Greqia është god itur nga disa tërmete të forta që prej ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, ku disa qytete u lëkundën pas të rmetit 5.9 ballë që “shkundi” Larisan.
Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, thotë se nuk ka asnjë rrezik që Shqipëria të përfshihet nga god itje sizmike.
Në një lidhje telefonike për Klan News, Koçi u shpreh se vendi ynë nuk është i përfshirë në zonën e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë.
“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk është e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë”, u shpreh Rexhep Koçi.
Kur na ndajnë katër ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në kokën e Edi Ramës duket se emrat janë bërë gjithnjë e më të qartë, e vecanërisht ata që do të kenë vendet e sigurta.
Lista pritet që të ketë në së shumti emra të rinj, të bindur të kryetarëve, ndërsa bie në sy dhe përfshirja e biznesmenëve si Luan Bregasi në Fier, apo Vasil Llajo në qarkun e Vlorës.
Një nga pikëpyetjet që duket se ditët e fundit po merr përgjigje, është eleminimi i disa prej figurave të vjetra të PS-së si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj të cilët me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e listave.
Burimet bëjnë me dije se të tre këta ish-zyrtarë socialistë, që kanë gëzuar dhe postat e ministrave të mos jenë pjesë e Kuvendit në të paktën katër vitet e ardhshme, e në rastin më të keq, të jenë përgjithnjë jashtë skenës politike. Ftohja mes Ramës dhe Xhafajt mori formë gjatë ditës së djeshme, ku teksa kreu i qeverisë fliste për Reformën në Drejtësi, nuk e kishte ftuar nismëtarin e dhjetra ligjeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës.
Më e lehtë, ose ndoshta edhe pranoi rolin, u bë largimi i Vasilika Hysit, e cila njoftoi dje në një konferencë se do të tërhiqej nga jeta aktive në politikë pas 12 vitesh. Ndërkohë në pozicone të rehatshme në lista do të jenë ministret Etilda Gjonaj, e Elva Margariti, të cilat do të kryesojnë listën e Tiranës, ndërkohë që do tiu bashkëngjitet dhe Elisa Spiropali apo Belinda Balluku, e cila do ta shohë për herë të parë veten e saj si deputete.
Në radhët e PS-së do të ketë vend dhe për deputetët e opozitës që i shërbyen në këto dy vite për të kaluar çdo ligj që kishte nevojë për shumicë të cilësuar. Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi pritet që të jenë pjesë e listës shumëemërore në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në Elbasan pritet që të garojë dhe një i afërm i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i cili u dogj nga logji i dekriminalizimit.
Vetë Rama pritet që të garojë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa në zgjedhje pritet që të përfshihen dhe drejtues të institucioneve si OSHEE apo Posta Shqiptare. Ardian Cela i OSHEE është në krye të fushatës në qarkun e Durrësit, ndërkohë që Laert Duraj do të jetë i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokatrës, të cilin e kryeson dyshja Bledi Çuçi-Mirela Kumbaro. Po ashtu Dallëndyshe Bici e IKMT-së dhe Mirlinda Karçanaj e AKSHI-së do të jenë pjesë e listave të qarkut të Tiranës.
Emrat më të mundshëm që përfliten për të marrë pozicione të sigurta në lista sipas qarqeve:
1. Tiranë
Elisa Spiropali
Ervin Bushati
Arben Ahmetaj
Belinda Balluku
Etilda Gjonaj
Fidel Ylli
Toni Gogu
Etjen Xhafaj
Elona Gjebrea
Klotilda Ferhati
Dallëndyshe Bici
Majlinda Karçanaj
Eljo Hysko
Besnik Bare
Ogerta Manastirliu
Xhemal Qefalia
Sadi Vorpsi
2. Elbasan:
Taulant Balla
Erald Xhani
Sajmir Hasalla
Albana Hana
3. Korçë:
Niko Peleshi
Ilir Pendavinji
Blerina Gjylameti
Eduard Shalsi
4. Durrës:
Edi Rama
Lefter Koka
Milva Ekonomi
5. Fier:
Gramoz Ruçi
Erion Braçe
Luan Bregasi
Haki Çako
Petro Koçi
6. Berat:
Blendi Klosi
Ermonela Felaj
Bardhyl Kollçaku
Nasip Naço
7. Vlorë:
Edi Rama
Damian Gjiknuri
Anila Denaj
Vasil Llajo
8. Gjirokastër:
Bledi Çuçi
Mirela Kumbaro
Laert Duraj
9. Lezhë:
Lindita Nikolla
Eduard Ndrecaj
Shpresa Marnoj
10. Shkodër:
Ilir Beqaj
Benet Beci
Majlinda Agoni
Paulin Stërkaj
Luan Harusha
11. Dibër
Olta Xhaçka
Agron Cerri
Aurora Mara
Alfir Shima
12. Në Kukës PS ka pritshmëri vetëm për një mandat dhe listën do ta kryesojë Greta Duraku, në listë i dyti do të jetë aktori Petrit Malaj.
Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, ka pranuar të kandidojë si deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Gjatë aktivitetit “Shëndetësia që duam”, në krah të kryeministrit Rama ka qenë edhe mjekja e njohur, e cila po drejton një nga spitalet kryesore në vend në l uftën kundër Covid 19.
Pasi e ka prezantuar si një he roinë të vijës së parë të zj arrit në l uftën kundër pandemisë, Rama ka zbuluar se ka ftuar dhe ka marrë aprovimin e Najada Çomos për të garuar si deputete.
“Mbase është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke marrë parasysh se në këtë udhëkryq, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndiejë, të jeohjë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, që është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vet skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zj arrit të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zj arrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që janë më të rehatshme, edhe pse jo aq sa njerëzit mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm të mos i mungojë Parlamentit, të mos i mungojë njerëzve. Në mënyrë spontane nxorra një sekret të vogël”, – tha Rama.
Ai theksoi se doktoresha nuk mund ta braktisë profesionin e saj, por mund të vijë të ulet në karriget e Kuvendit sa herë të jetë e nevojshme që të dëgjohet zëri i saj.
“Të vijë aty sa herë të dojë, pa e braktisur detyrën. Për të qenë aty, sa herë zëri i brendshëm i hapësirave ku lufta është sy më sy kacafitëse me armikun, të mos i mungojë Parlamentit, shumicës, njerëzve, qeverisë. Me shumë kënaqësi morën aprovimin tënd dhe ne, nuk duam që t’i të behesh si ne, por ne duam që të bëhemi si ty”, – shtoi shefi i qeverisë, duke iu drejtuar mjekes. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, u shpreh se nëse pandemia do i gjente spitalet në situatën e 7 viteve më para, do kishte pasoja të rënda.
“Më p ersekuton pyetja, çfarë do kishte ndodhur në këtë vend sikur ky ar mik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë ose të na kishte gjetur. E mira nuk ka fund. Sepse kështu është me ju. Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta dhe fotot e këtyre ditëve, nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me të shara dhe akuza a thua se kanë përpara një iluzion optik. Spitalet pa batanije ose me batanije lara lara për pacientët që vinin me familjarë që i mbanin nga krahët me batanije nga shtëpie”, – u shpreh kryeministri.
Rama pohoi muret e vjetra të spitaleve tashmë janë një kujtim i largët. “Spitale me aparatura të vjetra që më shumë rrinin në vend për të çuar pacientët drejt spitaleve të vjetra. Dysheme të shtruara dhe të rishtruara për tenderin e radhës. Spitale me ambulanca të lodhura që më shumë rrinin në parkime dhe nuk mbërrinin kurrë në kohë, – vijoi kryeministri. – Spitale të rrethuara nga tregje, dyqane dhe kalimtarë. Spitale me turma në korridore, ku nuk dallohej dot mjeku nga familjarët. Spitale me kangjella, ku mund të gjeje rroba të brendshme dhe të jashtme va rur në diell, ku kishte kuti me lodra, gjyslyqe Gucci dhe versaqe”, tha Rama. /noa.al/
Gjatë aktivitetet “Drejtësia që duam”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PD dhe LSI, me në krye presidentin Ilir Meta dhe ish-presidentin Sali Berisha synojnë kapjen e Reformës në Drejtësi.
Rama u shpreh se ish-kryeministri dhe presidenti aktual, mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar. Ai shtoi se ata që kërkojnë ndryshimin, duke u dhënë votën atyre duhet ta kuptojnë sa më parë që ky do të ishte një gabim fatal në jetën e këtij vendi.
“Ne i hymë detit në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjergullën e dendur të skeptizimit për pamundësinë e një reforme në këtë vend. Mos harroni çfarë kemi hequr me ata që sot kërkojnë votën tuaj, – tha Rama. – Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë për të sjellë në votim Saliun, Ilirin. Lulin, Monikën për të zhbërë atë koalicion të firmosur kundër drejtësisë. Kush e ka menduar që vota për vettingun dhe vetë vettingu, do çonin njerëz një bu rg, nuk e kanë mbajtur parasysh që ajo nuk është një gjykatë partizane, por fshesa e drejtësisë.
Rama ak uzon presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha si frymëzues dhe udhëheqës kundër reformës në drejtësi.
“Frymëzuesit dhe udhëheqëesit e kundër-reformës, janë dy të frikurit më të mëdhenj nga drejtësia, janë Presidenti i Republikës dhe ish-presidenti më famëkeq i republikës. Ata mbështeten nga kasta e korruptuar e gjykatësve, prokurorëve të pastruar prej fshesës së vettingut apo atyre që bëjnë krime me çekiçin e drejtësisë, deri kur t’u vija dita e fshesës së Vettingut. PD, LSI dhe KÇK-ja sot janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kë rcënon fatin e reformës në drejtësi”, – u shpreh Rama. /noa.al/
Nënkryetarja e Parlamentit dhe deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga politika aktive.
Lajmin e komunikoi vetë kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ajo “më ka bërë me dije që t’u hapë rrugën kalamajve”.
“Ishte kënaqësi që sot bëj këtë dalje publike për të thënë që jam e nderuar dhe e respektuar që në këto 12 vite mundëm të bëjmë realitet Reformën në Drejtësi, – u shpreh Hysi. – Lu ftuam për 4 vite ne opozitë dhe qeveria e atëhershme nuk e pranoi. Një pakt, i cili nga A-ja, te Zh është përmbushur. Ndihem krenare që iu bashkova PS-së, që pikat e atij pakti të paraqitura në 24 tetor 2011, premtuan se në pushtet do t’i bëjmë. Në 2013 kur ju premtuat se do të bëjmë Reformën në Drejtësi, ka qenë një ndër nismat më të mëdha dhe përvojat e jashtëzakonshme. Kemi lu ftuar bashkë për ta bërë këtë reformë”, tha Vasilika Hysi gjatë fjalës së mbajtur në krah të kryeministrit Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sul muar marrëveshjen e djeshme PD-LSI në prag të zgjedhjeve për një koalicion pasgjedhor me lista të ndara.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘online’, Rama ironizoi koalicionin e dy partive opozitare, duke thënë se është “pjesë e planit për të lidhur Bashën, me zinxhirin e Monikës për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës”.
“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar, sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë dhe për këtë duhet ta falënderoj”.
Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës nga ana e Metës (pas deklaratave të këtij të fundit, nëse mazhoranca do të fitojë zgjedhjet pa blerë vota), Rama u shpreh se kjo është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, duke folur për një “plan” pas firmosjes së marrëveshjes së djeshme.
“Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë në ndonjë vend të botës. Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e reformës në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, “problemi nuk është Meta, problemi është Basha, që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që mos fshihet as kur i tregojnë se ç’duhet të bëjë të nesërmen as kur aleati i tij i madh, thotë unë amerikanët i kap për veshësh… Ai është thjesht menxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, me Metën e Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monikën”, – deklaroi Rama. /noa.al/
Të gjithë personat që do të jënë të infektuar me Covid 19 në 25 prill, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama tha edhe Shqipëria do të veprojë si të gjitha vendet e tjera dhe se personat që rezultojnë pozitivë me virus, do të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit në radhë të parë.
Kryeministri mohoi që dita e zgjedhjeve të ndikojë në rritjen e rasteve të personave të infektuar.
“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata të cilët janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.
Të njëjtën gjë deklaroi para pak ditësh edhe kreu i KQZ-zë, Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se i vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme votimi në burgje dhe spitale.
“Edhe kjo është çështje që ka marrë vëmendje publike dhe kam dëgjuar komente të ndryshme. Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e Covid, ne s’kemi asnjë lloj mundësie për t’ua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë, – u shpreh kreu i KQZ. – I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor, ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione, siç janë burgjet dhe në rast, ku ka jo më pak se 15 zgjedhës. Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohen, mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër”, tha Celibashi./noa.al/