Aktualitet

Biden president i SHBA, Rama: Fitore spektakolare, reagon edhe Meta

Një ditë pas shpalljes si fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të Joe Biden, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke uruar për suksesin kandidatin demokrat.

Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin me presidentin Trump dhe administratën e tij, Rama uron Joe Biden për zgjedhjen si President dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

Edhe Presidenti Meta ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale.

“Të punojmë me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona” shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale. /NOA/

Biden president i SHBA, Rama: Fitore spektakolare, reagon edhe Meta Read More »

E trishtë/ Covid i merr jetën biznesmenit shqiptar

Një lajm i trishtë është bërë publik këtë mbrëmje. Covid i ka marrë jetën presidentit të Shtëpisë Botuese Albas, Latif Ajrrullai, njëherësh partner i poetes Rita Petro.

Lajmi është bërë me dije nga një njoftim në faqen zyrtare të Albas.
Lamtumirë, Latif!

Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin e papritur nga jeta të z. Latif Ajrullai, Presidentit të kompanisë ALBAS.

Z. Latif Ajrullai u largua nga ne në kulmin e veprimtarisë së tij, kur kompania që ai drejtonte, u bë një nga më të njohurat e më të suksesshmet në tregun e librit shqip.
I diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Kimi, Magjistër në Farmaci, për shumë vite ka punuar si profesor i kimisë. Ai iu përkushtua me pasion botimeve shkollore, si botues dhe autor, si përkthyes dhe autor i disa librave psikologjikë dhe shkencorë e artistikë.

Z. Latif Ajrullai, si atdhetar e vizionar, së bashku me partneren e tij, poeten e mirënjohur Rita Petro, realizuan një ëndërr të tyren për të bërë tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në të gjitha trevat shqiptare. Ata ngritën që në vitin 2000 kompaninë e mirënjohur ALBAS në Shqipëri, me degët e saj në Maqedoni, Kosovë, Preshevë për të sjellë librin shqip sa më afër nxënësve e lexuesve shqiptarë në hapësira të ndryshme gjeografike, si dhe në diasporë.

Z. Latif Ajrullai ka nxitur dhe ka përkrahur bashkëpunimin dhe punën me grupe autorësh, ku bëjnë pjesë studiues të njohur të fushave të caktuara të këtyre trevave, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare.

Z. Latif Ajrullai ka dhënë një kontribut shumë të shquar si Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore, për respektimin e konkurrencës së ndershme në tregun e librit, ka denoncuar hapur e me guxim çdo shkelje apo padrejtësi dhe ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit të teksteve shkollore.

Ishte largpamësia dhe këmbëngulja e Latif Ajrullait që për herë të parë në Shqipëri u ngrit platforma digjitale “Portali Shkollor Albas”, dhe u digjitalizuan të gjitha tekstet shkollore, duke ndihmuar në modernizimin e procesit mësimor.

Gjatë muajve të fundit, veçanërisht gjatë izolimit prej COVID-19, kjo platformë zuri një rol kryesor në mbështetjen e mësuesve dhe nxënësve me lehtësinë e përdorimit online dhe shkarkimin e materialeve dhe librave të shumtë shkollorë.

Në kërkim të rritjes së cilësisë grafike e të shtypshkrimit, ishte nisma e z. Latif Ajrullai për ngritjen e një prej shtypshkronjave më moderne, me standarde europiane në Shqipëri, me investim shqiptaro-kroat, Deaprint.

Si President i kompanisë ALBAS, do të kujtohet për këmbënguljen në zbatimin e ligjeve dhe të rregullave të biznesit, për mbështetjen e punonjësve, për ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, për autoritetin dhe për këmbënguljen në realizimin e të gjitha projekteve të kësaj kompanie në fushën e dijes.

Z. Ajrullai ishte një biznesmen vizionar, që drejtohej sa nga përpikëria e fakteve, aq dhe nga zemra dhe dashuria për punën.

Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten dhe do të vlejnë për t’i çuar edhe më tej projektet e tij të lëna kaq brutalisht përgjysmë.

I shprehim ngushëllimet familjes dhe i urojmë partneres së tij, zj. Rita Petro, drejtoreshës së shtëpisë botuese ALBAS, të gjejë forcë për të përballuar një humbje kaq të madhe dhe për ta çuar para misionin fisnik të librit.

Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë, Latif!

E trishtë/ Covid i merr jetën biznesmenit shqiptar Read More »

Moti, ja se si do të jetë dita sot

Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit për sa i përket ditës së dielë.

Të ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira të pakta kalimtare, bën te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Moti, ja se si do të jetë dita sot Read More »

Berisha rrëfen takimet me Biden

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në lidhje Skype në News24, rrëfeu dhe takimet e bisedat e tij me presidentin më të ri tashmë, Joe Biden.

Berisha tregoi dy takimet me Biden, ku u shpreh se ai i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti.

“Një shef ekzekutiv i SHBA me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, me qëndrime të përcaktuara njëkohësisht miqësore. Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti. Kurse Donald Trump, ndonëse në vitet e para të presidencës pa ndonjë motiv të spikatur për rajonin, në fund tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. I bëri kombit shqiptar një shërbim të madh të pamohueshëm, njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Biden është me një histori të thellë e të gjatë, por edhe miqësor, për Shqipërinë e shqiptarët, Donald Trump u angazhua së fundi me rezultate konkrete”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha rrëfen takimet me Biden Read More »

Presidenca i përgjigjet Ramës për Specialen: Tradhëtari je ti

Presidenca ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama, ndaj kreut të shtetit dhe Sali Berishës për votimin pro raportit të Dick Marty-t në lidhje me akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, pas pyetjes që ngriti në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, “përse Ilir e votove pro Raportin e Dick Marty” shkruan në Facebook, që kryeministri të dalë në një përballje me Presidentin Meta për të marrë përgjigjen.

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy”.

Më herët, Rama e akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta për votimin e raportit të Dick Marty, mbi akuzat e të cilit janë arrestuar dhe udhëheqësit e UÇK në Kosovë.

Postimi i plotë

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1.Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

2.Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3.Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!

Presidenca i përgjigjet Ramës për Specialen: Tradhëtari je ti Read More »

Flet Jozefina Topalli/ Arsyet e rikthimit në politikë

Jozefina Topalli pas rikthimit në politikë hodhi poshtë zërat për një kandidim në Tiranë, teksa e quajti një keqkuptim të madh deklaratën se nuk do të kandidonte në Shkodër.

“Nuk kam vendosur të garojë në Tiranë.”
Është një keqkuptim i madh se kudo të kandidoj”, tha ajo .

“Kam thënë që betejën më të madhe të jetës sime do ta bëj në Tiranë, pasi kjo nuk është një lëvizje vetëm e qytetit tim të dashur, por është një lëvizje që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

“Sigurisht ka filluar nga Shkodra, është shtrirë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli thotë se PD lindi si një forcë politike që do sillte pluralizmin në vend, por sot është marrë peng nga një grusht njerëzish.

Ajo tha se vendosi të sjellë tani partinë e saj të re “Lëvizja për ndryshim” sepse situata është e vështirë për vendin,prandaj edhe kërkohet medoemos ndryshimi.

Në një intervistë për gazetarin Bepin Kolvata, Topalli është shprehur se ka kaluar tre faza të rëndësishme para se të sillte projektin e saj politik, që kur PD-ja ra nga pushteti.

Faza e parë ka qenë beteja brenda PD-së, tha ajo, pasi nuk e toleroja të shihja që udhëheqësi i Partisë Demokratike, teksa ishim në opozitë, të mos bënte asgjë dhe asnjë betejë kundër kundërshtarit politik në qeveri pasi kishte një pazar që nuk mund ta imagjinoja.

Faza e dytë ka qene ajo jashtë grupit “kur na dëbuan jashtë klasës politike pasi bëmë betejën kundër dekriminalizimit”. Ajo pretendoi se nën drejtimin e Bashës në PD kërkoheshin njerëz të korruptuar.

Ne fund, u shpreh Topalli, është edhe faza e tretë që tha se besonte dhe shpresonte fort që me një drejtim të ri e të pakorruptuar të ish forcës politike të saj, opozita do ta kishte rrëzuar Ramën prej vitesh dhe nuk do të kishte arritur këtu. Jozefina tha se Basha dogji mandatet dhe i fali pushtetin lokal Ramës, pas marrëveshjes që bëri me kryeministrin në vitin 2017.

Ndërkohë, e pyetur nëse ish-kryeministri Berisha e ka uruar për “Lëvizjen për Ndryshim”, ajo tha “Sali Berisha nuk më ka uruar por ka thënë diçka të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Thelbi i lirisë është zgjedhja dhe respektimi i zgjedhjes është themelore për njerëzit që besojnë tek demokracia, zgjedhjet pastaj secili i ka të vetat”, u shpreh Topalli.

Flet Jozefina Topalli/ Arsyet e rikthimit në politikë Read More »

Keni bërë plane për fundjavën? Ja si do jetë moti

Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket fundjavës.

I ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira të pakta kalimatre.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Keni bërë plane për fundjavën? Ja si do jetë moti Read More »

Spiropali: ‘Do mundohemi ta mbajmë Shqipërinë hapur’

Ministrja Elisa Spiropali ka lënë të kuptohet se qeveria po e konsideron një mbyllje të dytë të vendit për shkak të pàndemisë së koronavírusit.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali i është përgjigjur shkurt disa prej pyetjeve të moderatorit Arjan Çani, i cili e ka pyetur se sa janë shanset që Shqipëria të futet në karàntinë.
“Minimale janë shanset. Unë nuk thashë këtë në asnjë moment, do mundohemi ta mbajmë Shqipërinë hapur.

Ka shance minimale thashë, por ne do mundohemi deri në fund që të mos e mb.yllim vendin. Mirëpo, këtë e vendos Komiteti i Ekspertëve,”- tha Spiropali.

Spiropali: ‘Do mundohemi ta mbajmë Shqipërinë hapur’ Read More »