Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë konstaton se ka shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale dhe se nuk ka as mjekim efektiv për të sëmurët rëndë dhe as vaksinë për të gjithë.
Në këto kushte, tha sot kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, është propozuar që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Propozimi kthehet nga sot në vendim, me efekt nga 11 nëntori.
Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet.
Këto masa hynë në fuqi, nga dita e mërkurë 11 nëntor dhe do të zgjasin të paktën tre javë, duke u riparë çdo javë.
“Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duka analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa. Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit. Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare”, u shpreh Rakacolli. Ajo foli dhe për shkollat dhe tha se ato nuk janë vatra infektimi me Covid-19.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se masat shtesë do të zgjasin tre javë dhe do të rishikohen.
Sakaq administrata urdhërohet të kalojë online me smart working.
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se do të ketë në vijim çdo javë konferencë shtypi.
Vendime të tjera
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nuk do të ketë më tampon të dytë për të testuarit që kanë dalë pozitivë, pasi sipas studimeve ka dalë se që nga dita e shtatë e deri në të dhjetën, të infektuarit nuk janë më ngjitës.
Ky komitet ka vendosur dhe lejimin e testimeve të shpejta që nxjerrin përgjigjen për deri 40 minuta. Synimi është që të testohet 1 për qind e popullsisë çdo muaj, pra 300 mijë testime. Aktualisht bëhen rreth 40 mijë testime.
DEKLARATA ZYRTARE
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Kufizim i lëvizjeve dhe ndalim i aktiviteteve të bareve e restoranteve pas orën 22:00 si dhe punë nga shtëpia për administratën publike
Prof. Mira Rakacolli: Masat të moderuara, nisin të mërkurën dhe do të zgjasin 3 javë
09 Tetor- Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. “Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli. Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
Kryeministri Rama i ka kthyer menjëherë përgjigje kreut demokrat Basha për akuzat mbi mos-menaxhimin si duhet të pandemisë Covid 19.
Në një status në Twitter ai i drejtohet Lulzim Bashës që të mos përdorë Covid-in për të bërë opozitë.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, – shkruan Rama. /NOA/
Kanë vijuar edhe sot akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e pandemisë në vend.
Kryedemokrati ka deklaruar në një status në “Facebook”, se Rama po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij. Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, – shkruan Basha. – Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”.
Ambasada Gjermane në Tiranë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e saj që kanë qenë në 10 ditët e fundit në Shqipëri dhe që duan të kthehen në Gjermani, të njoftojnë në rrugë digjitale për vendin ku kanë qëndruar dhe mjetin me të cilin kanë udhëtuar.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor, pra që nga dita e djeshme.
Postimi i plotë
E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani
Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit.
Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.
Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.
Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.
Këngëtarja Bleona Qerreti ka pasur një përplasje të fortë me gazetarin Ilir Babaramo.
Kujtojmë se gjatë një shkrimi për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Babaramo kritikonte të gjithë shqiptarët në Amerikë që shpreheshin pro Trump. Mes shkrimit të tij, Babaramo përmendi edhe këngëtaren Bleona Qerreti, për të cilën thoshte se ishte pjesë e haremit të Trump.
“Asnjë politikan nuk ka luftuar komunizmin më shumë se presidentët e SHBA, republikanë dhe demokratë bashkë. I pari president që I bie këmbanave të alarmit në SHBA, 3 dekada pasi ai është varrosur është pikërisht Trump. Vërtet për të vënë duart në kokë. Në të njëjtën kohë kur të gjithë presidentët e mëparshëm, në rininë e tyre, kanë luftuar dhe me armë në dorë kundër komunizmit në xhunglat e Vietnamit, Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij në kazinot e Atlantic City apo fushat e golfit në Florida”, shkruante Babaramo.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ashpër Bleona Qerreti, e cila e akuzon si një gazetar joprofesionist, por si thashethemaxhi. Sipas saj, Babaramo është paguar për të fabrikuar lajmin, e për të aluduar një situatë që nuk ka ndodhur kurrë. Blena pretendon gjithashtu se ka edhe dëshmitarë për këtë çështje. Më tej ajo tregon se mbështetja e Trump nuk ka qenë vetëm personale, por e ka bazuar edhe në programin e tij dhe atë çfarë i ofronte amerikanëve. Sipas Bleonës, Trump ka marrë rreth 70 milion vota dhe ai nuk mund të hedhë baltë mbi shqiptarët e Amerikës që kanë bërë sakrifica për t’u dhënë një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. Bleona shkruan se nuk është turp që të lash pjata, por të lëpish pjata, që sipas saj bën Ilir Babaramo. Postimi i plotë i Bleona Qerretit:
I ndyruari Babaramo!!
Dua te te informoj, qe koha kur llapaqenet si puna jote “pikturonin” nje figure (me dashje) te shtremberuar per mua, e cila ne realtitet NUK KA EGZISTUAR KURRE, – ka mbaruar!!
Gjeja me themelore qe nje gazetar profesionist dhe me integritet ka per detyre te beje, eshte verifikoje burimin e lajmit, gje te cilen ti, – KANCER I SHOQERISE SHQIPTARE – JO QE NUK E KE BERE KURRE, PO AKOMA ME KEQ, JE PAGUAR PER TE HAPUR “SI LAJM” PIKERISHT NJE THASHETHEM!!
TURP PER TY QE NUK KE SHTYLLE KURRIZORE SI NJERI, DHE PIKE INTEGRITETI PROFESIONAL!!!
Ti nuk je gazetar me profession, ti je nje THASHETHEMEXHI I degjeneruar qe paguhesh te shesesh “thashethemin per lajm” me shpresen qe edhe ne 2020 njerezit te “hane sapunin per djathe”!!!
Ti e di me mire se une, qe je paguar per te fabrikuar, e aluduar nje situate qe ne realitet nuk ka ndodhur kurre dhe une kam deshmitare per kte!
Dhe fatkeqesisht vreri qe ka dale nga goja jote e NDYRE ka arritur te shkaterroje jete njerezish, duke nisur qe nga karierra deri tek familjet e tyre!!!
Ata jane njerez publik dhe une nuk jam e autorizuar ti permend publikisht por privatisht te jesh i sigurte qe kemi folur per rastin tend, dhe ata dhe familjet e tyre sot e kesaj dite jane okoma ne jeten time si miq te ngushte.
Kur kam qene e vogel, kam degjuar keshillen e prinderve te mi (dy nga njerezit me paqesore dhe jo konfliktuale qe njoh) per te mos adresuar kurre thashethemet qe “gojet e liga” si puna jote, jane paguar per ti perhapur ne drejtimin tim!!!
Sot qe jam e rritur nuk jam dakort me prinderit e mi, mendoj GABIMI I VETEM I IMI – eshte qe nuk ta kam cjerre masken qe atehere!!!
Sot mendoj qe psikologjikisht “fenomeni i perseritjes” se nje thashethemi kthen kete te fundit te merret i “mireqene” dhe absolutisht nuk mund te toleroj me kete “pikturen e shtremberuar” qe ti shpreson, qe une te vazhdoj te mos ta adresoj sic ka ndodhur me pare!!
Tani qe jam me e pjekur mendoj qe per “morrat” si puna jote ka vetem nje zgjidhje – VAJGURI!!!
Keshtu qe meqe ti nuk po pret sa te dale libri po te them titullin e “kapitullit tend” ne librin tim: Babarmo – nje mashkull pa *** qe blehet per 1000 EU!!!! KAQ!!! (per tani)
Dhe meqe nuk ti kane thyer dhembet tamam ashtu si duhej (e sic e e meritoje) para 20 vjetesh per ato qe ke fabrikuar, me vjen mire tani, qe me me fund komuniteti Shqiptar ketu ne Amerike mbas 20 vitesh po te “thyen hundet” per artikullin qe ke shkruar qe me siguri – je paguar!!!
Ja disa nga pergjigjet e shqiptareve ndaj Babaramos per artikullin e tij ”Brilant” injorant!!!
Duke ju bashkuar mendimit te tyre per ty kam dhe dy fjale me shume:
Babarmo o injorant me diplome !!
Kupto nje fakt te vetem – Jeta ime personale nuk ndryshon absolutisht nga fakti kush eshte president!!!
PER AQ KOHE SA UNE KAM ZOTIN ME VETE, MENDJEN, TALENTIN DHE FANSAT E MI UNE KAM DESHMUAR DHE DO VAZHDOJ TE DESHMOJ QE JAM “BLEONA” NE CDO VEND QE ZGJEDH TE JETOJ – PA MARRE PARASYSH KUSH ESHTE QEVERIA APO PRESIDENTI!!
Pa marre parasysh qe sot ka rezultate te ndryshme te zgjedjeve nga ato te atyre qe priteshin para 3 ditesh une nuk heq asnje pike e asnje presje nga ajo qe kam thene dhe nga supporti i padiskutueshem i imi per Presidentin TRUMP!!!
sepse me dallim nga ti une kam shrylle kurrizore, jam natyre shume besnike dhe definitivisht nuk kthej kurrizin nga fryn era!!!
Mbeshtetja ime publike per Presidentin TRUMP (qe ti e quan “aksident politik” pa mare parasysh qe 70.000.000 + njerez votuan prape per te) nuk ka te beje me jeten time personale, as me aspektin politik te administrates se tij, por me aspektin ekonomik dhe ne pergjithesi me kualitetin e jetes se fansave te mi, dhe te komunitetit shqiptar ketu ne ne Amerike – te atyre qe ti me percmim i quan pjatalares!!!
Kush kujton ti qe je o njeri I PAFTYRE qe percmon punen e ndershme dhe fyen dhe ofendon fansat e mi dhe gjithe komunitetin shqiptar ketu ne Amerike?
A e ke ti idene sa shume kane sakrifikuar komuniteti shqiptar ketu duke bere cdo lloj pune ne menyre qe femijet e tyre te shkojne ne shkollat me te mira ne Amerike per nje te ardhme te ndritshme??
Si nuk ke tru te kuptosh sa veshtire eshte te jetosh ne Amerike, e cdo te thote te sakrifikosh jeten tende per te ardhmen e femijeve te tu?
Dhe si guxon ti qe flet me percmim ne vend te admirimit????
Nuk eshte turp te lash pjata –
TURP ESHTE TE LEPISH PJATA sic ben ti!!!
Sigurisht ti nuk ke as guximin te mendosh, te jetosh ne Amerike sepse ketu per thashethemet qe perhap nuk paguhesh sic ndodh ne shqiperi, po ne te kunderten PAGUAN!!!
Prandaj mos guxo te zesh emrin tim me goje, dhe BOLL me me mesazhe percarese sidomos kur une kam qellim vetem nje gje, dhe nje gje vetem – UNITETIN!!!
Do doja dhe nje here te falenderoja nga zemra lideret e komunitetit shqiptar, shoqaten Vatra dhe kreret e kulteve fetare qe si asnjehere me pare jane bere te gjithe bashke ne 1 salle ne koncertin tim duke deshmuar keshtu nje here e mire qe: “Bashkimi ben fuqine”!!!
Dhe me kete rast si dite e djele qe eshte me vijne mdermend disa vargje te arta te Pashko Vases
….. Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! ……….
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
PS : I ka rene fiks ky postim tamam per 8 Nentor!!
Arti në përgjithësi, por edhe ata që ndër vite e pëlqyen humorin e tij, u tronditën nga ndarja nga jeta e Koço Devoles.
Korab Gjana, infermier në QSUT, ka treguar fjalët e fundit që tha Koço përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë.
“Momentet e fundit me Koço Devolen. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmurët me radhë… Kur mbërrij te dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet.
Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin… Njeriu që do i mungojë çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, shkruan Gjana.
Më 31 tetor Devole mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar edhe sot polemikat në distancë me njëri-tjetrin.
Ndërsa Rama ka vijuar debatin për raportin e Dick Marty-t për Gjykatën Speciale, Basha i është devijuar disi pyetjes, duke i përmendur kreut të qeverisë gjendjen alarmante të spitaleve Covid.
Në vijim të akuzave ndaj presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për votimin e raportit, këtë herë Rama ka përfshirë kryeopozitarin Basha, ku i adreson dhe një pyetje.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”.
Basha e fton kryeministrin të hedhë sytë nga oborri i Infektivit, ku të infektuarit me Covid po dergjen në autoambulanca se nuk ka vend për ta.
“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, – shkruan kryedemokrati. /NOA/
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, ka reaguar edhe kolegu i tij, Agron Llakaj. Aktori i njohur është përlotur teksa ka thënë se Devole ishte shkolla e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri.
Llakaj tha për ABC-në se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik, por fati e deshi që kjo sëmundje të rezultonte fatale për të.
“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë, pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjesht një ditë e trishtë, por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koçdo do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vetmi aktor pajoni për mua, – thotë Agron Llakaj. – Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi, më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte, por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë”.
Llakaj u shpreh se “Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, – shtoi ai. /NOA/