Aktualitet

Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?’, Rama replika me komentuesit: Kujdes nga burimet e infektuara, se turbulloseni

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit, ku njëri prej tyre e ka pyetur se me çfarë lekësh e ka blerë vilën në kompleksin Vala Mar në Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit.

Rama, i cili ka publikuar komenti e qytetarit në Instagram, shkruan se as nuk e di ku bie dhe as ka një vilë të tillë, por i kërkon që ai dhe të tjerë të bëjnë kujdes nga informacionet e rreme që marrin pasi i ‘trullos’ dhe u fut në kokë mendime të pasakta dhe ‘infektohen’
“Atë vilen ne Vala Mar me ç’fare lekësh e bleve!”, shkruan komentuesi.

“Nëse kjo pyetje me drejtohet mua përgjigja është kujdes nga burimet e infektuara ku fusni kokën, sepse dizinformimi dembelos trurin, trash gjuhen, turbullon syrin, jeshilos gjakun dhe e trullos robin e Zotit!”, shkruan Rama.

Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?’, Rama replika me komentuesit: Kujdes nga burimet e infektuara, se turbulloseni Read More »

Grida Duma: Unë e njoh Lulzim Bashën, është njeriu u duhur për Shqipërinë…

Ish-deputetja Grida Duma ka thene sot se kryedemokrati Lulzim Basha është njeriu i duhur të cilit mund t’i besohet për ndryshimin në Shqipëri.

Teksa PD prezantoi programin “Shqipëria fiton mirëqenien sociale”, Duma tha se ky plan do të bëhet realitet sepse ai është konkret dhe i detajuar.

Duke akuzuar qeverinë se në tetë vite solli vetëm dështim dhe rrënim, ish-deputetja shtoi se PD do të vërë në zbatim planin sapo të fitojë zgjedhjet.

“Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë. SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime! Ky është një plan gjithëpërfshirës. Është një plan serioz. Është një plan i realizueshëm.

Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25 prill. Koha e zgjidhjes erdhi! Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE: Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.

Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha, për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore, drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.”

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRQËNIE SOCIALE #SHQIPËRIAFITON, GRIDA DUMA

Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo.
Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime!
Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.
Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. •
Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t’ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.

Ky është një plan gjithëpërfshirës.
Është një plan serioz.
Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi,
Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.
Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.
Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës.

SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE
E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.
Shqipëri e vjedhur, e varfëruar!
Por koha e zgjidhjes erdhi!
– Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE:
Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha,
për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore,
– drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, – drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.

Grida Duma: Unë e njoh Lulzim Bashën, është njeriu u duhur për Shqipërinë… Read More »

Covid-19 lulëzon biznesin e lokaleve portative

Masat administrative ndaj njësive të shërbimit për organizime të paligjshme gëzimesh familjare në kushtet e pandemisë, i kanë shtyrë shumë syresh në zonën e Lezhës të instalojnë lokale portative në shtëpi, një nga të paktat biznese që ka lulëzuar gjatë pandemisë.

Pal Nikolli nga Zadrima e Lezhës e kishte vendosur datën e dasmës së vajzës së tij 1 vit më parë dhe kishte planifikuar ta organizonte në një lokal të zonës. Por për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e COVID-19 dhe aktit normativ të këshillit të Ministrave që ndalon organizimet me shumë se 10 pjesëmarrës, pronari i lokalit ku kishte planfikuar të organizonte festën familjare me 250 të ftuar e anuloi prenotimin nga frika e policisë.

“Kjo më trembi pak, por mendova se në verë, kur kisha unë dasmën, situata do të përmirësohet dhe do të vijojë normaliteti,” tha Nikolli. “Mirëpo masat u shtrënguan edhe më shumë dhe 1 javë para dasmës, pronari i lokalit më tha se nuk mund ta marr përsipër,” shtoi ai.

Nikolli kujton se kjo situatë e vuri në tension, duke qenë se i kishte shpërndarë ftesat për të ftuarit dhe nuk mund ta anulonte dasmën. Zgjidhja erdhi falë sigurimit të një ‘lokali portativ’ dhe në këto kushte, ai vendosi që dasmën ta organojë në shtëpi.

“Unë i kisha shpërndarë ftesat tek të ftuarit për dasmën dhe nuk kisha mundësi që ta anuloja,” shpjegoi ai. “Për fat të mirë gjeta një lokal portativ (çadër) me të gjitha shërbimet dhe më shkoi siç duhet,” shtoi Nikolli.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars, 79934 persona janë pr ekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa 1398 pacientë kanë hu mbur jetën.

Për të parandaluar shpërndarjen e virusit, qeveria ka ndërmarrë disa herë masa shtrënguese nëpërmjet akteve normative, përfshirë mbylljen e bizneseve të bareve dhe restoranteve në muajt mars-prill dhe më pas lejimin e aktivitetit të tyre nëpërmjet një protokolli strikt, ku përfshihet rregulla përsa i përket higjienës, distancimit fizik, muzikës, orarit të operimit, numrit të klientëve, etj. Shkelja e këtyre rregullave është shoqëruar me masa administrative ndë shkuese.

Autoritet shëndetësore i kanë identifikuara dasmat dhe festat familjare me shumë të ftuar si aktivitete të rrezikshme, nga ku koronavirusi përhapet masivisht.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi, në rang kombëtar që nga fillimi i kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë më 12 mars dhe deri më 20 dhjetor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka kryer 371.900 inspektime dhe monitorime për zbatimin e masave anti-COVID.

ISHSH i tha BIRN se ka vendosur 889 masa administrative, nga të cilat 544 janë gjoba dhe 345 janë vendime të ndërmjetme për pezullim aktiviteti. Referuar të dhënave të poli cisë, vetëm në zonën e Lezhës gjatë periudhës së verës janë gjobitur rreth 20 subjekte shërbimesh, të cilët u kapën duke organizuar ceremoni martesore.

Masat administrative ndaj bizneseve i kanë shtyrë shumë persona që të gjejnë mënyra alternative për t’i organizuar ceremonitë familjare që i kishin planifikuar, edhe pse këto grumbullime janë njësoj të paligjshme.

Organizimi pranë banesave të tyre në lokale portative ishte mënyra që zgjodhën shumë persona për të organizuar ceremonitë që kishin planifikuar.

Gazmend Lazri, administrator i një biznesi me lokale portative në Lezhë, thotë se që prej nisjes së pandemisë së COVID-19, kërkesat për lokale të tilla janë shtuar.

“Që prej nisjes së pandemisë, puna më është shtuar masivisht dhe madje nuk kam mundur as ta përballoj,” tha Lazri.

Sipas Lazrit, duke qenë se eventet nuk u lejuan nëpër salla dasmash, të gjithë ata që kishin planifikuar gëzime familjare u detyrun t’i organizonin në kushte shtëpie dhe detyrimisht lokali portativ u bë i domosdoshëm.

“Kjo më ka nxitur që të investoj edhe më shumë në këtë drejtim, duke u munduar që t’i realizoj të gjitha kushtet e nevojshme,” theksoi Lazri.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe një tjetër administrator lokalesh portative në zonën e Lezhës. Shtjefen Gjoka thotë gjithashtu se kërkesa për këtë shërbim është rritur që prej nisjes së pandemisë së COVID-19.

“Duke qenë se nuk lejohen organizimet në salla të mbyllura, njerëzit janë munduar që të gjejnë zgjidhje për rastet e ndryshme familjare,” shpjegoi Gjoka.

Ai thekson se krahas organizimeve të ceremonive martesore në kushte shtëpie, kërkesë ka pasur edhe për organizimin e ceremonive mo rtore.

“Të them të drejtën, jemi munduar të respektojmë masat dhe normalisht në fshatra jemi dhe larg syrit të policisë e të institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe nuk na kanë bezdisur, duke na lejuar që të punojmë,” përfundoi Gjoka. /BIRN

Covid-19 lulëzon biznesin e lokaleve portative Read More »

Emocione të forta për gjyshen që pa veten në lajme,nuk dilte nga shtëpia që nga v dekja e të shoqit

“Dëshiroj që gjyshes t’i kthejë buzëqeshjen e humbur!” Kjo ka qenë dëshira e Deslit, 13-vjeçar, që përloti gjithë familjarët e tij.

Gjyshe Remzia, hum bi bashkëshortin para një viti dhe që prej asaj kohe nuk dilte më nga shtëpia, dëgjonte vetëm lajmet dhe nuk buzëqeshte si më parë.

Surpriza e kërkuar nga Desli emocionoi jo vetëm gjyshe Remzien, por edhe pjestarët e tjerë të familjes të cilët ishin në dijeni të dëshirës dhe u bënë bashkëpunëtorë me stafin e programit “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel.

Në shtëpinë e gjyshes u instaluan disa kamera të fshehta dhe në ekranin e televizorit nisi të shfaqej një edicion i ‘jashtëzakonshëm’ informativ, ku nga studioja e lajmeve, Ilir Paço, bëri të ditur dëshirën e Deslit për gjyshen e tij.

Kaq mjaftoi që gjithë familja të shpërthente në lot dhe gjyshe Remzia mos të kontrollonte dot emocionet e forta.

Dëshira e Deslit u realizua plotësisht kur gjyshja doli nga shtëpia pas shumë kohësh dhe shkoi në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, ku një grup muzikantësh mes të cilëve Desli, e emocionuan me sonatën e saj të preferuar.

Emocione të forta për gjyshen që pa veten në lajme,nuk dilte nga shtëpia që nga v dekja e të shoqit Read More »

Çfarë të bëri PD ty, që ti prap e do?/ Qytetari i përgjigjet Ramës: Më de gjeneroi fare!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, si dhe nga disa deputetë të PS-së, Rama tha se këtë sezon turistik Saranda do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar, përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km.

Kryetari i bashkisë tha se Sarandës i ka munguar një investim i tillë, dhe se tashmë kjo do të kthehet në një atraksion turistik.

‘Sarandës i ka munguar një investim i tillë. Qytetarët që e vizitojnë çdo ditë kanë impresione shumë të mira. Do të bëhet një plazh i bukur. Ky është një atraksion tashmë.’- tha Gurma.

Po ashtu Rama u ndesh edhe më një qytetar i cili ishte me Partinë Demokratike dhe po lundronte me kanoe në ujërat e detit Jon.

Rama: Si je? Ndalo të bëjmë një fotografi bashkë!
Qytetari: Kryetarin e bashkisë, deputetin e zonës dhe ministrin e Turizmit i kemi shumë të mirë.

Rama: Hë çfarë të bëri PD ty?

Qytetari: Më de gjeneroi fare!

Rama: Dhe ti prap e do!

Qytetari: Edhe gabime të bëjë, e dua.

Rama: Ti prap me PD-në je. Po duhet të vinim ne që ju të zbuloni detin se ato nuk dinë as not.

Çfarë të bëri PD ty, që ti prap e do?/ Qytetari i përgjigjet Ramës: Më de gjeneroi fare! Read More »

Taulant Dedja: ‘Në rrëfimin e Nanos asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit’

Nga Taulant Dedja

Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.

-Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë apo sa do rrosh, do mësosh!

-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.

-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.

-Jo për gjë, por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje te Grupi Parlamentar, pas të cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.

-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.

-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.

-Harroi të tregojë Fatosi, si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.

-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën, se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!

-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime, e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.

-Hallall ta kemi bëre Fatos, gjithsesi!

-Harram na qoftë Fatos, që nuk të larguam dot qysh më 1999!

-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mirë kush ta dha një dorë në minutat e fundit, kur ende votohej në Kongres dhe ti, falë aleancave të tua okulte, arrite të blesh votat e delegatëve të një rrethi verior, që e përmbysën rezultatin në favorin tënd…

-Jemi pë rplasur shumë herë bashkë Fatos, por paqen, je ti që e ke kërkuar gjithmonë, jo unë, se ti e ke njohur mirë karakterin tim dhe e dije mirë që unë nuk i servilosesha kujt!

-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pë shtirë tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!

-Blloku ende në fuqi, sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!

Fatosi nuk e fshehu origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!

-Blloku duhet shka tërruar përfundimisht më 25 Prill!

-Është mision historik për ta shpëtuar përfundimisht Shqipërinë nga mbetjet ko muniste!

*Ish-deputet i Partisë Socialiste

Në foto: Ish-kryeministri Nano dhe Taulant Dedja

Taulant Dedja: ‘Në rrëfimin e Nanos asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit’ Read More »

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano, ja cfarë thotë…

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë televizive, ku sulmoi kreun aktual të shtetit.

“Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza”. Ai gjithashtu nuk ka preferuar të komentojë nëse Nano ka shanse të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Nano, në emisionin “Opinion” deklaroi: “Meta është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESH-i, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë veten. Të gjithë thoshin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen në 2002-in, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh, se ai vjen mbrapa. Ai mendoi, se bashkë me krizën energjetike, do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Nuk ka politikan, tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, që është presidenti i sotëm”, – tha Nano.

Më pas, Meta, ka mohuar çdo hipotezë për një rishikim të mundshëm të datës së zgjedhjeve parlamentare në vend, për shkak të situatës së Covid 19.

Ai u shpreh i qartë se vendi ka nevojë për zgjedhje në 25 prill, për të kapur sipas tij trendin europian të integrimit.

“Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, sepse vendi ka pasur nevojë jetike për zgjedhje prej kohësh dhe ju e dini që kjo është vendosur me konsulta politike, – tha Meta. – 25 prilli do jetë një referendum i qartë për popullin shqiptar, për të ardhmen europiane të vendit. Treni i integrimit është nisur, mjerë ai që i del para, pasi nuk ndalet, jo më 25 prill, por edhe pas 25 prillit. Është turp i madh që jemi akoma larg Serbisë e Malit të Zi, kur 30 vjet para kemi qenë para tyre”. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano, ja cfarë thotë… Read More »