Aktualitet

Arbëreshët vijnë në Shqipëri, zhvillojnë ‘koncert’ në Krujë

Me rastin e 555 vjetorit të Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut është vizituar ditën e djeshme nga arbëreshët e ardhur nga Calabria e Italisë.

Të mahnitur nga bukuritë e qytetit të Krujës, fillimisht Arbëreshët janë ndaluar tek monumenti monumenti i heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në qendrën e qytetit të Krujës. Më pas grupi i Arbëreshëve ka përshkuar rrugën nga sheshi i qytetit në pazarin e vjetër karakteristik të “derexhikut” deri në muzën e qytetit.

Përgjatë këtij udhëtimi grupi i arbëreshëve ka kënduar këngë të ndryshme arbëreshe dhe tradicionale shqipe. Të mahnitur nga performanca Arbëreshe, qytetarët krutanë janë bashkuar himnit të këngëve arbëreshe.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme.

Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe më pas vizituan kështjellën e Krujës.
Gjithashtu është inaguruar dhe sheshi me ermin “Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës.abcnews.al

Arbëreshët vijnë në Shqipëri, zhvillojnë ‘koncert’ në Krujë Read More »

Zbulohet rrjeti ‘Nordic Monitor’

Gazetari turk Abdullah Bozkurt po shkakton tra zira me rrjetin e pavarur “Nordic Monitor” që është zbuluar së fundmi, një ekip i tërë i su lmeve nënujore dhe në rrjet.
Mediat helene shkruajnë se ekipet e këtij rrjeti kanë zbarkuar në ishullin grek Yilancik në Marmaris dhe po stërviten, veprim ky që shihet si provokativ.

Gazetari, në krye të “Nordic Monitor” thotë se ka pu shtuar ishullin grek dhe se ekipet kanë ngritur flamurin turk në atë zonë.

Nga ana tjetër dhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut, duke thënë se pr oblemet dypalëshe: “duhet të zgjidhen në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Ekspertët që kanë analizuar mënyrën si funksionon “Nordic Monitor” thone se ato kanë he dhur raketa në bregdetin turk dhe se bëhet fjalë për brigjet e Çesmes, në rastin e fundit kemi të bëjmë me ishullin grek që ndodhet 4.1 larg brigjeve turke.

Rrjeti Nordic Monitor funksionon në të njëjtën logjikë si WikiLeaks, duke publikuar dokumente nga burime anonime. Kërkimi dhe Monitorimi Nordik mbulon çështje që lidhen me lëvizjet fetare, ideologjike dhe etnike si dhe grupet radikale, me fokus të veçantë në Turqinë e sotme.

Gazetari Abdullah Bozkurt është “flamur i kuq” për Erdoganin, për shkak të zbulimeve serioze që bën herë pas here, përmes faqes që menaxhon.

Zbulohet rrjeti ‘Nordic Monitor’ Read More »

Rama uron Marcon për fitoren: Mirëpresim të vizitojë Shqipërinë!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar presidentin francez Emmanuel MAcron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të së diel.

Në postimin e tij në twitter Rama shkruan se sapo ka uruar Macron, ndërsa thekson se shpreson që së shpejti presidenti i Francës të vizitojë Shqipërinë.

Postimi i Ramës: Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë🇦🇱🇫🇷🇪🇺

Rama uron Marcon për fitoren: Mirëpresim të vizitojë Shqipërinë! Read More »

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’

Ministrja Belinda Balluku nuk e ka konsideruar të rëndësishëm faktin që presidenti i ardhëm i vendit të jetë zonjë me patjetër. E ftuar në “Kjo Javë” Balluku tha se PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin.
Ajo po ashtu ka komentuar edhe situatën në Partinë Demokratike.

“Duhet të them se kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është zonjë. Unë kam qëndrimin tim. Në politikë zonja apo zotërinj janë të gjithë të njëjtë. Nuk ka rëndësi, duhet të këtë integritet e të jetë figurë e respektuar. PS ka të gjitha mundësitë për të votuar vetë Presidentin. Shqipëria ka prodhuar burra dhe gra dhe do të gjendet një e tillë”, tha Balluku

Zhvillimet në PD

“Kemi parë njerëz që shtyen me njëri-tjetrin, një Pazar që nuk po merr fund nuk i shërbejnë vendit. Unë kam qenë në kohën që kemi qenë në opozitë, punonim për orë të tëra. Sa herë shkoj në Parlament përballem me aku za të pavërteta. Nuk kemi një opozitë serioze dhe qeveria nuk ka me kë de baton”.

Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë po zotëri? Ministrja Balluku: ‘Kam dëgjuar se e ka vendosur Rama se është…’ Read More »

Rama me Zahon në tribunën e ‘Kukësi Arena’, ja momentin kur shkrep selfie me djalin e tij të vogël (foto)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të stadiumit të rë të qytetit verilindor “Kukësi Arena”. Përveç ministrave që e shoqëronin, Spiropali dhe Evis Kushi kreu i qeverisë shqiptare ka pasur në krah të tij, djalin e vogël Zaho.

Rama shfaqet me Zahon në tribunën e stadiumit, ku herë pas herë shkrep edhe ndonjë selfie.

Në këtë ceremoni, me muzikë dhe aktiviteteve të tjera marrin pjesë drejtuesit sportivë, kryeministri Rama si dhe politikanë të tjerë të pranishëm.

Rama me Zahon në tribunën e ‘Kukësi Arena’, ja momentin kur shkrep selfie me djalin e tij të vogël (foto) Read More »

E sfidoi duke pirë ujë nga çezma, Tabaku i kthen përgjigjen ‘epike’ Ramës

Pasi Rama ngriti dolli me ujë çesme, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se e gjitha është një propagandë e kryeministrit. Ajo ka publikuar dhe një shkresë në të cilën shihet blerja e ujit të pijshëm që bën Bashkia Tiranë për stafin. Krah shkresë, Tabaku pyet se kur ujë ka 24 orë për çdo familje, atëherë përse duhet bashkia të shpenzojë 200 mijë euro në vit për ujë.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë,”- shkruan Tabaku.

E sfidoi duke pirë ujë nga çezma, Tabaku i kthen përgjigjen ‘epike’ Ramës Read More »

Deklarata e fortë e Brizida Gjikondit: Nuk do të doja që shqiptarët të kishin një presidente femër

Juristja Brizida Gjikondi ka folur në lidhje me presidentin e ri të Shqipërisë, teksa tha se nuk do donte të ishte një grua.
Ajo tha se gratë në politikë janë të zgjedhur nga burra dhe se në fenomenin shoqëron nuk është se pozita e tyre ka ndihmuar, pasi dhuna në familje është rritur dhe nuk është ulur.

“Me 21 prill 2008 u ndryshua Kushtetuta nga Rama-Berisha. Nuk mund te vijohet me bojkote, opozita duhet të sjelle emra. Nuk do të doja që shqiptarët të kishin një figurë politike për president, dhe jo femer.

Kemi shumë ministra femra që janë të zgjedhura nga një burrë. Burrat zgjedhin njëri-tjetrit. Nëse ky emancipim ta ka marrë, se pot ë ishte aq efikast do ishte ulur dhuna në familje. Dhuna është rritur. Kështu e kuptoj emancipimin.

Jo të keni postin tuaj, mund të bëni një punë administrative, por unë shikoj reflektimin real të politikës. Kjo është qasja ime” tha ajo për “Topstory”.

Deklarata e fortë e Brizida Gjikondit: Nuk do të doja që shqiptarët të kishin një presidente femër Read More »

Monika Kryemadhi: PD shiti në tavolinë 3 mandatet e LSI-së, ne dilnim fitues!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar një deklaratë të fortë duke bërë fajtore Partinë Demokratike për h umbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë intervistës për “Opinion”, Kryemadhi bën me dije se numëruesit e PD kanë shitur 3 mandate të LSI-së. Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë gr isur pas një ore me urdhër nga “lart”.

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë fr ikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe aps një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk kanë punuar asnjëherë.

Monika Kryemadhi: PD shiti në tavolinë 3 mandatet e LSI-së, ne dilnim fitues! Read More »