Aktualitet

Historia e pergjakur e Dites se Punetoreve dhe 1 Maji i Shqiptareve!

[sgmb id=”1″]

Sot është “1 Maji” i cili njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Që nga koha që “1 Maji” është shpallur si dita botërore e punëtorëve, ajo përkujtohet me protesta dhe manifestime duke kërkuar më shumë kushte dhe të drejta. Në Shqipëri, kjo ditë është festë zyrtare. Gjatë periudhës së komunizmit ajo kujtohej me parada, ekskursione etj. Në atë kohë “klasa punëtore ishte në fuqi” dhe sipas udhëheqjes së diktaturës, nuk kishte arsye të protestonte por vetëm të festonte. Por çudia më e madhe është se 1 Maji edhe pas kalimit të vendit në sistemin kapitalist në fillim të viteve 90-të, në Shqipëri vazhdon të konsiderohet si një ditë dëfrimi.

Ndryshe nga gjithë vendet e botës ku punëtorët nëpërmjet sindikatave e shfrytëzojnë ditën e tyre, për të protestuar dhe kërkuar më shumë kushte e paga për veten, në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. Madje kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me biznesmenë italianë arriti deri aty, sa që ti ftonte të investonin në Shqipëri, sepse (u mburr ai) jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi sindikata!!

Kjo ditë u inaugurua si e tillë nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, por “çuditërisht” në Shqipëri vendi ku pikërisht më së shumti nuk ka vende pune, ku pagesat janë më të ulëtat në Europë dhe shumica e punëtorëve nuk janë të siguruar, `1 Maji` quhet “festë”. Shqipëria mund të konsiderohet si vendi më absurd në botë veçanërisht për “1 Majin”. E ka festë zyrtare ditën e punëtorëve, por nuk ka sindikata që ti mbrojnë ata. Në botë protestojnë për paga më të larta, më pak ditë punë në javë, kurse në Shqipëri nuk ngrihen as për mungesën totale të vendeve të punës. Në të gjitha qytet e Europës dhe në SHBA ku paga minimale mujore e një punëtori është gati sa ajo që një homolog shqiptar merr në gjysmën e vitit, qindra mijëra e shfrytëzojnë këtë ditë për të mbushur rrugët dhe sheshet në protesta që nuk ngjajnë aspak me festat, por ndodh që edhe e ndezin flakë. Në Shqipëri ku punëtorët janë më të pambrojturit dhe të shfrytëzuarit deri në skllavëri, për “1 Majin” vishen bukur dhe dalin xhiro nga parku apo liqeni artificial në Tiranë.

Festa e 1 Majit, apo Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe vetëm si e tillë e ka kuptimin. Kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos në vitin 1886 e cila përfundoi me gjak,

Por historia e ditës së punëtorëve fillon më herët se sa ai vit; “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, ishte parulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855-n e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre dhe jot ë festonin siç ndodh në Shqipërinë absurde.

Nga Kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ata që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate kanë qenë padyshim organizatat e punëtorëve amerikanë. Në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh.

Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane. Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 Maji i vitit 1886 ra ditë e shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve (punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre.

Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë prove, tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i caktuar si ditë për punëtorët me shumë dëshmorë e gjak u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës dhe të drejtave të punëtorëve. Më 20 korrik 1889 Kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima.

Vetëm në gusht të vitit 1891, Kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të kremtohej përgjithmonë e në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin së bashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”. Sot, pas 126 vjitesh, 1 Maji kujtohet në mbarë botën me protesta si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve dhe kërkimit të të drejtave të tyre me çdo kusht. Ky është “1 Maji” nëpër botë; I arritur me jetë e gjak punëtorësh.

Në Shqipëri ku kryeministri Rama e quan arritje të madhe dhe krenari mungesën e sindikatave, punëtorët dhe të papunët pasi bëjnë një xhiro me “rroba të mira”, shqetësimin më të madh kanë emrat në listat e PS-së…Ky është “1 Maji” qesharak shqiptarë.

Historia e pergjakur e Dites se Punetoreve dhe 1 Maji i Shqiptareve! Read More »

Brixhida Kokedhima:Shqiperia nuk eshte vend aq i pasur per nje zonje te pare!

[sgmb id=”1″]

Pavarësisht se presidenti i vendit është numri një i shtetit shqiptar, bashkëshortja e tij nuk e ka statusin e “Zonjës së Parë” me kushtetutë, siç ndodh në shumë vende të Europës dhe SHBA.

Të premten, pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës me 87 vota pro, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi u shpreh për mediat se nuk ekziston koncepti i Zonjës së Parë në Shqipëri  dhe se vendi jonë nuk është një vend aq i pasur që ta ketë si institucion.

Sipas Brixhida Kokëdhimës, bashkëshortes së Koço Kokëdhimës,  kjo gjë duhet korrigjuar sa më shpejt. Ajo jep edhe arsyet e këtij propozimi, në një reagim në rrjetet sociale.

“Sa harxhohen lekë për reklama, aktivitete shpesh pa impakt, le të harxhojmë pak para e ta ngremë këtë institucion që të kemi një President më të mirë, një familje presidenciale dhe një grua në shërbim të kombit”,-shkruan Brixhida Kokëdhima.

Statusi i plotë:

Shqipëria duhet ta ketë institucion Zonjën e Parë!

Shqipëria nuk e ka institucion Zonjën e Parë!

A duhet ta kishte?

Presidenti i Shqipërisë këto 3 vitet e fundit ka humbur kompetenca që më parë i ka pasur.

Një President i dobësuar si institucion, siç është sot, e ka absolutisht të pajustifikuar Zonjën e Parë si institucion, me kompetenca, detyra dhe financime, megjithatë, unë mendoj që Zonja e Parë duhet të bëhet institucion për disa arsye:

Presidenti është simbol i bashkimit dhe unitetit të popullit. Në gjithë aktivitetin e tij, ai duhet ta përcjelli këtë vetë, përmes vendimmarrjes, shfaqjes publike, aktivitetit të tij dhe aktivitetit si çift.

Zonja është tepër e rëndësishme për një zotëri, qoftë ky Presidenti. Zonja është gjithmonë aty , pranë tij, rreth tij, një hap larg tij. Ajo duhet ta ndihmojë Atë të përcjellin së bashku frymën e bashkimit kombëtar, të respektojë çdo shqiptar, të fitojë zemrat e çdo shqiptari dhe të përcjelli butësinë, fisnikërinë, delikatesën, mirësinë dhe tharmin e bashkimit të familjes e kombit dhe këto nuk janë pak!

Sa harxhohen lekë për reklama, aktivitete shpesh pa impakt, le të harxhojmë pak para e ta ngremë këtë institucion që të kemi një President më të mirë, një familje presidenciale dhe një grua në shërbim të kombit!

Brixhida Kokedhima:Shqiperia nuk eshte vend aq i pasur per nje zonje te pare! Read More »

Tashmë sezoni turistik ka trokitur në qytetin tonë,ku turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur të shijojnë mrekullinë e natyrës që të ofron Vlora!

[sgmb id=”1″]

Tashmë sezoni turistik ka trokitur në qytetin tonë,ku turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur të shijojnë mrekullinë e natyrës që të ofron Vlora 🙂

Jeni të mirëpritur për të vizituar dhe shijuar kënaqesine që të ofron mbretëresha e turizmit 🙂

 

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Tashmë sezoni turistik ka trokitur në qytetin tonë,ku turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur të shijojnë mrekullinë e natyrës që të ofron Vlora! Read More »

Rama:Rilindja e rrjetit energjetik!

[sgmb id=”1″]

Sot me punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë në OSHEE gjatë punës për remontin e linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, një nyje kyçe e rrjetit të Tiranës e ndërtuar në vitin 1984 dhe ku s’është vënë dorë për aq shumë vite. Falë rezultateve të reformës në energji dhe kontributit të përbashkët të qytetarëve, kemi filluar investime të mëdha për të rilindur një pjesë të madhe të rrjetit që ka mbetur pa asnjë investim nga koha e elektrifikimit.

Falë refomës në energji që bëri të mundur transformimin e OSHEE nga një gropë e financave publike në kontributore me të ardhura në buxhetin e shtetit, sot për të gjitha familjet në nevojë, kompensojmë plotësisht të gjithë diferencën pas heqjes së fashës mbrojtëse, në vlerën e 19 milionë dollarëve në vit.

Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, për të gjithë ata që kanë vijuar të paguajnë rregullisht detyrimet e prapambetura.

Akoma më shumë mbetet për të bërë. Kompania duhet të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë. Dhe transformimin e këtyre 3 viteve nga një ushtri militantësh në një kompani moderne duhet ta vijojë më tej akoma më shumë, për të qenë një nga krenaritë e mëdha të sipërmarrjes shqiptare.

Fotografia e Edi RamaFotografia e Edi Rama

Rama:Rilindja e rrjetit energjetik! Read More »

Himara cel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur!

[sgmb id=”1″]

Himara çel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur
Nje nga arsyet se pse çelja e sezonit turistik u realizua ne Pilur eshte edhe promvimi i turimzmit malor.
Pjesemarres kane qene,kandidati per deputet i Qarkut te Vlores Damian Gjiknuri,ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregtise dhe sipermarrjes Milva Ekonomi,deputeti Edmond Leka,Kryebashkiaku i Himares Jorgo Goro dhe Kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli
Ne fjalen e tij Damian Gjiknuri u shpreh se shume shpejt do marri jete edhe turizmi ne Pilur dhe sidonos ne zonen malore.
Se shpejti do te shtrohet edhe rruga per ne Pilur,çka do ti japi mundesi kesaj zone te promovoj resurset qe ka jo vetem tek vendasit por edhe turistet e huaj.
Çelja e sezonit ka nisur prej dy ditesh ku ka mbledhur mjaft turiste e vizitor vendas duke krijuar nje atmosfere festive ku nuk kane munguar produktet ushqimore,shtazore tradicionale te kesaj zone si dhe muzika e trasheguar ne breza.
Prej mbremjes se djehshme kane kaluar zgjuar mbremjen ne Pilur te Himares nje numer i konsiderueshem qytetaresh.

Himara cel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur! Read More »

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…

Gjykatat në vendet e BE-së kanë rrëzuar në masivitet kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin 2016.

Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.

Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2016 ishin qytetarë të Sirisë me 405,600 persona ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së), pasuar nga qytetarët e Irakut (65 800 ose 9%) dhe ata të Afganistanit (61 800, ose 9%).

Numri i vendimeve që u japin statusin e mbrojtjes sirianëve është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015. Shumica e vendimeve i takojnë Gjermanisë.

Në vitin 2016 u dhanë mbi 1,1 milionë vendime në Shkallën e Parë për aplikimet për azil që u bënë në Shtetet Anëtare të BE-së, raporton “Monitor”.

Përqindja e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 61% për Shkallën e Parë në BE. Për vendimet përfundimtare në Apel, shkalla e njohjes ishte 17%.

Numri më i madh i personave me status të mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (445 210 ose trefish krahasuar me 2015), pasuar nga Suedia (69 350 ose dyfishi i vitit 2015), Italia (35 450 ose 20% më shumë se me 2015), Franca (35 170, ose + 35%), Austria (31 750, ose 79%) dhe Holanda (21 825, ose + 28%).

Nga të gjithë personat, të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes në vitin 2016 në BE, 389,670 personave iu është dhënë statusi refugjat, për 263,55 raste është dhënë mbrojtje shtesë dhe për 56,970 persona autorizime për të qëndruar.

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë, azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete.

Kosova ka pasur një përqindje më të lartë pranimi, në 4.9%.

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil! Read More »

Edhe pse kanë babain më të pasur në botë, ata ankohen për të!

[sgmb id=”1″]

Tabloidi britanik “Mirror’ ka shkruar një artikull për njeriun më të pasur në botë, Bill Gates. Artikulli flet për marrëdhënien që ka Gates me fëmijët e tij.

Edhe pse është njëri nga inovatorët më të mëdhenj në fushën e teknologjisë, ai ua merrte aparatet teknologjike fëmijëve, që tashmë janë përkatësisht 14, 17 dhe 20 vjeç. Nga ana tjetër, as fëmijët nuk ishin të lumtur, pasi ankoheshin vazhdimisht se përse fëmijët e tjerë i kishin marrë telefonat më herët.”- ka shkruar Mirror.

Në familjen Bill nuk lejohen telefonat në tavolinën e ngrënies, ndërkohë që vajzës së vogël i ka ndaluar telefonin para se të flejë gjumë. Në këtë mënyrë, ata bëjnë një gjumë më të mirë dhe në orar të përshtatshëm.

Edhe pse kanë babain më të pasur në botë, ata ankohen për të! Read More »

Rezultatet e lotarisë amerikane: Ja si do të bëhet seleksionimi!

[sgmb id=”1″]

Nga viti në vit, numri i aplikantëve për lotarinë amerikane shtohet gjithnjë e më shumë. Këtë vit, afro 200 mijë shqiptarë presin përgjigjet e lotarisë, rezultatet e së cilës dalin duke filluar që nesër.

SI TA KONTRROLLONI QE KENI FITUAR:

Sipas gazetës “Shekulli”, shpallja e fituesve të lotarisë amerikane nis në orën 18:00. Aplikantët duhet të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve me e-mail. Udhëzimin e plotë e ka bërë publik edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë vit nuk do ketë njoftime personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Vetë Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes kontrollit të statusit të të regjistruarëve, duke filluar nga 2 maji i 2017-ës deri më 30 qershor të 2018-ës, në faqen e internetit: dvlottery.state.gov.

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV­2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit (nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018).

“Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017.”-theksohet në njoftimin e ambasadës. Po ashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV­2017, mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. E rëndësishme është që të rikontrollohen me kujdes të dhënat.

Rezultatet e lotarisë amerikane: Ja si do të bëhet seleksionimi! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com