Boksieri amerikan, Mike Tyson ose siç njihet ndryshe “njeriu i hekurt” me një gjest të bërë së fundmi, ka bërë krenarë shumë shqiptarë.
Mjeku shqiptar në Amerikë, Marjo Ademaj, së fundmi ka pasur mundësinë të takojë boksierin e famshëm dhe sigurisht nuk mund të rrinte pa e bërë një foto me të.
Megjithatë mënyra e fotos ka qenë e veçantë, pasi Marjo Ademaj dhe Mike Tyson bëjnë shqiponjën me dy krena.
Instruktori i njohur i karatesë, Murat Basha, ka lajmëruar miqtë dhe dashamirësit e tij se pas inf ektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi.
Basha tha se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.
Ai thotë se reziku tashmë ka kaluar.
Në fund të prononcimit të tij instruktori i karatasë thekson se vi rusi nuk është shaka dhe këshillon të gjithë që të bëjnë kujdes me masat, për të mos u infektuar.
“Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falemnderit të gjithëve që jeni interesuar”, tha Murat Basha, përmes një postimi në Facebook.
Skulptori dhe pedagogu i njohur i Akademisë së Artevem Arben Bajo, i shtruar me urgjencë te Infektivi pak ditë më parë ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për gjak.
Ai rezultoi pozitiv me COCID-19, me simptoma të rënda, ndaj edhe u shtrua në spital.
Kolegët e tij artistë, të cilët thonë se Bajo është në gjendje të rëndë dhe i intubuar.
Skulptori 53 vjeçar ka nevojë për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.
Apelin për t’i ardhur në ndihmë artistit dhe pedagogut të njohur e bënë miqtë e tij.
Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot, përmes rubrikës “Homazh”, politikanin edhe shkrimtarin Sabri Godo.
“Sabri Godo do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar”, tha Rama.
Rama u shpreh se e ka njohur pak Plakun Godo, por kishin një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike.
“Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve. Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”, tha Rama.
“E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut”, vijoi ai.
“Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës. Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe”, shtoi Kryeministri./atsh
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon thirrjen e saj ndaj qytetarëve për të zbatuar masat e sigurisë për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë thekson se mbajtja e maskës është një ndihmë për veten dhe komunitetin për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Vendos Maskë. Mbani maskë për të mbrojtur të tjerët në komunitet dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nga COVID19. Ndihmo në luftën kundër COVID-19, vendos edhe ti maskë”,- apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Bëjeni pjesë tuajën vendosjen e maskës. Mbani maskë kur jeni në kontakte të afërt me të tjerët. Vendoseni maskën në mënyrë të tillë, që të mbulojnë hundën dhe gojën dhe ndërroni vazhdimisht maskën, ose lajeni nëse është shumëpërdorimëshe”,- nënvizon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /atsh
Presidenti Ilir Meta kujtoi sot eksodin e 8 gushtit 1991 me anijen “Vlora” drejt brigjeve të Italisë, ndërsa u shpreh se “është koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre”.
‘Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi”, tha Meta.
Presidenti tha se “fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”.
“Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa”, tha Meta.
Ai u shpreh se “është koha për ta ndërtuar Europën ketu dhe për t’i thënë “Kurrë më” çdo projekti izolues dhe shpopullues”. /atsh
Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pishë Poro në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta.
Duke ftuar turistët të vizitojnë bregdetin e Pishë Poros, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi u shpreh se “kjo është një nga zgjedhjet e shkëlqyera për të kaluar fundjavën”.
“Jam i bindur që do të dëshironi të riktheheni për natyrën e mrekullueshme, rërën kurative dhe mundësitë e shumta për ushtrimin e sporteve në ujë”, tha ai.
Vija bregdetare ranore e Pishë Poros në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar.
E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.
Pishë Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.
Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat).
Pishë Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët. /atsh