Aktualitet

Agron Llakaj flet për aktorit Koço Devole: ‘U largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira’

Në një intervistë për emisionin”Ftesë në 5”, djali i aktorit Koço Devole, Genci do të jepte shpresë duke thënë se gjendja e të atit është e stabilizuar dhe mjekët këtë e kanë parë si një shenjë të mirë. Por fatkeqësisht, disa ditë më pas, aktori dhe skenaristi i njohur nuk mundi që të fitonte betejën me COVID-19 dhe u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Fillimisht Devole doli nga spitali për ta vijuar trajtimin në shtëpi, por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e gjeti atë përsëri në ambientet e spitalit Infektiv, ku dha edhe frymën e fundit.

Emisioni “Ftesë në 5” i kushtoi pjesën e parë të puntatës së kësaj të hëne, ndarjes nga jeta të të madhit Koço.

Të ftuar ishin miqtë e tij, një ndër ta edhe aktori Agron Llakaj. Përpos të gjithë kujtimeve të bukura, që lidhen me aspektet profesionale por edhe ato familjare, pasi aktorët ishim miq shumë të mirë, Llakaj veçon një fakt që shumë pak njerëz flasin. Agroni citoi se “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”.

Me këtë ai iu referua vështirësive financiare që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës. Llakaj e cilësoi si hipokrizi lavdet e thurura për aktorin, ndërsa shtoi se askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë. Ai theksoi se aktori ka jetuar në një shtëpi me qira dhe ajo që mori me vete ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj në Top Channel.

Agron Llakaj flet për aktorit Koço Devole: ‘U largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira’ Read More »

Basha: ‘Dy të afërm të mi në spital me Covid. Qeveria po gënjen për shifrat’

Disa të afërm të Lulzim Bashës ndodhen në spital të infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Partisë Demokratike, i cili u shpreh se mungesa e informacionit dhe transparencës nga ana e qeverisë ka krijuar panik.

Kryedemokrati theksoi se as ai dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë dijeni për gjendjen në spitale.

Ai tha se numrat që raportohen nuk janë real, ndërsa pohoi se njeh personalisht edhe katër persona të tjerë të prekur. Kreu i PD, bëri edhe njëherë thirrje për rritjen e testimeve.

“Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifrat reale. Unë personalisht kam dy të shtruar një të Infektivi dhe një te Sanatoriumi. Njoh të paktën katër të tjerë. Sot po flisja me bashkëpunëtoren dhe ka ndërruar jetë një shumë i afërm i saj. Ndërkohë që i është infektuar gruaja dje vajza ndërkohë që nuk kanë bërë tampon. Këto nuk janë shifrat reale. Ka që në mars që i them çdo ditë shto testimet. Duke i mbajtur të ulëta krijin idenë që ka më pak të infektuar. Por kjo është gënjeshtër”, tha ai.

Sipas tij, nëse do të ishte në qeveri do të kishte bërë ato që ka deklaruar në mars dhe ka përsëritur në shtator.

“Po të isha në qeveri ato që kam thënë në mars, ato që kam thënë tani në shtator do ti kisha bërë. Kjo do të kërkonte jo thjesht të dish, unë nuk jam ekspert, por jam i rrethuar nga ekspertë. Ata kanë thënë që këtë duhet të bëjë kryeministri. Vendimet i merr kryeministri”, tha Basha. /NOA/

Basha: ‘Dy të afërm të mi në spital me Covid. Qeveria po gënjen për shifrat’ Read More »

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Drejtuesja e këtij Komiteti u shpreh se lokalet do të mbyllen në orën 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Po ashtu do të kufizohen edhe lëvizjet e qytetarëve, nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Këto masa hyjnë në fuqi prej ditës së mërkurë, dhe pritet të zgjasin deri në të paktën 3 javë.

Këto masa vijnë në një kohë kur rastet ditore dhe viktimat janë shtuar javët e fundit.

Konkretisht, Komiteti ka propozuar:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). 3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. /noa.al/

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid Read More »

Masat e reja/ Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00

Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00, në vendin tonë.

Është kjo masa më e fundit që është ndërmarrë nga Komiteti teknik i Ekspertëve.

Gjithashtu Komiteti Teknik propozoi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 6:00.

Rastet në rrijte të rasteve me Covid-19 kanë sjellë edhe të tjetra masa shtrënguese.

Një ditë më parë u regjistruan 501 raste të reja me Covid-19, ndërsa pritet të përditësohen të dhënat e 24 orëve të fundit.

Masat pëe 3 javët e ardhshme

“Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 6 të mengjesit, në gjithë vendin me përjashtim per punë emergjenca shëndetësore”.

“Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në orën 6 përveç ‘delivery’.

“Rekomandohet “smart working” për administratën publike”.

“Këto masa do hyjnë në fuqi në 11 nëntor, për tre javë, e do rishikohen çdo javë në varësi të situatës”, tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli.

/NOA.al

Masat e reja/ Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00 Read More »

Numër i lartë gjobash për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse

Një numër i lartë gjobash është vendosur nga Policia e Shtetit në fundjavë, për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, bëhet me dije se janë gjobitur gjithsej në gjithë vendin 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës.

Ndërkohë të premten u raportuan 626 gjoba dhe të enjten, 619 gjoba.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

/NOA.al

Numër i lartë gjobash për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse Read More »

Shqipëria në shtetrrethim nga e mërkura

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë konstaton se ka shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale dhe se nuk ka as mjekim efektiv për të sëmurët rëndë dhe as vaksinë për të gjithë.

Në këto kushte, tha sot kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, është propozuar që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Propozimi kthehet nga sot në vendim, me efekt nga 11 nëntori.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet.

Këto masa hynë në fuqi, nga dita e mërkurë 11 nëntor dhe do të zgjasin të paktën tre javë, duke u riparë çdo javë.

“Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duka analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa. Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit. Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare”, u shpreh Rakacolli. Ajo foli dhe për shkollat dhe tha se ato nuk janë vatra infektimi me Covid-19.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se masat shtesë do të zgjasin tre javë dhe do të rishikohen.

Sakaq administrata urdhërohet të kalojë online me smart working.

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se do të ketë në vijim çdo javë konferencë shtypi.

Vendime të tjera

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nuk do të ketë më tampon të dytë për të testuarit që kanë dalë pozitivë, pasi sipas studimeve ka dalë se që nga dita e shtatë e deri në të dhjetën, të infektuarit nuk janë më ngjitës.

Ky komitet ka vendosur dhe lejimin e testimeve të shpejta që nxjerrin përgjigjen për deri 40 minuta. Synimi është që të testohet 1 për qind e popullsisë çdo muaj, pra 300 mijë testime. Aktualisht bëhen rreth 40 mijë testime.

DEKLARATA ZYRTARE
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Kufizim i lëvizjeve dhe ndalim i aktiviteteve të bareve e restoranteve pas orën 22:00 si dhe punë nga shtëpia për administratën publike

Prof. Mira Rakacolli: Masat të moderuara, nisin të mërkurën dhe do të zgjasin 3 javë

09 Tetor- Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dijse se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. “Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli. Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. “Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Shqipëria në shtetrrethim nga e mërkura Read More »

Rama i përgjigjet Bashës: Ti synon panikun, sjellje prej kalamani

Kryeministri Rama i ka kthyer menjëherë përgjigje kreut demokrat Basha për akuzat mbi mos-menaxhimin si duhet të pandemisë Covid 19.

Në një status në Twitter ai i drejtohet Lulzim Bashës që të mos përdorë Covid-in për të bërë opozitë.

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, – shkruan Rama. /NOA/

Rama i përgjigjet Bashës: Ti synon panikun, sjellje prej kalamani Read More »

Basha akuza Ramës: ‘Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca’

Kanë vijuar edhe sot akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Kryedemokrati ka deklaruar në një status në “Facebook”, se Rama po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij. Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.

“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, – shkruan Basha. – Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”.

Basha akuza Ramës: ‘Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca’ Read More »