Aktualitet

Qellohet me plumb ne koke shqiptari ne France !

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Arenes në Toulouse të Francës në natën mes së 25-26 prillit, raportojnë mediat franceze.

Shqiptari, 40-vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Duke cituar burime zyrtare, mediat lokale raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur në kokë.

Ndërhyrja për shpëtimin e tij është kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të stacionit të metrosë.

Duke cituar burime nga skuadrat e shpëtimit, mediat në Francë raportojnë se gjendja e të plagosurit është kritike për jetën. Autoritet franceze kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen

Qellohet me plumb ne koke shqiptari ne France ! Read More »

Hapet ‘Linja-Orikum’ – Ja veshjet dhe cmimet qe do gjeni ! Tradita jone e do te thuhet ‘Me krahe te lehta’ :)

Nje dyqan i ri veshjesh ‘Linja Orikum’ eshte hapur pak dite me pare ne Orikum ! Dyqani ndodhet perballe Tolerances, ngjitur me Festim Zihniun. ne dyqan do gjeni veshje te ndryshme fantastike. Veshjet jane te prodhuara ne Turqi. Cmimet jane shume te arsyeshme dhe varjojne nga 700 – 2000 Leke.

Jeni te mirepritur !

Hapet ‘Linja-Orikum’ – Ja veshjet dhe cmimet qe do gjeni ! Tradita jone e do te thuhet ‘Me krahe te lehta’ :) Read More »

Përpjekja e fundit e Brukselit për të ndihmuar politikën shqiptare…Çfarë pritet të martën!

[sgmb id=”1″]

Negociatorët e Parlamentit Europian David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të zhvillojnë ditën e martë takime me krerët e mazhorancës dhe opozitës, pas një kërkese të mazhorancës për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

Lapsi.al mëson detaje nga axhenda e dy europarlamentarëve në Tiranë. Sipas burimeve, takimi i parë i tyre do të jetë me përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Burimet i thanë lapsi.al se në orën 14.00 është fiksuar takimi i parë i McAllister dhe Fleckenstein në një bisedë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Të njëjtat burime saktësuan se në orën 16.00 do të jetë vetëm Zv.Presidenti i Partisë Popullore Europiane David McAllister që do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Axhenda e Fleckenstein dhe McAllister nuk parashikon të tjera takime, por ajo është lënë e hapur që në rast të nevojës të ketë sërish takime me palët.

Lapsi.al mësoi se ndryshe nga sa është raportuar më herët gjatë së hënës, palëve nuk u është dorëzuar ndonjë draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës. I vetmi dokument që ka qarkulluar janë disa rekomandime të OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Burimet nga të dyja palët thanë se ky dokument nuk bën fjalë për çështjet e rëndësishme siç mund të jenë: qeveria teknike, shtyrja e zgjedhjeve apo dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Vetëm nëse do të gjendet dakordësi mes palëve, negociatorët do të mundësojnë një tryezë mes Ramës, Metës e Bashës, për ta zyrtarizuar marrëveshjen. Në të kundërt, kjo parashikohet të jetë përpjekja e fundit e Brukselit për të ndihmuar politikën shqiptare në zgjidhjen e situatës.

Lapsi.al mësoi gjithashtu se synimi i dy europarlamentarëve është fillimisht nisja e dialogut mes palëve duke përcaktuar temat për të cilat mund të gjendet dakordësia për të kaluar më pas në çështjet që po mbajnë peng politikën shqiptare për më shumë se 2 muaj.

Përpjekja e fundit e Brukselit për të ndihmuar politikën shqiptare…Çfarë pritet të martën! Read More »

Sot mbahet konferenca e donatorëve për bujqësinë!

[sgmb id=”1″]

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon sot konferencën e donatorëve në sektorin e bujqësisë.

Konferenca do të organizohet në një hotelet e kryeqytetit.

Pjesëmarrjen në këtë konferencë e ka paralajmëruar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Konferenca nis nga ora 10:00.

Sot mbahet konferenca e donatorëve për bujqësinë! Read More »

Gjykata Hagës lëshon urdhër arrest ndaj ish kryespiunit të Gadafit!

[sgmb id=”1″]

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka bërë publik urdhër arrestin për ish-kreun e Agjencisë të sigurisë së Libisë, Al Tuam Mohamed Khaled, ndaj të cilit ky urdhër arrest është në fuqi që nga viti 2013.

Khaled është i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas deklaratës, gjyqtarët e kësaj gjykate urdhëruan arrestimin e tij, me dyshimin se ka marrë pjesë në torturimin dhe persekutimin e kundërshtarëve të ish-udhëheqësit libian, Muamar Gadafi, raportoi Reuters.

Gjykata Hagës lëshon urdhër arrest ndaj ish kryespiunit të Gadafit! Read More »

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez është shfaqur dorë për dore me të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez.

Ata dukeshin të lumtur dhe të gëzuar teksa u kapën nga paparacitë në Nju Jork, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Si gjithnjë edhe kësaj radhe Lopez dukej mjaftë bukur dhe atraktive./Indeksonline/

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri! Read More »

Si kalohet nafta kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi!

[sgmb id=”1″]

Fiks Fare ka denoncuar sot futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia. Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballuar çmimin e lartë të naftës në vend.

Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 68  lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 110 lekë për litër, nga 178 lekë që e blejnë në Shqipëri.

Forcimi i rregullave për të parandaluar kontrabandën e karburanteve nuk do të thotë se pengon këtë aktivitet nëse nuk forcon kontrollin në pikat doganore, sidomos kur atë mund ta gjesh më lirë në vendet fqinje.

Fiks Fare ndoqi nga afër sesi realizohet ky aktivitet tregtar i paligjshëm, që nga momenti i blerjes në Maqedoni, mënyrat e transportimit dhe deri te kalimi në pikat doganore pa e deklaruar mallin e blerë, pavarësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që janë në fuqi. Për të ndaluar një aktivitet të tillë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pati nxjerrë një urdhër që më 12 maj të vitit 2015, për kufizimin e importit të karburantit.

Në këtë urdhër, i cili është ende në fuqi, deklarohet se “përjashtohet nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim.

Po ashtu, ky urdhër thotë që është i përjashtuar nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim”. Por në të vërtetë sa zbatohet ky urdhër dhe a është gjetur mënyra për t’iu shmangur atij.

Gazetarët e Fiks Fare tregojnë sesi shumë banorë të zonave kufitare gjejnë lloj-lloj mënyrash për të rritur kapacitetin e serbatorëve të makinave të tyre dhe i mbushin me naftë në Maqedoni, ku nafta kushton 110 lekë për litër.

Fillimisht gazetarët e emisionit investigativ shkuan në Strugë, ku u xhirua mbushja e serbatorëve të autoveturave me targa shqiptare, por edhe me bidonë në pikat e tregtimit të karburantit në Maqedoni, të cilat më pas udhëtojnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar me shtetin fqinj.

Madje një drejtues makine me targa shqiptare, kishte arritur të modifikonte depozitën e ujit që përdoret për larjen e xhamave me qëllim që t’i shmangej kontrollit doganor, të cilën e mbushte me naftë në Maqedoni dhe më pas e transportonte drejt Shqipërisë. Këtë depozitë uji, ai e kishte lidhur direkt me pompën e naftës, ndërsa naftën e serbatorit, ai nuk e harxhonte, pasi e mban rezervë për ta shitur. Por jo vetëm kaq, një tjetër bidon me naftë, ai e fut poshtë kofanos së mjetit, duke e importuar në vendin tonë.

Gjithsesi ai nuk është i vetmi, një shofer furgoni tregon se makinën e ka me dy serbatorë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ai shpjegon se një serbator e ka origjinal, ndërsa të dytin e ka marrë nga një tjetër makinë, pasi është më i madh për të transportuar sa më shumë naftë. Të gjitha këto mjete kalojnë pa problem në pikën doganore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, edhe pse transportojnë karburant kontrabandë.

Veç makinave të vogla e njëjta situatë ndodh edhe me kamionët. Nga biseda me punonjësit e policisë në doganë rezultoi se serbatori i kamionëve duhet të matet me shkop për të ditur sesa karburant ka brenda ose të verifikohet me peshën e kamionit.

Fiks Fare ndoqi sesi një kamion u mbush me karburant në Strugë dhe më pas u ndoq deri në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë për të kuptuar sesi shmanget kontrolli për sasinë e tepërt të naftës.

Në hyrje të doganës tonë vihet re sesi kamionët ndalojnë në rrugë dhe mbushen me gurë, para se të kalojnë në Shqipëri. Ky veprim bëhet me qëllim që kur të peshohet në doganë, pesha e tij mos të sjellë dyshim për karburant tepër, por ata justifikohen me faktin se peshojnë gurët dhe në këtë mënyrë nuk kontrollohet serbatori. Pas kësaj teknike, kamioni kalon pa problem në tokën shqiptare.

Një fakt të tillë të mbushjes së serbatorëve me karburant më shumë sesa lejohet, e pranon edhe një punonjës karburanti. Në bisedë me gazetarët e Fiksit, ai tregon që kamionët mund të marrin deri në 400 ose 500 litra, por duhet të kesh mik në doganë

Si kalohet nafta kontrabande nga Maqedonia ne Shqiperi! Read More »

Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve në kufi të gjelbër me Greqinë nga Kapshtica, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjetën 121 pako të mbështjella me letër natriban, me kanabis sativa.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

FOTO/ Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek

Gjenden dy çanta të mbushura plot me drogë në kufirin shqiptaro-grek! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com