Aktualitet

Stresi ‘braktis’ protestën:Kam 5 ditë që rri maleve, Zoti mi ka hapur dyert, s’kam frikë por po ruhem…

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si Stresi ka shpjeguar se ka 5 ditë që qan dhe fshihet maleve, por nuk mund të dalë më në protestë pasi ruhet.

TIRANË– Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si Stresi është tërhequr nga protesta për vr.asjen e Klodian Rashës. Në një video-live në Instagram, ai ka shpjeguar se ka 5 ditë që qan dhe fshihet maleve, por nuk mund të dalë më në protestë pasi ruhet.
Ndër të tjera në fjalën e tij, reperi shprehet se nuk ka qënë i ndikuar nga politika për pjesëmarrjen në protestë, dhe nëse ka ndodhur kështu, Zoti ia marrtë hakun tek familja e tij.

Stresi ‘braktis’ protestën:Kam 5 ditë që rri maleve, Zoti mi ka hapur dyert, s’kam frikë por po ruhem… Read More »

Dhjetori është më i privilegjuari nga të gjithë muajt e tjerë të vitit, ja cfarë nuk duhet të harroni në kohë festash

Dhjetori është më i privilegjuari nga të gjithë muajt e tjerë të vitit. Që në ditët e tij të para, kudo ndizen dritat dhe shpirti ndriçohet e ngrohet papritur sikur një pjesë e tij të kishte pritur gjithë vitin këtë çast.

Vitrinat zbukurohen, globet nxirren nga kutitë, mendja nis e mendon për dhurata dhe kushdo, këtë muaj, merr lejen për t’u sjellë si fëmijë. Gjithçka lejohet. Bluzat me motive, veshët e drerëve mbi kokë, ëmbëlsirat…është dhjetor, festat kanë ardhur.

Ndryshe nga shumë festa të tjera dhe evente, për Krishtlindje nuk duhet shumë për ta krijuar atmosferën, mjaftojnë disa detaje, në varësi të vendit ku do e organizoni drekën e Krishtlindjes, ushqimet e shijshme tradicionale të kësaj dite dhe njerëzit.

Janë ata më të rëndësishmit në këtë festë. Ngjyrat ngrohen kur njerëzit ulen rreth tryezës, vera shijon më shumë pas trokitjes së gotave dhe ëmbëlsirat janë më të mira kur të gjithë zgjasin duart drejt tyre.

Në këtë shkrim, ne do t’ju propozonim një variant më elegant për drekën e Krishtlindjes. Ngjyra e kuqe krijon menjëherë atmosferën dhe nuk teprohet asnjëherë me të, por mund të kombinohet me nuanca natyrale gjethesh dhe frutash dimri. Qirinjtë janë të këshillueshëm më shumë se kurrë, edhe ata të kuq.

Nëse dreka do të ketë të ftuar jashtë familjes, për t’i dhënë edhe më shumë solemnitet tryezës, mund të përdoren pjata më të mëdha të dekoruara poshtë pjatës dhe pecetat të kapen me një kapëse ku mund të përdorni fantazinë tuaj, t’i zbukuroni me rruaza apo degëza lulesh.

Zbukurimet e tryezës duhen vendosur që në fillim në qendër të saj dhe të mos jenë shumë të lartë, në mënyrë që mos të pengojnë shikimin. Lulet e Krishtlindjes sipas class janë alternativa ideale e zbukurimit, gjenden lehtë dhe kanë efekt. Nuk kemi pse ia bëjmë vetes shumë të vështirë detyrën e zbukurimit të tryezës. Kjo është një festë dhe të gjithë, edhe zonjat e shtëpisë, duhet ta shijojnë pa u sforcuar.

Po mos harroni asnjëherë një detaj shumë të rëndësishëm: asnjëherë në tryezën festive nuk duhet të mungojë një degëz rozmarine. Njihet si simbol i fitores, ka domethënien e dashurisë dhe të besnikërisë. Është një bimë e bekuar dhe e lashtë.

Që shekullin XVII, njerëzit thurnin me rozmarinë kurora për dhëndrin dhe nusen, sepse sipas besimit popullor, kështu ata do të siguronin një dashuri dhe bashkëjetesë të gjatë, plot dashuri dhe besnikëri. Në dasma, para se të pihej gota e parë e verës, hidheshin në kupa gjethe rozmarine… Mos harroni: rozmarina njihet edhe si “aroma e zemrës”.

Sigurisht idetë e dekorit në këtë vigjilje janë të pafundme, por baza në këto festa është dashuria, ngrohtësia familjare, një ndjenjë e fortë mirësie dhe vërtetësie. Ndoshta për këtë arsye kjo është periudha më e bukur e vitit dhe këto janë festat më të dashura./noa.al/

Dhjetori është më i privilegjuari nga të gjithë muajt e tjerë të vitit, ja cfarë nuk duhet të harroni në kohë festash Read More »

Qytetarët serish në p rotestë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytytarët, kryesisht të rinjtë janë ngritur sërish në pr otestë.

Sot ata janë mbledhur vetëm në Sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës.

Ata kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithsëm të Po licisë së Shtetit, pas asaj që ndodhi pak ditë më parë, ku u v ra i riu Klodian Rasha.

Ndërkohë po licia kërkon që të ruhet distance, dhe njerëzit të mos grumbullohen.

Thirrjes për pr otestë i janë përgjigjur shumë qytetarë edhe në rrethe të tjera të vendit.

Kështu, është pr otestuar në Vlorë, në Cerrik, Elbasan dhe qytete të tjera.

Qytetarët serish në p rotestë Read More »

Deputeti shqiptar sfidon të ftohtin, zhytet nën akullin e liqenit

Pas videos së postuar ditë më parë duke u larë në rrjedhën me ujë të ftohtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar edhe ngricat në bjeshkët e Istogut, duke u zhytur në akullin që ka mbuluar liqenin në Bjeshkët e Moknës së Istogut.

Deputeti Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut duke u zhytur në ujin nën akull.
“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha, duke postuar disa foto në Facebook, shkruan Telegrafi. Ditë më parë ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.

Deputeti shqiptar sfidon të ftohtin, zhytet nën akullin e liqenit Read More »

Vëllezërit surprizojn motrën e cila po kalon një perjudhë të veshtirë: ‘Nuk bëjmë gjëra të tilla ne, s’dimë ku e gjetëm forcën të vijmë’

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare kanë marrë pjesë dy vëllezër, Besmiri dhe Andueli të cilët janë nga Fushë-Arrëzi, por punojnë e jetojnë në Tiranë. Ata kanë ardhur t’i bëjnë një surprizë motrës së tyre e cila po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj. Ajo është në proces di vorci dhe të dy djemtë edhe pse e kanë pasur të vështirë daljen e tyre publikisht, për shkak të dashurisë së madhe që kanë për motrën, dolën para kamerave dhe i ofruan mbështetjen e plotë.

Besmiri: Ne jemi tre fëmijë, kemi dhe një motër që e kemi pikë të dobët dhe sot mendoj që ka nevojë më shumë se sa herë për të dëgjuar diçka prej nesh, një mbështetje publike që ajo e meriton ta ketë sepse gjendet në një situatë jo të mirë. Është në proces d ivorci dhe kjo është arsyeja për të cilën ne jemi këtu.
Ardit Gjebrea: Zakonisht vihet në këto programe për të thënë që të mos di vorcohen.

Besmiri: Jo ne do bëjmë të kundërtën, neve na intereson që ajo të jetë e lumtur dhe nëse ajo pranon të di vorcohet, do të thotë se po bën gjënë e duhur sepse ka dhe fëmijët në mes dhe janë fëmijët ata që e bëjnë të fluturojë dhe të bëjë atë që është më e mira.

Ardit Gjebrea: Ju keni ndërhyrë ndonjëherë në këtë histori?
Besmiri: Ne në fakt sinqerisht, nga ana shpirtërore që të ndodhë një gjë e tillë. E kam parë di vorcin si një gjë të lehtë kur e dëgjoja tek rastet e të tjerëve, tani që e kemi provuar vetë mendoj që është diçka shumë e vështirë.

Ardit Gjebrea: E kujt ishte vendimi për di vorc?

Besmiri: Vendimi është i motrës. Nuk dua të hy më thellë sepse pala tjetër nuk është prezent këtu. Unë mendoj që nuk ka munguar dashuria mes tyre, por ka munguar gjëja më e rëndësishme, ko mpromisi. Gjithmonë motra ime ka lu ftuar që të ketë kompromis ose ka qenë luftë e njëanshme për kompromis, për mbajtjen e familjes, se si gjërat funksionuan në familje. Janë të martuar, janë dy por pala tjetër nuk ka këmbëngulur asnjëherë për një kompromis, nuk ka këmbëngulur për të investuar, pra ka përtuar.

Ardit Gjebrea: Keni një raport special me motrën përderisa keni ardhur këtu?

Besmiri: Është e habitshme që ne ndodhemi këtu sepse ne nuk jemi nga ata që bëjnë gjëra të tilla, jo se është një gjë kushedi se çfarë, por në kuptimin e emocionit, jemi shumë emocionalë, sidomos kur flitet për motrën tonë dhe se di ku e kemi gjetur atë forcë për të ardhur këtu.

Ardit Gjebrea: Sa diferencë keni ju me motrën?

Besmiri: Unë me motrën një vit kam diferencë me të. /tvklan

Vëllezërit surprizojn motrën e cila po kalon një perjudhë të veshtirë: ‘Nuk bëjmë gjëra të tilla ne, s’dimë ku e gjetëm forcën të vijmë’ Read More »

Histori e dhimbshme/ Martohet në shtëpi që është duke v dekur: ‘Gjithçka që ajo ëndërronte, ishte që të merrte pjesë në dasmën time’

“Gjithçka që ajo ëndërronte, ishte që të merrte pjesë në dasmën time. Kështu që unë vesha fustanin e bardhë dhe i fejuari im dhe unë u martuam”.

Kështu tregon Federica Ferrari, një vajzë 27-vjeçare nga Limbiate, një qytet në provincën e Monzas dhe Brianzas, historinë e saj, me zërin të mbytur nga lotët.

Emocionet atë të shtunë 28 nëntori, ishin të shumta: ishte gëzimi për të parë të dashurin e saj të veshur si dhëndër, por edhe dhimbja, kur e dinte që së shpejti do t’i jepte lamtumirë nënës së saj. “Ishin orët e saj të fundit të jetës. Nuk mund të mendoj për një të ardhme pa të”, tha Federica.

Ishte dhëndri ai që organizoi gjithçka

Mama Anna, 54 vjeçe, po luftonte me ka ncerin prej dy vjetësh. Në fillim ajo dukej se e kishte mundur sëmundjen, por në shtator gjithçka u rikthye: ka nceri në fazën e katërt, i dha asaj kohë për të parë vajzën e saj të veshur si nuse, pak para se ajo të humbte ndjenjat dhe të vd iste dy ditë më vonë.

Dasma – jo një ceremoni zyrtare, – ishte një surprizë për të fejuarin e Federicas, Fahd Ismail, gjithashtu 27 vjeç nga Brianza: “Sipas planeve, ne duhet të martoheshim vitin e ardhshëm në Napoli, por në javët e fundit situata është përkeqësuar. Unë nuk humba kohë dhe fillova të kontaktoj të gjitha atelietë në zonë që Federica të merrte fustanin e saj të dasmës, atë që nëna e saj gjithashtu ëndërronte. Na ndihmoi një dyqan në Lissone, duke na dhënë këpucë për të dy dhe një këmishë për mua ”, thotë dhëndri i ri, që pastaj shton: “Doja që Federica dhe Anna të ndanin këtë emocion së bashku”.

“Momenti më i bukur i jetës sime”

Në këtë mënyrë, duke respektuar distancat dhe rregullat anti-Covid, miqtë dhe të afërmit e ngushtë, disa në video konferencë ose të pranishëm, arritën të merrnin pjesë në dasmë me buqeta me lule.

“Vura grimin dhe kreha flokët dhe sapo nëna ime më pa, ne shp ërthyem në lot, – vazhdon Federica -. Sepse ajo nuk i priste të gjitha këto. Fytyra e saj ishte e mrekullueshme dhe unë do ta kujtoj gjithmonë atë. Mes nesh kishte një lidhje shumë të fortë. Babai im u divorcua me nënën kur unë isha tetë vjeçe. Ne kemi jetuar gjithmonë me mamanë dhe gjyshërit e mi nga nëna. Ne gjithmonë jemi kujdesur për njëri-tjetrin”.

Federica shikon videon e dasmës çdo ditë, “kryesisht për të rishikuar reagimin e mamit. Për mua, ai ishte momenti më i bukur i jetës sime, sepse ajo ishte atje”. /noa.al/

Histori e dhimbshme/ Martohet në shtëpi që është duke v dekur: ‘Gjithçka që ajo ëndërronte, ishte që të merrte pjesë në dasmën time’ Read More »

10 rregulla që duhen zbatuar në kohën e Covidit

Disa rregulla që duhen ndjekur për drekën e Krishtlindjeve, apo edhe të Vitit të Ri në këtë fundviti 2020 të shënuara nga pandemia Covid-19. Ai që i këshillon është Carlo Signorelli, profesor në spitalin “San Raffaele” në Milano, Itali.

Rregulli i parë është ai i distancimit: vendet në tryezë të jenë të ndara me të paktën një metër e gjysmë largësi, pasi ndërsa flisni dhe qeshni lehtësohet transmetimi nga ajri i koronavirusit.

Dhe pastaj: eliminoni përqafimet dhe mos shkëmbeni gota dhe peceta. E njëjta gjë vlen edhe për pjatat – nëse është vërtet e nevojshme, përdorni diçka që nuk bie në kontakt me to – dhe për lugët e pirunët: mos i përdorni tuajat për të marrë ushqim nga pjata e dikujt tjetër.

Ekziston edhe një rregull për ushqimet e mbetura: është gjithmonë më mirë t’i ngrohësh, për të vrarë viruset dhe bakteret do të duhet deri në 60 gradë, qoftë edhe për disa minuta.

Pastaj shmangni dorëzimin e telefonit te njëri-tjetri për të uruar. Hiqni këngët e Krishtlindjeve nga celulari për të shmangur çdo kontakt nga familjarët e tjerë.

Mos harroni që as peshqirët e duarve nuk duhen ndarë, mos harroni të ndryshoni ajrin: thjesht lini pak hapur dritaren për kohëzgjatjen e drekës ose darkës. /noa.al/

Këshillat anti-Covid

1 – 1.5 metra distancë mes vendeve në tryezë

2 – Nuk lejohen përqafime

3 – Mos shkëmbeni gotat

4 – Mos shkëmbeni pjatat

5 – Mos shkëmbeni lugët, pirunët e kartpecetat

6 – Ngrohini sërish ushqimet e mbetura para se t’i konsumoni

7 – Shmangni shkëmbimin e telefonave

8 – Shmangni këngët në telefona

9 – Mos shkëmbeni peshqirët e duarve

10 -Lini hapur dritaret për qarkullimin e ajrit

10 rregulla që duhen zbatuar në kohën e Covidit Read More »

Abemi fajëson p olicinë: Pse nuk erdhi në kohë

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka mohuar që Partia Demokratike apo institucioni që ajo drejton të ketë organizuar pr otestën e djeshme në nder të Klodian Rashës, por që precipitoi në akte dh une.

Ademi është pr oceduar penalisht nga po licia si organizatore e pr otestës, por ajo nuk e pranon një gjë të tillë.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, ka thënë se ka njoftuar po licinë në momentin e nisjes së dh unës, por reagimi i tyre sipas saj ka qenë i vonuar.

“Populli do të reagojë sa herë t’i bëhet një p adrejtësi. Kam lëvizur me qytetarët nga Posta, tek Sheshi “2 Prilli”. Kam dyshimet e mia për atë që ka ndodhur dje, pse nuk reagoi po licia? Do kërkoj deri në fund h etim. Ka një komunikim zyrtar të pasdiskutuar. Në asnjë rast nuk vepron ndryshe, veçse duke respektuar ligjin. Unë do t’ju bëjë me dije edhe kamerat. Policia i ka dhe janë dëshmi për mosveprim. Nuk duhet të guxojë askush që të marrin qasje politike. Skenar i mirëmenduar? Kam marrë në telefon po licinë, e kam të regjistruar. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës, marr pjesë në çdo tu bim që gjykoj se është e drejtë”, – tha Ademi.

Ademi këmbënguli se ka fakte që dëshmojnë se ajo ka njoftuar në kohë Po licinë e Shkodrës për atë që po ndodhte.

“Fakti që nuk ka ndërhyrë shteti, sot është një ha kmarrje ndaj kryetarit të bashkisë, nuk më tremb, se ka ndodhur edhe më parë, por unë do kërkoj t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Partia Demokratike dhe unë nuk e ka organizuar apo udhëhequr këtë pr otestë. Ne kemi qenë gjithnjë korrekt. Mos reagimi është i padenjë. Kam de noncuar e para, thirrjet telefonike janë regjistruara”, – u shpreh ajo. /noa.al/

Abemi fajëson p olicinë: Pse nuk erdhi në kohë Read More »