Kendall ka qenë një nga vajzat e veshura më në mënyrë provokuese në “Met Gala”, duke u shfaqur e gjitha me një fustan rrjetë, ku lehtësisht ishin të dallueshme të gjitha format e saj trupore, që i ka perfekte, ashtu siç në fakt duhet t’i ketë një modele si ajo.
Mirëpo, kjo nuk ishte e vetmja gjë që Kendall bëri që sytë e njerëzve të ishin tek ajo. Modelja simpatike ka konfirmuar lidhjen me ASAP Rocky, duke e prezantuar atë të fundit edhe me motrat e saj që ishin prezente në event. Kjo u vu re edhe në dy “selfie” që ka publikuar Kylie, ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
NATO prej 25 majit do të ketë selinë e re, jo shumë larg nga selia e tanishme, ndërsa vlera e projektit është një miliard dollarë.
Lajmi është konfirmuar të martën në konferencën e përbashkët të shefit të NATO-s Jens Stoletenberg dhe Sharl Mishel, kryeministër i Belgjikës, shtet e cila është nikoqir i Aleancës Veri-atlantike.
Nuk reshtin ngacmimet e Valon Shehut kundrejt aktores bukuroshe.
Pasi kishte treguar në maj se po flirtonin dhe se “askush nuk mund t’i thotë jo Oltës me trupin në formë S-je”, ai doli hapur mbrëmë në “Your Face Sounds Familiar”. Anabel bën me dije, se ndërkohë që imitonte vokalistin e Kings of Leon, Valon Shehu këndoi këngën “Sex on Fire”, të cilën ia dedikoi Oltës me fjalët: Kjo të dedikohet ty Olta! Ky dedikim shkon në të njëjtin drejtim me ngacmimet që i ka bërë bjondes bukuroshe më parë, pasi kënga ka në fokusin e saj një grua shumë të zjarrtë në seks.
Megjithatë duket se nuk e pati efektin e dëshiruar, pasi në fund të performancës Olta e kritikoi atë duke thënë se “Kishe seks sot, por jo zjarr”. Ndoshta herën tjetër do të ketë më shumë fat.
Reperi Noizy ka kaluar një natë pranë njerëzve të zemrës.
1 maji është një ditë speciale për ata. Babai i reperit të njohur ka festuar ditëlindjen. Ai ka shpërndarë çaste nga kjo festë në rrjetet e tij sociale.
Në një prej videove të publikuara duken dhe prinërit e tij duke vallëzuar në një atmosferë shumë romantike
Le Pen ka shtuar se për kompani të mëdha të cilat punojnë në nivel ndërkombëtar do të lejohej edhe më tutje të përdorin euron, derisa qytetarët e thjeshtë do të përdornin frangun.
Kandidatja për president në zgjedhjet në Francë Marine Le Pen ka deklaruar sot se, nëse zgjidhet ajo, do t’i kalojë gjashtë deri në tetë muaj në negociata me Bashkimin Evropian për braktisjen e euros dhe kthimin e frangut francez, transmeton gazetametro.net.
Le Pen ka deklaruar në TV “France 2” se do të pres që të kryhen zgjedhjet në Gjermani këtë vjeshtë në mënyrë që të filloj bisedimet për euron me BE dhe këtë çështje të vendos në referendum në Francë.
“Euro është bërë një lloj arme në duart e Bankës Qendrore Evropiane, Bashkimit Evropian… Unë dëshiroj t’i lirojë njerëzit”, ka theksuar Le Pen, transmeton AP.
Le Pen ka shtuar se kompanive të mëdha të cilat punojnë në nivelin ndërkombëtarë do t’ju lejohet afarizmi me euro, derisa qytetarët do të shfrytëzojnë frangun francez.
(Shqetësim që dua ta ndaj me të gjithë bashkëkombasit dhe me Partine PDIU e Shoqatën Çamëria)
Kur dua të shkruaj diçka për Çamërinë shpesh nis e kërkoj të dhëna në fb dhe Wikipedia.
Pak ditë më parë po kërkoja të dhëna për Paramithinë,,,qytetin çam të masakruar nga bishat fashiste greke në vitet 1944-1945.
Në kërkimet e mija përdor zakonisht Wikipedin italian(duke qënë se këtë gjuhë e njoh shumë mirë) dhe atë anglez.:
Në Wikipedin italian gjeta këto të dhëna për Paramithinë(Po citoj një pjesë të shkurtër të të dhënave):
“È una citta del Epiro del Sud nella regione di Ciamuria, dopo il genocidio della ciamuria da parte della Grecia in cui morirono tra i 10.000 – 20.000 Cham Albanesi, in maggior parte donne, bambini e anziani. Gli Albanesi anche se autoctoni nella regione furono costretti a lasciarono la loro antica terra e le proprie case per sfuggire alla persecuzione perché accusati dai greci di collaborazione con gli italiani Fascisti.
Eshtë një qytet në Epirin e Jugut ne krahinën e Çamërisë.Mbas genocidit të Çamërisë nga ana e Greqisë në të cilin vdiqën midis 10.000-20,000 çam shqiptar,pjesa më e madhe gra,fëmijë e të moshuar.Shqiptarët edhe pse autokton në krahinë qenë të detyruar të lënë tokën e tyre të lashtë she shtëpitë e tyre për t’i ikur masakrimit,sepse akuzoheshin nga grekët si bashkëpuntor të fashistëve italian-përkthimi im.)
Një qëndrim korrekt edhe pse “i thatë” pa shumë hollësira i Wikipedit italian
Në Wikipedin anglez lexova:
“The Paramythia executions, also known as the Paramythia massacre (19–29 September 1943) was a combined Nazi and Cham nian war crime perpetrated by members of the 1st Mountain Division and the Muslim Cham militia in the town of Paramythia and its surrounding region, during the Axis occupation of Greece. 201 Greek villagers were murdered and 19 municipalities in the region of Paramythia were destroyed.[1] The years after the war, a series a war crime trials condemned these actions, however not a single defendant was ever arrested and brought to trial. At the Hostages Trial in Nuremberg (1948) the American judges reached the decision that the executions of Paramythia were “plain murders”.[2]
Ekzekutimet e Paramithisë, të njohur gjithashtu si masakra e Paramithisë (19-29 shtator 1943) ishte një krim kombëtar i kombinuar nga pjesëtarët e milicisë së Çamëve Muslimane në qytetin e Paramithisë dhe rajonit të saj përreth, gjatë . 201 fshatarë grekë u vranë dhe 19 komuna në rajonin e Paramithisë u shkatërruan. [1] Vitet pas luftës, një sërë gjyqesh për krime lufte i dënuan këto veprime, megjithatë asnjë i pandehur i vetëm nuk u arrestua dhe u soll në gjyq. Në gjyqin e pengjeve në Nuremberg (1948), gjyqtarët amerikanë morën vendimin se ekzekutimet e Paramithisë ishin “vrasje të thjeshta”. [2]
Ky është shpjegimi anglez i të ashtëquajturit Masakra e Paramathisë,
Lexova gjat në Wikipedin anglez. Asnje fjalë për masakrën e fashistëve grek ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare çame.Thuajse nuk kish ndodhur.I vetmi shqetësim i këtij Wikepidi
ishte “masakra”e milicisë shqiptare çame
Si mund të deformohet kështu historia ?
Më e pakta që mund të bënte ky Wikepid ishte të jipte te dy variantet …jo shqiptar dhe grek se normalisht keto dy vende do të ishin të njëanshme por atë italian psh apo të disa vendeve të tjera.
Bota keqinformohet ,duke qënë se Wikepidi anglez është i përhapur dhe më i perdorshëm.
Dikush duhet ta ngrej këtë shqetësim.Dikush duhet të ankohet te Wikepidi anglez për këtë disinformim të qëllimshëm e keqdashës.
Shoqata “Çamëria”,Partia PDIU ,pse jo edhe akademia e shkencave të Shqipërisë.Do të ishte në nderin e tyre.