Aktualitet

Mënyra e përhapjes zinxhir në familje të COVID-19

Insituti i Shëndetit Publik ka publikuar menyren se si ndodh përhapja zinxhir e koronavirusit në familje, kur nëna rezulton pozitive ndaj COVID-19.

Në ditën e parë kur mami sëmuret izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë.

Në ditën e tretë sëmuret fëmija i parë dhe fillon numëron 7 ditë, izolimi përfundon në ditën e 9.

Fëmija i dytë nuk ka simptoma pas 14 ditëve dhe izolimi përfundon.

Babai sëmuret në ditën e 13-të dhe fillon numëron 7 ditë. /atsh

Mënyra e përhapjes zinxhir në familje të COVID-19 Read More »

Statistika/ Shpërndarja e COVID-19 në botë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat e shpërndarjes së COVID-19 në botë, ku veçanërisht shqetësuese paraqitet situata në Europë dhe SHBA.

Shqipëria regjistroi sot 13 raste të reja duke e çuar në 89 numrin e të prekurve nga koronavirusi në vend.

Shqetësuese është situata në Itali ku në total regjistrohen 59 138 raste, ndërkohë që vetëm sot janë regjistruar 5560 raste të reja dhe 651 vdekje, që e çojnë në 5475 numrin e pacientëve që humbën jetën nga koronavirusi.

SHBA shënojnë një rritje me 14 550 të rasteve të reja vetëm ditën e sotme që e çon në 38 757 numrin total të rasteve. Vetëm ditën e sotme SHBA regjistrojnë 98 vdekje.

Spanja ka një rritje me 3107 të rasteve të reja vetëm ditën e sotme, që e çon në 28 603 numrin total të të prekurve, ndërkohë që vetëm sot në Spanjë u shënuan 375 viktima.

Kina shënoi sot vetëm 46 raste të reja dhe 6 vdekje./atsh

Statistika/ Shpërndarja e COVID-19 në botë Read More »

Mesazh mirënjohjeje drejtuar bluzave të bardha: Po shpëtoni Shqipërinë me përgjegjshmëri, ndjenjë detyre dhe profesionalizëm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh mirënjohjeje drejtuar bluzave të bardha në këtë situateë të vështirë që po kalon mbarë bota.

“Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbur bijat dhe bijtë e saj”, thuhet në letrën që ato iu kanë drejtuar mjekëve, infermierëve e punonjësve të sistemit tonë shëndetësor.

“Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor, Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë! Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit! Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin”, thuhet në mesazh.

Shpesh, përpara se të na binte kjo fatkeqësi, vijon mesazhi drejtuar bluzave të bardha, kushdo prej nesh, i kënaqej jetës sonë të “vogël”, duke ndjerë ndërkohë, se në emër të lirisë së individit, po humbte solidariteti për njëri- tjetrin, po humbte altruizmi, po humbte përfshirja në shqetësimet e komunitetit, por, me gjithë këtë që po ndodh prej ditësh, ju po na provoni të kundërtën.

“Ju na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta. Jeni profesionistë të shkëlqyer e po kaq solidarë e altruistë. Një tjetër krenari që ndjejmë këto ditë të vështira, është pikërisht ky profesionizëm i lartë mes jush, që e vini në shërbim të shoqërisë, si e kini vënë gjithnjë, në heshtje, me devotshmëri, pa bujë. Gjatë kësaj periudhe të pazakontë, përveç tjerash, ju keni qenë në çdo familje shqiptare, ju jeni modeli i njeriut dhe qytetarit për fëmijët tanë përtej çdo leksioni e ore mësimore; ju krijuat modele sjelljesh pozitive, që lidhen me vlerat humane, siç është forcimi i solidaritetit, po edhe respekti për mendimin shkencor e për punën profesionale; dhe ne si shoqëri kemi shumë nevojë edhe për këto. Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbur bijat dhe bijtë e saj.Në shenjë mirënjohjeje e përunjësie!”, thuhet më tej.

Ato shprehen se janë krenare për ta, që punojnë sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit!
-Mynever Shuteriqi
-Fatmira Aliaj
-Floresha Dado
-Helena Kadare
-Flutura Acka
-Diana Çuli
-Lili Sula
-Vera Bekteshi
-Pranvera Bogdani
-Arlinda Dudaj
-Mimoza Ahmeti
-Natasha Lako
-Monika Stafa
-Diana Kastrati
-Mira Meksi
-Meri Lalaj
-Alda Bardhyli
-Mimoza Kore
-Rita Petro/atsh

Mesazh mirënjohjeje drejtuar bluzave të bardha: Po shpëtoni Shqipërinë me përgjegjshmëri, ndjenjë detyre dhe profesionalizëm Read More »

Vlorë/ Familja me 4 anëtarë infektohet me koronavirus

Një familje në Vlorë është konfirmuar me koronavirus, 77 vjeçare gjyshja( nga nëna), 69 vjeç babai, 50 mamaja dhe 24 djali.

Bëhet e ditur se nipi 24-vjeçar ka qenë në levizje dhe dyshohet se ai mund t’i këtë infektuar.

Nipi ka ardhur para disa ditësh nga Bergamo dhe më pas ka ikur në Gjermani. Nipi ka ardhur që në datën 8 në Shqipëri dhe ka ikur në datën 20 në Gjermani.

Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shkuar në 89 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ndërsa mosha mesatare e tyre është 54-vjeç.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri ku ndër të tjera tha se në Spitalin Infektiv ndodhen 43 pacientë të shtruar, 4 prej tyre nën trajtim intensive. Mosha mesatare e pacientëve të hospetalizuar sipas saj është 54 vjeç.

Vlorë/ Familja me 4 anëtarë infektohet me koronavirus Read More »

Pipero: Një mesazh që qarkullon për qytetarët jo imi, nesër para përgjegjësisë ata që luajnë me jetën e njerëzve

Mjeku Pëllumb Pipero u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesa, ndërsa ka thënë se një mesazh që i atribuohet nuk është i tij dhe është i dënueshëm, pasi po luhet me jetën e njerëzve.

Pipero ndërsa ka shpjeguar se ai sms i publikuar nuk është i tij, ka theksuar se një mesazh i tillë është i dëmshëm për situatën që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota.

“Sapo lexova një mesazh të tillë i cili jo vetëm nuk është dhe nuk mund të jetë i imi, dhe si i tillë është i dënueshëm, por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për situatën që kalon jo vetëm vendi ynë por gjithë bota nën peshën e një pandemie shumë serioze që deri tani ka shënuar mijëra viktima, dhe për të cilën ende nuk kemi një armë në dorë për ta luftuar, as medikamente të certifikuara dhe as vaksinë. E vetmja armë që kemi është në duart tuaja, të qëndroni në shtëpi, të bëni durim dhe të respektoni këshillat tona. Mesazhe si ky që po lexoni janë shumë të dëmshme, madje dhe të dënueshme! Këshilloj këdo që guxon e shkruan në emrin tim sot, ose të kolegëve të mi nesër, të mos luajë kësisoj. Sot ne kemi përballë koronavirusin dhe duhet të mjekojmë të sëmurët e të gjurmojmë e identifikojmë rastet e kontaktit, nesër ligji do gjurmojë e vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që guxojnë të luajnë me jetën e qytetarëve! Faleminderit! PS. Emrin e marrësit të mesazhit e kam fshirë”, -sqaroi Pipero.

Në mesazh thuhet se “duke filluar që sonte ju dhe familja juaj do të duhet të vetëkarantinoheni sepse një i afërm i juaj ka dalë pozitiv në testet e COVID-19. Në ditët në vazhdim do ju merren edhe ju tamponat. Me respekt Pëllumb Pipero”. /atsh

Pipero: Një mesazh që qarkullon për qytetarët jo imi, nesër para përgjegjësisë ata që luajnë me jetën e njerëzve Read More »

Pa kosto dhe radhë/ Në 7 ditë, 10 299 aplikime për pasaporta dhe karta identiteti përmes e-Albania

Portali qeveritar e-Albania në vetëm 7 ditë u shtua me 8614 përdorues të rinj të regjistruar në portal, ndërkohë që si domosdoshmëri jetike për t’iu përgjigjur në kohë çdo qytetari dhe biznesi që kërkon të lidhet me shtetin dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, e-Albania ka pranuar 10 299 aplikime për pasaporta dhe karta identiteti.

Nga data 12 mars qeveria vendosi karantinim në kushte shtëpie të çdo qytetari, si një nga masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sportelet u paralizuan, por jo shërbimet online të administratës publike.

Portali e-Albania ka pranuar 2989 aplikime për vërtetim pensioni dhe 2106 aplikime për vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.

Përmes e-Albania janë bërë po ashtu dhe 111 aplikime për riskedulim të takimit të planifikuar për konsulta mjekësore.

Në portalin e-Albania ka 35 976 përdorues të portalit në total dhe 184 042 përdorime të shërbimeve online./atsh

https://www.facebook.com/ealbania/videos/499186317426756/?t=0

Pa kosto dhe radhë/ Në 7 ditë, 10 299 aplikime për pasaporta dhe karta identiteti përmes e-Albania Read More »

Operacionet humanitare/ Ushtria në shërbim të njerëzve në nevojë

Ushtria po vazhdon operacionet humanitare në shërbim të njerëzve në nevojë, duke shpërndarë pako ushqimore në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky operacion humanitar ku janë angazhuar forcat e ushtrisë. “Ushtria në shërbim të njerëzve në nevojë”, tha Rama.

Ndihmat me ushqime për pensionistët e vetmuar dhe familjet në nevojë po furnizohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, ndërkohë që efektivët e ushtrisë janë angazhuar në paketimin dhe shpërndarjen e tyre. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/141809580564507/?t=0

Operacionet humanitare/ Ushtria në shërbim të njerëzve në nevojë Read More »

Sulltan Novruzi/ Ambasadorja Kim uron me mesazhin e Sekretarit Pompeo: Viti i ri të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit mund viti i ri të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim!”, është shprehur ambasadorja Kim duke publikuar edhe urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Unë bashkohem me Presidentin Donald Trump duke uruar një Novruz të lumtur, të shëndetshëm dhe të prosperuar për të gjithë ata që festojnë këtë traditë në të gjithë botën. Ndërsa Novruzi gjithashtu simbolizon rilindjen, mundet ky vit të shërbejë si një mundësi për të freskuar angazhimet tona për shëndetin, shpresën dhe rinovimin për të gjithë!”, ka theksuar Sekretari Pompeo.

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë./atsh

Sulltan Novruzi/ Ambasadorja Kim uron me mesazhin e Sekretarit Pompeo: Viti i ri të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim Read More »