Aktualitet

Meteorologu grek paralajmëron/ Cfarë pritet të ndodh me motin në fundjavë

Shqipëria u përfshi sot nga reshje shiu, ku në disa zona u përmbytën edhe rrugë.

Por duket se më e keqja nuk ka kaluar ende, dhe pritet që në fundjavë të kemi një situatë të ngjashme si kjo e sotmja, madje më keq.

Paralajmërimin e ka dhënë meteorologu grek Klearhos Marousakis, i cili ka thënë se reshje të mëdha shiu të shoqëruara nga rrufe priten të Premten dhe të Shtunën në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë.

Zonat më të prekura pritet të jenë në jug dhe veri-perëndim.

Për pasojë priten edhe përmbytje. /noa.al/

Meteorologu grek paralajmëron/ Cfarë pritet të ndodh me motin në fundjavë Read More »

Ambasadorja Kim: Mos u dorëzoni kurrë ndaj atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sërish për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë proces e konsideron si të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Juri Kim kërkon që askush të mos dorëzohet përballë atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Është e nevojshme për të hequr pengesat, dhe për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë ndaj atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan ambasadorja në Tuiter. /noa.al/

Ambasadorja Kim: Mos u dorëzoni kurrë ndaj atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë Read More »

Rinis gj yqi ndaj Ismet Haxhisë/ Pr okuroria kërkon dë shminë e Sali Berishës

Ka rinisur sot procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Prokuroria ka kërkuar thirrjen e të paktën 10 dëshmitarëve për këtë çështje, mes të cilëve edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ditën e sotme vetë Izet Haxhia nuk ishte në seancë, por përfaqësohej vetëm nga avokati i tij Idajet Beqiri.

Në seancën e radhës të datës 2 tetor ora 10.00, mbrojtësi lugjor i Izet Haxhisë do të paraqesi kërkesën e tij për pafajësinë e të pandehurit Izet Haxhia si dhe provat me dëshmitarë.

Në bazë të tyre, sipas mbrojtjes, vërtetohet plotësisht se Izet Haxhia nuk është bashkëpunëtorë në kr imin e vr asjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arr estua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite b urg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vr asjen e Azem Hajdarit. /noa.al/

Rinis gj yqi ndaj Ismet Haxhisë/ Pr okuroria kërkon dë shminë e Sali Berishës Read More »

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi

Sipas Eurostat, Shqipëria rënditet mes vendeve si Siria, Afganistani, Iraku dhe Irani, sa i përket numrit të azilkërkuesve, në perëndim.

Situata për vendin tonë mund të konsiderohet edhe më dramatike, nëse llogaritet diferenca e popullsive mes Shqipërisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme, përveç faktit se prej më shumë se një dekadë tre prej tyre janë në gjendje lufte.

Presidenti Ilir Meta në një reagim mbi këtë fenomen të njohur, por të pazakontë, tha se “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!”

“Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!”, – u shpreh Meta.

Presidenti tha se Shqipëria po qeveriset në drejtim të gabuar, ndaj edhe bëri thirrje që të marrë fund kjo lloj politike.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”.

“Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”- mbylli mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.

/NOA.al

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi Read More »

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme programe të reja nxitjeje të punësimit në mbështetje të atyre që janë prekur në vendin e tyre të punës nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalën e rastit kreu i qeverisë, deklaroi se sfida kryesore mbetet që paga minimale të bëhet 300 mijë lekë të vjetra.

“Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë të reja. Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai tha në vijim se aktualisht janë 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem, bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

“Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor. Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%.

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, deklaroi Kryeministri./noa.al

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’ Read More »

Konferenca e Kryetarëve cakton datën/ Kur do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme, ku u vendos që të futen në rend dite, ndryshimet në Kushtetutë, të cilat do të pasqyrohen më tej në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhje u vendos data 1 tetor, ditë kur Kuvendi do të shqyrtojë ndryshimet në Kod.

Sakaq dita fundit e shtatorit, është afati i fundit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të pasqyruar këto ndryshime.

Ndërkohë mazhoranca dhe opozita në Këshillin Politik nuk e kanë gjetur ende konsensusin.

Teksa opozita kërkon asistencën e OSBE-ODHIR, socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se koha do të lihet, por në rast mos reflektimi, ndryshimet kushtetuese nuk do të lihen pa u reflektuar në Kodin Zgjedhor. /noa.al

Konferenca e Kryetarëve cakton datën/ Kur do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor Read More »

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?

Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetes së PD, Grida Duma në emisionin Tempora.
Sipas kësaj të fundit, Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz. Nuk dua në asnjë moment t’i uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’ Read More »

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, në Top Channel, ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që axhenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbetet e nderë në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota, por ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritetet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritetet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritetet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur Read More »