Aktualitet

Dekonspironte operacionet, arr estohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është arr estuar nga kolegët e tij në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai është E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se ai dekonspironte operacionet policore kundër kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. /noa.al/

Dekonspironte operacionet, arr estohet punonjësi i policisë Read More »

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90, përmes maleve

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90.

Përmes maleve.

Pas bllokimit të kufijve për shkak të pandemisë, fotoja e realizuar sot, teksa një grup të rinj shqiptarë po kalojnë kufirin tokësor me Greqinë, ashtu siç ndodhte gjatë viteve të para të ’90, tregon situatën dramatike.

Kush e ka fajin?

Kampet politike fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa prej tre dekadash janë shqiptarët ata që vuajnë pasojat.

E ndërsa bota e zhvilluar është në një garë për të gjetur vaksinën që t’i japë fund pandemisë, klasa politike shqiptare duket se ende nuk e ka gjetur “ilaçin” për t’i dhënë fund emigrimit.

Fotoja e bërë publike nga “Korça 24”.

/NOA.al

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90, përmes maleve Read More »

Artan Hoxha: Zonat ku po lulëzon dhe kush i frymëzon kultivuesit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se operacionet e policisë në lidhje me kanabisin nuk janë raportuar saktësisht.

Sipas tij policia ka bërë sekuestrimin e shumë parcelave të mëdha me kanabis në vendin tonë dhe një prej tyre është në një fshat të Vlorës, kur ai tha se “ne e kemi marrë vesh pas pezullimit të inspektorëve të policisë në këtë qytet”.

Ndër të tjera gazetari Artan Hoxha tha se fshehja e raporteve të plota të sekuestrimit të parcelave me kanabis është bërë me qëllim, për të mos e nxjerrë vendin, si një vend problematik për kanabisin.

Gazetari gjithashtu theksoi se lulëzimi i parcelave të kanabisit në vendin tonë ka nisur dhe është frymëzuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, për legalizimin e kanabisit.

Sipas tij problem për të gjithë përhapjen e parcelave të kanabisit nuk është gabimi i policisë, por është gabimi i politikës.

“Indicia e kësaj situatë besoj është një fjalim i Ramës në 9 maj të këtij viti, kur ka thënë se qeveria e ka gati ligjin për kanabisin mjekësor”.

“Çunat që ngelën këtë vit në vendin tonë dhe nuk iknin dot jashtë për shkak të pandemisë dhe nuk kapeshin nga paga e luftës së Ben Ahmetaj, atëherë pas asaj që dëgjuan nga ia madhi për legalizimin e tyre filluan dhe punën”.

“Kanabisin nuk e mbjellin fermerët në Maqedoninë e Veriut (ku është legalizuar)por dhe atje ka ngelur stok tashmë. Në 12 qershor ku ishte shumuar deklarata e Ramës me 9 maj, Rama bëri një tjetër deklaratë tjetër në lidhje me legalizimin e kanabisit. Lulëzimi i kanabisit në vendin tonë nuk është gabim policor, por gabim i politikës”, – tha Artan Hoxha.

Artan Hoxha dha detaje sot nga studio e Abc News, pak ditë pasi bëri publike parcela me kanabis në një zonë malore të vendit tonë. Ato besohet se janë realizuar në një fshat të Malësisë së Madhe.

“Sivjet po nxjerrim bazën fitimet dhe po lënë mënjanë ajo që u duhet për vitin tjetër. Në atë zonë më është dashur një ditë që të shkoj, pasi kemi pushuar dhe kemi marrë masa për të arë se ku janë rojet, pasi parcelat e kanabisit kur janë pranë korrjes janë të mbrojtura. Brenda parcelës kemi qëndruar 25-30 minuta”.

Gazetari bën edhe krahasimin me atë që ka parë në terren dhe nga eksperienca e parcelave me kanabis të disa periudhave, të muajit qershor, korrik dhe fillim muajit të fundit.

Policia e shtetit këtë vit ka kryer shumë operacione dhe ka sekuestruar shumë parcela dhe ka bërë operacione të suksesshme në disa zona por që nuk i kanë raportuar dhe duke i mbajtur të paraportuara, ai tha se “nuk është bërë i mundur zbulimi i personave zotërues”.

Në fshatin Bolen të Vlorës “Policisë së Shtetit i është dashur dy ditë punë për korrjen e saj, dhe ne e morëm vesh këtë operacion vetëm pas pezullimit të inspektorëve të policisë. Për mua ajo mund të jetë sipërfaqja më e madhe me kanabis e shkatërruar gjatë këtij viti, një ka qenë në Berat dhe Permet”.

Struktura brenda policisë që heton policinë ka qenë dhe struktura më e fuqishme në lidhje me zbulimin e këtyre parcelave.

Sekuestrimin e parcelave të tilla e ka bërë vetë ajo pa e raportuar te policia lokale. Në momentin që vjen faza e korrjes nuk mund të sekuestrosh shumë kanabis pasi duhet ta godasësh në fillim, deri më tani nuk janë kapur personat që e zotërojnë por disa kryepleq dhe persona që janë gjetur atje.

“Policia nuk i ika raportuar të gjithë operacionet dhe këtë e ka bërë me qëllim që Shqipëria të mos dalë një vend me kaq shumë fusha me kanabis, duke zgjedhur heshtjen dhe mosreklamimin e punës së saj. Sapo ka mbaruar fushata e policisë në Mars, kanë nisur mbjelljen e kanabisit”, është shprehur gazetari.

Artan Hoxha: Zonat ku po lulëzon dhe kush i frymëzon kultivuesit Read More »

Flet gruaja që thirri para kuvendit: ‘Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi’/ ‘I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit’

Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, teksa kryeministri Edi Rama po fliste për gazetarët, disa të bërtitura nisën të dëgjohen nga jashtë Kuvendit. Ishte pikërisht një grua që shprehte mospëlqimin e saj për kryeministrin duke thënë: “Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi”.

Por Rama nuk e ndërpreu në asnjë moment fjalën e tij para gazetarëve ndërsa ndërhyri menjëherë garda për ta larguar nga ambientet jashtë Kuvendit. Ndërsa kryeministri vijoi të deklaronte me qetësi për mediat se i kishte mbetur pa përgjigje pyetja se çfarë borxhi i kanë më shqiptarët Ilir Metës.

Gruaja e cila u shoqërua për në komisariat mesohet se quhet Violeta Gecaj, e cila në një lidhje të drejtpërdrejt për FaxNews, ka deklaruar të dhëna trondítëse mbi keqtrajtimin e saj nga unoformat blu. Sipas saj policët e kanë dhunuar duke i lënë shenja në trup. Në momentin që ajo ka dashur t’i denoncojë, komisariati nr.1 në Tiranë nuk e ka pranuar deponimin e saj si dhe ka penguar mjekësinë ligjore të bëjë punen e saj për zbardhjen e ngjarjes.

“Janë jashtë çdo lloj rregulli jashtë çdo lloj profesionalizmi. I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit. Unë protestova për hallet e mia ekonomike, jemi të papunë, jemi të pa strehë, kam qeranë pa paguar dhe mund të më nxjerrë pronari jashtë.

Kam një fëmijë të aksidentuar të cilin më duhet ta operoj. Kam shkrujt në portalin e bashkëqeverisjes, kam shku te zyra e punës, por askush nuk më jep zgjidhje. Pse duhet të shoqërohesh dhe të dhunohesh kur po flet dhe proteston për hallet e tua ekonomike.

Në komisariatin numër 1 nuk më marrin dëshminë për dhunën që kanë ushtruar policët e shtetit. Pse unë thashë Rama ik më kanë marrë dhe më kanë tërhequr zvarrë, gjithë Tirana e ka parë këtë”, tha Gecaj.

Flet gruaja që thirri para kuvendit: ‘Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi’/ ‘I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit’ Read More »

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku për kalimin e tyre nevojiteshin 84 vota vota.

Mazhoranca ka arritur të sigurojë votat e një pjese të opozitës parlamentare, duke kaluar kështu ndryshimet e Kodit.

Shumica socialiste ka arritur të sigurojë 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Sakaq opozita jashtëparlamentare dhe një pjesë e opozitës parlamentare, nuk e kanë dhënë konsensusin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR.

Me propozimet e Partisë Socialiste lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume vota se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. /noa.al

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor Read More »

Sërish në krye të KQZ/ Parlamenti i jep votat Ilirjan Celibashi

Vite më parë drejtoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe sot me 106 vota të marra në Parlament, socialisti Ilirjan Celibashi u zgjodh si kryekomisioner i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tashmë KQZ ndryshon emër dhe quhet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nënkomisionere e KSHZ me 105 vota, u votua Lealba Pelinku.

Ndërsa si anëtarë të komisionit rregullator të zgjedhjeve u votuan, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Anëtarë të komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve u votuan Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho. /noa.al

Sërish në krye të KQZ/ Parlamenti i jep votat Ilirjan Celibashi Read More »

Basha: Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me votimin e sotëm në Kuvend, të ndryshimeve nëKodin Zgjedhor.

Ai thotë se akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.

“Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha.

Basha: Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës Read More »

Rama: Kush jep votën për Lulin, merr Ilirin

“Sot kush jep votën për Lulin, merr Ilirin! Këtë duhet të kuptojnë shqiptarët.”

Kryeministri Edi Rama i qëndron kësaj bindje, duke folur për ndryshimet në kodin zgjedhor. Sipas tij, kush do të bëhet deputet e ka rrugën mjafton të ketë votat e nevojshme.

Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.

Lidhur me uljen e pragut elektoral në 1% deklaroi se “E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në Kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”

Deklarata e kreut të qeverisë u bë teksa u votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rama: Kush jep votën për Lulin, merr Ilirin Read More »