Aktualitet

Vajza e ish prokurorit të n djerë do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit

Vajza e ish prokurorit të n djerë, Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.

Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj në Rrajcë

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës./NOA.al

Vajza e ish prokurorit të n djerë do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Rama komenton programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, pa bosht dhe shtyllë kurrizore

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike që ka prezantuar para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi programin e PD-së pa shtyllë kurrizore. Nga ana tjetër Rama deklaroi se jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale.

“Kam përshtypjen që është kohë e hu mbur të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. kjo është pak por e sigurt.
Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin. 23% të cilit iu i referoheshit është keqinterpretim.

23% nuk fillon në atë pikë ku iu referuar 1.6 dhe ky është fakt. Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare tek të ardhurat personale por në pjesën që ju pr ekët, por kjo do të bëhet bazuar në…e para bindjen se është koha për të bërë dhe ne e kemi këtë bindje dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, deklaroi Rama.

Rama komenton programin ekonomik të PD-së: Si karakteri i liderit, pa bosht dhe shtyllë kurrizore Read More »

‘Kishim projekt me Bashën ta çonim LSI-në për skrap’, Rama: Basha më tr adhëtoi

Kryeministri Edi Rama ka go ditur fort opozitën ditën e sotme.
Rama tha se çu arja për skrap e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte projekt i përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, por sipas tij, ky i fundit e tr adhtoi.

Rama tha se LSI është projekt që duhet zhbërë dhe sistem që duhet çmontuar.
“Çu arja për skrap e LSI-së, ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha.

Se unë nuk e kam tra dhtuar projektin, Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap dhe sot është thjesht një aksioner në SHPK-në e katër ortakëve ku ai është ortak minorance, se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta.

LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”, deklaroi Rama.

‘Kishim projekt me Bashën ta çonim LSI-në për skrap’, Rama: Basha më tr adhëtoi Read More »

A do të kemi një tjetër mbyllje prej Covid? Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka qënë i prerë në vendimin për një mbyllje të pjesshme të vendit për shkak të numrave të të infektuarve.

Teksa ishte në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur 1170 dozat e radhës të, Rama tha se një mbyllje do të ishte e rrëz ikshëm po kaq sa një hapje e plotë.
Këtë periudhë, Rama e cilësoi si një fizarmonikë që hapet dhe mbyllet, ndërsa foli edhe për rikthimin e studentëve nëpër auditore.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hirë të vërtetë sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe ekspozohesh më pak. Mbyllesh dhe ekspozohesh më shumë. Nuk mund të rrijmë mbyllur deri kur të iki virusi, sepse është e pamundur. Strategjia është që të ecim me kujdes, duke i thënë njerëzve që të zbatojnë atyre dreq rregullave të vendosura. Sigurisht unë kam bërë vaksinën dhe siç e kam premtuar se do të jap evidencën e antitrupave në trupin tim. Ndërkohë që fatkeqësisht ka në mënyrë të përsëritur shkelje të masave. Çdo gjë ka rëndësinë e tyre. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditore, por nuk janë kthyer as në vendet e tjera. Nga ana tjetër i mirëkuptoj ata studentë që këto masa nuk respektohen nëpër lokale dhe restorante. Nuk janë masat që ndalojnë ato, janë personat që shkelin masat dhe kjo nuk duhet,” përfundoi Rama.

A do të kemi një tjetër mbyllje prej Covid? Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama Read More »

Ish kryeministri Fatos Nano shfaqet krah gazetarit të njohur, me më pak kile dhe me një ‘look’ të ri

Pas vitesh heshtje, Fatos Nano ka pranuar të shfaqet sërish në televizor.

Me “look” të ri dhe dukshëm me më pak kile nga dikur, Nano ka rrëfyer për gazetarin Bledi Fevziu 30 vitet si protagonist në politikën shqiptare.
Është gazetari që në rrjetet sociale postoi një fotografi me ish-liderin e Partisë Socialiste.

“Fatos Nano ka thyer heshtjen disa vjecare per te dhene nje interviste ne Opinion. Ai ka bere nje rrefim per momentet kyce te historiae se viteve 1990 – 2005 ku ka qene protagonist dhe nje reflektim per gjithe keto 30 vite,” shkruan gazetari.

Pavarësisht kësaj, gazetari Fevziu nuk ka dhënë një datë fikse se kur do të transmetohet kjo intervistë.

Ish kryeministri Fatos Nano shfaqet krah gazetarit të njohur, me më pak kile dhe me një ‘look’ të ri Read More »

Ermal Mamaqi gj obitet për shkeljen e rregullave anti-Covid/ Rama: ‘E kam mik por mori gj obën’

Kryeministri Edi Rama ka bere me dije se aktori Ermal Mamaqi eshte gjobitur per shkeljen e rregullave anti COVID.

Gjate deklarates se mbajtur ne Rinas pas mberritjes se rreth 1 mije vaksinave anti COVID nga kompania Pfizer, Rama iu pergjigj pyetjes se gazetareve ne lidhje me nje karantinim te dyte te mundshem te vendit.

Gjate pergjigjes se tij Rama tha se se pari, do te duhet te zbatohen masat qe jane ne fuqi dhe me pas te vendosen te tjera.
“Eshte fakt qe masat e vendosura kane caluar ne shume raste. Po permend rastin e Ermal Mamaqit, qe e kam mik. Nuk mund te jete ai shembulli per ate qe ka ndodhur, e perseris, po e permend rastin e tij se e kam mik, por ai mori gj oben sic i takonte per ate qe beri”, tha Rama.

Ai iu referua disa takimeve qe Mamaqi po organizon kohet e fundit me objekt dhenien e leksioneve personale per ecurine dhe zhvillimin e personalitetit.

Nga videot e publikuara ne rrjetet spciale eshte konstatuar se ne keto takime ne ambiente te mbyllura kane marre pjese me shume se 10 persona, cka ndalohet nga masat Anti-COVID.

Ermal Mamaqi gj obitet për shkeljen e rregullave anti-Covid/ Rama: ‘E kam mik por mori gj obën’ Read More »

H umbi bashkëshortin,ministrja Margariti emocionon me fjalët

Pak ditë më parë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti h umbi bashkëshortin e saj.

Ai vu ante nga një sëmundje e rëndë, duke u ndarë nga jeta në moshë të re.

Sot ministrja ka postuar një reagim në rrjetet sociale.

Postimi:

Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hi dhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.

Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngu shëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!

Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi! /noa.al/

H umbi bashkëshortin,ministrja Margariti emocionon me fjalët Read More »

Kandidimi në zgjedhje, Rama: Vlorën nuk e lë, Durrësit i kam një borxh

Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politik në qarqe, kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhejet e 25 prillit la të kuptohet se do të jetë në 2 qarqe, në Durrës dhe në Vlorë.
“Është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.

Kandidimi në zgjedhje, Rama: Vlorën nuk e lë, Durrësit i kam një borxh Read More »