Aktualitet

Kalo akuzon PS: ‘E mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit’

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka su lmuar ashpër Partinë Socialiste, e cila sipas tij, pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

“PS e pas Qershorit 2013, është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në llogarinë e tij në Facebook.

E teksa ndjekësit në rrjetet sociale, komentonin në statusin e tij, mjeku i njohur ka replikuar duke thënë se:shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar”.

Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë, pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.

Në 4 mars (2021) Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19.

Mes të tjerash, ai pohoi se politika edhe një herë ia arriti të përçajë mjekët. /noa.al/

Kalo akuzon PS: ‘E mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit’ Read More »

Dita do zgjasë dhe nata do të shkurtohet, ja kur ndërrohet ora

Të dielën e 28 marsit pritet që të ndërrohet ora, që do të çojë para akrepat e ores. Por për vite me radhë është folur se ky ritual do ndalet dhe nuk dihet çfarë do ndodhë këtë vit.
Vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë. BE ka abroguar detyrimin për shumë vende anëtare që të kalojnë nga një orë në tjetrën. Çdo shtet do të vendosë nëse do të qëndrojë me orën diellore apo do të miratojë orën ligjore.
Brenda vitit 2021, shtetet duhet të zgjedhin. Bëhet fjalë sidoqoftë për një vendim paradoksal në disa aspekte, pasi mund të ketë një Evropë të ndarë në fasha orare të ndryshme. Mundësia për të pasur më shumë dritë në dispozicion është mbi të gjitha në avantazh të vendeve të Evropës Jugore, në Evropën Veriore, në të kundërt, ditët gjatë verës janë më të gjata për shkak të afërsisë me polin e veriut.

Në Finlandë, në ditët më të gjata, dielli lind para orës 4 të mëngjesit dhe perëndon thuajse në orën 23.00. Ndërkohë, Italia duket se e ka marrë një vendim dhe debatet janë ndezur. Italia i ka thënë jo qëndrimit në një fashë të caktuar orare dhe do të mbajë në fuqi ndryshimin e orës.

Qeveria italiane ka depozituar tashmë në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime. Franca në anën tjetër ka vendosur të abrogojë kalimin nga ora ligjore në atë diellore dhe anasjelltas.

Por ndërkohë janë të shumta vendet e BE-së që ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë. Ndryshimi i orës nga ajo diellore në ligjore është bërë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, duke reduktuar kështu konsumin.

Dita do zgjasë dhe nata do të shkurtohet, ja kur ndërrohet ora Read More »

Xhelal Mziu shënon ‘arritjen’ e parë, bën deklaratën entuziaste në prag të nisjes së fushatës

Drejtuesi poitik i qarkut Dibër Xhelal Mziu, përmes një statusi në facebook, ka komentuar largimin e Olta Xhaçkës nga Dibra dhe kandidimin e saj në rrethin e Korçës.
Mziu shprehet se paniku i humbjes e detyron Ramën të largojë ministren Xhaçka nga vendi i kr imit.
Ky largim sipas demokratit shënon dhe shpërbërjen e ban dës 184, pasi me Xhaçkën do të largohet dhe i shoqi i saj, Artan Gaçi, i përfshirë në blerjen dhe vje dhjen e votave, duke inti miduar votuesit.

Postimi i plotë: “Shka përderdhet” ba nda 184 e Dibrës!

Paniku i hum bjes detyron Ramën të “zhdukë” Xhaçkën nga vendi i “kr imit”.

Megjithëse ishte paralajmëruar largimi i saj që në fund të Janarit, kjo ndodhi sot dhe tregon qartë panikun e h umb jes.

Olta Xhaçka ishte jo vetëm pjesë e bandës së vj edhjes së votave të 2017, si e përfshirë vetë por edhe i shoqi Artan Gaçi në blerjen dhe vjed hjen e votave, duke k ërcënuar votuesit.

Olta Xhaçka si kordinatore e PS në Qarkut Dibër abu zoi me mjetet e MM, pasi në vetëm dy muaj përdori si “taksi” helikopterin Cougar të ushtrisë.

Si Ministre abuzoi me tenderat në kohë pandemie dhe sot po het ohet nga SPAK.

Edi Rama si hu mbësi i madh, i përdori ban dat dhe ban ditët, tani largoi shefat duke lënë “fillikat” pjestarët e bandës të mbledhin vota në Dibër.

Si drejtues politik i Qarkut Dibër do ti sigurojmë Edi Ramës, Xhaçkës, ban dave dhe banditëve të tij hum bjen dhe dis fatën më të thellë që ka njohur ndonjë herë PS në Dibër.

Xhelal Mziu shënon ‘arritjen’ e parë, bën deklaratën entuziaste në prag të nisjes së fushatës Read More »

Kush janë të përfolurit e PD-së që u ‘do gjën’, ishin në listat e vitit 2017

Në listën e publikuar nga Dosja.al me emrat e propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë, u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave.

Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.
Lista e plotë me emrat që nuk kandidojnë për deputetë:

Klevis Balliu

Bujar Nishani

Advertisements

Luçiano Boçi

Enri Hasa

Genc Pollo

Gert Bogdani

Florion Mima

Valentina Duka

Ligoraq Karamelo

Fatbardha Kadiu

Xhemal Gjunkshi

Por, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi e Fitim Zekthi janë vendosur koordinatorë. Zekthi është emëruar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.

Dosja.al ka zbardhur sot listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Demokratike për t’i kandiduar për deputetë. Emrat pritet të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas të publikohet zyrtarisht version përfundimtar. Mund të kemi edhe surpriza.

Kush janë të përfolurit e PD-së që u ‘do gjën’, ishin në listat e vitit 2017 Read More »

LISTA E PLOTE E PS/ Zbardhen emrat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe

PS i ka dhene fund hartimit te listes se kandidateve per deputete.

Pak caste me pare raportohet se kryeministri Edi Rama ka dale nga selia e PS, duke u larguar nga takimi i mbajtur per formatimin e listes.
Ne 23.00 eshte Taulant Balla ka bere publike listen para medias.

Shkodër
1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta

Kukës

1. Gerta Duraku
2. Petrit malaj
3. Halim Dauti

Lezhë

1. Lindita Nikolla
2. Eduart Nndreca
3. Shpresa Marrnoi
4. Gentian Malotaj
5. Benard Bbalaj
6. Eueda Molla
7. Erjola Ndoci
8. Gjon Ndoci
9. Lina Guri

Dibër
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
3. Dionis Ymeri
4. Melaim Damzi
5. Spartak Koltraka
6. Anisa Gjika

Durrës
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka

Berat
1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naco
5. Blendi Klosi
6. Sara Satka
7. Jurgen pushi
8. Klajdi Qama
9. Rabushe Hoxha

Fieri
1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
11. Robert Bitri
12. Mirza Petushi
13. Arber Arapi
14. Sokol Krasniqi
15. Esiola Hoxha
16. Erges Krakolli
17. Adela Hysenaj
18. Nimet Musai
1. Mirela Kumbaro Furrxhi
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuci
4. Artemis Malo
5. Kosta Garo
6. Kjara Adhami

Elbasan
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa

Korçe
1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski
Tiranë
1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini
Vlorë

1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati

Gjirokastër

Mirela Kumbaro Furrxhi
Laert Duraj
Bledar Çuci
Artemis Malo
Kosta Garo
Kjara Adhami

LISTA E PLOTE E PS/ Zbardhen emrat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe Read More »

Zbulohet ku kandidon Edi Rama, i 8-ti në listën e PS në Vlorë e Durrës

Zbulohet ku kandidon Edi Rama, i 8-ti në listën e PS në
Partitë politike kane bere zyrtarizimin e plotë te listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, nderkohe eshte mesuar se ku do të garojë kryeministri Edi Rama.

Kreu i mazhorancës do të jetë i 8-ti në listë në qarkun e Vlorës dhe Durrësit. Kryeministri e para,ajmeroi kete edhe gjatë komunikimit me mediat nga selia e PS pasditen e sotme teksa ndër të tjera u shpreh:

“Jo do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do të luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe objektivin maksimal. Nëse nuk do të bëj më shumë se të tjerët nuk do të meritoja të rrija në këtë vend.
Nuk mund tu them udhëheqësve të qarqeve që ju shkoni dhe luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lart.

Objektivi im minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve dhe deputeteve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal”.

Zbulohet ku kandidon Edi Rama, i 8-ti në listën e PS në Vlorë e Durrës Read More »

Brisi e tatimeve shpjegon pse përfundoi e fundit në listën e LSI

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka zbuluar të gjitha arsyet se pse ka vendosur që të jetë e 36, pra e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet.

Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit. Duke qenë se listat janë gjysmë të hapura, qytetarët kanë mundësi që të votojnë për emrin e kandidatit që është në listë, dhe në këtë mënyrë tha Shehaj, ajo vetë do të testohet nëse socialistët e duan apo jo që të jetë pjesë e Kuvendit.d
“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin” ka shpjeguar ajo për Fax Nevs. Por në fakt kjo është vetëm një pjesë e vërtetës. Për zgjedhjen e numrit 36 ka pasur një garë të madhe në LSI sepse nga kandidatënt ai konsiderohet si një numër i privilegjuar sepse mbahet mend më lehtë nga zgjedhësit. Prandaj për kalimin nga PS në LSI Brisi mund të quhet se është shpërblyer sadopak. /Lapsi

Brisi e tatimeve shpjegon pse përfundoi e fundit në listën e LSI Read More »

Najada Çomo tashmë nën ethet elektorale të 25 prillit/ Kush do të zgjidhet shef i ri i Infektivit?Dy emrat e përfolur

Najada Çomo tashmë është nën ethet elektorale të 25 prillit, pasi vendosi të lë bluzën e bardhë për të kandiduar si deputete në listën e Partisë Socialiste.

Para zgjedhjeve të 25 prillit Najda Çomo do të lërë drejtimin e shefes së infektivit karrigen e deputetit nën siglën e PS-së.

Emrat që janë përfolur për të marrë drejtimin e shefit të Shërbimit Infektiv janë mjekët infeksionistë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tregon se në vend të saj do të ketë një drejtues të komanduar, i cili ndër të tjera duhet të ketë eksperiencën e duhur për të përballuar pandeminë COVID-19.

Deri në zgjedhjen e shefit të ri të Shërbimit Infektiv, spital i shndërruar në COVID, gruaja që e udhëhoqi këtë Shërbim për 2 vjet e gjysmë, duke ndërprerë mandatin 5-vjeçar do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri sa të fitojë karrigen e deputetes.

“Ka një vendim të Këshillit të ministrave që zbatohet në këto raste pasi mandati i shefave të shërbimit është 5 vjeçar. Najada dhe përgjithësisht shefat e shërbimit në QSUT kanë 2 vite e gjysmë që janë përzgjedhur, kështu që në këto raste veprohet me proces komandimi. Drejtoria e QSUT i propozon rektoratit një nga emrat që ata mendojnë për ta zgjedhur shef shërbimi, rektorati jep pëlqimin teorikisht dhe pastaj këto emra i shkojnë për konfirmim ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Arsimit”- u shpreh Arben Gjata.

Drejtuesi i komanduar që do të përzgjidhet duhet të plotësojë disa kritereve.

Ana profesionale është më kryesorja. – “Kriteri ka të bëjë kryesisht me titullin shkencor ose gradën shkencore, pra duhet të jetë minimalisht doktor shkencash. Duhet minimumi rreth 15 vjet eksperiencë pune dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pedagogjike. Te infektivi ka plot mjek që e kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe sepse ka një vit që ka filluar COVIDI dhe janë shumë mjek aty që kanë punuar me shumë vetëmohim, me shumë përkushtim. Do ta ketë të vështirë besoj drejtoria e QSUT të zgjedhë atë që përveç anës së përkushtimit dhe profesional ka dhe aftësi organizative”, – tha rektori i Universitetit të Mjekësisë.
/NOA.al

Najada Çomo tashmë nën ethet elektorale të 25 prillit/ Kush do të zgjidhet shef i ri i Infektivit?Dy emrat e përfolur Read More »