Aktualitet

Rama: E paimagjinueshme që studentët nuk janë patriotë por duan të ikin!

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku njoftoi dhënien e kredive të buta për mjekët, ushtarët dhe policët, u shpreh se është e paimagjinueshme që të “protestojnë studentët e mjekësisë” që nuk pranojnë tarifat e reja ose në të kundërt duhet të shërbejnë për një periudhë kohe në atdhe.

U foli të rinjve se përse duhet të rrinë në atdhe dhe nuk duhet të largohen në Gjermani apo vende të tjera.

“Është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë dhe të bëjnë protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë.

Qeveria nuk fonacion studimin e mjekëve për t’i shërbyer Gjermanisë. Nëse dikush nuk dëshiron që ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejnë këtij populli atëherë duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë në Gjermani apo ku të dojë.

Dhe tarifa e plotë nuk është e vërteta përsëri. Edhe për mjekët do të krijojmë këtë mundësi që të blejnë shtëpi për të jetuar në shtëpitë e tyre. Në mes të vitit të ardhshëm paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 Euro” tha ai.

Rama: E paimagjinueshme që studentët nuk janë patriotë por duan të ikin! Read More »

A do e kryeni masën ‘arrest shtëpie’ në ambientet e selisë blu? Sali Berisha habit me përgjigjen

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë që nëse ndaj tij caktohet masa e arrestit, ta zbatojë vendimin e gjykatës në ambientet e selisë blu.

I pyetur nga gazetarët nëse është në opsionet e tij që ta kryejë masës së sigurisë “arrest shtëpie” në selinë e PD-së, ish-kryeministri nuk e përjashtoi si mundësi, duke u shprehur se do e konsultojë me avokatin.

“Konsultë me avoketërit. Futeni në folderin konsultë me avokatin”, u shpreh Sali Berisha, ndërsa në konferencë shpërthyen të qeshurat.

Ndërkohë u shpreh se ende nuk është konsultuar me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e SPAK për caktimin e masës së sigurisë së arrestit ndaj tij, nëse Kuvendi voton për t’i hequr imunitetin.

“Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë. Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë.

Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”, ka deklaruar ish-kryeministri.

A do e kryeni masën ‘arrest shtëpie’ në ambientet e selisë blu? Sali Berisha habit me përgjigjen Read More »

Mbyllet pa zhurmë protesta e Berishës, njofton datat e dy protestave të tjera

Është mbyllur pas rreth 1orë e gjysmë protesta e organizuar nga Rithemelimi përballë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Protesta ishte e qetë dhe u mbyll me fjalën e Berishës, ku ftoi simpatizantët t’i bashkohen protestave që do të mbahen çdo të enjte përballë ambienteve të Kuvendit.

Gjithashtu Berisha ftoi demmokratët t’i bashkohen protestës që do të mbahet më datë 27 dhjetor përballë Gjykatës së Lartë.

Datë kjo e cila përkon me seancën ku pritet të mbahet gjyqi në Gjykatën e Lartë për vulën e Partisë Demokratike.

“Më 27 dhjetor çdo demokratë dhe demokrate përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë dhe ne do të fitojmë.

E enjtja që vjen të gjithë para parlamentit monist, jo vetëm këtë të enjte por çdo të enjte”, tha Berisha përpaa se të largohej.

Ndërkohë që në Këshillin e Mandateve po vijon seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën.

berisha zgjodhi të mos ishte vetë prezent, por të paraqiste mbrojtjen përmes avokatëve.

Mbyllet pa zhurmë protesta e Berishës, njofton datat e dy protestave të tjera Read More »

Berisha drejt arrestimit, votohet me 6 vota kërkesa për t’i hequr imunitetin

Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. Raporti i Këshillit të Mandateve do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës.

Berisha drejt arrestimit, votohet me 6 vota kërkesa për t’i hequr imunitetin Read More »

Edhe Alibeaj voton pro arrestimit të Sali Berishës: ‘Zero imunitet për askënd’

“Zero imunitet për askënd”. Kështu ka deklaruar Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke deklaruar kështu se është pro e lejimit të arrestimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Deklarata e Alibeajt:

Unë jam nga ata që kam barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill lidhur me kërkesën e dhënies së autorizimit. Nuk jam i dyzuar, por krahauar me të gjithë ju tjerët, kam një pozicion më specifik. Ana tjetër, jam përfaqësues i PD-së. Ndaj të gjitha konsideratat që do t’i mbaj do të parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit.

Nuk i heq aspak asgjë se përfaqësimi i Gjykatës, kemi një barrë gjithsecili, jo të caktojë fajësinë/pafajësinë apo peshën e çështjes, është vetëm një gjë e thjeshtë; cili duhet të jetë standardi politik, moral, etik që deputeti duhet të mbajë sa herë ka nj kërkesë nga organet e drejtësisë për dhënien e një autorizimi.

PD e ka patur që në krye të herës, standardin politik për dhënien me vullneti të lirë zhveshjen nga pushteti. Një standard që sot më shumë sesa dje duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë luhatje pavarësisht se kujt i përkasim.

E kemi mbajtur në 2012, kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuata që nuk krijonte mbrojtje, por shoqëri me dy shtresa.

E kemi mbajtur në 2016, në rastin e ndryshimeve kushtetuese dhe diskutohej reforma në drejtësi.

E kemi mbajtur me rastin e çështjes Tahiri. Ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka kërkuar për kërkesat për dhënie autorizimi të votojë, ndërsa të gjitha masat e tjera ndaluese, nuk ka nevojë të bëhet një kërkesë. Ka qenë mazhoranca.

E kërkuam dhe në rastin e Bllako, pavarësisht se Bllako e la imunitetin me vullnet.

E mbajmë këtë qëndrim, edhe në rastin e Ahmetajt.

Përsa i përket praktikës parlamentare, qëndrimi ka qenë po. Ne kemi qenë pro.

Raporti mes politikës dhe drejtësisë duhet të jetë i tillë; asnjë lloj pengese nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon.

PD ka paraqitur një amendament për rregulloren, që deputetët që në momentin kur zgjidhen, në mënyrë solemne të lënë imunitetin.

U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend, nëse ka pasur një difekt , ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetin. Ka krijuar papërgjegjshmëri institucionale dhe abuzim deri në korrupsion. Është koha që ky parlament ta vendos si një gur të kalcifikuar dhe për të ardhmen.

Reforma në Drejtësi në thelbin e vetë kishte heqjen e çfarëdolloj mbrojtje të parlamentarëve, politikës, ndaj drejtësisë. Për koherencë të qëndrimeve politike, nuk ka sesi të ketë qëndrim tjetër.

Duke qenë i sinqertë, po rikthehem të ajo që thashë në fillim. Nëse sot diskutohet për Berishën, është një person që e ndjek me vëmendje, është Rama.

Standardi që po ndjekim ne sot, përsa kohë që aplikohet ndaj një ish-kryeministri duhet mbajtur dhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ajo që duehet të bëjmë ne sot, të vendosim dhe SPAK që të mbajë të njëjtin standard, të hapë kërkesat e kallëzimet që përfshijnë kryeministrin dhe të kërkojë me të njëtat standarde heqjen e imunitetin.

Shqiptarët kërkojnë sot një politikë që të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Këtë duhet të vendosim sot. Zero imuniteti për askënd. Krijimi i kushteve të presionit pozitiv, që të mos lejojë asnjë pisi të hollë për krijimin e dy standardeve.

Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi imi personal dhe si përfaqësues i PD, pranoj si kërkesë dhe të lëshoj autorizimin.

Edhe Alibeaj voton pro arrestimit të Sali Berishës: ‘Zero imunitet për askënd’ Read More »

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, Rama: ‘Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër i Shqipërisë, SPAK është organi i akuzës…’

“Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër i Shqipërisë, SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos mes akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë ku nuk përfshihet qeveria por komponetët që e përbëjnë procesin. Lojërat me shifra jam i prirur t’i shoh me skepticizëm.

Kjo pyetje nuk është për mua. Është një proces që do të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Kalkulatrice historike që janë për të qeshur dhe për të parë”, tha Rama.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, Rama: ‘Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër i Shqipërisë, SPAK është organi i akuzës…’ Read More »

Kush janë kategoritë e tjera që përfitojnë shpërblim këtë fundviti dhe sa është shuma?

Përvec pensionistëve qeveria ka marrë vendimin për të shpërblyer disa kategori qytetarësh dhe familje në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Ervin Mete, i cili tha se këto kategori do të marrin të njëjtën shumë si pensionistët, pra 5 mijë lekë të reja.

Në këtë paketë përfshihen edhe punonjësit e administratës që janë marrë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Metes puna e tyre është vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ministri u shpreh se ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime të Buxhetit të vitit 2023, me synim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit, pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete dhe për një sërë shtresash në nevojë.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike; 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar; 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike; 68 mijë invalidë të punës; 44 mijë përfitues të pensioneve familjare. Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë. Gjithashtu, ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellësa, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike. Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si edhe projeksionet për borxhin publik”, tha ministri.

Kush janë kategoritë e tjera që përfitojnë shpërblim këtë fundviti dhe sa është shuma? Read More »

Nga invalidët, policët, tek administrata, kush përfiton nga paketa e solidaritetit

Ervin Mete, ministri i Financave, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, këtë të enjte, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023, për plotësimin e paketës së solidaritetit.

Ai përcaktoi kategoritë që pritet të përfitojnë nga kjo paketë, duke theksuar se do të ketë edhe një kompensim ushqimor për punonjësit e policisë, si dhe një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE.

“Pas dy bonuseve për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për disa shtresa në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë shpërblimi që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE dhe për shkak të rezultateve të larta që kanë marrë edhe nga BE-ja. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensiomin e tyre ushqimor, në një vlerë totale rreth 800 milionë lekë, ka një mbështetje për të gjitha bashkitë si një shtesë granti”, tha ministri Mete.

Nga invalidët, policët, tek administrata, kush përfiton nga paketa e solidaritetit Read More »