Aktualitet

“Heroizëm që nuk e gjen gjëkundi”/Helena Kadare për mjekët në spitalin Infektiv: Punë e jashtëzakonshme që na tronditi

Shkrimtarja Helena Kadare, gjatë një emisioni televiziv ka shprehur vlerësim maksimal për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të betejës ndaj COVID-19.

Ajo shprehet se sapo të ketë mundësi do t’i përulet atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk gjen gjëkundi.

“Kam parë një emision “brenda COVID” dhe ishte tmerrësisht tronditës sepse pashë brenda në spitalin Infektiv ato gra e burra, kryesisht gra, ishte një punë e jashtëzakonshme, që na ka tronditur se çfarë pune bëhet atje që njerëzit nuk e dinë. Mendova se sapo të kem mundësi, të shkoj e t’i përulem atyre grave mes të cilave pash një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi. Dëgjova dhe pashë që shefja e “Infektivit” Najada Çomo, rrinte 20 orë në spital pa pushim, me një përkushtim të admirueshëm. Përshëndes ekipin e bluzave të bardha dhe kryesisht gratë, sepse gratë shqiptare janë kurdoherë më të përkushtuarat që kam njohur në jetën time”,- tha Kadare.

“Kam dëgjuar që qytetarët i kanë respektuar rregullat aty, por ka pasur edhe nga ata të disi të papërgjegjshëm. Dëgjova një zonjë e cila thoshte ‘nuk kam frikë’, por kjo nuk është punë frike, duhet të mendojmë për të tjerët, të mos bëhemi rrezik për njerëzit e dashur”,- apeloi shkrimtarja Kadare. /atsh

“Heroizëm që nuk e gjen gjëkundi”/Helena Kadare për mjekët në spitalin Infektiv: Punë e jashtëzakonshme që na tronditi Read More »

Rama publikon fotot: S’është 3D jo, është zemra e Vlorës

Qendra historike e Vlorës ka marrë shkëlqimin multidimensional të një pike referimi historiko-kulturor dhe me impakt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme foto nga transformimi I këtij investimi në Vlorë.

“S’është 3D jo. Është zemra e VLORËS”, shprehet Rama duke publikuar foto nga Qendra historike e qytetit bregdetar, një zonë e cila ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.

Brenda kufijve të zonës ku dhe është investuar, ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Investimet e realizuara nga qeveria përfshinë restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

Në zonën qendrore të Vlorës, me një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës./atsh

Rama publikon fotot: S’është 3D jo, është zemra e Vlorës Read More »

Parashikimi i motit, e diel 3 maj 2020

Moti për ditën e sotme nis i kthjellët dhe me mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit gati në të gjithë vendin. Në mesditë përgjatë maleve dhe zonave kodrinore vranësirat grumbullore do të marrin zhvillim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të bëhen të pranishme përgjatë zonave malore në mesditë. Reshjet parashikohen të jenë në kohë të shkutrër, por lokalisht në formë rrebeshësh shoqëruar me rrufe e breshër. Në mbrëmje shi i dobët në male.

Era do të fryjë nga juglindje e gradualisht kthen nga veriperëndimi deri 15 m/sek. Intensiteti i erës në mbrëmje vjen në rritje.

Valëzimi në dete parashikohet 4 deri 5 ballë. Deti në forcim i trazuar do të jetë prej pasdites.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/21 re diell
Kukës 11/17 re diell shi
Lezhë 11/20 re diell
Dibër 9/17 re diell shi
Durrës 12/21 re diell
Tiranë 14/22 re diell
Elbasan 12/21 re diell shi
Berat 9/22 re diell shi
Vlorë 15/22 re diell
Korçë 8/18 re diell shi
Gjirokastër 8/22 re diell shi
Sarandë 11/22 re diell/atsh

Parashikimi i motit, e diel 3 maj 2020 Read More »

Rama publikon grafikun: Krenar për Shqipërinë që sot ka bilancin më të mirë në luftën ndaj COVID-19

Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë në rajon dhe në Europë sa i takon betejës me COVID-19, sipas “Coronavirus Worldmeter”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e “Coronavirus Worldometer”, ku tregohet përballimi i koronavirusit në Shqipëri, gjë që dëshmon edhe efikasitetin e masave të marra nga qeveria.

Sipas grafikut të publikuar nga Rama, të cilat i referohen statistikave të “Coronavirus Worldmeter”, rezulton se vendi ynë ka numrin më të ulët të jetëve të humbura në Europë dhe në rajon nga COVID-19 për 1 milion banorë.

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehet Rama.

“Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer”,- nënvizon Kryeministri Rama.

Shqipëria rezulton se ka 39.7% raste aktive, 56.5% të shëruar ndërsa 3.9% humbje jete nga COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. //atsh

Rama publikon grafikun: Krenar për Shqipërinë që sot ka bilancin më të mirë në luftën ndaj COVID-19 Read More »

Arrestimi i autorëve të grabitjes në Zall-Herr/ Lleshaj: Policia, mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se “edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta”.

Në një reagim lidhur me rastin e arrestimit të tre personave lidhur me grabitjen në Zall-Herr, ministri Lleshaj tha se “me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë”.

“Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror”, – nënvizoi Lleshaj.

Sipas tij, këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.

“Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve”, – tha Lleshaj./atsh

Arrestimi i autorëve të grabitjes në Zall-Herr/ Lleshaj: Policia, mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve Read More »

“Më shumë se dy të ftuar në studio”/AMA u tërheq vëmendjen dy televizioneve kombëtare: Faleminderit autoriteteve shëndetësore që nuk vendosën gjobë

Autoriteti i Mediave Audiovizive tha sot se nga monitorimet e realizuara për përmbajtjet e transmetuara është vërejtur se nga televizionet po zbatohen masat e parashikuara për mbrojtjen e stafit që punon në mjediset brenda dhe jashtë redaksive, por tërheq vëmendjen disa medieve për të respektuara masat kundër COVID-19.

Nga evidentimi i rasteve më të fundit në dy programe televizive të dy televizioneve kombëtare, për prezencë të më shumë se dy personave në studio, AMA falenderon për mirëkuptimin autoritetin shëndetësor për mosaplikimin këtë herë të gjobave të parashikuara për këto shkelje të Aktit Normativ në kushtet e pandemisë.

AMA i ka kërkuar autoritetit shëndetësor të marrë në konsideratë gjendjen e vështirë financiare dhe e ka siguruar atë se do të përcjellë tek të gjithë operatorët audiovizivë shqetësimin e krijuar nga dy rastet e lartpërmendura, duke vlerësuar lart punën e kontributin e tyre publik në përballimin me sukses të situatës së pandemisë, por edhe kërkuar prej tyre respektimin rigoroz të udhëzimeve përkatëse.

“Nga monitorimet e realizuara për përmbajtjet e transmetuara është vërejtur se nga televizionet po zbatohen masat e parashikuara për mbrojtjen e stafit që punon në mjediset brenda dhe jashtë redaksive, por ky proces duhet të vijojë me rigorozitet dhe përgjegjësi maksimale deri në përfundim të procesit dhe rikthimin në normalitet”, thekson AMA.

Sikundër dhe në njoftimet e mëhershme që AMA ka drejtuar, subjektet audio dhe audiovizive duhet të respektojnë vendimet dhe udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri.

“Duke e konsideruar parësore mbrojtjen e shëndetit të stafit të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, AMA tërheq vëmendjen se për rastet e konstatuara do të nisin procedimet administrative”, deklaron, Autoriteti i Mediave Audiovizive. //atsh

“Më shumë se dy të ftuar në studio”/AMA u tërheq vëmendjen dy televizioneve kombëtare: Faleminderit autoriteteve shëndetësore që nuk vendosën gjobë Read More »

Sëmundja e pishave, Meta apel nga Kolonja: Kërkohet pa vonesë vëmendja e duhur

Presidenti Ilir Meta tha sot se ndërsa po fitojmë betejën me virusin COVID-19, sëmundja procesionarien po helmon pishat në Korçë.

Presidenti Ilir Meta ndërsa ndodhet për të vizituar Kolonjën, u shpreh se ne po fitojmë betejën me pandeminë, pro një virus tjetër duhet luftuar për të mbrojtur natyrën.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit”, tha ai.

Po ashtu, Meta shtoi se “vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë”. /atsh

Sëmundja e pishave, Meta apel nga Kolonja: Kërkohet pa vonesë vëmendja e duhur Read More »

Pezullimi i aktivitetit/ Personat fizikë dhe juridikë duhet të aplikojë në e-albania

Personat fizikë dhe juridikë që kërkojnë të pezullojnë aktivitetin e tyre, duhet të aplikojë nëpërmjet sportelit elektronik në e-albania, për pushimin e përkohshëm të aktivitetit (pezullim).

Qendra Kombëtare e Biznesit informoi se në kuadër të masave të përcaktuara nga qeveria për parandalimin e përhapjesë së infeksionit COVID-19, shërbimet për regjistrimin dhe licencimin e biznesit, që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit online.

QKB bën të ditur se në zbatim të ligjit “Për procedurat tatimore”, përpara aplikimit për pushimin e përkohshëm të aktivitetit, subjektet duhet të sigurohen se nuk kanë detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore, e më pas duhet të kryhet aplikimi për pezullim aktiviteti.

Po ashtu sipas QKB-së, subjektet, të cilët kërkojnë të krijojnë një llogari si biznes në portalin e-albania dhe të cilëve u kërkohet përditësimi i të dhënave (numrit të identifikimit/NID, të personave të lidhur me të) të regjistruar pranë Regjistrit Tregtar, duhet të aplikojnë online në portalin e-albania./atsh

Pezullimi i aktivitetit/ Personat fizikë dhe juridikë duhet të aplikojë në e-albania Read More »