001, 76% burra-24% gra. Qeveria e Sali Berishës 9 shtator 2005-10 shtator 2009 94% burra, 6% gra. Qeveria e Edi Ramës 50% burra. 50% gra”./atsh

Qeveria sot, 50% burra 50 % gra/ Rama uron 8 marsin: Gratë dhe vajzat shqiptare gjysma më e mirë e këtij populli Read More »

Meta: Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot në Ditën Ndërkombëtare të 8 marsit gratë shqiptare.

“Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: Gëzuar 8 marsin! Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjaftonte për t’ju shprehur me përulje mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit”, shprehet presidenti Meta në urimin e tij.

“Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave. Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika. Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes. Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë”, tha ai.

“Një falenderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars Pranverës Kuqezi, duke i dhënë me energjinë dhe vitalitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit”, përfundoi Presidenti urimin e tij./atsh

Meta: Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më të lehta Read More »

Ambasadorja Kim: Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sot gratë shqiptare me rastin e 8 marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, vendin e tyre dhe botën tonë”, shprehet ambasadorja Kim në urimin e saj.

“Unë e ndaj vendosmërinë tuaj për të bërë një ndryshim pozitiv, në Ditën Ndërkombëtare të Grave”, tha ajo.

Po ashtu, ambasadorja Kim bashkë me urimin për gratë shqiptare postoi dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Më 8 Mars, ne shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe festojmë gra dhe vajza në të gjithë globin. Shtetet e Bashkuara mbështesin një botë në të cilën gratë dhe vajzat janë të lira të realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe të jetojnë me dinjitet së bashku me familjet, komunitetet dhe vendet e tyre”, thuhet në deklaratë e DASH./atsh

Ambasadorja Kim: Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt Read More »

Spiropali : Çdo ditë t’i mësojmë vajzat se asnjë nuk mund t’ua thyejë ëndrrat

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS Tiranë, Elisa Spiropali ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat për ditën e 8 marsit.

Në mesazhin e saj, Spiropali shprehet se çdo ditë duhet t’i mësojmë vajzat se askush nuk mund t’ua thyejë ëndrrat.

“Jo vetëm për 8 Mars, por çdo ditë t’i mësojmë vajzat se asnjë nuk mund t’ua thyejë ëndrrat, se s’ka tavan që i ndal dhe s’ka forcë që i pengon të bëhen ato që janë!”- shprehet Spiropali në urimin e saj.

Urimin e saj ministrja e shoqëron me një foto domethënëse, teksa shihet buzë detit, përkrah vajzës së saj Nalta. ‘I’M A WOMAN’. WHAT’S YOUR SUPERPOWER’? (Unë jam një grua, cila është superfuqia jote”?) – është shprehja që shoqëron foton e që ministrja ka zgjedhur të uroj 8 marsin./atsh

Spiropali : Çdo ditë t’i mësojmë vajzat se asnjë nuk mund t’ua thyejë ëndrrat Read More »

Rama publikon foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot gratë shqiptare me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Kryeministri Rama ka zgjedhur urimin e Zahos që i bënë gjyshes së tij, Anetës, me rastin e 8 marsit për të uruar të gjithë nënat dhe gratë shqiptare.

“Nona gëzuar 8 marsin”, shprehet Rama.

Foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij, Kryeministri Rama e publikoi si si simbol të urimit për çdo nënë shqiptare./atsh

Rama publikon foton e veçantë të Zahos duke i dhuruar lule gjyshes së tij Read More »